Thënie nga Platon - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, March 29, 2017

Thënie nga Platon


➤ Çdo njeri mund të dëmtojë, por jo të gjithë mund të ndihmojnë dikë tjetër.

Opinion munden të kenë të gjithë, njohuri për të pasur opinion, kanë?

- Kurrë asnjë, (as Zot) as njeri i matur, nuk ka këshilluar dikë të neglizhojë prindërit e tij.

- Lejoni që prindërit t'u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasuri por frymën e respektit.

- Siç thonë ndërtuesit, gurët e mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa gurët e vogël.

Si mund ta provosh nëse po flejmë në këtë moment dhe të gjitha mendimet tona janë një ëndërr ose nëse jemi zgjuar dhe po flasim me njëri-tjetrin?

- Një vendim i mirë bazohet në njohuri dhe jo në numra.

- Nga të gjitha Perënditë, dashuria është miku ynë më i mirë, ndihmës dhe shërues në sprovat që mbyllin rrugën drejt lumturisë.

- Guximi është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

Platoni, pranoi barazinë e mundshme të grave dhe burrave, duke thënë se gratë nuk ishin të barabarta me burrat në fuqi dhe virtyt, por ishin të barabartë me ta në logjikë dhe aftësi.

Platoni tha se arsimi është dielli i dytë për njerëzit.

- Të gjitha të këqijat janë të rrënjosura në paditurinë dhe prej andej marrin fuqinë e tyre për të shpërthyer.

- Njeriu - një ekzistencë që kërkon kuptimin.

- Antisteni u zgjat shumë në një leksion dhe Platoni i bëri vërejtje: «Ti injoron se masa e të folurit nuk është ai që flet, por ai që dëgjon».

-  Barazia krijon dashuri.

- Një hero lind në mes të 100, një i mençur në mes të 1.000, por një njeri i kompletuar nuk mund të gjendet as në mes të 100.000.

- Pothuajse askush nuk është në gjendje të bëjë dy profesione ose dy arte siç duhet.

I drejti e mëson fëmijën të tregojë të vërtetën gjatë gjithë jetës së tij.

Bashkimi i shpirtit me trupin nuk është aspak më superior se ndarja e tyre.

- Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si ai që vjedh shumë, por me më pak fuqi.

E vërteta përmes arsyes dhe emocionit bëhet një gënjeshtër

- Sjellja e njeriut rrjedh nga tre burime kryesore: dëshirë, emocion, dhe njohuri.

Nuk duhet të interesohemi shumë për atë që shumë njerëz do të thonë për ne, por çfarë do të thotë secili që di mirë për të drejtën dhe të padrejtën, d.m.th.një, dhe kjo do të jetë e vërteta.

- Drejtësi do të thotë se çdo kush të kujdeset për punën e tij dhe të mos ndërhyjë në punët e të tjerëve.

- Muzika është një ligj moral. Ajo i jep shpirt universit, krahë mendjes, fluturim imagjinatës, dhe bukuri dhe hare jetës dhe gjithçkaje.

- Asnjë ligj apo dispozitë nuk është më e fortë se të kuptuarit.

- Shkenca nuk është asgjë më shumë se perceptimi.

Çdo zemër këndon një këngë, të paplotë, derisa një tjetër zemër pëshpëriti në përgjigje. Ata që duan të këndojnë gjithmonë gjejnë këngë. Nga prekja e dashurisë të gjithë bëhen poetë.

- Fillimi është pjesa më e rëndësishme e projektit.

- Shoqëria e cila nuk ka as varfëri as pasuri, gjithmonë do të ketë parimet fisnike.

Maturia: harmonia e shpirtit në çështjet e udhëzimit dhe nënshtrimit.

- Asnjë punë e administratës së qytetit nuk është e rezervuar për gruan si grua apo burrin si burrë, por për nga natyra aftësitë ndahen në mënyrë të barabartë midis të dyve, dhe në të gjitha profesionet si burri ashtu edhe gruaja kanë të drejtë në profesion.

- Ekzistojnë tri kategori njerëzish: të dashuruarit e diturisë, të dashuruarit e nderit dhe të dashuruarit e fitimit.

- Nuk ka asnjë të keqe për të përsëritur një veprim të mirë.

- Qeveritarët e shtetit janë personat e vetëm që kanë privilegjin të gënjejnë, qoftë në shtëpi apo jashtë, ndoshta mund të lejohen të gënjejnë për të mirën e shtetit.

- Ky qytet është ai që është për shkak se qytetarët e tij janë ata që janë.

- Ne jemi të armatosur dy herë në qoftë se luftojmë me besim.

- Mundemi lehtë të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira, tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit janë të frikësuar nga drita.

- Kur flasin keq për ty, jeto në mënyrë që askush të mos mund t'i besojë ata.

- Kur ka tatim në të ardhurat, njeriu i drejtë do të paguajë më shumë, dhe i padrejti më pak për të njëjtën sasi të të ardhurave.

- Të mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë.

- Skllevërit dhe tiranët kurrë nuk do të bëhen miq.

"Ajo që shumica e njerëzve e quajnë paqe nuk është gjë tjetër veçse një fjalë e thjeshtë.
Në realitet, ekziston një luftë e padeklaruar dhe e vazhdueshme midis të gjitha shteteve, një luftë e imponuar nga ndonjë ligj natyror ".

- Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojnë njohuri.

- Njohuria pa drejtësi duhet të quhet dinakëri, dhe jo inteligjencë.

- Kur një gjë është bërë mirë dhe me arsyetimin e duhur, quhet e bukur. Kjo vlen dhe për dashurin.

- Një vendim i mirë bazohet në njohuri dhe jo në numra.

- Njohuria që fitohet me detyrim nuk ruhet në kujtesë.

- Një mendim i mirë, i cili është pranuar nga të gjithë në një shtet, bëhet ligj.

Çdo zemër këndon një këngë, të paplotë, derisa një tjetër zemër pëshpëriti në përgjigje. Ata që duan të këndojnë gjithmonë gjejnë këngë. Nga prekja e dashurisë të gjithë bëhen poetë.

Frika: trazira psiqike të shkaktuara nga parashikimet e së keqes.

Shkenca është krijuesi i lumturisë njerëzore.

- Nga të gjitha fitoret, e para dhe më e mira është të mposhtim veten.

- Si mund ta provosh nëse po flejmë në këtë moment dhe të gjitha mendimet tona janë një ëndërr ose nëse jemi zgjuar dhe po flasim me njëri-tjetrin?

- Njeriu - një ekzistencë që kërkon kuptimin.

- Lejoni që prindërit t'u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasuri por frymën e respektit.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages