Thënie për injorancën - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, April 01, 2017

Thënie për injorancën


➤ Mjerë ata që nuk e dinë se nuk dinë ato që nuk dinë.


- Në miqësi dhe në dashuri, jemi shpesh të lumtur në sajë të atyre që injorojmë, jo për ato që dimë.

- Mund të frikësoheni vetëm nga ato që mendoni se dini.

Injoranca çon në frikë. Frika çon në urrejtje. Urrejtja çon në dhunë. Ky është ekuacioni.

- Të dish se nuk di është më e mira. Të pretendosh se di kur nuk e di, është sëmundje.

- Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa hënë dhe pa yje.

- Është e pamundur për një njeri të mësojë ato që ai mendon se tashmë di.

- Ata që kurrë nuk kanë vuajtur, nuk dinë asgjë. Nuk dinë as të mirën as të keqen. Ata nuk njohin njerëzit. Nuk njohin as dhe veten e tyre.

- Për budallenjtë, e cekta ngjan me thellësi. Për injorantët, thellësia është e pakonceptueshme. Kjo shpjegon admirimin e njerëzve për ato që nuk i kuptojnë.

- Ai që nuk di asgjë është më afër të vërtetës se sa ai që mendja e tij është e mbushur me gënjeshtra dhe gabime.

- Të kuptosh se jeni injorant i fakteve, është një hap i madh drejt diturisë.

- Kolombi, kur u nis, nuk e dinte se ku ishte duke shkuar, dhe kur arriti, nuk e dinte se ku ishte.

- Entuziazmi është fëmija e injorancës.

- Të ruhesh nga njeriu i një libri.

- Unë jam agnostik. Nuk pretendoj se di ato te cilat të paditurit janë të sigurt. Clarence Darrow

- Jetojmë në një ishull, i rrethuar nga një det i injorancës. Kur ishulli i njohurive tona rritet, kështu ndodh dhe me bregun e injorancës sonë. John Archibald Wheeler

- Shumica janë gjëra të kota që ne dimë, nga ato të nevojshmet që ne injorojmë. Vauvenargues

- Frika gjithmonë fillon nga injoranca. Ralph Waldo Emerson

- Jetojmë në një shoqëri krejtësisht të varur nga shkenca dhe teknologjia, ku pothuajse askush nuk di asgjë në lidhje me shkencën dhe teknologjin. Carl Sagan

- Ato që dimë janë pak, ato që injorojmë janë të pafundme. Pierre-Simon Laplace

- Një dashuri, një karrierë, një revolucion. Kaq shumë gjëra që dikush fillon duke injoruar daljen. Jean-Paul Sartre

- Duke folur në lidhje me atë që injoron, në fund e mëson. Albert Camus

- Injoranca nuk është pafajësi, është mëkat. Robert Browning

- Gjithmonë dikush admiron atë, që në fakt, nuk e kupton. Eleanor Roosevelt

- Problemi me shumicën e njerëzve nuk është injoranca e tyre, është se dinë shumë gjëra që nuk janë të drejta. Josh Billings

- Vetëm Sokrati e dinte, pas një jete vazhdimisht e mundueshme, se ai nuk dinte asgjë. Tani çdo nxënës i shkollës së mesme e di. Si përfundoi kaq e lehtë? Allan Bloom

- Që të jetë dikush absolutisht i sigurt për diçka, duhet të di gjithçka, ose pothuajse asgjë në lidhje me atë.

- Të vetmet gjëra që dikush mund të admirojë për kohë të gjatë, janë gjërat që admiron pa e ditur pse. Jean Rostand

- Nëse njohuria krijon probleme, injoranca me siguri nuk mund t'i zgjidhë. Isaac Asimov

- Sa më pak dimë, aq më shumë dyshojm. Josh Billings

Ç'është më e keqja: injoranca apo indiferenca?
Kush e di ... çfarë më intereson ...
Dituria është një keqkuptim. Mungesa e njohurive është injorancë e verbër.

Injoranca është nëna e arrogancës, ndërsa edukimi lind modestinë.

Dituria është fuqi, injoranca është superfuqi.

Injoranca i bën njerëzit të guximshëm, por arsyetimi i tyre i bën ata hezitues.

Injoranca njerëzore ka mënyrën e vet të ngushëllimit. Kur nuk di ose kupton diçka, atëherë e quan marrëzi.

Njeriu i ditur e njeh injorantin, sepse ai vetë ishte injorant. Përkundrazi, injoranti nuk e njeh të diturin, sepse ai vetë nuk ka qenë kurrë i ditur.

Injoranti është si dajre: bën zhurmë falë zbrazëtisë së tij.

Asgjë më e tmerrshme se injoranca aktive.

Asgjë nuk i bashkon njerëzit aq shumë sa mungesa e intelektit.

Arroganca e dijes është më e keqe se injoranca.

Ajo që dimë është zero, ajo që ne injorojmë është e pafund.

Kur dituria është një detyrë, injoranca është një krim.

Ashtu si kafsha e egër që ka mësuar të jetojë në errësirë, fillimisht nuk e duron dritën, ashtu dhe injoranti nuk e duron dijen.

Budallai, siç thoshte Sokrati, nuk është ai që nuk kupton asgjë, por ai që mendon se kupton gjithçka, ai që injoron se është idiot. Ju e kuptoni marrëzinë vetëm kur e humbni.

Injoranca është shkaku i gjërave të këqija te njerëzit.

Gjëja e parë që injoron dikush është madhësia e injorancës së tij.

Çfarë është më e keqe: injoranca apo indiferenca? Nuk e di, nuk më intereson.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages