Thënie nga Oscar Wilde - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Thursday, November 22, 2018

Thënie nga Oscar Wilde


Bota ndahet në dy klasa: ata që besojnë të pabesueshmen dhe ata që arrijnë të pamundurën.
Oscar Wilde

Të jesh vetvetja, të gjitha rolet e tjera janë kapur.
Oscar Wilde

Shumë makiazh dhe pak rroba janë gjithmonë një shenjë e pagabueshme dëshpërimi në një grua.
Oscar Wilde

Falni armiqtë tuaj. Kjo i bën ata t'ju urrejnë më shumë.
Oscar Wilde

Meshkujt gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje. Gratë, përkundrazi, duan të jenë gruaja e fundit e një burri.
Oscar Wilde

Kurrë mos besoni një grua që thotë moshën e saj të vërtetë. Nëse ajo mund të thotë këtë, është e aftë për çdo gjë.
Oscar Wilde, 1854-1900

Nuk më pëlqen të më japin këshilla. Mund të bëj dhe vetë gabime.
Oscar Wilde

Më pëlqejn meshkujt që kanë të ardhme dhe gratë që kanë të kaluar.
Oscar Wilde

Miqtë e vërtetë ta hedhin nga përpara.
Oscar Wilde

Puna është streha e njerëzve që nuk kanë asgjë tjetër për të bërë.
Oscar Wilde

Vetëkritika ka privilegjin: Kur fajësojmë vetveten, kemi përshtypjen se askush tjetër nuk ka të drejtë të na fajësojë.
Oscar Wilde

Duhet të jetë dikush gjithmonë i dashuruar. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të martohet.
Oscar Wilde

Të moshuarit besojnë gjithçka. Njerëzit e moshës së mesme dyshojnë për gjithçka. Të rinjtë dinë gjithçka.
Oscar Wilde

Konsistenca është streha e fundit e atyre që nuk kanë imagjinatë.
Oscar Wilde

Burrat martohen nga lodhja, gratë nga kurioziteti. Të dy zhgënjehen.
Oscar Wilde

Gruaja fillon duke zmbrapsur sulmet e burrit dhe përfundon duke bllokuar tërheqjen e tij.
Oscar Wilde

Kur i përmbush detyrat që kam ndaj vetes, ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Oscar Wilde

Bukuri unike e së kaluarës është se është e kaluar.
Oscar Wilde

Gëzimet e thjeshta të përditshme janë strehimi i fundit i njerëzve të ndërlikuar.
Oscar Wilde

Të duash veten është fillimi i një dashurie që do të zgjasë një jetë.
Oscar Wilde

Në dashuri fillojmë duke mashtruar vetveten. Vetëm më vonë mashtrojmë të tjerët.
Oscar Wilde

Gratë nuk çarmatosen kurrë nga një kompliment. Burrat gjithmonë çarmatosen. Ky është dallimi kryesor ndërmjet gjinive.
Oscar Wilde

Çdo shenjtor ka të kaluar. Çdo mëkatar ka të ardhme.
Oscar Wilde

Ata që gjejnë kuptime të këqija në gjëra të bukura janë të korruptuar pa qenë simpatikë. Ky është një defekt.
Oscar Wilde

Gjëja më e keqe me fanatikët është ndershmëria.
Oscar Wilde

Feja është si një njeri i verbër që kërkon në një dhomë të errët për një mace që nuk është aty dhe e gjen atë.
Oscar Wilde

Nëse nuk do të vonohesh shumë, do të të pres gjithë jetën time.
Oscar Wilde

Egoizëm nuk është të jetosh ashtu siç dëshironi, por të kërkosh nga të tjerët që të jetojnë ashtu siç dëshiron ti.
Oscar Wilde

Kur Perëndia dëshiron t'i dënojë njerëzit, dëgjon lutjet e tyre.
Oscar Wilde

Unë jam aq i zgjuar saqë ndonjëherë nuk kuptoj asnjë fjalë nga ato që them.
Oscar Wilde

Në luftën e jetës, cilido qoftë qëllimi juaj, mbani sytë mbi llokumet dhe jo në vrima.
Oscar Wilde

Kurdo që të tjerët pajtohen me mua, mendoj se nuk duhet të kem të drejtë.
Oscar Wilde

Një fëmijë mund t'i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka, dhe të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron.
Oscar Wilde

Nuk mbytesh nëse bini në lumë, por nëse mbeteni të zhytur në të.
Oscar Wilde

Mund të verbohesh nëse i shihni të gjitha ditët të njëjta. Çdo ditë është e ndryshme, çdo ditë sjell mrekullinë e vet. Çështja është t'i kushtojmë vëmendje mrekullisë.
Oscar Wilde

Dashuria është një kurth. Kur paraqitet, shohim vetëm dritën e saj, jo hijet e saj.
Oscar Wilde

Një gabim që përsëritet më shumë se një herë është një vendim.
Oscar Wilde

Fëmijët fillojnë të duan prindërit e tyre, pas një kohe i gjykojnë, dhe rrallë, nëse ndonjëherë, i falin.
Oscar Wilde

Nuk mund të ketë miqësi mes një burri dhe një gruaje. Mund të ketë pasion, armiqësi, dashuri, adhurim, por jo miqësi.
Oscar Wilde

Fytyra e një burrit është autobiografia e tij. Fytyra e një gruaje është trillimi i saj.
Oscar Wilde

Nëse nuk gjeni kënaqësi kur lexoni një libër përsëri dhe përsëri, nuk ka arsye për ta lexuar atë.
Oscar Wilde

Një njeri që nuk mendon në mënyrën e tij është sikur të mos mendojë aspak.
Oscar Wilde

Kush mund të thotë se është i varfër kur e duan?
Oscar Wilde

Unë gjithmonë jap këshilla të mira. Është e vetmja gjë që mund të bëj me ta. Ato kurrë nuk janë të dobishme për mua.
Oscar Wilde

I vetmi person që ju nevojitet në jetën tuaj, është ai që ju nevojitet në të tijën.
Oscar Wilde

Njerëzit e zakonshëm kundërshtojnë të tjerët, njerëzit e mençur i kundërvihen vetvetes.

Është marrëzi të vendosësh rregulla të rrepta: çfarë duhet të lexosh dhe çfarë nuk duhet. Një pjesë e madhe e kulturës moderne bazohet në atë që nuk duhet të lexoni.

Edukimi është një gjë e mrekullueshme, por është mirë të mbash mend se asgjë që ia vlen të mësosh nuk mund të mësohet.

"Njëzet vjet romancë e bëjnë një grua të duket si një gërmadhë. Por njëzet vjet martesë e shndërrojnë atë në diçka si një ndërtesë publike ".

"Bukuria, bukuria e vërtetë, ndalet aty ku fillon shprehja shpirtërore ..."

Të gjithë që e kanë të pamundur të mësojnë bëhen mësues.

Gratë ndajnë gëzimin tonë, dyfishojnë dhimbjet tona dhe trefishojnë shpenzimet tona.

Nëse nuk keni ato që dëshironi, mendoni ato që nuk dëshironi dhe nuk keni.

Është marrëzi të vendosësh rregulla të rrepta: çfarë duhet të lexosh dhe çfarë nuk duhet. Një pjesë e madhe e kulturës moderne bazohet në atë që nuk duhet të lexoni.

Dhurata që i bëjmë gruas nuk duhet të jetë diçka që ajo nuk mund ta vishte mbrëmjeve.

Historia e gruas është një histori e tiranisë më të tmerrshme që bota ka njohur ndonjëherë: tirania e së pamundurës mbi të mundshmen. Vetëm një tirani e tillë mund të jetë e qëndrueshme.

Gruaja ka një intuitë të mahnitshme: ajo mund të mendojë gjithçka përveç asaj që është e dukshme.

Gratë shkatërrojnë çdo marrëdhënie kur përpiqen ta zgjasin atë përgjithmonë.

Më keq se padrejtësia është vetëm Drejtësia pa shpatën e ndëshkimit. Kur e mira është e pafuqishme, është e keqe.

Nëse diçka vlen të bëhet, duhet të jetë ajo që konsiderohet e pamundur.

Moda është një formë e shëmtuar aq e padurueshme saqë duhet ta ndryshojmë atë çdo gjashtë muaj.

Unë nuk mund ta drejtoj erën, por gjithmonë mundem, kështu që vendos velat në mënyrë që të arrij qëllimin tim.

Gjëja më e frikshme për fanatikun është ndershmëria e tij.

Padyshim, punët më të rëndësishme që i kanë sjellë përfitimin më të madh njerëzimit, vijnë nga njerëz të pamartuar dhe pa fëmijë.

Në shekullin tonë të deformuar dhe të paraqitshëm, poezia, piktura dhe muzika frymëzojnë jo nga jeta, por nga njëra-tjetra.

Për njërën është poezi, për tjetrën është helm.

Përveç vetes sonë, nuk ka shpirt për një bisedë të vlefshme.

Opinioni publik triumfon vetëm aty ku mendimi fle.

Martesa është lloji i vetëm i burgut të përjetshëm nga i cili mund të marrim pezullim për sjellje të keqe.

E keqja më e madhe e martesës është se ajo çrrënjos egoizmin e burrit, ndërsa jo-egoistët janë të pangjyrë dhe humbin personalitetin e tyre.

Ata që shohin ndryshimin midis shpirtit dhe trupit nuk kanë asnjërën.

Në ditët e sotme gazetat përpiqen të bindin njerëzit të gjykojnë skulptorin, jo për veprat e tij, por për sjelljen e tij me gruan e tij, piktorin nga fitimet e tij, poetin nga ngjyra e kravatës së tij.

E vetmja hijeshi e martesës është se ajo e bën një jetë plot me gënjeshtra të nevojshme për të dy palët.

Nëse një burrë bën pikërisht atë që gruaja pret nga ai, atëherë gruaja do të ketë një respekt të ulët për të. Ne gjithmonë duhet të bëjmë atë që një grua nuk pret, si dhe të themi diçka që nuk e kupton.

Drama e pleqërisë nuk është se je plakur, por që ishe dikur e re dhe e kujton atë...

Sa më shumë që publiku interesohet për artistin, aq më pak interesohet për artin.

Ka humnerë që do të dëshironit t'i shikonit pafund, njëra prej tyre është dekolteja e grave.

Në ditët e sotme njerëzit e dinë çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e askujt.
Oscar Wilde

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages