Thënie Të Mençura - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Sunday, April 20, 2014

Thënie Të Mençura


Bëni like në faqen tonë në Facebook Unë thjesht shkruaj dhe pastaj pres që dikush të kalojë dhe të ketë nevojë për atë që shkruaj.

Këto janë parimet e mia. Dhe nëse nuk j'u pëlqen ... në rregull, kam dhe të tjera.


*- Mendoni para se të flisni. Lexoni para se të mendoni.

*- Më mirë të flesh i uritur, sesa të zgjohesh me borxhe.

*Jam përgjegjës për ato që them, nuk jam përgjegjës për ato që kuptoni.
Dhe mos harro, mirësia ime nuk është dobësi, dhe toleranca ime nuk është injorancë.

*- Askush nuk do të ngjiten mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh.

*Më pëlqen të dëgjoj njerëzit të flasin për veten e tyre. Kurrë nuk dëgjoj që ata thonë ndonjë gjë të keqe.

*Duam të bëhemi Zotër, dhe kjo na pengon të bëhemi njerëz.

*Mos thuaj asgjë të mirë për veten, sepse nuk do të bëheni të besueshëm. Por mos thuaj asgjë të keqe, sepse të gjithë do ta besojnë.

*Nëse nuk jeni zotërues i rrjedhës së jetës tuaj, kjo do të thotë që ju lejoni që ekzistenca juaj të jetë një aksident.

Disa njerëz nuk i kanë në fjalorin e tyre fjalët: "mirësjellje", "njerëzim", "sinqeritet", "dashuri". Unë përse të kem në fjalorin tim fjalën "mirëkuptim"?

*Shumë njerëz duan t'u japin fund maleve të vështira, kur ajo që ata vërtetë kanë nevojë është guximi për t'u ngjitur.

*- Një nga liritë më të mëdha është të mos interesohesh në të vërtetë se çfarë mendojnë të tjerët për ju.

*Një stërvitje e mirë për zemrën, është të përkulesh dhe të ndihmosh dikë që të ngrihet.

*Jepi kohë tjetrit të kuptojë çfarë humbi... Jepi kohë vetes të kuptojë çfarë vlen!!!

*- Çdo e keqe kujtohet, çdo e mirë harrohet.


*- Kur Perëndia të jep miell, djalli të merr thesin.

*Ata që keni pranë, tregojnë karakterin tënd...Ata që le pas në të kaluarën, dinjitetin tënd.

*Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre.

*Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim...
Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me "shpirtin tim", me "dyshimet e mia", me "frikën time", me "dhimbjen time".
Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!!

*- Mos i thuaj Zotit se sa e madhe është fortuna që kalon...
Por thuaj fortunës se sa i madh është Zoti që beson...

*- Dashuria pyet miqësinë: "çfarë po bën atje?"
Miqësia i përgjigjet: "bëj të qeshin ata që ti i bën të qajnë."

*- Lëre zemrën tënde të rrahi vetëm për ata që mund ta dëgjojnë.

*- Mos i harxhoni fjalët tuaja për njerëzit që meritojnë heshtjen tuaj. Ndonjëherë më e mira që duhet të ofrojmë, është heshtja.

*- Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t'ju dëgjojnë kur heshtni.

*Shumë njerëz do trembeshin nëse në pasqyrë, në vend të fytyrës së tyre, do të shikonin karakterin e tyre...

*-"Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti".

*Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.

*- Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.

*Gjembat që të lënduan ishin ato që u përpoqe t'i mësosh të çelin lule.

*- Mos më gjyko para se të më njohësh...
Mos më nënvlerëso para se të më sfidosh...
Mos fol për mua para se të flasësh me mua..

*Njerëzit ndryshojnë për dy arsye...Ose mësuan shumë dhe duan të ndryshojnë, ose janë lënduar shumë dhe duhet të ndyshojnë.

*- U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia,  më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime.

*Akoma dhe një ditë arriti në fundin e saj.....
Çdo e djeshme, dhe një kujtim.....
Çdo e nesërme, dhe një shpresë....

*- Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.

*- Njerëzit që nuk e shprehin qartë se çfarë duan prej jush ... zakonisht duan diçka që nuk u përket.

*- Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.

*- Ndonjëherë duhet të largohemi nga njerëzit. Nëse janë të interesuar, do ta vënë re. Nëse jo, do të dimë se ku jemi.

*- Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.

*Paraja mund të blejë shtratin, por jo gjumin. Libra, por jo arsim. Rroba të bukura, por jo finecë. Argëtim, por jo lumturi. Njerëz, por jo njerëzimin.


*"Një përqafim i heshtur, është sa një mijë fjalë për një zemër të lënduar" 

*Zemra ka veshët e saj për të dëgjuar atë që mendja nuk e kupton.

*Ndonjëherë është më e lehtë të buzëqeshësh dhe të pretendosh se je i lumtur, sesa të shpjegosh pse nuk je.

*- Kurrë nuk i kam përfillur ata që i kanë xhepat plot. Kur pashë zemrat e tyre bosh, u dhashë dhe 1 euro.

Nuk je kurrë i mjaftueshëm...Për dikë që nuk di çfarë do.

"Gjithmonë dikush do të jetë më i bukur. Gjithmonë dikush do të jetë më i zgjuar. Gjithmonë dikush do të jetë më i ri. Por, kurrë dikush do të jetë TI"

- Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.

Ndonjëherë gjërat e vogla marrin hapësirën më të madhe në zemrën tonë.

Ndonjëherë preferoni heshtjen sepse ka njerëz që nuk meritojnë fjalët tuaja!

Mos lejoni që dikush të verbojë shkëlqimin tuaj.

Të flasësh, pëlqehesh në disa raste. Të dëgjosh, pëlqehesh gjithmonë.

Kur një person nuk është i aftë për asgjë, atëherë ai fillon të mendojë se është i aftë për gjithçka.

Atje ku martesa pa dashuri, dhe dashuria pa martesë.

Kur dikush nuk të vlerëson, nuk përpiqesh t'i ndryshosh mendim...thjesht ik....

Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë.

Ka nga ata që pyesin pse keni humbur, ndërkohë që ishin indiferentë kur ishit atje.

"Bëni sot atë që të tjerët nuk duan, që të mundesh të bësh nesër atë që të tjerët nuk do të munden"

- Ngjituni në majë për të parë botën. Jo për t'ju parë bota.

Dje isha i zgjuar dhe desha të ndryshoja botën. Sot jam i mençur dhe kam ndryshuar veten.

Logika udhëzon vetëm një pjesë të vogël të njeriut dhe pjesa tjetër i bindet ndjenjave, të vërteta apo të rreme, dhe pasioneve, të mira ose të këqija.

"Duke bërë një njeri të buzëqeshi, ndryshon botën. Ndoshta jo gjithë botën, por botën e tij. Fillo me hapa të vegjël. Fillo tani"

Ne jemi të gjithë në teatrin e jetës ... nëse qëndrojmë spektatorë, do të paguajmë! Nëse marrim pjesë në teatër, do të paguhemi.

Nëse njerëzit dëgjonin veten e tyre më shpesh, do të flisnin më pak.

- Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.

Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.

- Duart që ndihmojnë janë shumë më të mira se buzët që luten.

Ajo që kam arritur me filozofinë, është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë ligjet.

Nëse nuk bëjmë të pamundurën, do të përballemi me të paimagjinueshmen.

Ende duhet të qani shumë, derisa të mësoni njerëzit të qeshin.

- Kushdo që shpëton një njeri nga një lot, ngre një metër lartësinë e njerëzimit.

"Zgjidh njeriun që të çon të njohësh prindërit e tij, dhe jo krevatin e tij"

- Të gjithë flasin dhe çdokush dëgjon vetëm zërin e tij.

Ata që thonë se janë të rrethuar nga idiotë, duhet të pyesin veten se pse ndodhen mes tyre.

Dhimbja më e keqe është kur personi që ju bëri të ndiheni kaq të veçantë dje, ju bën të ndiheni kaq të padëshirueshëm sot.

*- Ekzistojnë dy ditë në vit që nuk mund të bësh asgjë: njëra quhet ''dje'' dhe tjetra '' nesër ''.
Prandaj e sotmja është një ditë e përshtashme të duash, të besosh dhe kryesisht të jetosh !!!

Shpirti melankolik rrit mjerinë, ndërsa një buzëqeshje e lumtur shpesh shpërndan mjegullën që predikon stuhinë.

- Argumentet serioze të kundërshtarit t'i refuzoni me humor, ndërsa shakatë, seriozisht.

Kushdo që do, shpreson, kushdo që shpreson pret, kushdo që pret këmbëngul, kushdo që këmbëngul fiton.


Lëreni heshtjen tuaj t'u flasë të gjithë atyre që nuk dëgjuan dhe nuk respektuan kurrë fjalët dhe veprat tuaja.

- Aftësia mund të të çojë në krye, por vetëm karakteri mund të të mbajë lart atje.

Kemi mjaft kontroll mbi armët. Ajo që na duhet është kontrolli mbi idiotët.

Mënyra se si e jepni, është më e rëndësishme se ajo që jepni.

Ndonjëherë duhet të harroni atë që ndjeni dhe të kujtoni atë që meritoni.

Nëse sot nuk bëj asgjë për ty, është sepse dje bëra gjithçka që munda!!!

Kur ndaloni të jeni të interesuar për atë që të tjerët mund të mendojnë për ju, do të filloni të jetoni fisiologjikisht

- Gjëja më e rëndë në botë është xhepi i zbrazët.

Jeni më të mençur sot, nëse keni njohur gabimet e djeshme.

Kur një qen i aftë leh për diçka të madhe, të tjerët që rrinë kot fillojnë të lehin kundër tij.

- Ata që nuk mund të qeshin me veten e tyre, ia lënë këtë punë të tjerëve.


- Mos premto kur je i lumtur, mos u përgjigj kur je i zemëruar, dhe mos vendos kur je i trishtuar.

Për të bërë një sherr, ka nevojë për dy, domethënë dhe ti.

Qaja sepse nuk kisha këpucë, deri sa pashë dikë që nuk kishte këmbë.

*Gardhet e mira bëjnë fqinjë të mirë.


Më mirë të jet dikush i fundit nga luanët, sesa i pari nga dhelprat.

- Rregulli 69: çfarë jep, merr.

Dashuria fillon me entuziazmin e një shpirti që nuk pret asgjë dhe përfundon me zhgënjimin e një "ego" që kërkon gjithçka!

Të pasurit vjedhin të varfërit, dhe të varfërit njëri-tjetrin.

Kur largohet armiku, të gjithë bëhen të guximshëm..

Është më mirë të mbretërosh në ferr sesa të shërbesh në parajsë.

Jemi të lirë të besojmë se jemi budallenj, por është budallallëk të mendojmë se jemi të lirë.

- Kur varfëria hyn nga dera, dashuria ikën nga dritarja.

Bota përbëhet nga dembelë që duan të kenë para pa punuar, dhe idiotë të gatshëm për të punuar pa u pasuruar.

- E vetmja gjë e sigurtë për fatin, është se ndryshon.

- Nëse sillesh mirë me një kafshë, do të të dojë përgjithmonë. Nëse sillesh mirë me një njeri...paç fat.

- Ndonjëherë sakrifikon gjithçka për dikë. Dhe ai të sakrifikon ty për asgjë.

Në varfëri ka shumë mangësi gjërash. Sidoqoftë, në lakminë mungon gjithçka

Nëse duhej të mbyllnim të gjithë idiotët në një dhomë të madhe, nuk do të kishte njeri që të mbyllte derën.

Të gjitha rrugët janë të njëjta nëse nuk e di se ku shkon.

- Të gjitha gjërat janë të vështira para se të bëhen të lehta.

*Kurrë mos lejo që dikush të jetë prioriteti yt, ndërsa ti për atë je një nga zgjidhjet alternative.

- Dembelizmi ecën aq ngadalë saqë varfëria e arrin menjëherë.

- Nëse prindërit punojnë dhe fëmijët e tyre i'a kalojnë mirë, atëherë nipërit e tyre sigurisht do të përfundojnë lypsarë.

Balta e vetme që na bën pis, është ajo që ua hedhim të tjerëve.

Nëse pajtohem me ty, do të ishim të dy gabim.

- Nëse më interesonte se çfarë thonë pas shpinës time, nuk do ta kisha kthyer.

Për të thënë të vërtetën, ka nevojë për dy: një për ta thënë, dhe një tjetër për ta dëgjuar.

Disa, ndërsa dominojnë qytetet dhe popujt, bëhen skllevër para grave.

 Në jetë ekzistojnë: dashuria, urrejtja, mospërfillja. Jep çfarë të duash, merr çfarë jep.

Hapi i parë drejt njohurisë është të kuptojë dikush injorancën e tij. Por për të vlerësuar madhësinë e saj,  duhet të studiojë shumë dhe mirë.

Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!

Dashuria jonë është si një lumë. Gjatë rrjedhjes bëhet më i madh, dhe në fund humbet në det dhe bëhet një me pafundësinë.

- Kur gruaja është 18 vjeçe, është si një top futbolli, 22 burra e ndjekin atë. Kur është 28, është si një top basketbolli, 10 burra e ndjekin.
Kur është 38, është si një top golfi, vetëm një burrë merret me të. Kur është 48, është si një top ping pongu, 2 burra përpiqen t'ia shtyjnë atë njëri-tjetrit.

*Është mirë të keni para dhe gjërat që paratë mund të blejnë, por është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që nuk keni humbur atë që paratë nuk mund të blejnë.


Një nënë mund t'i ushqejë shtatë fëmijët e saj, ndërsa shtatë fëmijët nënën e tyre, jo.

*- Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar fjalën "Fund" mund të gjejnë forcën për të shkruar fjalën "Fillim" !!!


- Të bësh çfarëdo që të pëlqen, është liri. Të të pëlqejë çfarëdo që bën, është sukses.

*Kurrë nuk do të arrini në destinacionin tuaj në qoftë se ndaloni dhe i gjuani me gurë çdo qeni që leh.

Për pjesën tjetër të botës jeni vetëm një person, por për mua, jeni e gjithë bota.

*"Diçka duhet të bëj" gjithmonë zgjidh më shumë probleme sesa "diçka duhet të bëhet".

- Problemi më i madh i komunikimit, është se, nuk dëgjojmë për të kuptuar, por për t'u përgjigjur.

Truri ndahet në dy pjesë: e ëndrrave dhe e nevojës. Ti je në mes, sepse je ëndërra që e kam nevojë.

Ndjeni keqardhje për të pasurit: në qoftë se i ruajnë paratë e tyre, konsiderohen dorështrënguar, në qoftë se shpërdorojnë për veten e tyre, egoistë, dhe nëse i ndajnë me të varfërit, budallenj.

Garat politike në 25 vitet e fundit kishin të bënin me shpërndarjen e barabartë të vezëve të arta. Në dekadat e ardhshme ne duhet të përqendrohemi në shëndetin e patave.

- Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së kaluarës. Arsyeja se pse nuk është mbajtur, është një domosdoshmëri e së tashmes.

*- Nëse zoti është me ju, nuk ka rëndësi se kush është kundra jush.

- Për disa njerëz e futni dorën në zjarr se nuk do t'ju shesin kurrë, dhe në fund gëzoheni se keni dhe një tjetër.

- Çelësi i lumturisë është të ndalosh krahasimin e vetes tënde me të tjerët.

- E nesërmja nuk është gjë tjetër përveç se sotmja, për të cilën jemi kujdesur dje.


- E kuptoni gabimin .. jo kur ju bëni atë ... por kur e paguani.


- Është më mirë të duash dikë që nuk mund të kesh, sesa të kesh dikë që nuk mund ta duash.

*Kurrë mos harro tre tipe njerëzish në jetën tënde: Ata që të ndihmuan në momente të vështira. Ata që të braktisën në momente të vështira, dhe ata që i krijuan.

E qeshura në një moment të papërshtatshëm, bëhet shkak për qarje.

*Egzistojnë 4 gjëra që nuk mund t'i rikthesh: një gurë pasi e ke hedhur, një fjalë pasi ta thuash, një mundësi pasi e ke humbur, dhe kohën pasi ka kaluar.

Kurrë mos u kompromento me diçka më pak se ajo që meriton.

*- Mund të jesh vetëm një njeri në këtë botë, por mund të jesh e gjithë bota për një njeri.


Një vajzë pesëvjeçare pyeti vëllain e saj më të madh: "Çfarë është dashuria?" Ai u përgjigj: "Dashuria është që ti të vjedhësh çokollatën time nga çanta ime dhe unë të vazhdoj ta vendos në të njëjtin vend ..."

"Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë që e bën një martesë të pakënaqur".

Sa më e thjeshtë është komplikimi i gjërave, aq e komplikuar është thjeshtësimi i tyre.

- Kur dy njerëz zihen, fajin e ka ai që është më i mençur.


*- Në një botë ku ju mund të jeni ç'të dëshironi, zgjidhni të jeni vetvtja juaj.

Ndonjëherë kam nevojë për diçka që vetëm ti mund të më ofrosh: mungesën tënde..

Kurrë mos akuzo ata që të kanë zili. Janë të vetmit persona që mendojnë se ju jeni më të mirë se ata!

*- Nëse sot nuk e vlerësojnë praninë tuaj, nesër do të ndjenë mungesën tuaj !!

Nëse dikush ka diçka të keqe për të thënë për ju, ka të ngjarë që të ndodhë sepse nuk ka asgjë të mirë për të thënë për veten e tij.

*- Kush nuk di t'i vendosë mendimet e tij në akull, nuk duhet të përfshihet në nxehtësinë e debatit.


 Përfundimisht shokët janë si gjokset e femrave, disa të vegjël, disa të mëdhenj, disa të vërtetë dhe disa fallco.

*Me fuqinë e vullnetit njeriu ndryshon veten e tij. Me fuqinë e dashurisë ndryshon të tjerët.
Me fuqinë e mendimit ndryshon botën.

*- Mendimet e mia mund të kenë ndryshuar, por jo fakti që kam të drejtë.


*Çdokush mer atë që negocion. Nëse pret të marrësh atë që ti vlen, në fund do të të bëjnë të besosh se nuk vlen asgjë.

*- Dëshpërimi është çmimi që duhet të paguani kur këmbëngulni për një objektiv të pamundur.


*- Nuk dua gjërat e mëdha nga jeta, por ato pak që e bëjnë jetën të madhe.


*Të thuash lamtumirë, është një nga mënyrat më të dhimbshme për të zgjidhur një problem. Por ndonjëherë është e nevojshme.


*Thonë gjithmonë se koha i ndryshon gjërat, por në realitet duhet t'i ndryshosh ti vetë.


*
- Sjellja e njeriut rrjedh nga tre burime kryesore: dëshirë, emocion, dhe njohuri.

*- Errësirën e njërit, dy së bashku e bëjnë dritë!


*- Çelësi i marrëdhënieve është i thjeshtë. Nëse shtrembërohet qoftë edhe një herë .... nuk do ta rihapë të njëjtën derë.


*- Nuk them se nuk besoj në një mundësi të dytë. Thjeshtë them se nuk besoj se të gjithë e meritojnë!


 *- Më keq se të flasin keq për ju është që të mos flasin fare për ju.


*- Është e rëndësishme të bësh dikë të lumtur, dhe është e rëndësishme për të filluar me veten.


*Heshtja dhe buzëqeshja janë dy fjalë të rëndësishme. Me një buzëqeshje mund të zgjidhësh shumë probleme, me heshtjen mund të shmangësh shumë probleme.

 *- Mos lejoni që një keqkuptim i vogël të mund të dëmtojë një marrëdhënie të rëndësishme.


*- Ata që heshtin thonë shumë më tepër se ata që flasin gjatë gjithë kohës.



*- Mos harroni se marrëdhënia më e mirë, është ajo ku dashuria për njëri-tjetrin e tejkalon nevojën për njëri-tjetrin

*Ëndërroja sikur po flija. Kur u zgjova, kuptova i tmerruar se isha ende duke fjetur.

*Nëse nuk ekziston kimia në puthje, mos u zhvish kot.

*
Gëzim i përbashkët, gëzim i dyfishtë. Dhimbje e përbashkët, gjysmë dhimbje.

*- Të gjithë janë në gjëndje të nxjerrin përfundime, pak janë gjëndje të gjykojnë.


*
- Dhuratat e vogla ruajnë miqësinë. Të madhajat, dashurin.

*- Të përbashkëtat janë ato që bëjnë një marrëdhënie të këndshme, por dallimet e vogla janë ato që i japin interes.


*- Gjithmonë kur diçka vjen papritur në jetën tuaj, ikën në të njëjtën mënyrë !!!


*
"Ju harroni atë që doni të mbani mend dhe mbani mend atë që dëshironi të harroni."

*- Është e dhimbshme për ti thënë "lamtumirë" një personi që nuk do të të braktiste kurrë ... por më e dhimbshme është ti kërkosh një personi  të qëndrojë duke e ditur se një ditë do të të braktisë!!!


*- Nëse nuk shikoni atje ku ju doni të shkoni, atëherë, do të shkoni atje ku ju shikoni.


*
Duke thurur ëndërra për jetën, kam harruar të jetoj.

*- Nuk është dështim nëse nuk arrini atë që ju synoni. Dështim është nëse ju nuk e provoni përsëri.

*- E fillon duke harruar të duash të tjerët, dhe përfundon duke mos gjetur më asgjë tek vetja jote që të jetë e denjë për t'u dashur.


*- Ju qeshni me mua sepse unë jam ndryshe. Unë qesh me të gjithë ju që jeni të njëjtë.


*- Atje ku hapet një shkollë, mbyllet një burg.


*- Momente të këqija të jetës ekzistojnë për të na bërë të vlerësojmë më shumë momentet e mira

 Nëse nuk je lënduar, nuk mund të thuash se ke jetuar.

*- Më mirë i çmendur me të gjithë, se sa i matur dhe vetëm.


*-  Ai që dëshiron të jetë vazhdimisht i lumtur, duhet të ndryshojë shpesh.


*- Të jesh i këndshëm dhe i sjellshëm me të gjithë, por, të miqësohesh me të zgjedhurit.


*- Hapi i parë për të arritur gjërat që dëshiron në jetë është: vendos çfarë do.


*Njerëzit në përgjithësi gjykojnë më shumë nga fenomenet sesa nga realiteti...
sepse vizioni u takon të gjithëve ... ndërsa konceptimi të paktëve ..

*- Kur bëni një zgjedhje, mos mendoni nëse kjo është e drejtë apo e gabuar ... Mendo të jetë vetëm ajo që me të vërtetë ti dëshiron!!!


*- Ata që munden, bëjnë. Ata që nuk munden, gjykojnë.


*Të njohësh vlerën tënde! Kur i jepni veten tuaj dikujt që nuk ju respekton, ju jepni pjesë të shpirtit tuaj që kurrë nuk do t'i merni mbrapa.


*- Mos u ndjeni keq kur kujtoni momentet e mira që kanë kaluar. Gëzohuni që dikur ekzistonin.

*- Bëni gjithmonë atë që dëshironi, por të jeni, para së gjithash njerëz që dinë se ç'dëshirojnë.


*- Mos dashuro dhe as mos urre, mos premto dhe as mos beso verbërisht.


*- Nëse një ditë do të më kërkosh dhe nuk do të ekzistoj më... vetëm mos harro se dikur isha atje për ty ... dhe ti nuk dite të më vlerësosh .


*Por do të vijë çasti kur vetmia do të të lodhë, kur krenaria jote do të përkulet dhe guximi yt do të dërmohet.
Atëherë do të bërtasësh ''Jam vetëm''.

*- Gjërat më të bukura në jetë nuk i shohim me sy ... por i ndjejmë me zemër !!!

*- Përpjekja për të sjellë parajsën në tokë, udhëheq pa përjashtim, në ferr.


*- Kënaqësia më e madhe në natyrë, është mungesa e njerëzve.


*- Kur ju mendoni atë që keni humbur, ju humbni atë që jetoni.


*-Ta zemë se ajo më do, sa shumë do të më merzisë në këtë rast. Dhe, ta zemë se nuk më do, sa shumë arsye më të mëdha akoma do të kishte në këtë rast që ajo të më bëhet e mërzitshme! -Pra, nuk paska veçse dy mënyra për t'u mërzitur: kështu që, le të martohemi.


Një mik gjatë gjithë jetës është mjaft, dy janë shumë, tre pothuajse është e pamundur.

*- Kur interesohesh, nuk harron... kur kujdesesh, nuk i kthen shpinën mbrapa, kur do...nuk kërkon kohë ... kur dashuron nuk lëndon!!!


I vetmi person që mund të kontrollosh në një marrëdhënie, është vetëvetja.

*- Gjëja më e mirë që ka për të bërë dikush që nuk është i sigurtë në vetveten e tij, është të heshti.

*- Për të kërkuar arsyen se pse një dashuri mbaroi, është sikur të kërkosh arsyen se pse ajo filloi !!!

*- Nëna është si qiriu, që djeg veten për të ndriçuar jetën tonë !!!

*- Për gjërat që nuk mund të flasësh, duhet të heshtësh.

*- Heshtja është flori, kur nuk mund të mendosh një përgjigje të mirë.

*
Problemi më i madh i komunikimit, është se, nuk dëgjojmë për të kuptuar, por për t'u përgjigjur.

*- Ato që nuk duhet të bëjmë, nuk duhet as t'i mendojmë.


*
Ndonjëherë thjesht duhet të shikoni prapa në të kaluarën dhe të buzëqeshni për sesa larg keni shkuar.

*
Vetëm kur të fillojmë të jemi zgjuar, kuptojmë sesa të fjetur ishim.

*- Në përpjekje për të bërë të tjerët të lumtur, kam harruar veten time !!!


*- Ka fjalë që lotojnë dhe lot që flasin ...


*- Shiu bie kur retë nuk mund të mbajnë më peshën ..

  Lotët bien kur zemra nuk mund të mbajnë më dhimbjen.

Sa më shumë që shqetësoheni për atë që të tjerët mendojnë për ju, u përkisni atyre. Vetëm kur nuk keni nevojë për miratimin e tyre mund t'i përkisni vetes.

*Dashuria jonë është si era, nuk mund ta shoh, por mund ta ndiej.

*- Duhet të shohësh dhe të dëgjosh, por dhe të dish të heshtësh.

*- Disa njerëz janë si retë, kur zhduken ... dita bëhet më e bukur !!!

*- Njerëzit thonë se e duan shiun, por hapin çadrat kur bie shi!
  Njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del!
  Njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fryn dritaret janë të mbyllura!
  Prandaj dhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan!

"Varfëria nuk të lë ta ngresh kokën.
Dinjiteti nuk të lë ta ulësh "...

*- Ndonjëherë njerëzit hedhin diçka të mirë për diçka më të mirë, për të zbuluar më vonë se e mira ishte mjaft e mirë, dhe më e mira ende nuk ka ardhur.


"Nuk ka ndjenjë më të mirë se të duash, të duash dhe të jetosh çdo sekondë të jetës tënde 
Mos e humbisni kurrë kuptimin e jetës, thjesht shijoni çdo impuls të ditës sikur të ishte rrahja e fundit e zemrës suaj"

*Nëse në të njëzetat nuk mëson,

në të tridhjetat nuk bën,
në të dyzetat nuk keni,
atëherë në të pesëdhjetat as nuk do të mësosh, as nuk do të bësh, dhe as nuk do të keni.

*- Është lakmi të flasësh për çdo gjë dhe të mos duash të dëgjosh për asgjë.


*- Jeta nuk ju jep kurrë siguri ... ju jep vetëm mundësi !!!


Është mungesa e shpresës që e thyen shpirtin tonë, më shumë se dhimbja.

*- ''Fal''... sepse një ditë ju do të keni nevojë për një falje !!!

*- Mos trokit në derën e dikujt që e hap atë për të gjithë ... sepse miku i të gjithëve nuk është miku i askujt !!!

*- Ai që tradhton besimin tim, nuk vlen as respektin tim !!!

Dikur isha i gatshëm t'i fal gabimet e të tjerëve...Derisa konstatova se të tjerët ishin gjithmonë të gatshëm t'i përsërisin.

*- Thonë se të gjithë njerëzit janë si hëna, kanë një anë të cilën kurrë nuk ia tregojnë askujt !!!

Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të mos kërkojnë në jetën time.

*- Gabimi më i madh në jetë është të lejosh disa njerëz të qëndrojnë në jetën tuaj më shumë se sa e meritojnë!!!

E vërteta nuk është e sigurtë se mund të na çlirojë, por ndershmëria mundet.

*- Të dashurosh dikë që nuk të do, është sikur të presësh një anije në aeroport.

Humbim veten tonë për njerëz që nuk humbin asgjë për ne.

- Kurrë mos u kujto prezencën tënde...Askush nuk të harron gabimisht.

Kur dashuroni me të vërtetë, mund të rrini orë të tëra në heshtje dhe të ndjeheni sikur i keni thënë të gjitha.

*- E kaluara është mësues i së tashmes dhe udhëzuesi i së ardhmes.

Jeta në vetvete ka vështirësi. Është përgjegjësia jonë të krijojmë gëzim.

Gabimi më i madh i një burri, është t'i japi mundësinë dikuj tjetër të bëjë gruan e tij të buzëqeshi.

*- Kuptimi i vërtetë i jetës është të mbjellësh një pemë, nën hijen e së cilës nuk prisni për t'u ulur.

Përpara ngrejmë një re pluhuri dhe pastaj ankohemi se nuk mund të shohim.

*- Jeta është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që ndjejnë.

*Ajo që tashmë dimë, është ajo që na pengon të mësojmë.


*Kushdo që përpiqet të duket diçka, siguron tjetrin se është i parëndësishëm. 

*- Jeta është një teatër ose më mirë një dramë, ku rolet i luajnë puthjet, të qeshurat dhe të qarat.

*- Rruga drejt lumturisë nuk është e drejtë ... Ka shumë kthesa të quajtura "gabime".

Dhimbja më e madhe kur duam dikë, është paaftësia jonë për ta parandaluar atë që të vuajë nga vetmia e tij. 

*- Burgu më i madh në të cilin njerëzit jetojnë është frika se çfarë mendojnë të tjerët !!!

* - I lumtur është ai njeri që di se çfarë të mbajë mend nga e kaluara, çfarë të shijojë në të tashmen, dhe çfarë të planifikojë për të ardhmen.

*- Pengesa më e madhe është frika ... ndjenja më e keqe është zemërimi... dhe gabimi më i madh është braktisja !!!

Tendenca për të shmangur përballjen me problemet tona dhe barrën emocionale të dhimbjes, është baza primare për të gjitha sëmundjet mendore.  

*Nëse heshtja i përshtatet të mençurit, sa herë më shumë i përshtatet budallait?

*Gjithkush dëshiron të shkojë në parajsë, por askush nuk dëshiron të vdesë.

Pak i shohin gjërat ashtu siç janë. Disa perceptojnë vetëm atë që duan të shohin, dhe disa të tjerë atë që i bëjnë të tjerët të shohin.

*Fjalët i zgjedhin ata që shkruajnë. Kuptimin, ata që lexojnë.

*- Kur bëni një zgjedhje, mos mendoni nëse kjo është e drejtë apo e gabuar ... Mendo të jetë vetëm ajo që me të vërtetë ti dëshiron!!!

Nëse pyetjes tuaj i'u përgjigja me heshtje, do të thotë se jam i sigurt se duke e interpretuar këtë heshtje do të gjeni përgjigjen e duhur dhe jo duke dëgjuar "përgjigjen më të saktë" 

"Të gjithë të mëdhenjtë dikur ishin fëmijë ... por vetëm pak prej tyre e mbajnë mend."

*Njerëzit gjejnë kohë për ata që duan të gjejnë. Njerëzit u shkruajnë dhe u përgjigjen atyre që duan tu flasin. Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qënë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty me ty , do të ishin patjetër !!

*- Mos lejoni të djeshmen të shpenzojë kaq shumë nga e sotmja.

*- Më mirë të heshtësh për njëqind gjëra që duhet të flasësh, se sa të flasësh për një gjë që duhet të heshtësh.

*- Kushdo që nuk mund të kuptojë heshtjen tuaj, nuk mund të kuptojë as fjalët tuaja.

Nëse gruaja nuk di çfarë të thotë, e vetmja gjë e sigurt është se ajo nuk do të heshti.

*Eshtë normale, të gjithë bëhen filozofë kur nuk është problemi i tyre.

*- Mos prisni askënd në jetën tuaj ... shkoni përpara ... dhe ata që duan, do t'ju arrinë !!!

*- ...Dhe vjen një ditë kur ti e kupton se "çdo gjë" ishte "asgjë" .... vetëm një zhgënjim !!!

Është e vështirë të besohet se dikush po thotë të vërtetën, kur e dini se në vendin e tij do të gënjenit. 

*- Çdo herë që përpiqem të ndryshoj .... përfundoj të jem vetvetja!!!

*- Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen. Kushdo që kontrollon të tashmen kontrollon të shkuarën.

*Atje ku flasin shumë, heshtja bëhet virtyt.

*- Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.

*- Veshët besojnë më vështirë se sytë.

*- Tragjedia në jetë është se po bëhemi pleq shumë shpejt dhe të mençur shumë vonë.

Problemi i vetëm kur nuk keni të bëni asgjë, është që nuk mund të ndaleni për të pushuar.

*- Budallai që ecën, është me më shumë vlerë se dhjetë intelektualë që rrinë.

*- Kurrë mos ndalo të buzëqeshësh, edhe kur nuk jeni të lumtur. Dikush mund të bie në dashuri me buzëqeshjen tuaj.

*Të jesh ai që je dhe të thuash atë që ndien, sepse ata që japin rëndësi nuk kanë rëndësi dhe ata që kanë rëndësi nuk japin rëndësi.

Sepse thjesht disa njerëz janë kaq shumë të veçantë, i'a vlen të jetosh, vetëm dhe vetëm për t'i takuar, dikur ...

*- Trishtimi i tepërt qesh. Gëzimi i tepruar qan.

*- Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin horizont.

*- Mos zgjidhni një rrugë pa pengesa, me siguri nuk do të të çojë askund.

*Vetëm ai që beson është i bindur dhe vetëm ai që bindet beson.

*Çfarë është e vërteta? Për shumicën, është ajo që lexon dhe dëgjon vazhdimisht.

*- Kur një njeri të shkakton zemërim, do të thotë se ai është më i fortë se ti.

*- Jeta është gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për veprim.

*- Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.

*- Ajo që ndodh një herë, nuk mund të ndodhë përsëri. Por ajo që ndodh dy herë, patjetër do të ndodhi dhe për së treti.

*- Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin horizont.

*- Nëse dashuria transformon një person me shpejtësi, dëshpërimi e bën atë edhe më shpejt.

*- Sapo kam gjetur të gjitha përgjigjet, menjëherë ndryshuan të gjitha pyetjet.

*Kurrë nuk e kam bërë gabimin të flas me njerëz mendimet e të cilëve nuk i respektoj.

*- Tri gjëra e karakterizojnë njeriun e mençur: Së pari, bën ato që këshillon të tjerët të bëjnë. Së dyti, nuk bën asgjë që është në kundërshtim me të vërtetën. Së treti, është i durueshëm me dobësitë e të tjerëve.

*- Nëse një pemë bie në pyll dhe askush nuk është atje për ta dëgjuar atë, do të bëjë zhurmë?

*- Një hap i vogël për njeriun, një hap i madh për njerëzimin.

Gënjeshtra që sjell paqe është më e preferueshme se sa vërteta që shkakton luftë.

- Kudo ku mungon zemra, flet gjuha.

*- Nuk më shqetsojnë muret që kanë veshë, por veshët që kanë mure...

*- Një njeri optimist beson se jetojmë në botën më të mirë të mundshme. Një pesimist ka frikë se kjo është e vërtetë.

*- Shumë justifikime janë gjithmonë më pak bindëse se një.                                                                                                         
*- Çdokush që ka përjetuar një dashuri të madhe, nuk i jep rëndësi miqësisë.

Kur dikush nuk mendon çfarë thotë, thotë atë që ai mendon.

*- "Një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë, është që të bësh gjëra që të tjerët thonë se ju nuk mundeni".

*- Kushdo që dëshiron, gjen kohë. Kushdo që nuk dëshiron, gjen justifikime.

*- "Njeriu udhëton në jetën e tij duke u justifikuar për të kaluarën, duke u ankuar në lidhje me të tashmen, dhe i frikësuar për të ardhmen."

*- '' Nganjëherë keni nevojë për tu larguar nga vetja për të parë gjërat më qartë. ''

*- Të mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë.''

Një avantazh kur flet vetë është se, të paktën atëherë, dikush po të dëgjon.

*Njohuria është krenare që di aq shumë.
Mençuria ka turp që nuk di më shumë.

*E vërteta ndërton, gënjeshtra.shkatërron

 *- Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.

Sa më pak të lexojmë, aq më e dëmshme është ajo që lexojmë.

*- Kush duket i mençur midis budallenjve, duket budalla midis të mençurve.

*- Është më lehtë t'i bësh keq një njeriu të mirë, se sa t'i bësh mirë një njeriu të keq.

*- Statistikat janë si minifundet. Ato tregojnë shumë, por fshehin thelbin.

*- Askush nuk është aq i pasur që të mos ketë nevojë për një buzëqeshje. Dhe askush nuk është aq i varfër që të mos mund ta japi!

*Ai që nuk sheh në errësirë, është ai që i kthen shpinën dritës.

*- Nuk e ka fajin pasqyra ... në qoftë se hunda juaj është e shtrembër.

*- Kur jeni të sigurt që keni të drejtë, nuk ka nevojë për të diskutuar me ata që janë gabim.

*- Njeriu inteligjent do të gjej rrugëdalje nga një situatë e vështirë. I mençuri nuk do të gjenden në këtë situatë.

*- Mos ki nevojë për asgjë, dhe do të kesh gjithçka.
Mos ki nevojë për asnjë, dhe do ti kesh të gjithë.

*- Nuk ka rëndësi se kush je dhe sa i bukur je, përderisa ekziston dikush që të dashuron.

*- Heshtja e bën bisedën reale midis miqve. Ajo që ka rëndësi nuk është të flasësh, por të mos kesh nevojë për të folur.

*- Kurrë mos ndjej keqardhje për atë që keni menduar për gruan tënde. Ajo ka menduar shumë më keq për ju.

*- Vetëm një në 1000 burra bëhet lider. Pjesa tjetër 999 ndjekin gratë.

*- Një idiot mund të bëjë më shumë pyetje në një minutë se sa dhjetë burra të mençur mund të përgjigjen në një orë.

*- Një njeri i mençur mëson shumë nga një budalla, dhe një budalla nuk mëson asgjë nga një i mençur.

*- Të pamartuarit dinë më shumë për gratë se sa të martuarit. Nëse nuk dinin, do të ishin dhe ata të martuar.

*- Prindërit mund të japin këshilla të mira dhe të tregojnë rrugën e drejtë, por në finale formimi i karakterit të një personi qëndron në duart e veta

*- Dashuria nuk duhet të posedojë, por të vlerësojë. "Dashuria ekziston për të dhënë krahë, jo zinxhirë. Nëse kufizojmë atë që duam, nëse kërkojmë që ai të ndryshojë, nuk do të jetë më personi që duam.

*- Një i mençur në mesin e të paditurve, është si një vajzë e bukur në mes të  verbërve.

*- Isha gati të dua gjithë botën, por askush nuk më kuptonte dhe mësova të urrej.

*- Një fëmijë mund t'i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka, dhe të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron.

*- Kam filluar dietë. Ndalova dhe pijen, dhe në dy javë kam humbur 14 ditë.

*- Asnjëherë mos e shtyj për nesër atë që ju mund të bëni pasnesër.

*- Ndërsa përpiqemi për t'u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta.

*- Unë e dua njerëzimin. Njerëzit nuk mund ti duroj.

*- Nëse jeni duke kërkuar për një mik, do të zbuloni se është e vështirë për të gjetur. Nëse je i gatshëm të jesh mik, do t'i gjeni ata kudo.

*- Shëmtia është superior ndaj bukurisë, sepse ajo zgjat më shumë.

*- Martesa është mrekullia që transformon puthjen nga kënaqësi në detyrë.

*- Të qeshësh me gabimet e tua, të zgjat jetën. Për të qeshësh me gabimet e të tjerëve, mund të ta zvogëlojë.

Fjala "nesër" u krijua për njerëzit e pavendosur dhe për fëmijët.

*- Një fëmijë hyn në shtëpinë tuaj dhe bën aq zhurmë për njëzet vjet, e cila është e vështirë të durohet. Pastaj, largohet duke e lënë shtëpinë aq të heshtur sa që mendoni se do të çmendeni.

*- Dështimi i përgatitjes është përgatitja e dështimit.

*- Shkoni aq larg sa mund të shihni. Kur të arrini atje, do të jeni në gjendje për të parë akoma më larg.

*- Dashuria është çështje fizike, martesa është çështje kimie.

*- Mos u mundoni për të kuptuar shoqërinë. Ajo duket njerëzore, por ndryshon vazhdimisht fytyrën

*- Ka njerëz që sa më shumë të bëni për ta, aq më pak ata bëjnë për veten e tyre.

*- Zgjoni ata që janë duke fjetur dhe jo ata që ëndërrojnë .. !!

*- Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë.

*- Njeriu i lirë është ai i cili nuk ka frikë për të shkuar deri në kufirin e logjikës së tij.

*- Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.

*- Mos lejoni që valët të të nxjerrin atje ku ato duan. Shih si lëvizin, dhe harto drejtimin tënd.

*- Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur.

 *- “Çdo ditë ngrihem dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”.

 *- Ka njerëz që shembin me karakterin e tyre, atë që ata ndërtojnë me mendjet e tyre.

 *Mos kujtoni se nuk ka kafshë, vetëm dhe vetëm sepse pylli është i qetë ..

*-  Ne jetojmë në një periudhë historike kur ndryshimi është aq i shpejtë saqë fillojmë të shohim të tashmen kur ajo tashmë po largohet.

*- Eekzistojnë krime më keq se sa të djegësh libra. Një nga këto është të mos i lexosh.

*- Sa më shumë i ndershëm njeriu, aq më i keq fati i tij.

*Nuk jemi qenie njerëzore që kanë përvojë shpirtërore. Jemi qenie shpirtërore që kanë përvojë njerëzore.

*- Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.

*- Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë të pamartuarit.

*- Kushtet e mendimeve dallojnë kufijtë e ndjenjave dhe kufijtë e ndjenjave dallojnë kushtet e mendimit.

*- Gjithkush sheh atë që dukesh. Pak kuptojnë atë që jeni.

 *- Një gënjeshtër në momentin e duhur është 100 herë më e mirë se sa një e vërtetë në momentin e gabuar.

*- Nuk me vjen inat që më gënjen, por më vjen inatë përse mendoni që besoj në ju.

*- Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh.

*- Asnjëherë mos debato me një budalla. Një tjetër që mund të jetë duke shikuar, nuk do të dijë të bëjë diferencën.

*- Asnjëherë mos jepni diçka që do t'ju mungojë, sepse do të fajësoni atë që e mori.

*- Nuk ka trëndafila pa gjemba, por ka gjemba pa trëndafila. Arthur Schopenhauer


*- Nëse nuk tregon të vërteten për veten
nuk mund të tregosh dot as për të tjerët.

*- Kush jeton sipas të gjitha rregullave
humb gjithë kënaqësitë.

*- Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme.

*- Disa njerëz janë shumë të varfër, gjithçka që ata kanë janë paratë.

*- Që ti thuash të vërtetën dikuj që nuk të kupton, ndonjëherë është më keq sesa ta gënjesh.

*- Forca e vullnetit është ajo që ju detyron të fitoni, kur logjika juaj thotë se ju keni humbur.

*- Një grua e bukur është ferr i shpirtit, pastruese e xhepit, dhe parajsë e syve.

*- Një njeri i kompletuar ka qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshojë, ka fuqi për të ndryshuar gjërat që mundet dhe mençurinë për të kuptuar diferencën.


*- Mos kini frikë, kur ju ecni ngadalë. Kini frikë vetëm kur ju qëndroni

*- Kur ligji dhe morali përplasen me njëri-tjetrin, qytetari ka zgjedhjen të humbi perceptimin e moralit apo të humbi respektin e tij për ligjet..

Në fund, e vërteta gjithmonë mbizotëron. Për fat të keq jemi ende në fillim.

*- Askush nuk është perfekt dhe askush nuk meriton të jetë i përsosur. Askush nuk e ka të lehtë, të gjithë kanë probleme. Kurrë nuk e di atë që çdokush kalon. 
Pra, mendoni para se të filloni të gjykoni dhe të përqeshni të tjerët. Gjithkush bën luftën e tij të veçantë.

*- Asnjëherë mos i justifikoni veprimet tuaja. Miqtë tuaj nuk kanë nevojë për këtë, dhe armiqtë tuaj nuk do të ju besojnë gjithsesi.

*- E mira ekziston, e keqja duhet të krijohet.

*- Liria nuk do të thotë se ju keni kontroll absolut mbi jetën tuaj, do të thotë vetëm që ju mund të zgjidhni atë që dëshironi në një moment të veçantë.

*- Vlera që mer diçka që ke fituar, nuk ka të bëjë vetëm me atë që ju ofron, por dhe me çfarë është sakrifikuar për të arritur atë.

*- Respekti nuk imponohet, por fitohet.

*- Të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore.

*- Me kalimin e viteve, disa vetëm rriten dhe disa bëhen të pjekur.

*- Nuk më vjen keq për gënjeshtrat që më the, por më vjen keq se unë kurrë nuk kam për të të besuar përsëri.

*- Një gënjeshtër bëhet më e besueshme kur fshihet në mes të dy të vërtetave.

*- Pika më e lartë në një kishë nuk është kryqi por rrufepritësja. Një ironi e fizikës në metafizikë...

*- E vërteta shkëlqen akoma edhe kur askush nuk e kërkon.

*- Ekzistenca e kaq shumë feve tregon mungesën e një perëndie të vërtetë brenda tyre.

*- Nuk keni nevojë të fshiheni sepse keni frikë nga opinioni që të tjerët do të formojnë për ju. Duhet të jetosh jetën tënde.

*- Para se të kërkoni atë që u tha në lidhje me ju, mësoni se kush e ka thënë atë. E dyta është më e rëndësishme dhe përcakton vlerën dhe rëndësinë e të parës.

*- Ëndrrat janë si mrekullitë. Dalin të vërteta vetëm kur ju i besoni ato.

*- Gjithçka që fillon me siguri, përfundon me dyshim.

*- "Ai që di të dëgjojë, përfiton edhe nga ata që flasin keq."

*- Krenaria merret me ''kush ka të drejtë''. Mençuria merret me ''çfarë është e drejtë''.

*- Njohurinë e pasaktë gjithmonë e ndjek një vendim i gabuar.

*- Ateistët janë njerëz të veçantë. Duhet më shumë besim për t'u bërë ateist se sa fetar.

*- Pothuajse të gjithë ateistët kanë argumente për bindjet e tyre. Pothuajse asnjë fetar nuk ka argumente për bindjet e tij.

*- Ai që ka një mijë miq, shumë herë përpiqet për ti gjetur ata.  Ai që ka një armik, e gjen kudo.

*- Përvoja është një mësues i keq, sepse së pari ju vë në provë dhe pastaj ju jep një mësim.

*- Lavdia është si rrethi në ujë. Vazhdimisht zgjerohet deri sa humbet.

*- Kur "qan" një ikonë bizantine, të gjithë nxitojnë ti afrohen asaj. Pyes veten se sa e bëjë të njëjtën gjë kur qan një njeri?

*- Nëse ju gjithmonë thoni të vërtetën, nuk keni nevojë të mbani mend atë që keni thënë.

*- Liria e një personi duhet të arrijë deri aty sa që mos të shkeli lirinë e të tjerëve.

*- Nëse ti bën një gabim, pranoje atë. Nëse nuk e pranon, sapo bëre një të dytë.

Arsyeja se pse njerëzit ta marrin mirësinë për dobësi, është se ti je duke i'u dhënë shumë, më shumë seç meritojnë.

- Gabimi më i madh për ne, është të pranojmë një gabim që nuk e kemi bërë.

- I talentuari bën atë që mundet. Gjeniu bën atë që duhet.

- Miq të mirë, është e vështirë për ti gjetur, akoma më e vështirë për të braktisur ata, dhe është e pamundur për ti harruar ata.

- Rruga drejt suksesit është gjithmonë në ndërtim e sipër.

- Një lutje nuk ndryshon asgjë, por një vendim mund të ndryshojë çdo gjë!

- Nëse njerëzit flisnin vetëm për atë që ata kuptojnë, heshtja që do të mbizotëronte në botë do të ishte e padurueshme.

- Kur virtyti ka rënë në gjumë, do të zgjohet më i fresket.

Besoj vetëm vetes tënde në jetë, sepse njerëzit nuk të kuptojnë, të gjykojnë, të godasin, e mbi të gjitha kënaqen kur të lëndojnë.

- Kush ul veten kërkon të ngrihet.

- Mjeti kryesor i të gjitha magjepsjeve është ai i të shtënit në dorë të diçkaje që i përket një tjetri.

- Varësia e opinioneve, e shëndërruar në instinkt falë zakonit, çon drejt asaj që quhet forcë karakteri.

- Më e lavdërueshme është ajo grua, emri i së cilës shqiptohet më pak nga buzët e burrave, qoftë për lëvdata, qoftë për sharje.

I vetmi mashkull që do të më bëjë të vrapoj pas tij,
do të jetë ai që do të më thërrasë...Më kap Mamaaaaa.
(X Mom)

Nëse ndihmoni një shok në nevojë, ai me siguri do t'ju kujtojë herën tjetër kur të gjendet në nevojë

- Shpesh ne kundërshtojmë opinionin, ndërsa nuk na pëlqen vetëm toni me të cilën është shprehur ai.

- Personat që na japin besimin e tyre të plotë kujtojnë se kanë fituar kështu të drejtën që edhe ne t'u japim besimin tonë.

- Shumë premtime ulin besimin.

Gjysma e gënjeshtrave që thonë për mua, nuk janë të vërteta.

- Personave që nuk i duam ua llogarisim mirësjelljet që shfaqin ndaj nesh si fyerje.

- Askush nuk i është mirënjohës njeriut me shpirt të madh për mirësjelljen e tij, kur ky i përshtatet një shoqërie ku nuk është e sjellshme të tregosh se ke shpirt.


Kushdo që i jep shembull shokëve të tij në vend të këshillave, ai konsiderohet i mençur.

- Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin së bashku, martesat e mira do të ishin më të shumta.

- Mirësia e një martese provohet me këtë, që ajo lejon një herë një ''përjashtim''.

- Kur lidhet një martesë duhet bërë kjo pyetje: a beson ti se mund të bashkëbisedosh mirë me këtë grua deri në pleqëri?

- Gjithë sa mbetet nga martesa është kalimtare, por koha më e madhe e jetës së përbashkët i përket bashkëbisedimit.

- Pak njerëz kanë në natyrë këtë: të nderojnë pa zili mikun e tyre të lumtur.

Është shumë më e vështirë të gjykosh veten sesa të gjykosh të tjerët. Nëse arrin ta gjykosh veten siç duhet, atëherë do të jesh vërtet një njeri i mençur. 

- Pas një grindjeje apo një mosmarveshjeje vetjake mes një gruaje dhe një burri, nëra pale zakonisht vuan nga ideja që ka lënduar tjetrin, ndërsa tjetra vuan sidomos nga ideja se nuk e ka lënduar aq sa duhet tjetrin.

- Pas kufirit të urisë, të pasur dhe të varfër janë të njëjtë.

- Martesa është një institucion i domosdoshëm për moshën e të njëzetave, dhe i dobishëm për të tridhjetat, por jo i nevojshëm: ndërsa, për moshën më të vonë, shpesh është e dëmshme dhe përbën një kthim prapa për anën shpirtërore të burrit.


- Gabimi i bëri kafshët njerëz; a është në gjëndje e vërteta ta ribëjë njeriun kafshë?

- Ai që i tërbon njerëzit kundër tij, gjithnjë fiton një pjesë të tyre në anën e tij.


- Kur njeriu ulurin nga e qeshura e madhe, ua kalon të gjitha kafshëve me ultësinë e tij.


- Njerëzit janë me të ndjeshëm kur përçmohen nga të tjerët sesa kur përçmohen nga vetja e tyre.

- Ti e harron fajin tënd kur ia tregon një tjetri, por zakonisht tjetri nuk e harron.


- Askush nuk flet më më shumë pasion për të drejtën e tij sesa ai që, në thelb të shpirtit, ka një dyshim për të drejtën e tij.


- Dashuria dëshiron, frika mënjanon. Nga kjo varet fakti që nuk mund të jesh, të paktën në të njëjtën kohë, edhe i respektuar edhe i dashuruar nga i njëjti person.

- Një kafshë që do të dinte të fliste, do të thoshte: ''Njerëzimi është një paragjykim nga i cili të paktën ne kafshët e tjera nuk vuajmë''.


- Për të veshur një grua, duhet të zhvishen dy kafshë: një që i jep gunën dhe ai që paguan.


- Unë jam me të vërtetë i pasur, sepse të ardhurat e mia janë më të larta se shpenzimet e mia dhe shpenzimet e mia  janë të barabarta me dëshirat e mia.


- Nëse ju doni të martoheni me një grua të bukur, inteligjente dhe e pasur, atëhere ju duhet të martoheni tri herë.


- Ka nga ata që shohin gjërat ashtu si janë dhe pyesin pse. Unë ëndërroj gjëra që kurrë nuk kanë ekzistuar dhe pyes: pse jo?


*
Për çdo rezultat ka një shkak. Gjeni dhe përballohuni me shkakun, jo duke u përpjekur për të përcaktuar rezultatin, pasi nuk ka fund për të dytën.

- Të rinjtë dinë çfarë nuk duan, para se ata të dinë se çfarë duan.


- Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk është duke menduar për të ndryshuar veten.


- Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.


- Ju shihni lart, kur kërkoni të lartësoheni. Por unë shoh poshtë sepse jam lart.


- E vërtetë është: e dashurojmë jetën, ama jo sepse jemi mësuar me të, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.


- Gjithnjë ka pak çmendi në dashuri. Por gjithnjë ama, ka ca arsye në cdo çmendi.


- Mungesa e pasionit e shuan etjen për dije. Shpirtrave të akullt nuk u besoj. Ai që di të gënjejë, nuk di ç'është e vërteta.


- Më mirë të mos dish asgjë, sesa t'i dish në mënyrë gjysmake.


- Çdo kush e ka të drejtë të më pyesë, por një të marri e kam vështirë t'i përgjigjem.


- Nëse ne nuk e trajtojmë me respekt nderin e njrëzve të tjerë, po aq në monologjet tanë sa dhe në publik, atëherë jemi njerëz të pandershëm.


Nëse pyesni dikë se kush është tipari më i rëndësishëm ndërmjet marrëdhënieve njerëzore, përgjigjia është besimi, sigurisht që besimi është i pari dhe më i rëndësishmi. Pastaj vjen ndershmëria, komunikimi i mirë.


Misteri i jetës nuk është një problem për t'u zgjidhur, por një realitet që ne duhet të përjetojmë.

- Një optimist sheh një mundësi në çdo fatkeqësi. Një pesimist sheh një fatkeqësi në çdo mundësi.


- Një gënjeshtër bëhet më e besueshme kur fshihet në mes dy të vërtetave.

- Të gjitha veprimet e njeriut kanë si shkak një prej shtatë vijimeve: shansi, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.


- Femrat mendojnë se të gjithë meshkujt janë të njëjtë, sepse ato i trajtojnë me të njëjtën mënyrë të gjithë meshkujt.


- Sa më pak flisni, aq më shumë i'u dëgjojnë.


- Mos e humbni kohën tuaj duke u përpjekur për të shpjeguar, njerëzit dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë.


Është optimist ai i cili thotë mendimin e tij. Është pesimist që ai ngrihet dhe largohet.

- Kur dy njerëz zihen, fajin e ka ai që është më i mençur.


- Kur doni të veproni, duhet të mbyllni portat e dyshimit.


- Duhet patur frikë nga ai që urren vetveten, sepse ti mund të jesh viktima e zemërimit dhe e hakmarrjes së tij.


Në një ndarje, kanë faj që të dy. Dhe gruaja dhe nëna e saj.

- Kur dy njerëz vendosin të divorcohen,  nuk është një shenjë se ata "nuk e kuptojnë njëri-tjetrin", por përkundrazi ata sapo kanë filluar ta bëjnë këtë.

- Sa më shumë që ngrihemi, aq më shumë të vegjël dukemi në vështrimet e atyre që nuk dinë të fluturojnë.


- Zemërimi është një ndjenjë që e bën gojën tënde të punojë më shpejt se mendja jote.

Vrapoj të shpëtoj nga ai që më ndjek, dhe ndjek atë që vrapon të shpëtojë nga unë.

- Është e lehtë të kesh parime kur je i pasur. Gjë e rëndësishme është të kesh parime kur je i varfër.


- Drejtësia? Ju do të gjeni drejtësinë në botën tjetër.

Në këtë jetë kemi vetëm ligje.

- Disa bëhen me turp kundrejt lavdërimeve të mëdha, të tjerët bëhen të paturp.


- Eshtë gabim të lejosh që dita të gjykohet në mbrëmje, sepse atëherë, tepër shpesh lodhja bëhet gjykatëse e forcës, e suksesit dhe e vullnetit të mirë.


-.Që të ndryshojmë botën, duhet të fillojmë me veten tonë... Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo është përgjegjësia jonë, e juaja dhe e imja...


- Të filloni të shihni veten tuaj si shpirt me trup, dhe jo si trup me shpirt.


-.Dhjetë fukarenj flenë për bukuri në një qilim, ndërsa dy mbretër nuk i nxe një mbretëri.


-.Kërkush nuk di gjithçka, por është turp dhe e dëmshme të shtiresh se di atë që nuk e di.


-.Mos jepni këshilla pa ju pyetur.


- Të mëdhenjt janë të mëdhenj vetëm sepse ne jemi në gjunjë.

-.Heshtja dhe vetmia janë miqtë më të mirë të shpirtit.


-.Budallai kërkon se si të kapërcej vetminë, ndërsa i mençuri gjen mënyrë për të shijuar atë.


-.Vetmia nuk do të thotë të jesh vetëm. Do të thotë se nuk u përkas ju, nuk ju kuptoj, nuk më kuptoni.


- Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.

-.Ata që qahen më shumë, janë ata që vuajnë më pak.


- Askush nuk është i kënaqur me fatin e tij, edhe nëse ai është i mirë. Dhe askush nuk është i pakënaqur nga mendja e tij, edhe nëse është më e keqja.


-.Kur jemi të lumtur jemi gjithmonë të mirë, por kur jemi të mirë nuk jemi gjithmonë të lumtur.


-.
Optimist është një njeri që sheh dritë atje ku nuk ka. Pesimist është budallai i cili përpiqet ta shuajë.

-.Breshka që ecën në rrugë të drejtë, kalon edhe kalin në rrugë të keqe.


-.
Më mirë të bëhesh nxënës në pleqëri sesa të largohesh nga kjo botë i paditur.

-.Fshirja një pjese nga e kaluara, është si të fshish një pjesë përkatëse nga e ardhmja.

-.Jeta është një trëndafil, ku çdo petal është një iluzion dhe çdo gjemb është një realitet.


-.Nëse mbyllni derën për të gjitha gabimet, e vërteta do të qëndrojë jashtë.


-.Gruaja është si trëndafili: petalet bien për një javë, por gjembat mbeten.


-.C'ke në xhep ta marrin menjëherë, c'ke në tru sta marrin dot kurrë.


-.Disa njerëz shfryjnë sepse trëndafilat kanë gjemba. Unë jam mirënjohës që gjembat kanë trëndafila.


"Ndikuar nga një përrallë, ne shpenzojmë jetën tonë duke kërkuar një derë magjike ose për një mbretëri të humbur të paqes".

-.E drejta nuk mund të jetë kurrë e të dy palëve, ajo i përket vetëm njërës.


-.
Është e vështirë t'i mësosh dikujt ato që ai mendon se di.

- Disa njerëz ju urrejnë jo sepse u keni bërë keq, por sepse keni bërë diçka më mirë se ata.

- Gruan e humb kur e detyron të jetojë një jetë boshe, të rëndomtë, pa kujdesin që duhet...
Të shqetësohesh për heshtjen e saj...jo për britmat e saj...
Nëse është e zemëruar, arrin akoma...
Nëse është e lodhur dhe e heshtur, është tepër vonë!

- Kënaqësia i bën të varfërit të pasur, pakënaqësia i bën të pasurit të varfër.

-.
Njerëzit, edhe pse të vdekshëm, me shpresa të kota ushqehemi.

- Teori është kur njeriu din gjithçka dhe asgjë nuk funksionon. -Praktikë është kur gjithçka funksionon, por askush nuk e di përse. Tek ne teoria dhe praktika janë të bashkuara: asgjë nuk funksionon dhe askush nuk e di përse.

Kur më ndryshove për t'u bërë dikush tjetër, unë u largova dhe të lash me të.

- Mos u pendoni për ato që keni dhënë. Lëri të tjerët të pendohen që nuk e vlerësuan.

- Njerëzit nuk e braktisin kurrë një anije që zhytet deri sa të shohin dritat e një anije tjetër që po afrohet.

-.Karriera e një piktori është si karriera e një prostitute: në fillim e bën atë për kënaqësinë e tij, pastaj për kënaqësinë e të tjerëve, dhe në fund, për të para


-.Bota është një skenë, ku ndarja e roleve është shumë e gabuar.


-.Për gruan unë jam një e keqe e domosdoshme dhe gruaja për mua është një e mirë padobishme.


-.
Duhen vite për të ndërtuar besimin, dhe mjaftojnë vetëm disa sekonda për ta shkatërruar atë.

-.Nuk besoj se mund të bëhesh i lumtur duke bërë të tjerët fatkeq.


-.Katër gazetave armiqësore duhet tu frikësohesh më shumë sesa mijra bajonetave.


-.Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur,  ka hedhur një hap drejt diturisë.


-.Përpjekja për të sjellë parajsën në tokë, udhëheq, pa përjashtim, në ferr.


-.Mund të kemi ardhur të gjithë me anije të ndryshme, por tani jemi të gjithë në të njëjtën barkë.


-.Sigurisht që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Ndalohet e njëjta gjë, edhe të pasurit dhe të varfrit të flejnë poshtë urave, për të lypur dhe për të vjedhur bukë.


-.Qesh dhe bota do të qeshë me ty. Qaj dhe do të qash i vetëm


-.Duhet të mësojmë të ecim, para se të mundemi të vrapojmë.


- Kur ligji dhe morali përplasen me njëri-tjetrin, qytetari ka zgjedhjen të humbi perceptimin e moralit apo të humbi respektin e tij për ligjet.


-.Zemra e njeriut ka kufi në dashuri, por jo edhe në urretje.


-.Në vetmi i vetmuari shqyen veten e vet, në shoqëri e shqyejn të tjerët.


-.
Aftësia për të falur është një privilegj i të fortit. Të dobëtit kurrë nuk falin.

-.Nëse gjithmonë bën atë që të pëlqen, të paktën një person është i kënaqur.


- Të jesh i zemëruar, do të thotë të hakmerrsh ndaj vetes tënde për gabimet e të tjerëve.


- Nuk ka kafshë më të egër se njeriu kur zotëron forcë të barabartë me pasionet e tij.


"Më pëlqejnë gratë e mençura. Kur dal jashtë me ta nuk përpiqem t'i kundërshtoj "

- Rregullat e fesë në agjërime dhe festa respektohen mjaft mirë. Të pasurit respektojnë festat dhe të varfërit agjërimet.

- E qeshura vret frikën, pa frikë, nuk ka besim. Pa frikën e djallit, nuk është i nevojshën zoti.


Mund të pretendoni se jeni serioz, por nuk mund të pretendoni se jeni qesharak.

- Nuk është armik vetëm ai që bën një të keqe, por edhe ai që ka atë qëllim.


Shumica thonë të vërtetën kur pretendojnë se përbuzin pasurinë. Nënkuptojnë pasurinë e të tjerëve.


- Më frikëson më shumë një ushtri prej 100 delesh që u prin një luan, se sa një ushtri prej 100 luanësh që u prin një dele.


- Njeriut shpesh i duhet edhe ajo që nuk i duhet fare.


- Ai që nuk mund të bindet, nuk mund të komandojë.


Çdo dhuratë e ofruar, qoftë edhe me vlerë të vogël, nëse jepet me dashje të mirë dhe dashuri të pastër, sjell fat për atë që e merr.

- Njerëzve u vjen e keqja shumë më tepër nga iluzionet, sesa nga mosdija. Shumë më pak na dëmton ajo që s'e dimë, sesa ajo që mendojmë se e dimë.

- Të gjitha qeveritë vuajnë nga një problem endemik: Pushteti tërheq personalitete të çrregulluar.


- Suksesi në jetë është rezultat i gjykimit të mirë. Gjykimi i mirë është zakonisht rezultat i përvojës. Përvoja është zakonisht rezultat i gjykimit të gabuar.



Koha forcon miqësinë dhe dobëson dashurinë.

- Sa më shumë bëni, aq më shumë mundeni.


Budallenjtë jetojnë pa e shijuar jetën, sepse ata besojnë se janë të përjetshëm.

- S'është fatkeqësi të jesh i njohur për keq tek njerëzit, fatkeqësi është t'i njohësh keq njerëzit.


- Një njeri me guxim është shumicë.

- Në qoftë se mundeshim të shisnim përvojat tona me çmimin që na kushtuan, do të ishim të gjithë milionerë.


- Njeriu i kuptueshëm i përshtatet botës, i pakuptueshmi vazhdimisht mundohet t'ia përshtasë botën vetvetes.


- Njerëzit që s'i kundërshtojmë kurrë, janë ose ata që më së shumti i duam, ose ata që më së paku i respektojmë.


- Gjykimi i drejtë është produkt i përvojës, dhe përvoja është produkt i gjykimit të gabuar.


- Njerëzit ndahen në dy llojë: të parët mendojnë e pastaj flasin e veprojnë, të dytët një herë flasin, veprojnë, e pastaj mendojnë.


- Ndërsa përpiqemi për t'u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta.


- Njeriu asnjëherë nuk është qesharak për shkak të vetisë që ka, por vetëm për shkak të asaj që dëshiron të ketë.


- Sa më shumë inteligjent të jesh, aq më shumë duhet të mësosh.


Që të kesh të ardhme, duhet të braktisësh shpresën se do të jesh në gjendje për të ndryshuar të kaluarën.

- Fakti që kemi armiq tregon qartë se kemi edhe merita.


- Mendimet që kanë armiqtë për ne janë më afër të vërtetës, se ato që kemi për veten.

- Me të rrezikshmit janë armiqtë, për të cilët njeriu nuk mendon se duhet të ruhet prej tyre.

- Suksesi më i madh i kundërshtarit tënd është në qoftë se edhe ty të bind për atë që flet.


- Nuk mund të jetë diçka domosdoshmërisht e drejtë sepse është ligjshme. Duhet të jetë e ligjshme, në qoftë se ajo është e drejtë.


- Ai që të ka lënduar ishte ose më i fortë ose më i dobët se ti. Nëse ai ishte më i dobët, ndjej keqardhje për atë. Nëse ishte më i fortë, ndjej keqrdhje për veten tënde.


- Revolucioni nuk është një frut që do të bjerë kur të jet pjekur. Duhet të trondisim pemën për ta bërë atë të bjerë.


- Derrit dhe dhëndërit mjafton t'u tregosh shtëpinë vetëm një herë. Herët e tjera do ta gjejnë vetë.


Nëse keni fatin në anën tuaj, mund të mbijetoni pa mendjen.

- Të gjitha familjet e lumtura janë të njëjta. Të gjitha të palumturat - në mënyra të veçanta.


- Kur dikush me përvojë takohet me dikë me para, së shpejti ai me përvojë do të ketë paratë, dhe ai që kishte paratë do të ketë përvojë.



- Njerëzit përçmojnë atë që s'e kuptojnë.

- Nuk ka rëndësi nëse humbni apo fitoni. Ajo që ka rëndësi është nëse unë fitoj apo humbas.


- I bëni dhuratë një gruaje një milion trëndafila të kuq, dhe ajo do të thotë se do të donte vetëm një, por të bardhë.


- Dhuratat e vogla ruajnë miqësinë. Të m
ëdhajat, dashurinë.

- Interesi që më ngjall një gjë, më bën ta ndjek aq gjatë saqë përfundoj duke mbërritur në fund të saj dhe vë re se ajo nuk ia vlente mundimin që i kushtova.


- Sa qetësi do të mbretëronte sikur njerëzit të thonin vetëm atë që dinë.


- Njeriu duhet të ndalet para se t'i ketë thënë të gjitha. Të shumtët i kanë thënë të gjitha, para se t'ia fillonin.

- Njerëzit janë duke luftuar më shumë për interesat e tyre se sa të drejtat e tyre.


- E drejta për të thënë mendimin tënd, nuk nënkupton automatikisht të drejtën të të marrin seriozisht.


- Kam qenë egoist në tërë jetën time, por vetëm në praktikë, kjo nuk ishte çështje parimi.

- Sikur të mund t'i bindja njerëzit të më frikësohen, me kënaqësi do t'i bindja të më duan.


- Shumë justifikime janë gjithmonë më pak bindëse se një.


- Njeriu që ka shumë të flasë me veten, u largohet bisedave me të tjerët.


- Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mënçuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët.


- Kushdo që dëshiron, gjen kohë. Kushdo që nuk dëshiron, gjen justifikim.


*
Kufizimet jetojnë në mendjet tona. Nëse ju provoni fantazinë, mundësitë nuk kanë kufij.

- Kur jeni të sigurt që keni të drejtë, nuk ka nevojë për të diskutuar me ata që janë gabim.


- Martesa është mrekullia që transformon puthjen nga kënaqësi në detyrë.


- T'i kuptosh të tjerët është punë e mirë, por të kuptosh vetveten është punë edhe më e mirë.


- Çdo njeri, po të dëshironte të jetë i ditur sa dëshiron të jetë i bukur, injorantë në botë nuk do të kishte.


- Prindërit mund të japin këshilla të mira dhe të tregojnë rrugën e drejtë, por në finale formimi i karakterit të një personi qëndron në duart e veta.


- Pesimist është njeriu që nga dy të këqija zgjedh të dyja.


- Dashuria është çështje fizike, martesa është çështje kimie.


- Sjellja e njeriut është pasqyrë, ku gjithsecili tregon fytyrën e vet.

- Nuk ka rëndësi se me cilën grua martohet dikush. Një ditë pas dasmës, kur të zgjohet, do të shohë se u martua me një tjetër.


- Koha e tregon njeriun e ndershëm, kurse të keqin e njeh për një ditë.


- Para martesës, një vajzë duhet të bëjë dashuri me burrin për ta mbajtur atë. Pas martesës, duhet ta mbajë atë për të bërë dashuri.


- Martesa është një ceremoni në të cilën vendoset unaza në gishtin e zonjës dhe në hundën e zotërisë. 


- Ka njerëz që sa më shumë të bëni për ta, aq më pak ata bëjnë për veten e tyre.


- Edhe në qoftë se ëndërroni sikur po më rreh, më mirë zgjohu dhe më kërko falje


- Asnjë njeri i cili nuk është i gatshëm për të ndihmuar veten e tij nuk duhet t'u lutet për ndihmë miqëve apo perëndive.


- Një njeri i cili vazhdimisht deklaron se nuk është budalla, duhet të ketë dyshimet e tij.


- Nëse lexoni vetëm librat që lexojnë të gjithë të tjerët, ju vetëm mund të mendoni atë që të gjithë të tjerët mendojnë.


- Sa e kënaqshme është për të takuar njerëz të cilët janë më injorantë se ne! Menjëherë i simpatizojmë që janë kështu.


"Etj" është shenja që ne përdorim për të treguar se ne supozojmë se dimë më shumë se sa themi.

- Eekzistojnë krime më keq se sa të djegësh libra. Një nga këto është të mos i lexosh.


- Nëse keni problem, jeni lënduar ose keni nevojë, shkoni tek njerëzit e varfër. Ata janë të vetmit që do të të ndihmojnë, të vetëmit.


- Dënimi i një gënjeshtari nuk është se nuk e besojnë, por se ai nuk mund t'i besojë askujt.


"Nuk ka njeri aq frikacak që nuk mund të shndërrohet në hero për hir të dashurisë".

- Një libër i lexuar nga një mijë njerëz të ndryshëm janë një mijë libra të ndryshëm.


- Lumin do ta njohësh në qoftë se noton, njeriun në qoftë se bisedon.


- Që të vendosni se çfarë të lexoni, hapni një libër në faqen 69 dhe lexoni. Nëse ju pëlqen kjo faqe, blini librin.


Nëse grindesh me një budalla, është mirë që të pyesni veten se mos dhe ai bën të njëjtën gjë.


- Asnjë njeri nuk mund ta kuptojë atë që nuk e ka përjetuar.


- Unë ende nuk kam takuar njeri prej të cilit nuk mund të mësoj diçka.


- Njeriu mund të ndalet duke u ngjitur, por jo kur bie.


Karakteri i njeriut tregohet nga mënyra se si gjykon të tjerët.

- Ne nuk i konsiderojmë kafshët si qenie morale. Por mos vallë mendoni se ne kafshët na mbajnë për qenie morale?


- Ju vuani dhe kërkoni që ne të jemi zemërbutë ndaj jush, në një kohë që vuajtja juaj ju bën të jeni të padrejtë kundrejt gjërave dhe njerëzve.


- Janë njësoj të parrezikshëm, njerëzit e mençur dhe budallenjtë. Të rrezikshëm janë vetëm gjysmë të marrët dhe gjysmë të mençurit.


- Mikun, të cilit nuk mund t'ia përmbushësh shpresat, më mirë uro që ta kesh armik.


- Të jeni pronar i vullnetit tuaj dhe shërbëtori i ndërgjegjes tuaj.


- Dhurata më e madhe është pasioni për leximin.


Një nga përdorimet më të këqija të kohës, është të bësh diçka shumë mirë që nuk është e nevojshme të bëhet.

- Njerëzit duhen kur nuk njihen.


- Për të fituar para duhet talent, por për të shpenzuar paratë duhet kulturë.


- Më shumë e dua njeriun e paarsimuar por të çiltër, se sa të arsimuar dhe i poshtër.


- Që të dukesh idiot në sytë e budallait është një kënaqësi estetike.


- Roli i vërtetë i njeriut është të jetojë, e jo të ekzistojë.


- Ata që lexojnë kanë botën, dhe ata që shikojnë TV, e humbasin.


- Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më tepër i dua kafshët.


- Njerëzit janë më të gatshëm për të ta kthyer të keqen se sa të mirën që u bëre, sepse mirënjohja është barrë dhe hakmarrja është kënaqësi.

- Sepse thjesht nuk më intereson, nuk do të thotë se nuk e kuptoj.


- Njerëzit qajnë kur lexojnë fantazitë e poetëve, por vuajtjen e vërtetë të njerëzve e ndjekin me indiferencë.


- Një burrë nuk është i plotë derisa të martohet. Pastaj është i mbaruar.


Kushdo që e mposhti veten, nuk ka frikë nga të tjerët.

- Në një botë që synon të të bëjë njëlloj me të tjerët,

sfida më e madhe është të jesh vetvetja !!

Nëse rrudhat duhet të "shkruhen" mbi ballin tonë, nuk duhet të "shkruhen" dhe në zemër. Shpirti nuk duhet të plaket.

Kur të fitosh jetën duke luajtur piano, duhet të dish të vlerësosh gishtat.

- Nuk ka rëndësi nëse macja është e zezë ose të bardhë, mjafton të kapi minj.


- Kur vret një njeri je vrasës, kur vret miliona je pushtues, kur i vret të gjithë, je zot.


- Miqësia ndërpritet aty ku futet borxhi.


- Dinakëria më e bukur e djallit, është të na bindë se nuk ekziston.


- Liria e një personi duhet të arrijë deri aty sa që mos të shkeli lirinë e të tjerëve.


- Kur mendon se ndoshta nuk mundesh, keni të drejtë. Nuk mundesh.


- Pak njerëz kanë në natyrë këtë: të nderojnë pa zili mikun e tyre të lumtur.


- Miqtë janë si shalqini: për të gjetur një të mirë, duhen provuar disa.


- Nga gabimi në gabim dikush zbulon të gjithë të vërtetën.


- Kur thoni atë që dëshironi, të jeni të gatshëm të dëgjoni atë që nuk dshironi.


"Respektimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë themelet e harmonisë familjare"

- Mos gjuaj me gur tek komshinjtë kur dritaret e tua i ke prej xhami.


- Sa më pak flisni, aq më shumë i'u dëgjojnë.


- Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia e vërtetë është edhe më e rrallë.


- Fati formon miqësi, ndërsa fatkeqësia e provon


- Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni ...


Dikur, dikush pyeti Laertion se cila orë ishte më e mirë për të ngrënë.
Dhe ai u përgjigj:
Nëse je i pasur, kur të duash.
Nëse je i varfër, kur të mundesh.

"Ajo që është jashtëzakonisht interesante me martesën, është se çdokush dëshiron të martohet".

- Më me dëshirë do të bëhesha gjykatës në ndonjë shqyrtim mes dy armiqve të mi, se sa mes dy miqve.


- Çdo zgjidhje duket e parëndësishme për atë që nuk e kupton problemin.


- Problemi me martesën është se biem në dashuri me një personalitet, dhe duhet të jetojnë me një karakter.


- E gjithë kjo pasuri mund largojë vetëm një të keqe: varfërinë.


- Shohim shqiponjat të fluturojnë lart, ndërsa delet mblidhen në tufë.


- Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.


Ka tre opinione. I joti, i imi dhe heshtja! Të mençurit zgjidhin të tretin.

"Nuk ka nevojë për tempuj, nuk ka nevojë për filozofi të komplikuara. Truri im dhe zemra ime janë tempujt e mi, mirësia është filozofia ime"

- Të mëdhenjt janë të mëdhenj vetëm sepse ne jemi në gjunjë.


Më e keqja që mund t'u ndodhë njeriut është të evitojë të menduarit.

- Disa njerëz fshihen vazhdimisht, ose pas fjalëve të mëdhaja, ose pas heshtjes dinake.
Gjë e vështirë ndershmëria.....

- Askush nuk është i kënaqur me fatin e tij, edhe nëse ai është i mirë. Dhe askush nuk është i pakënaqur nga mendja e tij, edhe nëse është më e keqja.


- Optimist është një njeri që sheh dritë atje ku nuk ka. Pesimist është budallai i cili përpiqet ta shuajë.


- Veprimi nuk buron nga mendimi, por nga gatishmëria për përgjegjësi.


- E qeshura nuk është vetëm një shprehje e gëzimit, por edhe mënyrë e maskimit të dhimbjes. Prandaj, nuk duhet të jeni gjithmonë të sigurtë për arsyen që dikush është duke qeshur.


- Njeriu më i pa vlerë është ai i cili nuk arriti të gjejë një mënyrë për të të mbajtur pranë tij.


Nga të ecurit kuptohet tjetri në është në udhën e vet.

Është më e lehtë të jesh i mençur për të tjerët sesa për veten tënde.

- Dhe nganjëherë shkatërroni atë që doni, ndërsa përpiqeni që ta mbroni...

Asgjë në botë nuk është ndarë më drejt se sa mendja. Gjithkush mendon se ka mjaft.

- Nëse mendoni se aventura është e rrezikshme, provoni rutinën ... është vdekjeprurëse ...


- Kur mund ta tregoni pa u rënkuar.. Atëherë do ta keni tejkaluar atë ...

- Miqtë tuaj nuk dinë shumë gjëra, mirëpo dinë ç'të bëjnë po të jenë në vendin tuaj.

- Harroni fyerjet, por kurrë mos harroni mirësinë.


"Kur dy njerëz flasin dhe njëri papritur zemërohet, ai që braktis bisedën është i mençuri ..."

- Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për atë që unë bëj, por më intereson shumë se çfarë unë mendoj në lidhje me atë që bëj. Ky është karakteri!


- Që të kesh të ardhme, duhet të braktisësh shpresën se do të jesh në gjendje për të ndryshuar të kaluarën.


- Mua nuk më duhet miku, që pajtohet me gjithçka dhe çdo gjë e miraton me kokë, sepse këtë edhe hija ime mund ta bëjë shumë më mirë.


- Që të ekzistojë miqësia duhet t'i besojmë njeri-tjetrit, e që të bsojmë duhet të jemi miq.


Është më mirë të të njohin 6 njerëz për diçka që jeni krenar, se sa të të njohin 60 milionë për diçka që nuk jeni.

Të bësh atë që mendon se është e drejtë, edhe nëse e dini se do t'ju kritikojnë.
Bota është e keqe, kritike e çdo gjëje të mirë.

- Në qoftë se para çdo shërbimi miqësor menjëherë mendon falenderimin, atëhere nuk ke dhuruar, por ke shitur.


- Gjërat e bukura nuk e përballojnë përshkrimin.


Pesimizmi është çështje e gjendjes shpirtërore. Optimizmi është çështje e vullnetit

Pse të shkatërrojmë jetën e një vajze të re, kur mund të bëjmë një grua të madhe të ndjehet e lumtur.

- Makiazhi më i bukur për një grua është pasioni. Por është më e lehtë për dikë të blejë kozmetikë.


- Ndonjëherë ne ndërtojmë mure, jo për të mbajtur njerëzit jashtë, por për të parë se kush interesohet mjaft për prishjen e tyre.


- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.


- Jeta është një trëndafil, ku çdo petal është një iluzion dhe çdo gjemb është një realitet.


- Mos u'a thuaj miqve tuaj atë që armiqtë tuaj nuk duhet ta dinë.


- Shëmtia është superior ndaj bukurisë në një pikë: kohëzgjatja.


Bëje jetën tënde një ëndërr, dhe ëndrrën tënde realitet .


Sa më filozof është një person, aq më e vështirë të gjejë përgjigje për pyetjet idiote të njerëzve të trashë. 

- Kemi tri kategori të miqve: ata që janë indiferentë, ata që janë të pakëndshëm dhe ata që urrejmë.


Më e vështira në jetë është të zbulosh se cilat ura duhet të kalosh dhe cilat duhet të djegësh "... por është po aq e rëndësishme kur t'i djegësh urat, të mos tundohesh për të luajtur me hirin ... !!!

Në një zemër të plotë ka hapësirë për gjithçka dhe në një zemër të zbrazët nuk ka vend për asgjë.

- Forca e njeriut tregohet në fatkeqësi, besnikëria e mikut në fortunë.


- Ata që e kanë mënyrën e tyre, besojnë se më e rëndësishme në botë është dashuria. Të varfërit dinë se është paraja.


- Një ëndërr bëhet objektiv kur ndërmerren veprime për realizimin e saj.


Udhëtimi, ashtu si dashuria, është një përpjekje për ta kthyer ëndrrën në realitet.


Të premtoni vetëm atë që mund të realizoni. Të realizoni më shumë se sa premtoni.

- Dikur njerëzit studionin për të përsosur veten e tyre. Tani studiojnë për të shkaktuar admirimin e të tjerëve..


- Vetëm në ëndrrat tona jemi të lirë. Pjesën tjetër të kohës kemi nevojë për pagat.


"Njohuria banon në kokat e mbushura nga mendimet e njerëzve të tjerë.
Mençuria, në një mendje që kujdeset vetëm për mendimet e saj.

- Realiteti mund të shkatërrojë ëndrrën. Pse nuk mundet ëndrra të shkatërrojë realitetin?


- Ëndërrojnë në flirtim, por në martesë zgjohen.


Dhuna maskohet vetëm me gënjeshtra, dhe gënjeshtrat mbahen vetëm me forcë.

- Nëse kalon kufirin një herë, kufijtë nuk ekzistojnë më.


Zgjidhni një punë që ju pëlqen, dhe kurrë nuk do të duhet të punoni as dhe një ditë të vetme në jetën tuaj..

- Kufijtë e një njeriu përcaktohen nga kufijtë e gjuhës së tij.


- Nga një pikë dhe në vazhdim në nuk ka më kthim. Kjo është pika që duhet arritur.


- Dimë se çfarë jemi, por nuk dimë se çfarë mund të ishim.


Jeta është një urë, sa më pak gjëra mbartni, aq më lehtë e kaloni.

- Shumë fëmijë, shumë shqetësime. Asnjë fëmijë, asnjë gëzim.


- Për sa kohë që ka fëmijë të cilët janë të uritur, Zoti nuk ekziston!


I mençur është ai që  di, por bën sikur nuk di. Budalla është ai që nuk di, por bën sikur di.

- Të ecësh me një mik në errësirë, është më mirë se sa të ecësh i vetëm në dritë.


Ndarja dhemb. Por, të humbësh dikë që nuk të vlerëson dhe respekton, nuk është humbje, por fitim.

- Nëse gjithmonë bën atë që të pëlqen, të paktën një person është i kënaqur.


Shtëpinë e njeriut të punësuar, uria e shikon nga jashtë, dhe nuk guxon të hyjnë brenda.

Bota është e mbushur plot me njerëz të çmendur: nëse nuk doni t'i shihni, mbylluni në shtëpinë tuaj dhe thyejeni pasqyrën.

Shpata mund të presë gjithçka. Por nuk mund të zgjidhë asgjë.

Pak pas gabimit, të gjithë pyesin veten se si ndodhi.

Kujdesuni të ndëshkoni të metat tuaja, që të mos ndëshkoheni nga ato.

Në ditët e sotme, përqindja e analfabetëve nuk është ulur. Thjesht sot shumë analfabetë dinë të lexojnë dhe të shkruajnë.

- Frutat e tua u poqën, por ti sje pjekur për frutat e tua.

- Ai që të ka lënduar ishte ose më i fortë ose më i dobët se ti. Nëse ai ishte më i dobët, ndjej keqardhje për atë. Nëse ishte më i fortë, ndjej keqrdhje për veten tënde.

Gjithmonë i japim pak rëndësi asaj që themi për të tjerët, dhe të madhe, asaj që thonë të tjerët për ne.

- Udhën e humbe që e humbe, por as të ecësh më nuk di.

- Ndonjëherë njerëzit hedhin diçka të mirë për diçka më të mirë, për të zbuluar më vonë se e mira ishte mjaft e mirë, dhe më e mira ende nuk ka ardhur.


- Ai që di, mes njerëzve kalon si mes kafshëve.

- Më frikëson më shumë një ushtri prej 100 delesh që u prin një luan, se sa një ushtri prej 100 luanësh që u prin një dele.

Të çohesh që të të shohin. Të flasësh që të të dëgjojnë. Të heshtësh që të të vlerësojnë.

Kur nuk mund të veprojmë ashtu siç duam, le të veprojmë ashtu siç mundemi.

- Paratë gjithmonë kanë vlerën që u jep njeriu, asgjë më pak, asgjë më shumë. Vlera më e lartë dhe kapitali i vërtetë ka qenë, është dhe do të jetë njeriu.


Ata që nuk bënë asgjë, fajësojnë të tjerët se përse nuk bënë gjithçka.

- Njeriu në jetë është shpesh bagazh, të cilin e përdorin të tjerët.


Shumica flejnë në këmbë, pak flejnë shtrirë!

Nëse nuk të intereson se ku ndodhesh, atëherë nuk keni humbur !!!

Nuk gënjen vetëm ai që flet kundër asaj që di, por edhe ai që flet kundër asaj që nuk di.

- Sa më shumë bëni, aq më shumë mundeni.

Gjërat e mira nuk vijnë për ata që presin. Gjërat e mira vijnë për ata që ndjekin qëllimet dhe ëndrrat e tyre.


- Është miku im ai që flet mirë për mua pas shpinës sime.


- Shpenzoni paratë tuaja për gjërat që nuk mund t'i bleni me para. Shpenzoni kohën tuaj për gjërat që nuk mund t'i bleni me para.


- Në qoftë se njerëzve u mirrni iluzionet, atëhere çfarë kënaqësie u mbeten?


Nëse do ta kuptonim nëpërmjet arsyes sesa i drejtë dhe i mirë është Zoti, i cili shfaq shumë zemërim dhe ligësi, atëherë për çfarë do të hynte në punë besimi?

Jam pesimist për shkak të inteligjencës, dhe optimist për shkak të vullnetit.

- Ai nuk harron asgjë, por fal gjithçka.. Atëherë, ai do të urrehet dyfish, sepse shkakton dy herë turp, një herë me kujtesën dhe pastaj me bujarinë e tij.

Kur të pasurit bëjnë luftë, janë të varfrit ata që vdesin.

- Në botë ekzistojnë dy lloj njerëzish: inteligjentë të pafe dhe fetarë pa inteligjencë.


Për burrat, gënjeshtra është streha e fundit, për gruan, është ndihma e parë.

Mos sharro shkallët kur ngjitesh,
sepse do t'ju duhen kur të vijë koha për të zbritur.

Dallimi në mes ''kush jeni'' dhe ''çfarë doni të jeni'' është ajo që bëni për të arritur atë.


Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.

Më mirë për të jetoj në botën e një ëndrre ... sesa në mbeturinat e një realiteti të vështirë ...

Dinak është dikush që, kur përballet me rrezikun, mendon me këmbët e tij.

Dashuria e vërtetë nuk interesohet për bukurinë, trupin, portofolin.. Interesohet vëtëm për shpirtin...

Nëse hidhesh në një pus të thellë, fati nuk është i detyruar të të nxjerrë nga atje.

Martesa është si një kafaz. Sheh zogjtë jashtë duke u përpjekur me dëshpërim për të hyrë brenda, dhe ata që janë brenda, për të dalë jashtë.

- Flisni për gjërat e mira që keni në jetën tuaj, më shumë se të flisni për problemet tuaja.


Mos u shqetësoni shumë për njerëzit që nuk janë të shqetësuar në lidhje me ju.


- Koha është i vetmi kritik pa ambicie personale.


- Një udhëtim një mijë kilometra fillon me një hap.


Nëse nuk ndryshon drejtim, mund të përfundosh atje ku shkon.

Nëse lumturia juaj varet nga ajo që bën dikush tjetër, keni një problem mjaft të madh.


Nëse nuk mund të jetoni ashtu siç mendoni, atëherë jeni të dënuar për të menduar siç jetoni ...

- Kur dikush ju tregon hënën, mos shikoni gishtin.


Kur të vdes dua që miqtë e mi të më varrosin ... sidoqoftë, nuk do të jetë hera e parë ....

Shumë mendonin se e pushtuan botën, por nuk mundën ta mernin me vete.

- Nuk ka erë të favorshme për atë që nuk e di se ku shkon.


- Një padrejtësi nga e cila ne kemi fituar, quhet fat. Një padrejtësi nga e cila përfiton dikush tjetër, quhet skandal.

- Perënditë caktuan që, para suksesit, njeriu të djersitet.


Disa njerëz janë të vjetër në të 18-tat, disa të tjerë të rinj në të 90-tat. Koha është një kuptim që njeriu e krijoj.

I paduruari zakonisht paguan shumë më shtrejnt për ato që i duruari i ka falas.

- Është shumë më e lehtë të kontrollosh njerëzit që kanë të ardhura të ulëta, pak edukatë dhe aspak zë.

- Është më mirë të shkoni diku në kohën e gabuar, se sa të prisni për ftesën.

Shumica njerëzve beson në Perëndinë, por pak janë ata në të cilët Perëndia beson.


Privilegji i të qënit në gjendje të ndjehesh mirë në lidhje me veten, është dhurata më e vlefshme që mund të zgjedhësh me kë do të qëndrosh.

*Kur ëndrrat tuaja nuk gjejnë hapësirë, bien në sy dhe bëhen lot.

Njeriu i mençur dëgjon një fjalë dhe kupton dy.

- Frika, ndryshe nga të gjitha mëkatet e tjera, e bën një njeri të mendojë më të mirën për të tjerët, dhe më të keqen për veten e tij.

Dëshirat e njeriut janë si ditët, njëra ikën tjetra vjen ...

Ka dy tragjedi në jetë: Njëra është dështimi për të përmbushur dëshirat tona. Tjetra është përmbushja e të gjitha dëshirave tona.

Nëse jeta është një lule, kujtimet janë parfumi i saj.

Gjithkush mund të mendojë me dinakëri, pak kanë aftësinë për të menduar më mençuri ...

Kujdes kur ndihmoni dikë. Kufiri midis të jeni të dobishëm dhe të jeni të përdorur, është shpesh i padukshëm.
Albert Einstein

Miqësia i ngjan librave të vjetra, që koha u jep atyre më shumë vlerë.

Të jesh fëmijë me fëmijët, burrë me burrat, plak me pleqtë dhe të përshtatesh me të gjitha moshat e jetës, ky është talenti i njeriut të mençur.

- Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mendjet e dobëta diskutojnë për të tjerët.

Njerëzit kërkojnë rrugën për në qiell, sepse ata kanë humbur rrugën e tyre këtu në tokë.

Pesë armiq të paqes qëndrojnë brenda nesh: kopracia, ambicia, xhelozia, zemërimi dhe krenaria. Nëse do t'i dëbonim këto, do të gëzonim paqen e përjetshme.

Kur jam me ty, nuk ka vend tjetër në botë që unë do të doja të jem ...

- Është një ëndërr ...! Që ndoshta kurrë nuk mund të realizohet. Të paktën në ëndrrat e mia do të jesh vetëm e imja.

- Zakonisht njerëzit jo dhe aq gëzojnë për ato që kanë, se sa hidhërohen për ato që nuk kanë.


- Në fund, e vërteta do të fitojë, mjafton të thotë disa gënjeshtra.

Kudo ku virtyti nuk vlerësohet, atje e keqja flet lirshëm.

Bota është mjaft e madhe për të përmbushur nevojat e çdo njeriu, por është shumë e vogël
për të kënaqur lakminë njerëzore.

- Nëse pasuria udhëhiqet nga injoranca, është më e keqe se varfëria, sepse mund t'i shtyjë gjërat më me forcë në drejtimin e gabuar.

Aksidentet e makinave ndodhin për shkak se shoferët e sotëm ngasin në rrugët e djeshme, me makinat e së nesërmes dhe me shpejtësinë e së pasnesërmes.

- Disa njerëz mendojnë për gjërat ashtu si janë dhe pyesin 'pse'. Unë i ëndërroj ashtu si dëshiroj të jenë dhe  mendoj 'pse jo'.

Për atë që ka besim, asnjë shpjegim nuk është i nevojshëm. Për atë që nuk ka besim, asnjë shpjegim nuk është i mundur.

- Arsyeja se pse njerëzit ta marrin mirësinë për dobësi, është se ti je duke i'u dhënë shumë, më shumë seç meritojnë.
Jason Statham

Kur një grua dashuron një burrë, të gjithë të tjerët janë të padukshëm!

Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë veçse shëmtinë dhe mjerimin.

Ndonjëherë, zemra sheh atë që është e padukshme në mendje.

Injoranca çon në frikë. Frika çon në urrejtje. Urrejtja çon në dhunë. Ky është ekuacioni.

Kokëfortësia është rezultat i përpjekjeve të dëshirës të zëvendësojë me anën e forcës intelegjencën.


Ndërsa një gjel zakonisht nevojitet për dhjetë pula, dhjetë burrat rrallë janë të mjaftueshëm për një grua.

Askush nuk dëshiron, beson, për të ndihmuar tjetrin: përkundrazi, njerëzit donin vetëm të dominonin dhe të rrisin fuqinë e tyre.

Shtëpia e ngushtë kërkon një zemër të gjerë.

Nëse shikoni brenda jush, nuk do të mbeteni kurrë jashtë.

Kur të tjerët të kuptojnë vlerën tënde të vërtetë...ti do të jesh me persona që tashmë e dinë!!!

Një burrë mund të jetë i lumtur me çdo grua, për sa kohë që ai nuk e dashuron atë.

- Kur buzëqeshni, njerëzit gjithnjë pyesin veten se çfarë mendoni.

- Nuk ka asnjë dallim midis një të mençuri dhe një budallai kur bien në dashuri.

Momentet më të mira në jetë, janë ato që u frikësohemi aq sa i duam.

- Nuk është e mundur për të kuptuar njeriun me shikim të parë. Virtytet zakonisht i mbulon perdja e modestisë, ndërsa defektet veshin maskën e hipokrizisë.

Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë që të kemi.

Në një shtet që qeveriset mirë, varfëria është e turpshme. Në një shtet që qeveriset keq, pasuria është turp.

- Ka njerëz që kujdesen për disa, dhe ka njerëz që kujdesen për të gjithë.

Kam ndarë me ty mendimet e mia, problemet e mia, shqetësimet e mia ... Ndjenjat e mia të pafundme për ju.
Por gjithmonë do të jem me ty, kur qesh, kur fle, kur qan! Do të jem aty për t'ju fshirë lotët ... Do ta ndjeni!

Askush nuk do të ndërtojë për ju një urë nga ku ju, dhe vetëm ju, duhet të kaloni lumin e jetës.

Flas pak që të shoh se kuj do t'i mungojë zëri im...
Eci ngadalë që shoh se kush më pret....
Zemërohem që të shoh se kush kujdeset...
Humbas që të shoh se kush më kërkon...

- Kushdo që nuk ka jetuar në trotuar është e pamundur të dijë se çfarë do të thotë të jesh i ndershëm, i sinqertë dhe në të njëjtën kohë i paligjshëm. 

Fjala "Përse" nuk fsheh vëtëm kureshtjen....por dhe ankesën më të madhe të njerëzve të lënduar.

- Mos e prishni atë që keni duke dëshiruar atë që nuk e keni.

Në jetë, të besosh ata që mund të dallojnë këto tre gjëra:
Dhimbjen që fsheh pas një buzëqeshje....
Dashurinë që fsheh kur shpreh zemërimin tënd....
Dhe...fjalët që fsheh brenda heshtjes tënde....

- Njerëzit e zgjuar e dinë se ka vetëm një botë. Idiotët jetojnë secili në botën e tij.


"Ndonjëherë për të parë diçka qartë, duhet thjesht të mbyllim sytë".

Çfarëdo që nuk merr si fëmijë, rrallë mund të japësh si i rritur.

Disa burra e duan gruan e tyre aq shumë, sa që për të mos e konsumuar atë, përdorin gratë e të tjerëve.

Largohu, nëse e keni të nevojshme. Largohu për pak që të qetësohesh.
Nëse ju duan, do t'ju presin...Nëse jo, shpëtuat...

Dëboj zerot nga jeta jote, e vetmja që duan është një "1" pranë tyre që të marrin vlerë.

- "Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë mëkatare, as problemet tona"

I bukuri është i bukur aq sa ai qëndron para jush. Por i miri, është i bukur dhe më vonë dhe gjithmonë.

Sa më e madhe ego-ja jonë, aq më e vogël vlera jonë

Jetoni sipas përvojave të jetës suaj, kujtimeve tuaja dhe shqetësimeve tuaja. Mos i ngreni peshat e të tjerëve, sepse do të kuptoni se kjo kufizon përparimin tuaj.

- Indiferentët janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë për të gjitha të këqiat që i ndodhin popullit.

Gjithkush ka nevoja dhe ndonjëherë ju përpiqeni të plotësoni nevojat e të tjerëve para nevojave tuaja.

"Është më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh në gjunjë"

Bukurinë ......... Admiroje
Mundësinë ...... Rrëmbeje
Premtimin ....... Mbaje
Zemërimin ...... Kapërceje
Tragjedinë ...... Përballoje
Bekimin .......... Pranoje
Dashurinë .......Ndjeje
Detyrën .......... Zbatoje
Misterin .......... Eksploroje
Thesarin ........ Ruaje
Himnin ........... Këndoje
Lojën ............. Luaje
Peripecinë ..... Rreziko
Ëndërrën ....... Realizoje
Lumturinë ...... E meriton

- Rruga që shkon për sipër, është e njëjta rrugë që shkon për poshtë.

Ka njerëz të drejtë që edhe pse janë kilometra larg teje, të kuptojnë më mirë sesa njerëzit që janë rreth teje në jetën e përditshme.

Mos më nënvlerëso!
Di shumë më tepër sesa ato që them.
Mendoj shumë më tepër se ato që flas.
Vërej shumë më tepër se ato që kupton.

- Unë do t'ju thërrisja në një duel shpirtëror, por e shoh se jeni i paarmatosur.

- Ishin të bukur sytë e tu, por nuk dinit se ku të shikoni.

Gjithmonë të gjeni kohë të flisni dhe të sqaroni, sepse heshtja peshon sa gurët, dhe gurët bëhen mure, dhe muret përfundimisht ndajnë njerëzit...!!!

Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi.
Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes.

Ndonjëherë i falim njerëzit vetëm dhe vetëm sepse nuk duam të largohen nga jeta jonë.
Tolerojmë sjellje me shpresën se një moment do të ndryshojë.
Por, mos harro!
Nëse të lëndon një herë, gabimi është i tij.
Nëse të lëndon për së dyti, gabimi është i juaj.

Përulësia ju bën të rëndësishëm...
Respekti ju bën njerëz...
Sinqeriteti ju bën të veçantë...
Thjeshtësia ju bën unik...

Të falësh njerëzit që të kanë lënduar, është dhuratë për ta...
Të largohesh nga këta njerëz dhe të harrosh ekzistencën e tyre, është dhuratë për ty....!!!


Nëse për ty jam thjesht një nga zgjidhjet e tua të shumta....
Unë mund t'ju bëj një kujtim nga të pafundmet....

Çfarë heqin dhe përrallat...!!!
Të tjerë flejnë me ta,
të tjerë i kërkojnë,
të tjerë i jetojnë,
të tjerë i shkruajnë,
të tjerë i shesin,
dhe të tjerë i hanë...!!!

Ka gra që kushtojnë, ndërsa të tjera vlejnë. Ky është ndryshimi.

Nëse ikën respekti nga një mardhënie...atëherë është koha të ikësh dhe ti.

"Qielli nuk ka njohur parajsë si ajo e gruas së dashuruar,
dhe ferr më të keq se i asaj të tradhëtuar ... "

Ndryshe nga kafshët, njeriu është i aftë të largohet nga ajo që do.

Është e nevojshme të kuptojmë se nuk kemi asnjë detyrim për t'iu përgjigjur drejtpërdrejt kërkesave të askujt. 

Trandafilat implantojnë dashuri për natyrën, ndërsa gjembat e tyre, respektin për të.

Ai që i shërben Perëndisë e injoron vetveten, dhe ai që i shërben vetvetes injoron Perëndinë.

Urrejtja do të thotë të bëheni dy, të pavarur.
Dashuria do të thotë të bëhesh një, i ndërvarur.


Ka njerëz që vetëm për shkak se janë në ballkon mendojnë se janë "më të gjatë" se njerëzit e rrugës. 

Të gjithë fëmijët, përveç meje, rriten.

- Disa njerëz duket nuk e kuptojnë se duke komentuar dhe gjykuar të tjerët, tradhëtojnë karakterin e tyre të keq.

Ata që kanë një "pse" për të jetuar, mund të përballojnë pothuajse çdo "si".

Sa më i heshtur bëhesh, aq më shumë dëgjon.

Ne gjykojmë veten nga ajo që ndjehemi të aftë për të bërë, ndërsa të tjerët na gjykojnë nga ajo që kemi bërë.

- Kur e shihni dikë që nuk buzëqesh, dhuroi ti një.

Arsyeja pse shumë njerëz nuk pëlqejnë të tjerët, është se ata e pëlqejnë shumë veten e tyre.

Arsyeja që disa martesa janë të lumtura, është për shkak të faktit se gratë e kalojnë kohën duke thurur rrjeta në vend që të bëjnë kafaze.

Kini fytyrën tuaj gjithmonë përballë diellit
dhe hijet do të bien pas jush.


Kam mësuar se të qenit me ata që dua është e mjaftueshme.

Mos prisni që jeta t'ju sjellë përsosmërinë. Uro vetëm, që fati yt të takohet me të vërtetën.

Nëse nuk e dini se ku shkoni, atëherë si prisni të arrini atje?

- "Mund të përmbledh gjithçka kam mësuar për jetën në një fjalë të vetme: vazhdon"

- "Takojmë shumë njerëz në jetën tonë. Le t'ju japim një mundësi. Çdokush nga ata ka diçka të mrekullueshme për të na ofruar."

"Maska është e vetmja fytyrë që njeriu zgjedh vetë"

- Kur dikush më thotë: "Unë nuk do ta bëj kurrë këtë", thjesh buzëqesh dhe pres....

- "Të gjithë largohen të kalosh kur e di se ku shkon"

- Shiko mbrapa me falenderim, rreth jush me besim, perpara, me shpresë.

- Brenga e dashurisë nuk është vetëm se nuk mund të zgjasë përgjithmonë, por edhe se dëshirat e ëmbla që ajo shkakton, harrohen shpejt.

Shumica e grave që nuk morëm, ishin ato që nuk i kërkuam.

Të flasësh pak për ato që dini dhe aspak për ato që nuk dini.

- "Gjëja më e bukur është të shohësh një person që do, të buzëqeshë. Dhe akoma më e bukur është të dish se arsya për këtë, je ti"

"Rruga më e afërt mes dy njerëzve, është një buzëqeshje "

Një ditë, një njeri i pasur i dha një shportë me mbeturina një njeriu të varfër. I varfëri buzëqeshi, e mori shportën dhe iku.
E boshatisi shportën, e lau dhe e mbushi me lule të bukura, dhe i'a ktheu njeriut të pasur.
Njeriu i pasur, i suprizuar i tha të varfërit: Përse më jep lule të bukura, ndërsa unë të dhashë mbeturina?
Dhe i varfëri u përgjigj: Çdokush jep atë që ka në zemër!!

- Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është dizajnimi i saj.

Jepu të tjerëve atë që meritojnë, jo atë që kërkojnë.....

Për miqtë tuaj në nevojë, dilni përpara. Dhe në qoftë se j'u tradhtojnë, mos u merzit. Ndjej keqardhje pët ta që nuk kishin forcën tënde.

Mos e kaloni gjysmën e jetës tuaj duke thënë se çfarë do të bëni dhe gjysmën tjetër të shpjegoni se pse nuk e keni bërë.

-  Kurrë nuk kisha ndonjë ngjyrë të preferuar...
Deri sa pashë ngjyrën e syve të tu....

Çdo gjë që vjen lehtë, nuk zgjat...Çdo gjë që zgjat, nuk vjen lehtë.

Mënyra më e sigurtë për të shkatërruar një të ri është t'i mësosh atij të vlerësojë më shumë ata që mendojnë si ai, sesa ata që mendojnë ndryshe nga ai.

- Single nuk është një status, është një fjalë që përshkruan një person i cili është mjaft i fortë për të jetuar dhe për të shijuar jetën i pavarur nga të tjerët.

- Unë vendosa t'ju besoj.
Ti zgjodhe të më zhgënjesh.

- Sado larg të arrijë mendja, kurrë nuk arrin atje ku mund të arrijë zemra.

- "Njerëzimi nuk mund të kthehet pas në shpella. Jemi mjaft shumë! "

- "Feja ime kërkon që parajsa të zbresë këtu në tokë në mënyrë që të gjithë të mund të shijojnë atë"

- Njerëzit nuk besojnë gënjeshtrat sepse janë të detyruar, por sepse duan.

- Natyrisht qëndroj mirë në mendjen time: kur pemët fillojnë të më flasin, unë nuk përgjigjem.

- Nga njerëzit fallco vetëm një gjë dua: Distancë!!!

Bëni like në faqen tonë në Facebook


Sipas hulumtimeve që kemi bërë, si dhe me ndihmën e plagiarism detector, rezultojmë se disa tipa (idiotë me plot kuptimin e fjalës) nuk i respektojnë të drejtat e autorit.
Kryesisht kjo konstatohet në disa portale dhe fanpage me administratorë nga trevat Shqipëtare si: Kosova dhe Maqedonia.
Kjo përbën shkelje e të drejtës së autorit, dhe ne kemi vendosur të ndjekim ligjërisht këtë çështje në bashkpunim me një studio avokatie, si dhe denoncimin e tyre në Google Search Console (ish Google Webmasters Tools).


Xhoni XH Team

NDALOHET RREPTËSISHT KOPJIMI I SHPREHJEVE

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages