Thënie nga Milan Kundera - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Friday, December 14, 2018

Thënie nga Milan Kundera


Të gjithë kemi nevojë të na shohin. Në varësi nga lloji i shikimit që duam të jetojmë, mund t'i radhisim në katër kategori:
a) E para, kërkon pamjen e një numri të pafund të syve anonim, me pak fjalë, vështrimin e publikut.
b) Në kategorinë e dytë, ata që nuk mund të jetojnë pa shikimin e një sërë syve të njohur.
c) Së treti, kategoria e atyre që kanë nevojën të jenë nën vështrimin e personit të dashur.
d) Së fundi, e katërta është më rrallë, ata që jetojnë nën pamjen imagjinare të krijesave që mungojnë. Ata janë ëndërrimtarë.
Milan Kundera

Ëndrra është dëshmia se të imagjinojnë, se të ëndërrojnë për atë që nuk ka ekzistuar, është një nga nevojat më të thella të njeriut.

Milan Kundera

Dashuria nuk manifestohet me dëshirën për të bërë sex (kjo dëshirë përshtatet në gra të panumërta), por me dëshirën e gjumit të përbashkët (kjo dëshirë ka të bëjë vetëm me një grua të vetme).

Milan Kundera

Në momentin kur lind dashuria: gruaja nuk i reziston zërit që thërret shpirtin e saj të tmerruar, burri nuk i reziston gruas që shpirti i së cilës e di se si të kujdeset për zërin e tij.

Milan Kundera

Nuk ka asgjë më të rëndë se dhembshuria. Dhimbja në vetvete nuk është aq e rëndë sa dhimbja që ndajmë me një tjetër, për një tjetër, në vend të një tjetri, shumëzuar nga imagjinata, në qindra jehona.

Milan Kundera

Të duash dikë nga dhembshuria, nuk do të thotë që e doni vërtet atë.

Milan Kundera

Në mënyrë që të mos tkurret egoja jonë, për të ruajtur vëllimin e saj, duhet të vadisim kujtimet si lulet në vazo dhe kjo vaditje kërkon kontakt të rregullt me dëshmitarët e së kaluarës, domethënë miqtë.

Milan Kundera

Çështja është të gjejë dikush imazhe që ruajnë tërheqjen erotike pa shkaktuar zhgënjim.

Milan Kundera

Për fat të mirë, gratë kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar kuptimin e veprimeve të tyre më pas.

Milan Kundera

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages