Një ditë, të gjitha emocionet dhe vlerat njerëzore u mblodhën në një pjesë të tokës.
Çmenduria pasi i'u prezantua 3 herë Mërzitjes, i sugjeroi të luajnë kukafshehti.
Interesi ngriti vetullën dhe priti për të dëgjuar,
ndërsa Kurioziteti pa qenë në gjendje të përmbahet pyeti: çfarë është kukafshehti?.
Entuziazmi filloi kërcejë së bashku me Euforinë dhe Hareja filloi të hidhet lart e poshtë për të bindur Dilemën dhe Apatinë
të cilave kurrë dhe asgjë nuk u interesonte të luajnë dhe ata. Por kishte shumë që nuk donin të luanin.
E Vërteta nuk dëshironte të luante, sepse e dinte se në një moment do ta zbulonin.
Arroganca e shihte lojën si të pakuptimtë dhe Frika nuk donte të rrezikonte.
1,2,3 ... Filloi të numërojë Çmenduria. E para që u fsheh ishte Dembelizmi, dhe meqë përtonte u fsheh në shkëmbin e parë që gjeti.
Besimi u hodh në qiell dhe Xhelozia u fsheh në hijen e Triumfit, i cili me forcë arriti të ngjitet në pemën më të lartë.
Bujaria nuk mund të fshihej, sepse çdo vend që gjente i dukej vend i mrekullueshëm për t'u fshehur një mik i saj,
kështu që ajo vetë u fsheh në një rreze dielli.
Egoizmi përkundrazi, menjëherë gjeti një vend të fshehtë dhe të përshtatshëm vetëm për të.
Gënjeshtra u fsheh në fund të oqeanit. Pasioni dhe Ndjenja u fshehën në një vullkan.
Dashuria nuk kishte gjetur ende diku për t'u fshehur.
I gjente të gjitha vendet e fshehta të zëna, derisa gjeti një shkurre me trëndafila dhe u fsheh atje.
... 999 ... 1000 !!! numëroi Çmenduria dhe filloi të kërkonte. I pari që gjeti ishte Dembelizmi, pasi ai nuk ishte fshehur dhe larg.
Pastaj gjeti Besimin që fliste në qiell me Perëndinë.
Ndjeu ritmin e Ndjenjës dhe Pasionit në thellësinë e vullkanit dhe pasi gjeti Xhelozinë, nuk ishte e vështirë për të gjetur dhe Triumfin.
I gjeti të gjithë përveç ...... Dashurisë. Çmenduria kërkonte kudo, prapa çdo peme, nën çdo gur, në çdo majë malore, por asgjë!
Kur pothuajse ishte gati të heqë dorë, gjeti një shkurre me trëndafila dhe filloi ta tundi me nervozizëm derisa dëgjoi një ankesë dhimbje.
Ishte dashuria që gjembat e trëndafilit i kishin lënduar sytë.
Çmenduria nuk dinte si ta ndreqte, qante, kërkonte falje dhe në fund premtoi të bëhej udhërrëfyesi i Dashurisë.
No comments:
Post a Comment