Lumturia s'është veçse një ëndërr, dhimbja është e vërtetë.
Jeta është tepër e shkurtër: nuk ja vlen barra qeranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.
Mendoni se sa e vështirë është të ndryshoni veten tuaj dhe do të kuptoni se sa e vogël është aftësia juaj për të ndryshuar të tjerët.
Një numër i vogël librash të zgjedhur është i mjaftueshëm.
Bota është plot me njerëz, për të cilët nuk ja vlen të thuash një fjalë.
Nuk pajtohem me atë që thoni, por unë do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tuaj për ta thënë.
Njerëzit përdorin mendimin vetëm për të justifikuar gabimet e tyre, dhe fjalët, për të fshehur mendimet e tyre.
Ndalohet të vrasësh. Kjo është arsyeja pse të gjithë vrasësit dënohen, përveç nese vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e trumbetave.
Për të karakterizuar diçka "të bukur", duhet t'iu shkaktojë admirim dhe kënaqësi.
Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria është e padrejtë.
Nëse keni aftësi, nuk keni nevojë për paraardhës.
Kënaqësia e vërtetë vjen nga nevoja e vërtetë.
Perëndia krijoi seksin. Priftërinjtë krijuan martesën.
Vetëm një sekret mund të mbajë një grua: sekreti e moshës së saj.
Mëkati më i madh në dashuri është indiferenca.
Le ta lejmë këtë botë ashtu siç e gjetëm: idiote, e padrejtë dhe e keqe.
Çdo njeri është një krijesë e kohës së tij. Pak janë ata që mund të ngrihen mbi idetë e kohës së tyre
Rastësia është rezultat i njohur i shkaqeve të panjohura.
Martesa është e vetmja aventurë e hapur dhe për frikacakë.
Vendosa të jem i lumtur sepse është mirë për shëndetin.
Nëse shihni një bankier Zviceran të hidhet nga një dritare, ndiqni. Sigurisht që ka një fitim në të
Pasuritë e bëjnë gruan arrogantë, bukuria të dyshimtë dhe shëmtia urryese.
Kur ai që i flet atij që nuk kupton asgjë, dhe kur ai që i flet nuk e kupton asgjë vetë, kjo është metafizike.
Njeriu është i lirë nga çasti që ai dëshiron të jetë.
Kur është fjala për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.
Ata që qajnë për fatin e tyre, duhet të ankohen kundrejt vetes së tyre.
Ata që qajnë për fatin e tyre, duhet të ankohen kundrejt vetes së tyre.
Asgjë nuk do të ishte më e mundimshme se të hash dhe të pish, nëse Perëndia nuk e kishte bërë kënaqësi, përveç nevojës.
Ajo që shumica e njerëzve e konsiderojnë virtyt, pas të 40-tave është thjesht një mungesë qëndrueshmërie.
No comments:
Post a Comment