Marrëdhëniet nga një distancë: pavarësisht sa çuditshme ose shqetësuese, me të vërtetë ndodh shumë shpesh rreth nesh. Shumë marrëdhënie nuk fillojnë kështu, por për shkak të kushteve, punës, studimit, shumë përfundojnë duke u parë vetëm disa ditë në vit.
Megjithatë, sa realiste është një marrëdhënie në distancë?
Shumica e njerëzve besojnë se dashuria në distancë ka një datë skadimi që vjen shumë më shpejt sesa në një marrëdhënie konvencionale. Pa dyshim, çiftet që jetojnë veç e veç kanë vështirësi dhe pengesa të mëdha. Disa i'a dalin, të tjerë jo.
Marrëdhëniet në distancë rrezikojnë nga pasiguria dhe xhelozia?
Armiku më i madh i marrëdhënieve në distancë është pasiguria, dyshimi dhe kështu xhelozia.
Rrënimi i një marrëdhënie të tillë mund të fillojë shumë lehtë, nga diçka e vogël dhe e parëndësishme, e cila ekzagjerohet për shkak të largësisë dhe mungesës së komunikimit të drejtpërdrejtë.
Kur partneri është larg, gjithçka mund të duket e rëndësishme dhe e parëndësishme në të njëjtën kohë. Shumë shpesh, distanca krijon një vakum emocional dhe seksual, i cili mund të mbulohet - ndonëse përkohësisht - nga dikush tjetër.
Ekzistenca e një personi të tretë dhe një marrëdhënie e fshehtë, është qartë një nga problemet kryesore të marrëdhënieve në distancë.
Zakonisht, hendeku emocional i krijuar çon në tjetërsim, i cili është shkaku kryesor i ndarjes.
Mardhëniet në distancë rezistojnë kur janë të testuara
Marrëdhëniet dhe dashuria jo gjithmonë kërkojnë kontakt të përditshëm. Shumë marrëdhënie mund të ruhen edhe nga një distancë për një kohë të gjatë.
Nëse dashuria është e freskët dhe të dy partnerët nuk kanë arritur të krijojnë lidhje të ngushta, atëherë padyshim ka problem.
Megjithatë, një marrëdhënie e vërtetuar që bazohet në dashuri dhe interes të vërtetë mund të mbijetojë dhe të rinovohet.
Ndoshta për disa njerëz, distanca mund të luajë një rol katalitik për të kuptuar se partneri i tyre është me të vërtetë njeriu që ata duan të ndajnë jetën e tyre.
Ndoshta përsëri, distanca dhe mungesa mund të forcojë lidhjet ndërmjet partnerëve, pasi ata kanë provuar forcën e tyre dhe kanë kapërcyer shumë pengesa së bashku.
Sekreti i marrëdhënieve në distancë
Sekreti i marrëdhënieve në distancë, është ndershmëria dhe komunikimi. Njerëzit të cilët janë larg, duhet të mbajnë partnerët e tyre të informuar për çështjet e mëdha dhe të vogla, për të ndarë fakte të rëndësishme dhe vogëlsira që ndodhin në jetën e tyre të përditshme, në mënyrë që të mos humbasin kontaktin dhe lidhjen e tyre.
Kur njëri është pjesë e jetës së përditshme të tjetrit, madje edhe nga një distancë, lidhjet në të vërtetë mund të mbahen.
Po, sytë që nuk shihen shpejt harrohen, por në fund kush tha se rregullat nuk kanë përjashtime?
No comments:
Post a Comment