Thënie nga Lao Tse - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Tuesday, August 28, 2018

Thënie nga Lao Tse

Atë që vemja e quan fundi i botës, jeta e quan flutur.

Të dashurohesh shumë nga dikush të jep forcë, ndërsa të dashurosh shumë dikë të jep kurajo.

Të jesh i dashur thellësisht nga dikush të jep forcë, ndërsa të duash dikë thellësisht të jep kurajo.

Të njohësh të tjerët, është inteligjencë.
Të njohësh veten tënde, është urtësi.
Të dominosh të tjerët, është forcë.
Të dominosh veten tënde, është fuqia e vërtetë.

Ai që flet nuk di. Ai që di nuk flet.

Fjalët e sinqerta nuk janë të bukura. Fjalët e bukura nuk janë të sinqerta.

Të mos bësh asgjë, është më mirë se sa të jesh shumë i zënë duke bërë asgjë.

Mirësia kur flet, krijon besim.
Mirësia kur mendon, krijon thellësi.
Mirësia kur jep, krijon dashuri.

Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohesh veten është ndriçim i mendjes.

Të dish se nuk di është më e mira. Të pretendosh se di kur nuk e di, është sëmundje.

Kush ka mendje të ngushtë, nuk ka zemër të gjerë.

Nëse ndjehesh i pikëlluar, jeton në të kaluarën. Nëse je i shqetësuar, jeton në të ardhmen. Nëse je i qetë, jeton në të tashmen.

Nuk ka mjerim më të madh se sa të jeni të pakënaqur me fatin tuaj.

Një udhëtar i mirë nuk ka plane fikse dhe nuk ka si qëllim për të arritur diku.

Kam tri gjëra për t'ju mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto janë tre thesaret më të mëdha.

Nëse dëshironi të merrni, duhet së pari të jepni. 


Një enë formohet nga një copë balte nga puna e kujdesshme, por është vakumi brenda në enë që e bën atë të dobishme.

Kur rritet numri i ligjeve dhe urdhrave, rritet numri i mashtruesve dhe politikanëve.

Udhëheqësit e mëdhenj, njerëzit nuk e dinë se ekzistojnë. Udhëheqësit më të vegjël, njerëzit i duan dhe i lavdërojnë. Akoma më të vegjëlit, njerëzit i kanë frikë, edhe akoma më të vegjëlit, njerëzit i urrejnë.

Dashuria është më e fortë se të gjitha pasionet, sepse ajo në të njëjtën kohë sulmon kokën, zemrën dhe shqisat.

Fjalët e vërteta janë gjithmonë paradoksale.

Të reagoni me zgjuarsi edhe kur nuk përballeni me zgjuarsinë.

Në thellësi, në qendrën e qenies tuaj e keni përgjigjen. E dini se kush jeni dhe e dini se çfarë dëshironi.

Nëse nuk ndryshon drejtim, mund të përfundosh atje ku shkon.

Në kohën e artë qeveritarët ishin të panjohur. Në kohën tjetër qeveritarët ishin të dashur dhe të respektuar. Pastaj erdhi koha kur qeveritarët i kishin frikë. Dhe më në fund erdhi koha që i urrejnë.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages