Dashuria në Facebook - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, January 27, 2018

Dashuria në Facebook


Dashuria në Facebook ekziston dhe lulëzon ... Sot Facebook është bërë një vend njohjesh, ku shpesh lind dashuria dhe rezultojnë marrëdhënie ndërmjet anëtarëve të saj.


Deri para disa viteve  askush nuk mund të kishte imagjinuar se dashuria mund të trokasi në derën tonë përmes një faqe interneti si Facebook,
ku dikush mund të ngarkojë këngë, fotografi dhe komente mbi atë që miqtë e tij thonë.

Sidoqoftë, Facebook është një vend ku frekuentojnë miliona njerëz nga e gjithë bota, ku nuk do të mundej të mungonte dashuria nga këtu.

Pse ka dashuri në Facebook?

Facebook dhe të tjera social media, na ofrojnë një mënyrë të sigurt dhe mjaft të lehtë për të treguar interesin tonë në atë që duam, pa u lodhur dhe pa ekspozuar veten në mënyrë të veçantë.

Kur jemi ballë për ballë me dikë, mund të "ekspozojmë veten" duke zbuluar aspektet e karakterit tonë që duhet t'i fshehim, një të metë që mund të ketë në pamjen tonë apo ankthin tonë.

E kundërta në Facebook, mund të fshihemi pas mundësive që na jep sistemi, me lojrat, mesazhet e ndryshme të paqarta, ose komentet e zgjuara në fotot e të tjerëve.

Prapa ekranit të kompjuterit dhe anonim në Facebook, shumë besojnë se kanë gjetur një vend të fshehtë të përsosur.

Komunikimi nëpërmjet internetit veçanërisht ndihmon njerëzit e ndrojtur, të cilët nuk kanë vetëbesim dhe personalitetin e çliruar.

Kjo me të vërtetë është më e lehtë për të hapur shpirtin, të flirtoj dhe për të zbuluar gjëra në lidhje me veten e tij në mënyrë të sigurt.

Gjithashtu është e lehtë për të paraqitur aspektet pozitive të karakterit të tij, dhe të fshehi negativet, sepse kështu beson se në Facebook do të jetë më shumë person interesant si një person, sesa në realitet.

Edhe po të përjetojë një refuzim në formë elektronike, nuk ka të njëjtin efekt si në realitet, sepse tjetri mund të refuzohet për çdo lloj arsye.
Është sikur dikush të mendojë se nuk i intereson personalisht sepse personi tjetër e refuzoi atë pa e njohur në të vërtetë.

Në Facebook, çdo përdorues mund të përcaktojë orientimin seksual lehtë, gjë që nuk do ta bënte në rrethana të tjera.

Fsheh kurthe dashuria në Facebook?

Shumë psikologë dhe sociologë thonë se dashuria në Facebook mund të fshehi shumë kurthe, sepse shumë njerëz mund të deklarojnë informacion të rremë për të mashtruar.

Por përveç elementeve dhe profileve fiktive, dashuria në Facebook mund të ketë pasoja të tjera të pakëndshme.
Nuk janë pak raste ku njerëzit që janë ndarë në konflikt, panë fotot e momenteve të tyre intime në Facebook, si dhe dërgimi i tyre në miqtë dhe të njohurit.
Dashuria në Facebook mund të bëhet hakmarrja në Facebook, me pasoja shumë të dhimbshme për personalitetin dhe karakterin tonë.



No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages