Thënie nga Socrates - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, January 27, 2018

Thënie nga Socrates



Bëni like në faqen tonë në Facebook

- Të kesh shumë nuk do të thotë se i'a kalon mirë, por fakti që i'a kalon mirë është pasuri!

- Asnjëherë mos jepni diçka që do t'ju mungojë, sepse do të fajësoni atë që e mori.

- Më mirë të bëhesh nxënës në pleqëri sesa të largohesh nga kjo botë i paditur.

I vetmi burrë i mençur është ai që kurrë nuk u besoi fjalëve të grave.

- Çështja nuk është se kush dë të dalë fitues nga bashkëbisedimi jonë, por si të ndihjmojmë që të dy që të fitojë e vërteta.

- Martohuni ose mos martoni. Çfarëdo që të bëni, do të pendoheni.

- Dhe në jetë është shumë keq që ndërsa shumica e njerëzve janë budallenj, mendojnë se janë të zgjuar.

- Ajo që unë shoh nuk është ajo që unë mendoj.

"Nuk bëj asgjë, por unë do të përpiqem t'ju bind, të rinj apo të vjetër, që të mos mendoni për atë që posedoni, por mbi të gjitha të kujdeseni për përmirësim më të madh të shpirtit. 

- Virtyti nuk bëhet nga paratë, por nga virtyti vijnë paratë. Ky është mësimdhënia ime, dhe nëse kjo është një doktrinë që korrupton të rinjtë, unë jam një njeri i keq ".

- Dikush pyeti Sokratin si mund të bëhej i pasur, dhe Sokrati u përgjigj: "Nëse bëhesh i varfër në dëshira"

- "Nuk ka nevojë për tempuj, nuk ka nevojë për filozofi të komplikuara. Truri im dhe zemra ime janë tempujt e mi, mirësia është filozofia ime".

- Unë nuk ndërhyj në vullnetin e lirë të tjetrit nëse nuk e di përfitimin.

- "Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në botë, është të jesh ajo që vërtet jeni, dhe nëse vëreni, do të shihni se të gjitha virtytet njerëzore rriten dhe forcohen me praktikë."

- Më mirë të kontrollosh të tuat sesa sjelljet të huajve.

- Fustanet deri në fund të këmbëve pengojnë trupin, ndërsa pasuritë e shumta, shpirtin.

- Pasuria dhe origjina fisnike nuk japin asnjë vlerë, përkundrazi ato janë shumë të këqija.

- Kur Sokrati u pyet se kush ishin të lumtur, ai tha: "Ata që kanë mendim etik dhe logjik".

- Ai që ngjan më shumë si Perëndia është ai që nuk është i varur nga asgjë.

- Ata që lënë pas dore vëllezërit e tyre dhe kërkojnë të bëjnë miq të tjerë, u ngjajnë atyre që braktisin tokat e tyre pa kultivuar dhe kultivojnë të huajat.

- Njeriu i mirë është i dobishëm

- Njeriu i matur dhe i mençur që e njeh veten dhe e çmon, nuk ka arsye për zili. Por budallenjtë vuajnë gjithmonë nga kjo sëmundje.

- Mençuri është të dish se sa pak di.


Burrat duhet t'u binden ligjeve të qytetit dhe gratë duhet t'u binden burrave. 

- "Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë."


- Më i pasuri është ai që kënaqet me minimumin. Sepse pasuria që vjen nga natyra është vetë-mjaftueshmëri.

- Fillimi i diturisë është njohja e injorancës.


"Dituria e vërtetë vjen për secilin prej nesh kur e kuptojmë se sa pak dimë për jetën, veten dhe botën rreth nesh."


- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.


-  Ndonjëherë ne ndërtojmë mure, jo për të mbajtur njerëzit jashtë, por për të parë se kush interesohet mjaft për prishjen e tyre.


- Arsimi, ashtu si një tokë pjellore, sjell të gjitha të mirat.


- Nëse nuk merrni atë që dëshironi, do të vuani. Nëse merrni diçka që nuk doni, përsëri do të vuani. Edhe kur merrni pikërisht atë që doni, ende mund të vuani për shkak se nuk mund ta mbani atë përgjithmonë. Mendjet tona janë programuar të jenë të pakënaqshme.


- Kur Sokrati u pyet se çfarë është trimëria, ai tha: "Lëvizja e shpirtit dhe trupit".

- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.


- "Fjalët e gabuara nuk janë vetëm të dëmshme, por ndotin edhe shpirtin tuaj."

- Jetën e pa-eksploruar nuk i'a vlen ta jetojë asnjë.


- "Njerëzit pa vlerë jetojnë vetëm për të ngrënë dhe pirë. Njerëzit me vlerë, hanë dhe pijnë vetëm për të jetuar. "

- Është e vështirë për të ndërtuar një projekt pa bërë gabime, por është e vështirë edhe pse bën diçka të pagabueshme të mos biesh në kritikë të padrejtë.


- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.


- Virtyti nuk vjen nga paratë.


- "Nuk bëj asgjë, por do të përpiqem për t'ju bindur, të rinj apo të vjetër, të mos mendoni ato që keni, por veçanërisht të kujdeseni për përmirësimin më të madh të shpirtit. Virtyti nuk është bërë nga paratë, por nga virtyti vjen paraja. Ky është mësimi im, në qoftë se kjo është doktrina që korrupton të rinjtë, unë jam një njeri i keq. "


- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.


- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.


- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.


- Duhet të jesh vetvetja. Mos u shtirni!


- Popull aktiv, udhëheqës krijues. Popull pasiv, udhëheqës shkatërrues.

- "Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në botë, është të jesh në të vërtetë ai që je dhe nëse vëzhgoni, do të shihni se të gjitha virtytet njerëzore rriten dhe forcohen me praktikën. "


- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.


- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.


- Do të jesh i pasur kur ti e kupton se keni mjaft.


- Nëse humbni kohë për të fituar hapësirë, është e padobishme. Ndërsa nëse në hapësirë fitoni kohë, është mençuri, e cila është hapësirë brenda në kohë.

"Është i pasur ai i cili është i kënaqur me pak. Kënaqshmëria është pasuria natyrore, luksi është varfëria artificiale. "


- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.


- Jeta nuk është e vlefshme, kur nuk është e dedikuar për një qëllim të caktuar.


- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.


- Jeta është e mbushur me pyetje, por idiotët kanë të gjitha përgjigjet.

- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.


- Eksploroni të gjithë botën.


- "Unë nuk jam një athinas as një grek, por një qytetar i botës."


- Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.


- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.


- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.


- Sekreti i ndryshimit është që të përqëndrohen të gjitha energjitë tuaja, jo për të luftuar të vjetrën, por në ndërtimin e të resë.


- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.


- "Kërkimi është fillimi i urtësisë. "


- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.


- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.


- "Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mendjet e dobëta diskutojnë për të tjerët."


- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.


- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë  por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.


- Mos e shuani kurrë kuriozitetin tuaj!


- "Unë jam personi më i mençur që jetoj, sepse e di një gjë dhe kjo është, se nuk di asgjë".

- "Unë jam disi më i mençur në lidhje me këtë vetëm: se të paktën unë nuk mendoj se e di atë që nuk e di. "


- "Mençuria e vërtetë vjen tek secili prej nesh kur kuptojmë sa pak dimë për jetën, veten dhe botën rreth nesh".

- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.


- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.


- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.


- "Fjalët e gabuara nuk janë vetëm të dëmshme, por infektojnë me ligësi dhe shpirtin."


- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.


- Të huajt humbasin në rrugët e panjohura, dhe njerëzit analfabetë humbasin në problemet e jetës.
- Ai i cili nuk është i kënaqur me atë që ai ka, nuk do të jenë të kënaqur edhe me atë që ai do të donte që të ketë


- Të huajt humbasin në rrugët e panjohura, dhe njerëzit analfabetë humbasin në problemet e jetës.


- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.



© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages