Rregullat për një marrëdhënie të mirë. - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Thursday, January 30, 2020

Rregullat për një marrëdhënie të mirë.


Shumica e njerëzve dëshirojnë të dashurojnë dhe të dashurohen duke filluar një lidhje me disponimet dhe perspektivat më të mira.
Por çfarë ndodh në vazhdim? Pse njerëzit humbasin interesimin e tyre ndaj partnerit, përse marrëdhëniet përfundojnë në konflikt dhe zhgënjim?

Problemi i parë është mungesa e respektit që manifestohet me sjellje të ndryshme. Mos u përpiqni të ndryshoni dhe shkelni personalitetin e njëri-tjetrit. Nga momenti që keni zgjedhur të jeni me atë person, pranojeni ashtu siç është. Mos e fajësoni partnerin tuaj pas shpine, as mos ta ulni dhe fyeni atë para të tjerëve ose në momentet tuaja personale.Të tregoni vlerësimin tuaj me fjalë dhe vepra, mos harroni të thoni faleminderit.

Mos insistoni që keni gjithmonë të drejtë, në të gjitha. Pranoni kur bëni një gabim dhe mos hezitoni të kërkoni falje kur është e nevojshme. Nuk duhet të pretendoni gjithmonë fjalën e fundit ose të merrni të gjitha vendimet.

Fjala magjike: Komunikimi. Antidoti i sekreteve, gënjeshtrave dhe keqkuptimeve. Shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Diskutoni për frikën dhe dëshirat tuaja. Mësoni të dëgjoni partnerin tuaj pa e ndërprere dhe pa indiferentizëm. Mos nxirrni përfundime pa dëgjuar dhe përpiquni të kuptoni se çfarë dëshiron t'ju tregojë tjetri.

Reciprociteti..Kur vetëm njëri nga të dy jep, fal dhe pajtohet, herët a vonë marrëdhënia do të prishet. Marrëdhënia ka nevojë për ekuilibër, përpjekje të përbashkëta dhe tërheqje reciproke.

Mos bëni premtime që nuk mund të mbani dhe mos thoni gjëra që nuk nënkuptoni. Mospërputhja dobëson besimin dhe shkakton zhgënjim.

Mos shpërtheni me zemërim dhe në dhunë psikologjike apo fizike.Shantazhi dhe frikësimi i largojnë njerëzit emocionalisht dhe nuk zgjidhin asnjë problem.

Dashuria dhe eros janë burimi më i madh i lumturisë, ato janë forca që lëviz gjithçka në botë. Disa njerëz kanë fatin të jetojnë në harmoni me një partner që plotëson nevojat e tyre në një nivel fizik, emocional dhe shpirtëror, por kjo nuk do të thotë që të gjitha marrëdhëniet kanë një fund të lumtur. Marrëdhëniet nuk janë diçka që fiksohet përgjithmonë, ato kërkojnë përpjekje dhe përtëritje.

Marrëdhëniet janë të ndërlikuara dhe të vështira, prandaj duhet durim dhe shumë punë. Por një marrëdhënie e rëndësishme vlen gjithnjë përpjekjen tonë, dhe nëse duam, mund ta ruajmë, ta përmirësojmë dhe ta shijojmë.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages