- Një gënjeshtër në momentin e duhur, është 100 herë më e mirë se sa një e vërtetë në momentin e gabuar.
- Nuk ka, dhe nuk do të ketë kurrë një fe më e lartë se sa e vërteta.
- Një gënjeshtër bëhet më e besueshme kur fshihet në mes dy të vërtetave.
- Një gabim nuk bëhet i vërtetë sepse ai është i përhapur, as e vërteta bëhet e gabuar kur nuk e shikon asnjë.
- Në thelb, gjuha është një mjet për të fshehur të vërtetën.
- Nëse thoni të vërtetën, bëhet pjesë e së kaluarës suaj. Nëse gënjeni, bëhet pjesë e së ardhmes suaj.
- Çdo gjysmë e vërtetë është tre të katërtat gënjeshtër.
- Për çdo arsye të mirë që ka për të gënjyer, ka një arsye më të mirë për të treguar të vërtetën.
- Duaje të vërtetën, por fal gabimin
- Mos u mashtroni nga fjalët e mëdhaja, leri sjelljet e tyre të flasin për të vërtetën.
- Ne mund të mbyllim sytë në realitet, por jo në kujtimet tona.
- Çdo moment fjalët tona janë gënjeshtra, dhe vetëm veprimi ynë është e vërteta.
- Të gjitha të vërtetat janë të vlefshme, por nuk i meritojmë të gjithë ne t'i dëgjojmë.
- E vërteta e një njeriu është kryesisht ajo që fsheh.
- E vërteta është luksi i të fuqishmit. Të vegjëlit dhe të varfërit jetojnë me opiumin e mitit.
- Çfarë është e vërteta? Për shumicën, është ajo që lexon dhe dëgjon vazhdimisht.
- Një e vërtetë që thoni me një qëllim të keq, prek më shumë se të gjitha gënjeshtrat që mund të shpikni.
- Kur them të vërtetën, nuk e bëj këtë për të bindur ata që nuk e njohin, por për të mbrojtur ata që e njohin.
- Ajo që shpesh na pengon të themi të vërtetën është se, është shumë e ngjashme me gënjeshtrat e të tjerëve.
- E vërteta nuk është e sigurtë se mund të na çlirojë, por ndershmëria mundet.
- Është e vështirë të besohet se dikush po thotë të vërtetën, kur e dini se në vendin e tij do të gënjenit.
- Kërkimi për të vërtetën ka më shumë vlerë sesa posedimi i të vërtetës.
- Njeriu është më pak vetëtëvetja kur ai flet për veten e tij. Jepini atij një maskë dhe ai do t'ju tregojë të vërtetën.
- Ai i cili dëshiron për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, duhet të ketë ide të mjaftueshme të asaj që është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër.
- Dënimi i një gënjeshtari nuk është se nuk e besojnë atë, por se ai nuk mund të besoj.
- E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja apo indiferenca, por gënjeshtra.
- Shumica thonë të vërtetën kur pretendojnë se përbuzin pasurinë. Nënkuptojnë pasurinë e të tjerëve.
- Nuk më vjen keq për gënjeshtrat që më the, por më vjen keq se unë kurrë nuk kam për të të besuar përsëri.
- E vërteta shkëlqen akoma edhe kur askush nuk e kërkon.
- Nuk me vjen inat që më gënjen, por më vjen inatë përse mendoni që besoj në ju.
- Nëse nuk tregon të vërteten për veten, nuk mund të tregosh dot as për të tjerët.
- Njerëzit qajnë kur lexojnë fantazitë e poetëve, por vuajtjen e vërtetë të njerëzve e ndjekin me indiferencë.
- E vërteta, ashtu si drita, verbon.
- E vërteta ka aq vlerë të madhe, sa që si mbrojtje duhet të ketë gënjeshtrën.
- Mungesa e pasionit e shuan etjen për dije. Shpirtrave të akullt nuk u besoj. Ai që di të gënjejë, nuk di ç'është e vërteta.
Në fund, e vërteta gjithmonë mbizotëron. Për fat të keq jemi ende në fillim.
Të shohësh është perceptim, të ndjesh ... është e vërteta ...
"Tre gjëra nuk fshihen: dielli hëna dhe e vërteta."
Pak i shërbejnë të vërtetës, sepse pak kanë vullnetin dhe më pak fuqinë për të qenë të drejtë.
E vërteta që shqetëson vlen më shumë se 'gënjeshtra që përshtatet.
Çdo e vërtetë kalon nëpër tre faza: në fillim e sulmojnë duke e paraqitur atë si marrëzi, atëherë e pranojnë se është ndoshta e saktë por e parëndësishme.
Përfundimisht e njohin rëndësinë e saj dhe pastaj ish-kundërshtarët fillojnë të pretendojnë nderin e kampionit.
E vërteta mund të jetë atje jashtë, por gënjeshtrat qëndrojnë në kokën tënde.
Nëse duhej t'u tregonim gjithmonë të vërtetën klientëve, nuk do të kishte tregti.
Njohja e së vërtetës është e lehtë. Për ta ndjekur atë është e vështirë.
Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.
Brenda gjumit tonë flenë udhëtimet më të bukura.
Dhe unë nuk kam asnjë armë tjetër veçse të tregoj histori të rreme
dhe t'i besoj ato.
Çfarë është e vërteta? Për shumicën, është ajo që lexon dhe dëgjon vazhdimisht.
E vërteta përmes arsyes dhe emocionit bëhet një gënjeshtër
E vërteta ndërton, gënjeshtra.shkatërron.
Gjysma e gënjeshtrave që thonë për mua, nuk janë të vërteta.
E vërteta është gjëja më e çmuar që kemi. Le të bëjmë ekonomi.
Nuk është e shenjtë e vërteta, e shenjtë është kërkimi për të vërtetën e secilit prej nesh! A mund të ketë një vepër më të shenjtë se vetë-ekzaminimi?
Ai që dëshiron të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra duhet të dijë se çfarë është e vërteta dhe çfarë është gënjeshtra.
Dikush do të gënjejë, dhjetë do ta përsërisin atë si të vërtetë.
Gënjeshtra që sjell paqe është më e preferueshme se sa vërteta që shkakton luftë.
Mësuesi i keq ofron të vërtetën, i miri mëson se si ta gjejshë atë.
E vërtetë është vuajtja e atij që qan fshehurazi.
Të bukura fjalët e mëdhaja, por sjelljet tregojnë të vërtetën.
E vetmja fe është e vërteta.
Para se të më thuash gënjeshtrat e tua, bindu nëse unë nuk e di të vërtetën...
Fshihet gjithmonë: pak e vërtetë në "shaka bëj", pak hidhërim në "nuk ka gjë", pak ndjenjë në "nuk më intereson", dhe pak të dua në "të kesh kujdes".
Ne kurrë nuk mund të dimë vërtet nëse supozimet që bëjmë për të tjerët janë të vërteta.
Ai që thotë të vërtetën është armik i të gjithëve.
Problemi me gjysmë të vërtetat është se njerëzit tentojnë të besojnë gjysmën e gabuar.
Nëse nuk mund ta gjeni të vërtetën atje ku jeni, ku tjetër prisni ta gjeni?
"Të jesh plotësisht i sinqertë me vetveten është përpjekja më e rëndësishme që një person mund të bëjë"
Kur je i vërtetë, nuk të intereson nëse të besojnë..
Njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan të shkatërrojnë iluzionet e tyre.
Justifikimi dhemb më shumë sesa e vërteta.
Ai që nuk e njeh të vërtetën është thjesht naiv. Por ai që e njeh të vërtetën dhe e mohon atë është bastard.
"E vërteta është ajo që i bën njerëzit të sigurt, të qartë dhe të fortë".
Nuk ka asnjë mënyrë të bëhesh fitues: nëse gënjen askush nuk do të të besojë, nëse thua të vërtetën askush nuk do të të dojë.
Në fakt ne nuk dimë asgjë sepse e vërteta është në fund të humnerës.
Ai që thotë të vërtetën është armiku i të gjithëve.
Mënyra më e sigurt për të bërë armiq është të thuash të vërtetën.
Gjithnjë e më shumë të vërteta po shtiren si gënjeshtra për të tërhequr njerëzit.
Veshi ynë është një derë e hapur për lajka dhe është një vrimë në gjilpërë për të vërtetën.
Faktori i madh në evolucionin e popujve nuk ka qenë kurrë e vërteta, por gjithmonë gabimi.
Gënjeshtra është më e sinqertë se e vërteta, kur është mënyra e vetme për të shpëtuar një person të pafajshëm.
E vërteta e bezdisshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e përshtatshme.
E vërteta vuan më shpesh nga karakteri gjakftohtë i mbështetësve të saj, sesa nga ligësia e kundërshtarëve.
Turma është e kundërta e së vërtetës. E vërteta është gjithmonë nga ana e pakicës.
Të thuash të vërtetën është e rrezikshme, por ta dëgjosh është e mërzitshme.
Kur të dëgjoni një mendim që nuk ju pëlqen, studiojeni atë dhe gjeni të vërtetën në të.
"Kështu e kuptova që e vërteta zbulohet kur pushon të kesh frikë prej saj, kur nuk të bën më të hidhur".
Kur të shkruani të vërtetën, pak do të ju pëlqejnë. Shumica nuk do t'ju pëlqejë, por askush nuk do t'ju përbuzë.
"Ne nuk e dimë të vërtetën nëse nuk e dimë shkakun."
"E vërteta dhe drejtësia janë nga natyra më të fuqishme se gënjeshtra dhe padrejtësia".
Kur paratë flasin, e vërteta hesht.
Mos harroni, ajo që është e vërtetë mbetet në jetën tuaj, ndërsa ajo që është gënjeshtër humbet në kohë përgjithmonë.
E vërteta nuk kontrollohet kurrë.
E vetmja gjë që mund të humbësh kur je i vërtetë, është ajo që është fallso.
Njeriu i mirë ka frikë gënjeshtrën. I keqi, të vërtetën.
Kur nuk keni asgjë për të thënë, thuaj të vërtetën. Kur keni diçka për të thënë, thuaj të vërtetën.
Kur nuk dini çfarë të bëni, bëni të vërtetën. Dhe kur nuk dini ku të shkoni, shkoni tek e vërteta.
Përgjigjet më të vërteta janë ato që jepen kur ju shikoni tjetrin në sy. Pjesa tjetër thjesht nuk ka rëndësi.
"Në përpjekjen për të gjetur të vërtetën, duhet të dyshojmë në gjithçka aq sa mundemi."
Realiteti dhe e Vërteta janë të zhveshura para syve tanë. Por përpunimi i tyre bëhet pas syve tanë, në mendjet tona, dhe atje marrin shumë ngjyra të çmendura përmes gjykimit tonë.
"Kushdo që është i shkujdesur me të vërtetën në çështje të vogla, nuk mund t'i besosh atij në çështje të rëndësishme."
Kur dyshimi nuk është miku juaj, atëherë e vërteta është padyshim armiku juaj.
Të gjithë duhet të mësojmë të dëgjojmë atë që nuk na pëlqen. Pyetja nuk është nëse është e këndshme, por nëse është e vërtetë!
Kur mendja është e palëvizshme, atëherë e vërteta ka mundësinë të dëgjohet në pastërtinë e heshtjes.
E vërteta është se vetëm ata që durojnë të vërtetën do të qëndrojnë!
Disa të vërteta mësohen shpejt. Por disa zvarriten midis njerëzve, së bashku me gënjeshtrat e tyre dhe ndërgjegjet e kalbura, si një shi që nuk ndalet.
E vërteta që ka nevojë për prova është gjysmë e vërtetë.
Nëse kërkoni të vërtetën, nuk do të humbni asnjëherë, nga ndonjë turmë e manipuluar!
E vërteta nuk pajtohet me justifikime të kota të jetës së përditshme! Ajo nuk futet në format e njohjes në internet përmes pëlqimeve dhe ndjekësve.
Njerëzit kërkojnë zgjidhje të lehtë për problemet e tyre dhe ato janë të rreme. Nuk interesohen për të vërtetën.
Nuk besojnë se e vërteta do t'i japë zgjidhje sepse zakonisht e vërteta është e vështirë!
E vërteta shkëlqen, është dritë! Nuk ka nevojë asnjë pranë saj!
Është gjithmonë e dëshirueshme të thuash të vërtetën, por rrallë e nevojshme.
Duke thënë të vërtetën humbet miqtë, duke shmangur ta thuash, fiton armiq.
Askush nuk do t'ju tregojë se çfarë është e vërtetë, sepse ajo që ju thotë është vetëm e tija!
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment