Filozofia e jetës, shprehje jetike - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, September 21, 2019

Filozofia e jetës, shprehje jetike

Materiali është pronë intelektuale e faqes dhe nuk lejon kopjimin e shprehjeve nga faqe të tjera web dhe në rrjetet sociale

Më mirë të jesh një "askush" i vërtetë, se sa një "dikush" fallco.

Nuk më intereson opinioni i botës, sepse ai formohet në bazë të interesave.

Do t'ju thonë se keni marrë rrugë të shtrembër nëse ecni rrugën tuaj.

Njerëzit e tregojnë veten e tyre të vërtetë, kur nuk kanë më nevojë për ty.

Miqtë e mi, të numëruar me gishta. Armiqtë, të mbledhur të gjithë në gishti i mesit.

E fal gabimin se është njerëzor. Nuk fal gënjeshtrën se është tallje.

Më e vështira në ditët tona, nuk është të luftosh me luanët... por të jetosh së bashku me gjarpërinjtë.

Flasin për ty, sepse nëse flisnin për veten e tyre, nuk do t'i dëgjonte asnjë.

Të gjithë detyrohemi diku një "të dua" dhe një "më fal"...

Koha të ndryshon nga jashtë, nga brenda të  ndryshojnë njerëzit.

Erdhën të veshur miq... shumë herë armiqtë tanë.

Sa më shumë dëgjon disa njerëz, aq më shumë beson se heshtja është muzika më e bukur.

Një gjë nuk shkollohet në jetë...Të jesh NJERI!!!

Arsyeja e vetme për të shikuar dikë nga lart, është që ta ndihmosh atë të ngrihet ...

Kur flet, thjesht përsërit ato që tashmë di. Por nëse dëgjon, mund të mësosh diçka të re.

Veprat gjithmonë provojnë pse fjalët nuk do të thonë asgjë.

Ndalo të mbytesh për ata që të hodhën në ujë.

Maturimi... është të mësosh të ikësh nga njerëzit që rrezikojnë qetësinë tënde shpirtërore, respektin, moralin dhe vlerën tënde.

Që të të marrin nëpër gojë ndodh për dy gjëra: e para, jeta jote ka interes dhe e dyta, jeta e tyre asnjë...

E djeshmja mbaroi mbrëmë në darkë. E sotmja është një ditë krejtësisht e re. Dhe është e juaja.

Simpatizoj shumë, por jo të gjithë. Fal shumë, por jo të gjitha. Harroj lehtë, por jo gjithmonë. Nuk mbaj inatë, por ka gjëra që i urrej.
Këdo që e simpatizoj, do ta kuptojë, ata që nuk dua të kem asnjë kontakt, do ta ndjejnë. Për miq të vërtetë shkoj dhe në ferr, tjerëve me gëzim u tregoj rrugën për atje...

Në këtë botë mos u bazo në asnjë, sepse edhe hija jote të braktis në errësirë.

Kurrë mos i'a trego plagët e tua askujt, gjaku tërheq peshkaqenët...

Unë i mbështes të verbrit .. Sepse ata janë të vetmit që gjykojnë karakterin dhe jo pamjen !!

Shumë hypën në trenin e duhur, por zbritën në stacionin e gabuar...

Që të mos biesh, mos u mbaj te asnjë.

Në jetën time detyrohem dy falje: Një, atyre që më deshën dhe i lëndova... dhe tjetrën vetes time që desha të gjithë ata që më lënduan.

Ndonjëherë më të panjohurit janë ata që dikur i njihje mirë.

Pjekuri është kur përdor heshtjen dhe buzëqeshjen tënde, kur tjetri pret që të bërtasësh....!

"Shenja më e keqe e kohëve tona është se letra higjienike po bëhet më e trashë, ndërsa letra e librave po bëhet më e hollë"

Ndonjëherë vendi më i bukur ku mund të shkosh është... "larg nga të gjithë"!

Të gjithë duan të mirën tënde, mjafton të mos jetë më e mirë se tyre.

Vrapimi bën mirë për shëndetin, sidomos kur vrapon larg njerëzve fallco.

Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në respekt.

Zemra jonë është kaq e madhe saqë ajo është e aftë të mbajë gjithçka brenda saj, përveç një gjëje. Mashtrimin!

Njerëzit ndaluan të më zhgënjejnë, kur ndalova t'i besoj.

Kujtimet janë gjithmonë të veçanta. Disa herë qesh kur mendon ditët që qaje dhe qan kur kujton ditët që qeshje. Kjo është jeta.

Vlera e njeriut matet nga pastërtia e shpirtit të tij.

Shembulli është shkolla e njerëzimit. Me asgjë tjetër nuk mësojnë njerëzit.

Nëse j'u duket se nuk keni asnjë arsye të jeni mirënjohës, fajësoni veten se jeni i verbër.

Njeriu nganjëherë pengohet dhe bie mbi të vërtetën ... por ngrihet dhe vazhdon rrugën e tij.

Rëndësi ka se si ndjehesh ti. Se si të shohën të tjerët, është problemi i tyre.

Disa njerëzve dhe shpirtin tënd t'ju japësh, nuk do ta vlerësojnë kurrë.

Të jesh vetvetja është një detyrë e vështirë. Të çon larg nga shumë njerëz, por të le pranë atyre që me të vërtetë vlejnë.

Sa i lehtë do ishte gjumi nëse mendimet do të shuheshin bashkë me dritën.

Buzëqeshjen tënde ta japësh kudo... Por zemrën tënde vetëm atje ku vlen..

Çfarëdo që nuk doli nga goja me fjalë... doli nga sytë me lot...

Të mos gjesh arsyen të qëndrosh, është një arsye e rëndësishme që të largohesh.

Kërko për një zemër të bukur, jo me çdo kusht një fytyrë të bukur. Njerëzit e bukur nuk janë gjithmonë të mirë. Por njerëzit e mirë janë gjithmonë të bukur.

Opinioni i të tjerëve... është i të tjerëve...

Çfarëdo që prek shpirtin tonë, mbetet gjithmonë atje...

"Kurrë nuk e kam frikë shiun. Shpesh kisha frikë nga ata që bërtisnin të kthehesha për të më dhënë një ombrellë."

Fjalë të mëdhaja, heshtje dinake. I vështirë sinqeriteti. Pafytyrësi të gjithë, guxim, të paktët.

Njerëzit që të shesin, të sillen pastaj a thua se i ke tradhëtuar ti.

Kur hyn në jetën e dikuj, vendos çfarë dëshiron të jesh. Nuk mund të jesh edhe ombrellë edhe shi!

"Nganjëherë nuk do ta kuptoni fare vlerën e një momenti derisa të bëhet kujtim"

Kur t'ju mbarojnë justifikimet, do të filloni të keni përgjigjet.

Jetojmë në epokën e interesit. Nëse tjetri nuk ka diçka për të fituar nga ti, nuk ka arsye që t'ju flasi apo të bëjë shoqëri me ty.

Kushdo që lëndohet, ndryshon. Dhe kushdo që ndryshon, lëndohet.

Asnjë mendim pas 12:00 të mesnatës nuk është i rastësishëm.

''Kur të ngrihesh.. miqtë tuaj do të dinë se kush je..
Kur të biesh.. do të dish se kush janë miqtë tuaj''

Bëmë kilometra për njerëz që nuk bënë asnjë hap për ne.

Çfarëdo që nuk është në dorën tënde, është gjatë netëve në mendjen tënde.

Thonë që kur nuk mund të flesh, është sepse je në ëndërrën e dikuj...

Unë nuk urrej asnjë... Kurrë nuk më pëlqen kjo ndjenjë.. Thjesht zgjedh me kujdes se kush e meriton interesimin ... dhe kush meriton indiferencën time...

Sot në mëngjes hapa dy dhurata, sytë e mi.

Është në natyrën e njerëzve që të shkelmojnë atë që bie..

E rëndësishme në jetë është të kesh kokën lart, jo hundën.

Në shekullin tonë shpirti u zhduk, ndjenja e bukurisë humbi, madje edhe ky nocion i "bukurisë" u bë i paqartë, i pakuptueshëm, natyrisht, për shkak të adhurimit të "shëmtisë".
Në kohën tonë, paradoksalisht, sado e tmerrshme është shëmtia, aq më intime në shpirtin e shikuesit ose të dëgjuesit bëhet.
Adhurimi i lashtë i bukurisë dhe harmonisë u bë i pakuptueshëm për të rinjtë.

Bëra çfarë munda... Është koha të bëj çfarë dua.

Më lodhin justifikimet... Ose thuaj të vërtetën ose mos thuaj asgjë.

E keqja me tradhëtinë është se nuk vjen kurrë nga armiku.

Miq nuk janë ata që do t'u fshijnë lotët ...
por ata që do t'ju pengojnë të lotoni !!!

Më shtynë, dhe në vend që të bija vazhdova më shpejt.

Të gjithëve u pëlqen sinqeriteti deri sa të jesh i sinqertë me ta, pastaj je budalla.

Unë jam nga ata persona që të falin dhe shpirtin e tyre... por nëse më zhgënjen, të kam fshirë përgjithmonë nga jeta ime.

Disa gjëra duhet t'i kujtoni që t'i harroni ... dhe disa të mos i harroni që t'i kujtoni!

Dobësia juaj është fuqia e tjetrit.

Ka dhe net që flet vetë dhe përgjigjsh vetë, dhe ka raste që nuk pajtohesh.

Eci në të kundërt, sepse në rrugën tuaj të drejtë pëngohen endërrat e mia.

Kurrë nuk është vonë për askënd që të fillojë jetën e tij që nga fillimi,

Njeriu që të premton shumë, zakonisht të shet për pak...

sado gabime që ka bërë.
Perëndia gjithmonë na jep një shans të dytë.
Quhet "nesër" ...

Njerëzit, me kohën, nëse nuk vlerësohen, humbasin.

Atje ku dëshiroj, nuk mundem. Atje ku nuk dua, arrij. Çfarëdo që urrej, e ndesh. Dhe çfarëdo që dua, e humb.

Gjithçka shtrenjtohet, përveç njerëzve që e humbin vlerën.

Është vështirë në epokën e "çfarëdo që të jetë" të gjesh "çfarë duhet"

Kohët e fundit përgjigjia ime e preferuar është "kush të pyeti"

Që të përqafosh një shpirt, duhet të kesh duar të pastra, që të ndjesh një zemër duhet të kesh ndjenja të vërteta.

Çfarëdo që vlen, nuk ikën. Çfarëdo që ikën, nuk vlen.

E dinim se disa njerëz nuk vlenin më tepër. Thjesht u lidhëm sepse besonim se ne vlejmë më pak.

Të bësh gjykatësin në jetët e huaja, është një justifikim i mirë për të mos analizuar jetën tënde.

Ditën, jemi të gjithë në një botë, dhe natën, çdokush në të tijën...

Më jep dorën tënde... të mbaj jetën time...

Jetojmë me të vërtetë vetëm natën nëpërmjet ëndrrave. Dhe në mëngjes "Mirëmëngjes"  thoni, "Mirëmëngjes" të thonë. Dhe therja vazhdon...

Edhe ndjenjat më të thella dikur lodhen duke pritur ata që nuk i vlerësojnë.

Asgjë nuk është më reale se vetëdija e së vërtetës ...
Asgjë nuk është më e shtrenjtë se liria e shpirtit ...

Ajo që destinohet për ty, do të gjëjë një mënyrë për të arritur.

Kushdo që shkon për të prerë trëndafila me duar të zhveshura, le të mos ankohen se do të shpohet nga gjembat.

Disa janë si 1 cent, dy fytyra asnjë vlerë.

Dy gjëra përcaktojnë se kush je. Durimi jot kur nuk ke asgjë, dhe sjellja jote kur ke gjithçka.

Kur një burrë dashuron me të vërtetë një grua, bëhet dobësia e tij.
Kur një grua dashuron me të vërtetë një burrë, bëhet fuqia e saj.

I dobëti në guxim, është i fortë në durim.

Sapo i besoni një njeriu, ai vë si qëllim për t'ju vërtetuar se nuk duhej...

Dhe vjen momenti që largohesh. Ikën.
Jo sepse dëshiron, por sepse duhet.
Detyrohesh. Është momenti kur kupton se koha juaj ka mbaruar.
Dhe vazhdon...

Të gjithë ata që ikin pa i përzënë, kthehen pa i ftuar.

Zoti i vendosi sytë para, sepse nuk ka asnjë kuptim të shikojmë prapa.

Ne njerëzit jemi si librat, të gjithë na gjykojnë nga kopertina, pa patur lexuar historinë tonë...

Që të jesh i lumtur në këtë jetë, dy gjëra duhet të gjejshë. Veten tënde dhe njeriun tënd. Por më e rëndësishmja... Ki kujdes, mos sakrifiko njërën për hatrin e tjetrit.

I pasur do të bëhesh vetë kur të arrish ato që nuk blehen me para.

Dhe papritur ndalova. Ndalova të mendoj. Ndalova të jap.
Ndalova të interesohem. Dhe kështu ndalova të vuaj.
Atëherë filluan të kuptojnë vlerën time.

Jam në një moshë që lexoj vetëm veprat, për fjalët kam nevojë për syze...

Kur një njeri të bën të lumtur nga larg, mendo se çfarë mund të bëjë nga afër.

Dhe vjen momenti kur fillon të kuptosh. Atëherë kupton shumë. Është bukur kur kupton.

Kur ke një zemër të mirë... ndihmon shumë... beson shumë... dashuron shumë.. dhe në fund, vuan shumë.

Të tjerë luftuan për buzëqeshjen tënde dhe të tjerë për trupin tënd...

Më vjen keq që nuk kam mësuar të jem hipokrit për t'u bërë "simpatik".

Në fjalët e mia do të gjesh atë që mendon... Në heshtjen time, atë që ndjej...

Askush nuk i meriton lotët e tua! I vetmi që i meriton nuk do të të bëjë kurrë të qajsh.

Nëse pret të marrësh atë që dhe, do të zhgënjehesh shumë. Njerëzit nuk dinë të vlerësojnë, vetëm të shfrytëzojnë...

Gjej vazhdimisht shkaqe që të largohem. Ndërsa kërkoj me ngulm arsyet që të qëndroj.

Ndonjëherë, mënyra më e mirë për të gjetur kush jeni është të shkoni në një vend ku nuk mund të jeni asgjë tjetër.

Ajo që nuk dini, nuk mund t'ju dëmtojë, por do të argëtojë shumë njerëz rreth jush.

Nëse nuk mund të thuash diçka të mirë për dikë tjetër, ta dëgjojmë.

Bota nuk ka turp, ka interes.

Mos i mer të gjitha personale. Gjithçka që thonë të tjerët për ty është thjeshtë opinioni i tyre, dhe jo realiteti yt.

Njerëzit e heshtur nuk janë njerëz që mendojnë domosdoshmërisht.
Ka sirtare që janë të kyçur, por janë bosh!

Nuk të pyesin se çfarë ke ngrënë, vetëm çfarë keni sjellë.

Momenti i vetëm që mendja bashkohet me zemrën aq fort, është kur qajmë ... Mendja jep imazhe dhe zemra ndjenja !!!

Njerëzit që ndërtojnë mardhënien e tyre mbi të vërtetën, do të ri-gjenden sado herë që të humben.

"Jeta është një udhëtim nëpër kohë. Lumturia është ajo që ndodh kur e bëjmë këtë udhëtim së bashku".

Nëse çdokush e dinte se çfarë thotë njëri për tjetrin, nuk do të kishte as katër shokë në botë.

Në njëmijë njerëz, i mirë një. Në njëqind, asnjë

Një kasolle e mbushur me qeshje, është me pasur se një pallat i mbushur me pikëllim.

Bukuria e shpirtit nuk del në foto.

Pse problemet e të tjerëve mund t'i zgjidhim me lehtësi dhe për problemet tona nuk mund të gjejmë asnjë zgjidhje?

Çfarëdo që të mungon në prekje, e fiton në ëndërr.

Fol për jetën time... kur e jotja të jetë shembull.

Jetojmë dy jetë, e dyta fillon kur kuptojmë se kemi vetëm një.

Kur konsideron se vlen dhe dëshiron të japësh shumë, jep një, dhe dy, dhe tre, njëmijë.
Vetëm mbaj dhe diçka për ty. Mbaj vetë-respektin dhe dinjitetin, sepse nëse bën gabim dhe i jep dhe këto, mbarove, humbe.
Në fund as nuk të vlerësojnë, as nuk të respektojnë, të shtypin.

Mësoje njeri se askush nuk mund të ngrejë një shkëmb i vetëm,
sepse e vërteta gjithmonë fillon me dy.

Të gjithë duan të na udhëheqin në jetë..
Të na tregojnë se ku duhet të shkojmë ..
Por gjynah që askush nuk dëshiron të shkojmë për një shëtitje ..

Nëse bëni një gabim ... mos bëni të njëjtin, ka dhe të tjerë .....

Kam frikë se ndoshta një ditë më lënë të gjithë dhe ... mbeten vetëm!

Më konsiderojnë i çmendur sepse nuk shes kohën time për paratë e tyre.
I konsideroj të çmendur sepse besojnë se koha ime ka çmim specifik.

E keqja është se gjithmonë njeh njerëzit e drejtë në momente të gabuara, dhe atje luhet në mes të "dua" dhe "duhet".

Është e vështirë të kuptosh se kush është me të vërtetë i mirë. Në një kohë kur ka shumë njerëz të mirë në të qenit fallco.

Lotët që nuk duken .. janë ato që dhembin më së shumti ..

Nuk ka rëndësi nëse jeton një jetë me dikë... Kuptimi i jetës është të jetosh momente që vlejnë një jetë...

Ka shenja në rrugën tënde dhe shenja në zemrën tënde. Të parat të tregojnë ku të shkosh. Të dytat të kujtojnë nga ku vjen...

Një mijë "dua" dëshiroj unë...
dhe një "mundem" nuk kam.

Shpirtërat dashurohen, trupat thjesht kërkojnë shoqëri për netët...

Është aftësi e madhe të dish se çfarë do në jetën tënde..
Jo vetë që nuk shqetëson të tjerët, por nuk torturon dhe veten tënde.

Është gjë e keqe që dikush të quhet burrë dhe të sillet si kurvë.

Jeto të sotmen! E djeshmja të ka harruar dhe e nesërmja nuk të njeh ende.

Mos kini frikë nga vetmia e natës. Mendoni se disa flejnë me njerëz indiferentë.

Njerëzit me qëllim të mirë japin premtime. Njerëzit me karakter të mirë i mbajnë.

"E vetmja e dukshme është ajo që nuk dëshiron të shohësh."

Zakonisht e nesërmja më e mirë ndërtohet nga njerëz me të djeshme të vështirë.

Të mësosh të ndërtosh ëndrrat, atje ku shpresat kanë mbaruar.

'Gabimet që përsëriten quhen dëshira...

Pasioni më i fortë është ai që... Në fillim ngjante me gabim...

Kurrë mos shpërdoroni të tashmen për një të kaluar që nuk ka të ardhme.

Njerëzit kanë rëndësinë që u jep.

Netët më të mira... mbarojnë në mëngjes...

Mëso të dhurosh heshtjen tënde për këdo që nuk dëshiron fjalët e tua...
dhe mungesën tënde për këdo që nuk vlerëson prezencën tënde...

Nga atje ku largohem, nuk kthehem,
dhe le të jetë e vetmja rrugë. Të mos shikoj pas, për mua është ligj...

Kuptimi i jetës, është t'i japësh jetës kuptim...

Pse janë gënjeshtrat janë tërheqëse?
Sepse e vërteta mbyll shumë dyer.

Është bukur të dish se ekzistojnë disa persona që interesohen me të vërtetë për ty, në disa momente që as vetë ti nuk interesohesh për veten tënde.

Të gjithë të thërrasin me emrin tënd, por vetëm një person e bën të dëgjohet i veçantë.

Nga një distancë të gjithë njerëzit janë të mirë.

Të gjithë besojnë se të njohin, por vetem pak e kanë këtë mundësi.

Ëndërr nuk është ajo që shikon kur fle, por ajo që nuk të le të flesh.

Kushdo që më do, e dua. Kushdo që më urren, e admiroj.

Kur triumfon idiotizmi, është nder për mua të humbas...

U shtira si budalla
që kërkon gjilpërën
në kashtë dhe
në oqean një pikë.
Nuk qeshi askush.
Pastaj u përpoqa të gjej
të drejtën time
në mes të njerëzve.
Dhe atëherë të gjithë qeshën.

Tek të gjithë mungon diçka... Akoma dhe në pafundësinë mungon fundi...!

Nëse duhet që të kërkoj vëmendjen tuaj, atëherë nuk e dua.

Të të mbysin kaq "përse" dhe të tjerët të të thonë "hesht".

Nuk po kërkoj njerëz ideal sepse nuk ekzistojnë. Dhe sikur të ekzistonin, mua nuk do të më pëlqenin .

Në disa njerëz gjuha është gjithmonë më e gjatë se mendja.

Duan të të shohin mirë, por kurrë më mirë se ata.

E kaluara është histori, e ardhmja është mister, e tashmja është dhuratë.

Kurrë nuk kam kërkuar të "përkryerën". Por gjithmonë këmbëngul në "vërtetësinë"

Ndoshta nuk jam ai që kërkoni, por me siguri jam diçka që nuk do të gjeni.

Gjithmonë do të ketë horizonte të reja që do t'ju presin. Thjesht të keni sy për t'i parë.

Dikur më pyetën: "Çfarë dëshiron nga jeta jote?" Dëshiroj të më duan - u përgjigja...
Vitet kaluan dhe më pyetën përsëri: "Arrite të të duan?"- nuk e di u përgjigja, është e vështirë të të duan për atë që je...
Të gjithë të duan për atë që dukesh..!!

Një gjë vetëm dua t'ju them ... Luftoni!
Një gjë vetëm dua të më thuash ... Mundem!

Mund të bëhem "më i miri" dhe "më i keqi" për këdo në veçanti. Çfarëdo që më jep, atë do të marrësh.

Ëndërroj të fryjë një erë e fortë që të marrë të gjitha mbeturinat nga jeta ime.

Njeriun duhet ta njohësh që ta duash, Perëndinë duhet ta duash që ta njohësh.

Së pari vërejnë defektet e të tjerëve ata që kanë më së shumti.

Dikur dikush më pyeti: - Përse këmbëngul të marrësh rrugën më të vështirë?
Dhe unë iu përgjigja: - Çfarë të bën të mendosh se unë shikoj dy rrugë?

Kujdes ata që vijnë në jetën tënde pa zhurmë ... zakonisht bëjnë zhurmë kur zhduken!
Dhe mos u besoni atyre që thonë fjalë të mëdhaja për t'ju fituar ... zakonisht ikin të pashprehur!
Kur dikush të thotë "të dua" pa j'u parë, mos prisni t'ju thotë "po iki" duke të parë ...

Menduat ndonjëherë se ato që pret të vijnë... ndoshta të presin ty të shkosh...

Mes jetës dhe vdekjes: Shpresa!
Mes dashurisë dhe urrejtjes: E vërteta!
Mes së kaluarës dhe të ardhmes: Kujtimet!

Nëse nuk e arrin me të parën, lëre, nuk ka arsye për të bëhesh budalla.

Ajo që më shqetëson me të ardhmen është se sa vjen dhe afrohet.

Filozofia është ushqim, por ne bëjmë dietë. Filozofia kërkon lexim. Leximi kërkon kohë dhe koha është flori. Dhe ne nuk jemi për shpenzime..

Sado që u përpoqa për disa... kurrë nuk u ishte e mjaftueshme.

"Nganjëherë shpresa është më e preferueshme se kënaqëstë e jetës. Etja e shpresës nuk shuhet kurrë, ndërsa përmbushja e dëshirave gjithmonë na zhgënjen ".

Të gjithë kujdesen për reputacionin e tyre, por vetëm disa për ndërgjegjen e tyre.

Kur fytyra e përbindëshit pushon të na trembë, do të thotë që kemi filluar t'i ngjasim atij.

Kur mendja mungon, bukuria e trupit është thelbësore.

"Çdo gëzim në këtë botë vjen nga dëshira për të tjerët të jenë të lumtur dhe çdo vuajtje në këtë botë vjen nga dëshira për të qenë unë i lumtur".

"Është një dobësi dhe marrëzi për të thënë që nuk mund të durosh diçka që fati yt të përcakton që të durosh".

Oh! Karakteret e përulura! Të duan sikur të urrejnë ... Oh, sa ... i urrej të gjithë!

Të gjitha gjërat e mira në jetë kanë një fund.
Të gjitha rregullat kanë një përjashtim.
Në këtë rregull, përjashtimi jemi NE.

Momentet e mira, bëhen kujtime të mira. Momentet e këqija, bëhen mësime të mira.

Nivel është kur keni shumë për të thënë, por qëndron i heshtur para idiotëve.

Dini se jeni në rrugën e duhur, kur ndaloni të shikoni të kaluarën.

Përgjigjia në të gjitha është " nëse dua".

Muret asnjëherë nuk ngrihen vetëm, dikush të jep materialet...

Mos qaj nëse ëndrrat tuaja u shkatërruan. Qaj nëse nuk keni forcën për të ndërtuar të tjera.

Është gjithmonë më e lehtë të fajësosh pisllëkun e fqinjëve, sesa të fshish oborri tënd.

Pasuria nuk është as e mirë as e keqe.
Vlen aq sa njeriu që e ka atë.

Shpresa është ëndrra e dikuj që nuk fle.

Shumë të mira shkatërrohen nga një e keqe.

Besimi është dora që shtrin njeriu për të marrë dhuratat e qiellit. Pa to duart dhe shpirti mbeten bosh.

Dembeli është një i vdekur, të cilin, për fat të keq, nuk mund ta varrosim.

Një fermer i lodhur u shtri të pushonte nën hijen e një arre të madhe. Pranë tij ishte një kungull .
Ai e pa dhe tha me vete: "Çfarë gjërash të çuditshme dhe të pakuptueshme ka bërë Perëndia.
Në këtë rrënjë kungulli të dobët ka ngarkuar kunguj kaq të mëdhenj, dhe në këtë arrë të madhe, fruta të vegjël!".
Në atë çast, një arrë i ra në kokë. Atëherë fermeri tha: "Sa i mençur është Perëndia që i bëri gjërat kështu.
Mendo sikur arra që ra mbi kokën time të ishte e madhe sa kungulli!"

Jetojmë në një kohë kur lexon më shumë se sa duhet të jetë e mençur dhe mendon më shumë se sa duhet të jetë e bukur.

Për fat të keq rrethinat e mia përbëhen nga të pagabueshmit, domosdoshmërisht mësimet e mia janë kufizuar vetëm nga gabimet e mia.

Nëse do kemë nevojë për mendimin tuaj, do t'ju them.

Jemi mposhtur si njerëz nga tre pasione të forta: lavdia, frika dhe interesi.

Një zakon nuk flaket thjesht nga dritarja, duhet të bindet të zbresë shkallët një nga një.

Le të mos jetë i padurueshëm të eci në errësirë ai që nuk e ka parë rënien e errësirës.

Nuk shqetësohem për gjithçka që kam humbur, por për gjithçka që mund të kisha fituar.
Atë që kishim e mbajmë me vete gjithmonë, atë që nuk fituam e ëndërrojmë.

Në lutje, më mirë të keni zemër pa fjalë, sesa fjalë pa zemër.

Mbajeni Biblën dhe Kuranin hapur që mos ta gjeni portën e qiellit mbyllur.

Dashuria gjithmonë do të gjejë një mënyrë, e kundërta, indiferenca do të gjejë gjithmonë një justifikim.

Njerëzit më të inatosur që kisha takuar ishin ata që e dinin se ishin gabim.

Kur buzëqeshni, njerëzit gjithnjë pyesin veten se çfarë mendoni.

Mos filloni diçka nëse nuk mund ta përfundoni.

"Nëse të vjen oreksi për të punuar, shtrihu, do t'ju kalojë"

Diçka që na duket shumë e vështirë, kur e bëjmë, qeshim me vetveten që na kishte stresuar kaq shumë.

Ndonjëherë nuk e kupton vlerën e momentit, deri sa të bëhet kujtim.

Është mirë të jesh i rëndësishëm, por është më e rëndësishme të jesh i mirë!

Kur filloni të realizoni një ëndërr, mos harroni se çdo pengesë që hasni do të jetë për mirë ...
Nëse nuk hasni ndonjë pengesë atëherë do të shihni se keni pushuar së luftuari për ëndrrën tuaj.
Mos harroni: ëndrrat bëhen të vërteta vetëm nëse ti dëshiron.

Të shumta ëndërrat... e pakët nata...

Mesazhi i jetës suaj qëndron në atë që do të japësh. Ne arrijmë në jetë pa pasur asgjë dhe gjithashtu largohemi pa pasur asgjë.
E gjitha që mund të bëni në këtë jetë është të jepni. Qëllimi gjithmonë ka të bëjë me ofertën.
Kur jepni, shërbeni, doni dhe promovoni harmoni, do të ndjeni ndryshimin brenda vetes.

Është e pamundur të ngjitesh deri në gëzim duke mbartur frikë!

Njeriu ka fituar psikologjinë e derrave dhe mbytet gjithnjë e më shumë në baltën e rehatisë.

Zemra bën llogaritjet e veta kur mendimi nuk di se çfarë të zgjedhë.

Njerëzit që nuk qeshin kurrë, nuk janë seriozë.

Kur kërkoni miratimin e të tjerëve, bëheni siç duan ata.

Nëse nuk mëson të ëndërrosh, nuk do të mësosh kurrë të jetosh...

Me një asgjë jetova.. Vetëm, fjalët nuk më mjaftuan...
Deri sa në fund ndjeva, dhe le të më quajnë i çmendur...
Se nga një asgjë bëhet parajsa...

Çdo ditë na le diçka për në darkë...

Edhe nëse çdo fund të ka boshatisur dhe sfilitur...
çdo fillim është atje ku ti përcakton zeron...

Kur linda, më mësuan dy fjalë..
"Fitoj" ... "Humb"
Unë zgjodha të parën.. Jeta më dha të dytën..
Dhe Zoti buzëqeshi dhe më mësoi të tretën.. "Luftoj"..

Kur të shihni dikë që doni të bëjë gabime, nuk e braktisni, e ndihmoni atë me dashurinë tuaj për t'u bërë më i mirë.

Shikoni pengesa vetëm kur nuk doni të shkoni përpara!

Nëse dëshironi të jeni të lumtur për një ditë, pini pesë birra!
Nëse dëshironi të jeni të lumtur për një muaj .. martohuni !!
Nëse dëshironi të jeni të lumtur për gjithë jetën tuaj, harrojini të parat dhe bëhuni kopshtar!

Njerëzit në hollësira na fitojnë në dhe gjithashtu në hollësira na humbin!

Çfarë t'i bëjshë shumë miq, miku i mirë në nevojë duket.

Të gjithë ata që flasin pas shpinës time, janë të dënuar të jetojnë pas saj.

Mëso të dëgjosh bashkëfolsin tënd, askush nuk ka mësuar duke dëgjuar vetëm veten e tij.

Do t'ju them se cila vetmi më tremb më shumë,
ajo që e ndjen brenda në turmë. Sepse askush nuk dëgjon fjalët e tua,
nuk numëron rrahjet e zemrës tënde, nuk shtrin dorën të kapi tënden,
thjesht ecën krah teje dhe shumë herë të shtyn që të kalojë...

Mendo sikur jeta të marrë rrugën e saj, dhe ti të mungosh...

Mos harroni ato që thonë të tjerët në zemërim e sipër. Është opinioni i tyre i vërtetë ..

Përgjigjet më të vërteta janë ato që jepen kur shikoni tjetrin në sy .. Të tjerat janë thjesht të parëndësishme ..

Mos u mundoni të mbuloni gabimet tuaja me fjalë ... Mbulojini ato me vepra .... !!

Kur njerëzit duan të të lëndojnë, do të gjejnë njëmijë mënyra...

Kur filloni të pyesni veten nëse duhet t'i besoni dikujt apo jo, atëherë ju tashmë e dini që nuk duhet.

Të ëndërrosh personin që do të dëshiroje të jesh, është si të humbësh personin që je"

Njerëzit e mençur fshehin inteligjencën e tyre me më shumë zell, se sa marrëzinë e tyre.

Ka gjëra që janë thënë por nuk janë bërë. Këto janë premtime. Dhe ka gjëra që janë bërë por nuk duhen thënë. Këto janë veprat e mira.

Ka njerëz që vijnë për ndonjë arsye ose për ca kohë në jetën tonë.
 Ata që vijnë për ndonjë arsye humbasin shpejt, ashtu papritmas sikur erdhën sepse qëllimi i tyre ishte që të na bënin të ecim përpara.
 Ata që vijnë për një sezon, qëndrojnë me ne për një kohë dhe na ndihmojnë të evoluojmë dhe të piqemi ...

Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin ".

Sa gabim të madh bëjmë ne njerëzit, kemi nevojë për teleskop për të parë yjet që janë larg dhe nuk shohim ato që janë me të vërtetë pranë nesh dhe na ndriçojnë ...

Disa kujdesen, disa vlerësojnë, por pak dashurojnë!

Në shiun e pikëllimit kujtoni humorin si ombrellë ... nuk ndalon shiun, por ju ndihmon të ecni përpara.

Kundërshtari më i madh i një marrëdhënieje, janë skenarët që krijon mendja .. !!

Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ne, rëndësi ka çfarë mendojmë ne për të tjerët.

Sa më pak kujton... aq më shpejt fle..

... vjen një kohë kur ne shohim trupin tonë të zhveshur në pasqyrë! dhe atëherë duhet ta duam, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo ...

... nuk shkojmë mirë, edhe sikur ta dinim ku shkojmë !!!

... të gjitha brezat e rinj janë indiferentë, derisa të gjejnë diçka interesante !!!

... ne nuk do të tërhiqemi ... jo sepse nuk kemi asgjë për të humbur! përkundrazi! nuk bëjmë prapa sepse kemi shumë për të humbur !!!

... ata që na torturojnë i duam dhe ata që na duan i torturojmë ... dhe të gjithë këtë e quajmë ... dashuri?

... cilën botë doni që unë t'ju jap? timen? tuajën? e të tjerëve? kam një ide! le të shkatërrojmë gjithçka dhe le të ndërtojmë botën tonë!

... të gjitha marrëdhëniet e njerëzve fillojnë me flakë dhe përfundojnë me tym ...

... çdo njeri i lirë di një gjë që nga fillimi i botës: Në fund ekziston vetëm një kufizim, quhet dinjitet... të gjithë në rrugë!

... durimi nuk është një virtyt ... është humbje kohe!

... për ata që kanë frikë, bota më e mirë i pret "pas vdekjes"! ... për ata që guxojnë, bota më e mirë është këtu!

... kur ëndrra bëhet makth, do të thotë se është koha të zgjohemi ...

... problemi nuk është tek ata që nuk flenë natën, por tek ata që flenë në këmbë gjatë ditës!

... nuk ka rëndësi se çfarë besoni, por ajo që dini ...

... gjëja interesante në lidhje me fenë është se ndërsa pret ringjalljen e të vdekurve, nuk flet për "ringjalljen" e të gjallëve ...

... asnjë punë nuk është turp, mjafton që turpi të mos bëhet punë ...

Fetarët luten për fundin e botës, Revolucionarët luftojnë për fillimin e saj ...

Humbjet tona na mësuan rezistencën! Fitoret, na shpenzuan kohë në festime të pafundme…

Gënjeshtra, kripa e jetës sonë. Dhe hedhim sa të duam që ta bëjmë më të shijshme…

Paraja është lustrimi më i efektshëm: fsheh mëkatet, mbyll gojët, hap rrugët, vesh lakuriqët, zbukuron shëmtinë, blen ndërgjegjet, i bën ata që e kanë të respektuar, me reputacion dhe të mençur.

Sot logjika me njëmijë argumente nuk është bindëse. Absurdi pa asnjë argument dhe bind!

Thua se bota është e keqe dhe përjashton veten tënde.

Dhe ngjitja e lehtë, zbritje është.

Nëse largoheni nga diku, mos u ktheni të japësh pikëllim.
Nëse nuk mund të jepni gëzim, largohuni me pikëllimin brenda jush.
Nëse largoheni nga diku, kthehuni të jepni gëzim.
Merre pikëllimin e tyre dhe leri me gëzimin tënd.

Në jetën tënde të shtosh shpresën,
të pakësosh gabimet,
të shumfishosh ëndrrat,
dhe të pjestosh dashurinë tënde me ata që të duan...

Ka vetëm një rrugë që udhëheq në qiell...
Këtu në tokë, këtë rrugë e quajmë dashuri...

Para se të flisni, dëgjoni.
Para se të shkruash, mendoni.
Para se të lëndoni, ndjeni.
Para se të urresh, dashuroni.
Para se ta braktisësh, përpiquni.
Por para se të vdisni, mësoni të jetoni ...

Dikur vite më parë
pemët mendonin se ishin njerëz ...
Dikur vite më parë
malet mendonin se ishin njerëz ...
Dikur vite më parë
kafshët mendonin se ishin njerëz ...
Një ditë do të thonë ...
Dikur vite më parë
gjithashtu dhe ne menduam se ishim njerëz!

Shpesh herë ndiejmë nevojën për të ëndërruar,
për të gjetur shpresën se ëndrrat tona do të bëhen jetët tona,
çdo ëndërr tregon se kemi diçka për të pritur në çdo agim të ri,
diçka që do të na zgjojë nga letargjia që jetojmë brenda të njëjtave situata
dhe në të njëjtët persona për vite ...

Shumë njerëz kanë fytyrë të bukur,
shumë kanë buzëqeshje të bukur,
shumë kanë trup të bukur,
shumë kanë sy të bukur,
pak kanë shpirt të bukur.

Jepuni njerëzve më shumë se ata presin dhe bëje me gëzim.
- Kur thua "të dua" ta thuash seriozisht.
- Kur thoni "më fal" shikojeni personin tjetër në sy.
- Mos i turpëro të tjerët për ëndrrat e tyre.
- Mund të lëndoheni, por kjo është mënyra e vetme për të jetuar jetën.
- Mos gjykoni të tjerët nga ata që i rrethojnë.
- Flisni ngadalë, por mendoni shpejt.
- Nëse dikush j'u bë një pyetje që nuk dëshironi të përgjigjeni, buzëqesh dhe pyete: "Pse doni të dini?"

Mos thuaj që nuk ke qarë për askënd ...
Do të ishte si të thuash se nuk ke ndjenja ...
Mos e humbni kohën për askënd, pa asnjë arsye ...
Mund të jepni zemrën tuaj,
jo në ai që mund ta blejë atë,
por atij që do të bëjë gjithçka,
për të marrë atë ..

Rri ndonjëherë dhe mendoj:
të mundesha të kthehem në të kaluarën
për të rregulluar disa gjëra,
për të përfunduar disa të tjera.
Por ç'rëndësi do të kishte?
Jam i lodhur nga kaq shumë ndarje,
kaq shumë mëngjese, aq shumë pasdite.

"Kështu, zakonisht humbasim vitet tona më të bukura ...
nga një asgjë ...
një nesër që u vonua të vijë,
ose një muzg ...
që zgjati shumë ... "

Vërtetë, do të mësojmë ndonjëherë kush jemi?
Ëndrra, aspirata, dëshira, frikë..
"duhet të gjej një përgjigje, mendoj, ndryshe është sikur nuk jetova"

Përfundimisht, të gjitha kalojnë,
pa e kuptuar askush.
Sikur të kenë ndodhur diku tjetër ose ndonjë tjetri....

Pak më të vërtetë.
Pak më njerëzorë
Pak më të ndjeshëm.
Pak nga këto ka nevojë bota.
Atëherë festojmë...

Nuk erdhi kur duhej.
Erdhi kur mundi.
Dhe kur mundi, mungoja..

Vijnë ndonjëherë të gjitha bashkë.
Ku të shkosh?
Ku të fshihesh?

Sa më shumë e vonon, aq më shumë humbet.

| Xhoni XH | https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages