Pse nuk trajtohen në mënyrë adekuate sëmundjet mendore? - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, January 24, 2018

Pse nuk trajtohen në mënyrë adekuate sëmundjet mendore?



Ekspertët kanë arritur në përfundimin se katër shkaqe kryesore çojnë në këtë situatë:

Paragjykimet dhe stigmatizimi si rezultat i injorancës dhe frikës jo vetëm për ata që vuajnë, por edhe familjet e tyre.
Mungesa e informacionit dhe edukimit në lidhje se cilat mund të jenë pasojat nëse këto çrregullime mbeten të padiagnostikuara dhe pa trajtimin e duhur dhe të përshtatshëm.
Mungesa e mirëkuptimit që do të ndihmojë për të anashkaluar këtë situatë.
Mungesa e burimeve adekuate për të siguruar ndihmë efektive për të sëmurët dhe familjet e tyre.

Sëmundja mendore është ende tabu edhe sot.
Me gjithë përpjekjet e bëra nga bashkësia e shëndetit mendor nëpërmjet informimit dhe ndërgjegjësimit në lidhje me sëmundjet mendore, ende duhet punë për të eliminuar paragjykimet dhe për të pranuar sëmundjen që të mos stigmatizohet.

Ne të gjithë duhet të kemi parasysh se sëmundja mendore nuk është aq larg nga dera jonë.
Ne shohim se sa janë rritur sot normat e depresionit dhe ankthit. Kush është ai që nuk ka përsëritur veprimet e kontrollit dhe ri-kontrollit nëse e ka kyçur derën apo jo, e ka hequr hekurin e rrobave nga priza apo jo, dushin, etj.
Le të mos kthejmë shpinën, dhe më e rëndësishmja nuk duhet bërë shaka me njerëzit vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore, nuk është diçka që ata e kanë zgjedhur!

Le të kuptojmë se kur ndiejmë një gjendje të keqe mendore, duhet patjetër të kontaktojmë një specialist ose një qendër të shëndetit mendor.
Më të mirë të na sigurojnë se nuk ndodh diçka e keqe, sesa të na ndodhë duke e injoruar dhe mohuar!

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages