Thënie nga Johann Wolfgang von Goethe - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Tuesday, August 28, 2018

Thënie nga Johann Wolfgang von Goethe


Dashuria është diçka ideale, martesa diçka e vërtetë. Konfuzioni i idealit me të vërtetën kurrë nuk mbetet pa u ndëshkuar.

Përfito nga gjendja e mirë shpirtërore, sepse vjen rrallëherë.

Njohuria nuk është e mjaftueshme, duhet ta përdorim. Gatishmëria nuk mjafton, duhet të veprojmë.

Të gjithë duhet, të paktën një herë në ditë, të dëgjojnë një këngë, të lexojnë një poemë të mirë, të shohin një pikturë të mirë dhe, nëse është e mundur, të thonë dy fjalë logjike
Kush dëshiron të ruhet nga një e keqe, e di mirë se çfarë kërkon: kush lakmon diçka më shumë se ajo çka zotëron, i janë errur sytë.

Nëse krokodili hëngri armikun tënd, kjo nuk do të thotë se ai u bë miku juaj.

Kushdo që nuk bën asgjë për të tjerët, nuk bën asgjë për veten e tij.

Të gjithë duhet, të paktën një herë në ditë, të dëgjojnë një këngë, të lexojnë një poemë të mirë, të shohin një pikturë të mirë dhe, nëse është e mundur, të thonë dy fjalë logjike
Çdo gjë që nuk fillon sot, nuk përfundon nesër.

Kur dikush mëson një gjuhë të huaj, ka mundësinë të mësojë më mirë gjuhën e tij amtare.

Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.

Ajo që është e përkryer, njihet dhe vlerësohet akoma më pak, sesa mund të gjendet.

Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, vetëm për të jetuar. Dhe ajo pak liri që u mbetet, i shqetëson dhe përpiqen për të gjetur mënyra për ta hequr qafe atë.

Fjala më e lumtur kthehet në një moçal, nëse ai që e dëgjon, e ka veshin të shpuar.

Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.

Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa imagjinata pa shije.

Magjia është të besosh në veten tënde. Nëse mund ta bëni këtë, ju mund të bëni gjithçka.

Përse qahesh nga armiqtë?
Mos duhet vallë të bësh miq ata,
për të cilët qenia jote,
bëhet fshehtazi një qortim i përjetshëm.

Askush të mos qahet për inferioritetin, çfarëdo që të thuhet ai mbetet fuqi.

Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre.

Kush ka lindur i mençur dhe ka një prirje të veçantë, gjen te vetvetja ekzistencën më të mirë.

Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi, në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.

Çdokush kthehet gjithmonë tek vetvetja.

Më shumë se çdo gjë tjetër, karakteri i një personi duket nga ajo që ai mendon qesharake.

Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.

Të gjitha ligjet janë bërë nga burrat dhe pleqtë. Të rinjtë dhe gratë duan përjashtime. Burrat e vjetër, rregullat.

Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë.

Nëse Perëndia donte që unë të isha ndryshe, do të më bënte ndryshe.

Gjërat që kanë më shumë rëndësi nuk mund të jenë në mëshirën e gjërave me rëndësi më të vogël.

Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit.

Më pëlqenjnë të gjitha llojet e mendimeve, veçanërisht kur më inkurajojnë të shikoj më me kujdes të kundërtën dhe t'i balancoj ato.

Nuk ka ide liberale, vetëm ndjenja liberale.

Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.

Kur idetë dështojnë, fjalët mund të jenë shumë të dobishme.

Nëse ju pranoj siç jeni, do t'ju bëj më keq. Por nëse ju trajtoj ashtu sikur jeni të aftë për t'u bërë, unë do t'ju ndihmoj ta arrini.

Ju duhet të jeni diçka para se të bëheni diçka.

Vështirësitë rriten sa më afër i vijmë objektivit.

Mos luaj me dhimbjen tënde
Që të shqyen jetën si një skifter.
Edhe shoqëria më e keqe të bën të kuptosh

Që je një njeri në mes njerëzve të tjerë.

Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra.

Lakmia e shfrenuar për lumturi dhe veçananërisht ëndrrat që thuren mbi të, shkatërrojnë të gjtha të mirat e botës. Vetëm ai që çlirohet prej tyre dhe pushon së dëshiruari gjithçka që shikon rreth vetes, do të arrijë t'ia dalë mbanë.

(Letërshkëmbimi Gëte-Merk)

Unë kam për vete, aq sa nuk më tepron gjë.

Njeriu i zgjuar ndryshon mendimin e tij. Idioti kurrë.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages