Zgjedhja e partnerit me ndjenjë dhe logjikë - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Friday, January 26, 2018

Zgjedhja e partnerit me ndjenjë dhe logjikë


Pyetjes se si bëhet zgjedhja e partnerit, ekspertët përgjigjen se zgjedhja është e bazuar në atë që kemi përjetuar, pra, në përvojat tona, dhe personalitetin që kemi formuar.

Natyrisht në përzgjedhjen e partnerit janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm:

1. Kimia mes nesh dhe objektit të dëshirës sonë

2. Instinkti ynë

Megjithatë insistojmë se nuk duhet të përparojmë në zgjedhjen e partnerit vetëm nga emocionet tona, por të shtojmë dhë një dozë të fortë të gjykimit logjik para se të vendosim dhe veprojmë.

Sidomos në qoftë se ndjenjat janë shumë të forta, si në dashuri në shikim të parë, mirë është të mos rrëmbehemi, por t'i japim një mundësi arsyes sonë logjike të dëgjohet gjatë stuhisë emocionale që shkatërron mendjen dhe zemrën tonë.

Sipas psikologëve dhe hulumtimet e bëra, duket se nuk është dashuria me shikim të parë që të çon në dashurinë e vërtetë që zgjat, por tërheqja që zhvillohet gradualisht tek njerëzit që nuk "çmenden" në shikim të parë.

Mundet që tërheqja momentale mes dy personave, do të thotë që materiali i tyre gjenetik përshtatet mes tyre, por sigurisht përputhja e dy njerëzve të pjekur dhe të plotë që më vonë do të çojë në dashuri, është larg.

Prandaj, në momentin që ndjeni se j'u priten gjunjët në imazhin e të huajt simpatik përballë jush, mendoni se nuk dini asgjë në lidhje me këtë njeri dhe se zgjedhja e partnerit nuk mund të bazohet vetëm në karakteristikat e jashtme të dikujt, sado simpatik të jetë.

Pyesni veten një moment: është dashuria e verbër kur i hiqni syzet e logjikës?

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages