- Pesimisti ankohet për erën. Optimisti pret erën të ndryshojë. Dhe realisti rregullon velat.
- Të jetosh dhe të jesh optimist, do të thotë të jesh mjaft budalla për të besuar se më të mirat do të vijnë në të ardhmen.
- Unë jam optimist për të ardhmen e pesimizmit.
- Gjithmonë do të doja të shoh anën optimiste të jetës, por jam mjaft realist të di se jeta është më e komplikuar.
- Pesimizmi është çështje e gjendjes shpirtërore. Optimizmi është çështje e vullnetit
- Jam optimist. Nuk shoh të ketë ndonjë interes të jem diçka tjetër.
- Optimizmi i qëndrueshëm shumëfishon forcën.
- Jam pesimist për shkak të inteligjencës, dhe optimist për shkak të vullnetit.
- Në jetë ka dy llojë njerëzish: optimistët dhe pesimistët. Pesimistët kanë zakonisht të drejtë. Por nëse njerëzimi ka arritur deri këtu, kjo u detyrohet optimistëve.
- Optimistët dhe pesimistët kanë diçka të përbashkët: kanë frikë të vërtetën.
- Pesimizmi kurrë nuk ka fituar asnjë betejë.
- Optimisti interesohet për jetën, pesimisti për kuptimin e saj.
- Një pesimist krijon vështirësi nga mundësitë e tij, dhe një optimist krijon mundësi nga vështirësitë e tij.
- Ajo që është e rëndësishme, nuk është të jesh optimist apo pesimist, por të jesh i vendosur.
- Optimisti beson se jetojmë në botën më të mirë të mundshme. Pesimisti beson se, mjerisht, kjo është e vërtetë.
- Sa herë që përdor logjikën jam shumë pesimist. Kur dëgjoj zemrën time, kur dëgjoj besimin tim dhe kam besim në njerëzit, bëhem shumë optimist.
- Duhet të bashkëjetojnë pesimizmi i njohurisë me optimizmin e vullnetit.
- Një pesimist nuk është kurrë i zhgënjyer.
- "Të gjitha gjërat e mëdha fillojnë me diçka të vogël. Hapi i parë është më i vështiri. "
- Optimizmi nuk është kurrë një besim për përmirësim, por shpresë për një mrekulli.
- Kurrë mos i ktheni shpinën realitetit. J'u ka rrethuar.
- Kur shoh botën, jam pesimist. Kur shikoj njerëzit, ndihem optimist.
- Optimizmi është thelbësor për suksesin. Është gjithashtu thelbësore për guximin dhe progresin e vërtetë.
Optimisti qesh për të harruar, pesimisti harron të qeshi.
"Lereni zemrën tuaj të ndiejë trishtimin dhe mjerimin e të tjerëve".
"Vetëm për shkak se gjithçka është e ndryshme nuk do të thotë se gjithçka ka ndryshuar".
Nuk mund të varesh nga askush. Nuk ka udhëzues, mësues, autoritete. Egziston vetëm ti - marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe botën - asgjë tjetër.
Nëse nuk arrini sukses në përpjekjen e parë, shkatërroni gjithçka që dëshmon se e keni provuar.
Dituria e vërtetë do të vijë tek ai që mund të mbetet i zgjuar.
Ajo që ne jemi është rezultat i asaj që kemi menduar.
Magjia është zbatimi i vullnetit të dikujt, në një pikë kyçe. Magjia nënkupton ndërhyrjen.
Lum ai që nuk pret asgjë, sepse nuk do të zhgënjehet kurrë.
Nëse nuk e dini se ku shkoni, atëherë si prisni të arrini atje?
Nuk mund të zgjoni dikë që shtiret sikur po fle.
"Ndonjëherë nuk mund ta shihni qartë veten tuaj, derisa ta shihni atë përmes syve të të tjerëve"
Zgjohem çdo mëngjes i vendosur për të ndryshuar botën ... dhe gjithashtu me dëshirën për tu gëzuar aq sa mundem. Ndonjëherë, kjo e bën planifikimin ditor paksa të vështirë.
Ndaloni kërkimin për atë që keni humbur, kështu që ju mund të shihni atë që keni.
Ndonjëherë thjesht duhet të shikoni prapa në të kaluarën dhe të buzëqeshni për sesa larg keni shkuar.
Edhe nëse nuk mund të kontrollosh gjithçka, mund të kontrollosh qëndrimin tënd në atë që ndodh. Kështu që do të jeni në gjendje të kontrolloni ndryshimin në vend që t'ju kontrollojë ajo.
Mos merni një vendim të bazuar vetëm në popullaritet. Vetëm për shkak se njerëzit e tjerë bëjnë këtë nuk do të thotë se kjo është zgjidhja më e mirë për ju.
Vetëm kur të fillojmë të jemi zgjuar, kuptojmë sesa të fjetur ishim.
Jepini vetes leje për t'u larguar menjëherë nga çdo gjë që i jep energji të keqe. Nuk ka arsye për të pasur një shpjegim apo kuptim. Thjesht besoni atë që ndjeni.
"Asgjë nuk është absolute. Çdo gjë ndryshon, lëviz, gjithçka rrotullohet, gjithçka fluturon dhe shkon larg "
Dëshirat e mëdha lindin nevojat tona të mëdha.
Më të verbër janë ata që nuk duan të gjejnë dritën e tyre.
Pyetja nuk është kush do të më lejojë, por kush do të më ndalojë.
"Të tjerët mund t'ju ndalojnë përkohësisht, ju jeni i vetmi që mund ta bëni përgjithmonë."
"I vetmi person që mund të më dekurajojë është vetja ime, dhe nuk do ta lejoj më".
Ai që nuk sheh në errësirë, është ai që i kthen shpinën dritës.
Ai që ka lindur për të dhënë, mund të gjejë rrugën e tij. Ai që ka lindur për të marrë, nuk e gjen kurrë.
Askush nuk është perfekt dhe askush nuk meriton të jetë i përsosur. Askush nuk e ka të lehtë, të gjithë kanë probleme. Kurrë nuk e di atë që çdokush kalon.
Pra, mendoni para se të filloni të gjykoni dhe të përqeshni të tjerët. Gjithkush bën luftën e tij të veçantë.
Asnjë flamur nuk valëvitet nëse nuk fryn era. Dhe askush nuk ka efekt të mirë nëse nuk ka hasur rryma të pafavorshme. "
Kur notoni kundër rrymës, duhet të paktën të keni erën pas jush.
Është optimist ai i cili thotë mendimin e tij. Është pesimist që ai ngrihet dhe largohet.
Kur keni për të ngjitur një mal, mos mendoni se do të bëhet më i vogël nëse prisni.
Shumë mendonin se e pushtuan botën, por nuk mundën ta mernin me vete.
Nëse dëshironi të jeni person optimist dhe të kuptoni jetën, atëherë mos besoni në atë që thonë dhe shkruajnë, por të vëzhgoni dhe analizoni vetë.
Gjithmonë thuaj atë që ndjen ... Gjithmonë guxo të shkosh një hap më tej ...
E gjitha mbaron ... por kur një derë mbyllet, një tjetër më përpara, hapet ...
Nëse do të dëgjosh instiktin tënd, mbylli veshët.
Një ditë nuk është e njëjtë me ditën tjetër. Çdo mëngjes ka mrekullinë e tij të veçantë, momentin e tij magjik, ku botët e vjetra shemben dhe shfaqen yje të reja!
Nëse nxitoni për të parë botën të përmirësohet, filloi me veten. Është mënyra më e shkurtër.
Zgjidhja e shumë problemeve të djeshme sjell në shoqërinë tonë sot probleme të shumëfishuara.
Nëse ecni në shtegun që keni bërë me duart tuaja, atëherë patjetër do të arrini atje ku dëshironi.
Optimisti blen një aeroplan, por pesimisti parashutë.
Kemi dyzet milion arsye për të dështuar, por asnjë justifikim.
Çfarë është pesimizmi? Është rezultat i përplasjes së dy optimizmave të ndryshëm.
Mos qaj kur dielli të perëndojë, sepse lotët nuk do të të lejojnë të shohësh yjet.
Nëse qëllimi përfundimtar i kapitenit ishte të shpëtonte anijen e tij, ai do ta mbante atë në port përgjithmonë.
Kur ndesheni me periudha të vështira, dijeni që sfidat nuk janë dërguar për t'ju shkatërruar. Por për t'ju forcuar.
Keni kritikuar veten tuaj për vite me rradhë dhe nuk funksionon. Mundohuni të pranoni veten tuaj dhe të shihni se çfarë ndodh.
Rrallë përfundoja atje ku dëshiroja të shkoj, por gjithmonë përfundoja atje ku duhej të isha.
Sot është nesërmja, për të cilën ishim të shqetësuar dje.
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment