➤ Familja është shoqata e krijuar nga natyra për tu shërbyer nevojave të përditshme të njeriut.
- Varfëria pa borxhe është një pasuri e madhe.
- Zemrat fisnike nuk kanë vend për urrejtje.
- Më mirë i çmendur me të gjithë, se sa i kujdesshëm dhe vetëm.
- Lumturia e vetvetes është e mjaftueshme.
- Nënat i duan fëmijët e tyre më shumë se etërit e tyre. Kjo është për shkak se, së pari, lindja e fëmijës është e dhimbshme, dhe së dyti, janë të sigurt se fëmijët që lindën janë pjellë e tyre.
- Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.
- Në mënyrë tipike, kujtesën më të fortë e kanë ata që janë të ngadalshëm në të kuptuarit.
- Të gjitha veprimet e njeriut kanë si shkak një prej shtatë vijimeve: shans, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.
- Njerëzit e mençur mësojnë edhe prej armiqëve të tyre.
- Njeriu është natyrshëm social dhe politik. Ai që mund të jetojë larg nga shoqëria njerëzore është ose kafshë ose zot.
- Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye apo pa një parim.
- Ato që i di, bëji. Ato që nuk i kupton, mësoji.
- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.
- Është karakteristikë e zemërgjerësisë të njeriut të mos kërkojë favore, por të jetë i gatshëm për t'u bërë mirë të tjerëve.
- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.
- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.
- Çdokush mund të zemërohet, kjo është e lehtë. Por të zemërohesh me personin e duhur, në masën e duhur, për arsyen e duhur në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është e lehtë.
- Bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.
- Për të hartuar një fjalim njeriu duhet t’i studiojë tri pika: së pari, mjetet e arritjes së bindjes; së dyti, gjuha; së treti, organizimi i përshtatshëm i pjesëve të ndryshme të fjalimit.
- Të ushtrosh pushtet është kënaqësi supreme.
- Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë. Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.
- Zgjedhja dhe jo fati përcaktojnë destinacionin tënd.
- Dashuria është një shpirt që banon në dy trupa.
- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.
- Gjërat që duhet të bëni, i mësoni duke i bërë.
- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.
- Në parim, ju duhet të keni një ide specifike, të qartë - një qëllim. Së dyti, të keni mjetet për të arritur qëllimin tuaj - urtësi, para, materiale, metoda. Së treti, përqëndrohuni në qëllimin tuaj. Njerëzit janë qenie që duan të kenë qëllime. Jeta jonë ka kuptim vetëm kur përpiqemi për të arritur qëllimet tona.
- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.
- Ekzistojnë dy lloje të privimit: privimi i të domosdoshmes për të varfërit dhe privimi nga të panevojshmet për të pasurit ...
- Varfëria është prind i revolucionit dhe krimit.
- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.
- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.
- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.
- Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.
- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.
- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.
- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.
- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri sesa ndjen.
- Pasuritë, shpenzimet e vogla i zhdukin.
- Mashkulli është për nga natyra superior dhe femra inferiore dhe njëri dominon dhe tjetri dominohet, ky parim i nevojshëm vlen për të gjithë racën njerëzore...
- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri se të marrin.
- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia ai do të ishte kafsha më e keqe.
- Lumturia u përket atyre që i mjaftojnë vetvetes.
- Jo puna, por natyra është e përjetshme.
- Shumica e atyre që do të bëhen në të ardhmen, janë të njëjta me ato që janë bërë.
- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.
- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.
- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.
- Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.
- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë
- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.
- Askush nuk e do atë që e ka frikë.
- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.
- Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.
- Ajo që kam arritur me filozofinë është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë ligjet.
- Gruaja ka vullnet por të dobët.
- Nëse ne jemi ajo që vazhdimisht bëjmë, përsosmëria, atëherë nuk do të jetë një veprim por një zakon.
- Askush nuk e do atë që ka frikë.
- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.
- Nuk ka asgjë më e pabarabartë se trajtimi i barabartë i të pabarabartëve.
- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.
- "Ne nuk e dimë të vërtetën nëse nuk kemi njohuri për kauzën".
- Homeri i ka mësuar të gjithë poetët e tjerë artin e të treguarit të gënjeshtrave me zotësi.
- Profesionet shtëpiake të burrit dhe gruas janë të ndryshme sepse ai duhet të "sjellë" dhe ajo duhet të "mbajë".
- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.
- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.
- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.
- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit.
- "Kur gjërat nuk bëhen siç duam, atëherë ne duhet t'i duam siç bëhën"
- Në parim, ju duhet të keni një ide specifike, të qartë - një qëllim. Së dyti, të keni mjetet për të arritur qëllimin tuaj - urtësi, para, materiale, metoda. Së treti, përqëndrohuni në qëllimin tuaj. Njerëzit janë qenie që duan të kenë qëllime. Jeta jonë ka kuptim vetëm kur përpiqemi për të arritur qëllimet tona.
- Njeriu që është egoist, krenohet që ka mësuar shumë, por njeriut të mençur i vjen keq që nuk ka mësuar më shumë.
- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.
- Ai që ka lindur për të dhënë, mund të gjejë rrugën e tij. Ai që ka lindur për të marrë, nuk e gjen kurrë.
- Mendja e kupton vetveten, ndërsa mendimi ka nevojë që truri të mendojë.
- Është karakteristikë e njeriut shpirtmadh që të mos kërkojë mirësi, por të jetë gati për të bërë mirë për të tjerët.
- Dashuria përmban të gjitha kuptimet dhe të gjitha kuptimet së bashku e bëjnë dashurinë.
- Rivaliteti është tendenca që njëri të arrijë tek tjetri, i cili e admiron ose ta tejkalojë atë, pa ndier zili për epërsinë e tjetrit.
- I riu nuk është me përvojë, sepse përvoja fitohet pas një kohe të gjatë.
- Edukimi dhe praktika e virtytit çojnë mbi të gjitha në një jetë të ndershme.
- Virtytet e të rinjve janë maturi dhe guxim.
- Edukimi dhe virtyti e çojnë njeriun në një jetë të ndershme.
- "Shumica e dëshirave janë të shoqëruara nga disa kënaqësi. Sepse njerëzit, ose për shkak se kujtojnë ato që kanë arritur ose për shkak se shpresojnë t'i arrijnë, ndiejnë kënaqësi ".
- Mendimi ka nevojë për trurin dhe truri për trupin. Mendja ka nevojë për shpirtin dhe shpirti për frymën.
- Të gjitha virtytet janë përgjithësisht në drejtësi.
- Drejtësia është e verbër, por gjyqtarët shohin. Drejtësia është e verbër që të mos shohë gjyqtarët apo gjyqtarët e kanë verbuar drejtësinë që të mos i shohin ata?
- Drejtësia është një e mirë e madhe shoqërore.
- Nuk ka asnjë të ri me përvojë, sepse numri i viteve krijon përvojën.
- Mos i hidhni ndjenjat dhe mendimet tuaja në të tjerët, sepse i infektoni, por gjithashtu mos merrni nga të tjerët që të mos infektoheni.
- Është karakteristikë e një mendje të ditur të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.
- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.
- "Lumturia varet nga vetja jonë"
- Dikush e pyeti Aristotelin pse njerëzit duan të shkojnë në vende të bukura dhe të rrijnë me persona të pashëm, dhe Aristoteli u përgjigj: "Është një pyetje që vetëm një njeri i verbër do të bëjë"
- Aristoteli besonte se burrat dhe gratë ndryshojnë nga natyra si në pamje ashtu edhe në shpirt.
- Aristoteli besonte se një grua është e nderuar të shohë që burri i saj është besnik i saj dhe se ai nuk preferoi një grua tjetër, por mbi të gjitha dashuron, beson dhe e konsideron të tijën vetëm atë.
- Aristoteli shkroi se burri duhet t’i sigurojë gruas së tij pëlqim, besim dhe përkushtim, në mënyrë që pavarësisht nëse ai është i pranishëm apo jo, mos të ketë ndryshim në sjelljen e saj ndaj tij pasi që ajo do ta kuptojë se ato janë mbrojtës të përbashkët të interesave të tyre të përbashkëta.
Kështu që kur ai të jetë larg, ajo do të ndiejë se asnjë burrë tjetër nuk është më i mirë ose më i virtytshëm se i veti.
- Sa u përket fëmijëve, Aristoteli tha: "Çfarë mund të jetë më hyjnore ose më e dëshirueshme për një burrë të mençur sesa të kesh fëmijë me një grua fisnike dhe të ndershme që do të jenë mbështetësit më besnikë dhe mbrojtësit më të matur të prindërve të tyre kur të plaken, por edhe pasardhësit e të gjithë shtëpisë.
Fëmijët, nëse rriten siç duhet nga një baba dhe nënë, do të bëhen të rritur të virtytshëm ashtu siç u meritojnë atyre që i rritën me ndershmëri dhe virtytshmëri.
- Vërejtje të Aristotelit për gratë e Athinës në shekullin IV para Krishtit, ndikuan në pikëpamjet e biologjike, morale dhe politike, të cilat u konsideruan autoritare për më shumë se dy mijë vjet, me rezultatin që shumë përgjithësime Aristoteliane u konsideruan dhe u riprodhuan ndër shekuj si të vërteta universale dhe natyrore.
- Aristoteli e konsideroi lumturinë e grave po aq të rëndësishme sa ajo e burrave, dhe në "Retorikë" ai tha se një shoqëri nuk mund të ishte e lumtur nëse gratë nuk do të ishin të lumtura.
Modeli i burrit të saktë sipas Aristotelit:
1. Është i matur dhe i mençur, "i arsyeshëm".
2.Nuk ndikohet nga tërbimi dhe zemërimi, dhe nuk është tekanjoz.
3. Është i përmbajtur dhe kontrollon pasionet e tij.
4. Jep dhe është i drejtë, bujar.
5. Nuk është dinak dhe nuk frikësohet para vdekjes.
6. Nuk është koprac dhe nuk kërkon fitim.
7. Sillet si duhet, peshon rrethanat, ka kujtesë, njohuri, përvojë, mprehtësi.
8. Nuk zemërohet dhe nuk ka disponim për grindje, as nuk shpreh hidhërim dhe as nxiton të ndëshkojë.
9. Ka paqe mendore dhe stabilitet.
10. Është i guximshëm në fatkeqësi dhe i guximshëm në rrezik.
11.Thotë të vërtetën, respekton traditën dhe ligjet dhe mban atë që premton.
12. Është bujar dhe jo koprac.
13. Jep dhe nuk merr nga atje ku nuk duhet.
14. Ka rroba dhe shtëpi të pastra, kujdeset për të tjerët dhe kafshët, duke ofruar gëzim dhe kënaqësi.
15. Sillet bujarisht në lumturi dhe mjerim, në nder dhe pandershmëri.
16. Nuk i ka zili të tjerët dhe shmang luksin dhe fuqinë.
17. Është i thjeshtë në sjelljen e tij dhe i respektueshëm.
18. Mund të durojë padrejtësinë dhe nuk është hakmarrës.
19. Nuk është i ngathët, i pakujdesshëm, naiv, dashakeq, injorant, i hidhur, i paqëndrueshëm, i korruptuar, i mosrespektueshëm, i vrazhdë.
20. Ka humor të mirë, qetësi dhe vëmendje, dinjitet, urren të keqen dhe e do të mirën, është i mëshirshëm dhe falës, i sinqertë, optimist.
21. I do të afërmit e tij, shokët e tij, të huajt dhe u është përkushtuar miqve të tij.
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment