➤ Shikoni metodat që përdor një mashkull. Mendoni motivet e tij. Vëzhgoni se çfarë i sjell kënaqësi. Sepse askush nuk mund të fshihet.
- Një mashkull i vetëm është në duar të mira.
- Shikoni shumë meshkuj të zgjuar me femra idiote, por kurrë femra të zgjuara me meshkuj budallenj.
- Vetëm meshkujt që nuk janë të interesuar për gratë kujdesen për tualetin - veshjen e tyre. Ata që i duan gratë nuk i kushtojnë vëmendje asaj që veshin. Anatole France
- Një fustan, nuk ka kuptim nëse nuk frymëzon një burrë që të dëshirojë t'ia heqi.
- Në qoftë se meshkujt e dinin se çfarë mendojnë femrat, do të ishin njëzet herë më të guximshëm.
- Një mashkull me të vërtetë i madh dallohet nga tri pika: projektet e mëdha, performanca njerëzore, modestia në sukses.
- Marrëzitë për të cilat një mashkull pendohet në jetën e tij, janë ato të cilat nuk bëri kur ai kishte mundësi.
- Meshkujt gjuajn. Gratë peshkojn.
- Mashkull i suksesshëm është ai i cili fiton më shumë para se sa mund të shpenzojë gruaja e tij. Femra e suksesshme është ajo e cila gjen një mashkull të tillë.
- Turp është ajo që ndjeni kur jeni dakord me femrën që është në dashuri me ty, se ti je mashkulli i cili mendon se jeni.
- Në qoftë se një mashkull të do, asgjë nuk mund ta mbajë atë larg nga ju. Nëse nuk të do, asgjë nuk mund ta mbajë atë pranë jush.
- Të gjitha gratë duhet të martohen, por asnjë mashkull.
- Mashkulli është si një mace: ndiqe, dhe do të vrapojë të largohet. Injoroje, dhe do të vijë të fërkohet pas këmbëve tuaja.
- Një mashkull që nuk kalon kohë të mjaftueshme me familjen e tij, nuk është një mashkull i vërtetë.
- Kur një mashkull vret një tigër, themi se është duke bërë sport. Kur një tigër vret një mashkull, i themi egërsi.
- Një mashkull që ka mend dhe e di, mund të mundë dhjetë që nuk kanë dhe nuk e dinë.
- Në një martesë të lumtur, është femra që kontribuon për klimën dhe mashkulli kontribuon për peizazhin.
- Kur një mashkull flet me një femër për mëkatet e tij, zakonisht e bën këtë për të shtuar edhe një.
- Dihet se asnjë mashkull me sukses në femrat nuk mburret në lidhje me këtë. Ata që e bëjnë, gënjejnë.
- Një mashkull nuk është i plotë derisa të martohet. Pastaj është i mbaruar.
- Çdo burrë dëshiron një grua për të përmbushur anën e tij më të mirë, mirësinë e ndjenjave dhe idealet e larta, dhe një tjetër grua për të ndihmuar atë që të harrojë të gjitha këto.
- Një burrë që nuk e ka bërë kurrë një grua të zemërohet, ka dështuar në jetën e tij.
- E vetmja gjë më e keqe se një burrë të cilin nuk mund të kontrollosh, është një burrë që mundesh.
- Femrat preferojnë më shumë të jenë të bukura sesa të mençura, sepse meshkujt idiotë janë shumë më tepër sesa të verbërit.
- Burrat preferojnë në të vërtetë femrat tërheqëse, në kontekstin logjik, por ''gjuajnë'' ato shumë të bukurat kryesisht për të bërë përshtypje tek burrat e tjerë.
- Burrat janë si qentë. Gjithmonë kthehen mbrapa. Femrat janë si macet. Bërtitu një herë dhe nuk do t'i shohësh më kurrë.
- Gruaja e cila tërheq kotësinë e një burri është ajo që do ta inkurajojë, gruaja që tërheq zemrën e një burri është ajo që do ta tërheqë, por gruaja që tërheq imagjinatën e tij është ajo që do ta fitojë.
- "Prodhimi" i grave të mira është përkatësisht shumë më i madh se "prodhimi" i burrave që i meritojnë ato.
- Gratë janë më të mençura se meshkujt, sepse ato dinë më pak, por kuptojnë më shumë.
- Një mashkull i cili nuk i thotë gënjeshtra një femre, nuk kujdeset shumë për ndjenjat e saj.
- Gruaja kërkon shumë nga një burrë, ndërsa burri kërkon vetëm një gjë, por nga shumë gra.
- Femrat mendojnë se të gjithë meshkujt janë të njëjtë, sepse ato i trajtojnë me të njëjtën mënyrë të gjithë meshkujt.
- Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë të pamartuarit.
- Mashkulli, para takimit, mendon: "Si duhet të sillem" ndërsa femra: "Çfarë duhet të vesh?"
- Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person; të arsimosh një femër, do të thotë të arsimosh një shoqëri.
- Femrat nuk mund ta çmojnë mashkullin e mençur përderisa nuk martohen me ndonjë budalla.
- Një mashkull i mençur duhet të puthë pa dashuri, të ndahet para se ta ndajnë, dhe të harrojë pa u harruar.
- Të dominohet një burrë nga një grua, është poshtërimi më i madh.
- Femrat nuk flejn me meshkujt, por me koncepte abstrakte: pushtetin, forcën, famën, paratë, modën...
- Meshkujt që i'a dalin më mirë me femrat, janë po ata të cilët i'a dalin mrekullueshëm dhe pa to.
- Gratë dhe macet bëjnë çfarë të duan, burrat dhe qentë duhet të relaksohen dhe të mësohen me këtë ide.
- Femrat pëlqejnë meshkujt e heshtur, mendojnë se i dëgjojnë.
- Mashkulli krijon jetën e tij, femra arsyeton të sajën.
- Gruaja fsheh nga burri të kaluarën e saj, burri nga gruaja të ardhmen e saj.
- Meshkujt u flasin femrave që ata të mund të flejnë me ta, dhe femrat fjejnë me meshkujt që ato të mund të bisedojnë me ata.
- Gruaja ka fjalën e fundit në çdo grindje. Çdo gjë që burri thotë pas kësaj, është fillimi i një grindje të re.
- Femrat kujtojnë vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin, ndërsa meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë ata të qajnë.
- Gruaja e pavarur është ajo e cila nuk ka gjetur asnjë burrë që do të donte të jetë i varur nga ajo.
- Një vajzë me të ardhme duhet të shmangi një mashkull me të kaluar.
- Burrat harrojnë, por kurrë nuk falin. Femrat falin, por kurrë nuk harrojnë.
- Një burrë kurrë nuk e di si të thotë lamtumirë. Një grua kurrë nuk e di se kur duhet ta thotë.
- Mashkulli vjedh puthjen parë, lutet për të dytën, kërkon të tretën, merr të katërtën, pranon të pestën dhe toleron të gjitha të tjerat.
- Meshkujt mendojnë për femrat. Femrat mendojnë se çfarë mendojnë burrat për to.
- Femrat pelqejnë atë që dëgjojnë, meshkujt atë që shohin.
- Asgjë në pamjen e jashtme të burrit nuk e nevrikos më shumë gruan sesa mungesa e parave.
- Femrat preferojnë meshkujt të cilët i marrin ato pa i kuptuar nga meshkujt që i kuptojnë pa i marrë.
- Në qoftë se një djalë qëndron në mes të një pylli duke folur, dhe nuk ka asnjë femër rreth që ta dëgjojë, përsëri nuk do të ketë të drejtë?
- Pse një grua që ka shumë burra është zuskë? Dhe pse një burrë që ka shumë gra nuk jam unë?
Të udhëheqësh gruan jashtë shtëpisë, ta udhëheqësh burrin brenda, kjo duhet të jetë qëllimi i edukimit. Shtëpia ka nevojë për burrin, dhe bota atje jashtë ka nevojë për gruan.
Mendoj se gratë kurrë nuk duhet të kalojnë moshën 25-vjeçe. Burrat zbukurohen ndërsa vitet kalojnë. Gratë jo. Është tmerrësisht e padrejtë që një grua të plaket.
Burri është i vetmi kafshë mashkullore që rreh gruan e tij. Prandaj mund të konkludohet se burri është mashkulli më brutal, nëse gruaja nuk ishte më intolerantja e të gjitha femrave.
Jam krenar që gjithmonë kam fjalën e fundit në shtëpinë time dhe kjo fjalë zakonisht është "po".
Të gjitha ligjet janë bërë nga burrat dhe pleqtë. Të rinjtë dhe gratë duan përjashtime. Burrat dhe pleqtë, rregullat.
Të gjitha ligjet janë bërë nga burrat dhe pleqtë. Të rinjtë dhe gratë duan përjashtime. Burrat dhe pleqtë, rregullat.
Nuk ka gjë më të mirë për një burrë sesa një grua e mirë.
Kur meshkujt marrin atë që duan, atëherë ata pyesin veten se pse e donin atë.
Kurrë nuk e njeh në të vërtetë një burrë, deri sa të marrësh divorcin prej tij.
Mënyra më e mirë për të bindur një burrë për të bërë diçka, është të lësh të kuptohet se ai mund të jetë tepër i vjetër për ta bërë këtë.
Mënyra më e lehtë për të kujtuar ditëlindjen e gruas suaj është ta harrosh një herë.
Natyrisht që jemi të lumtur të martuar. Ajo është e lumtur dhe unë i martuar!
Gruaja ime dhe unë jetuam të lumtur për rreth 25 vjet. Pastaj u njohëm....
Martesa është marrëdhënia në të cilën një person ka gjithmonë të drejtë dhe personi tjetër është bashkëshorti!
Për bashkëshorte, duhet të zgjidhni vetëm një grua që do ta zgjidhnit për mik nëse do të ishite burrë.
Nëse një burrë i thotë një gruaje se është e bukur, ajo do të harrojë gënjeshtrat e tij të tjera.
Gabimi më i madh i një burri, është t'i japi mundësinë dikuj tjetër të bëjë gruan e tij të buzëqeshi.
Në kulturën tonë, burrat kanë frikë se nuk do të jenë burra mjaftueshëm, dhe gratë kanë frikë se mund të konsiderohen vetëm gra.
Gratë kanë moshën e përshtatshme vetëm për pak vjet. Burrat, për pjesën më të madhe të jetës së tyre.
- Kjo është e gjitha që ju duhet të dini në lidhje me burrat dhe gratë: gratë janë të çmendura dhe burrat janë budallenj. Dhe arsyeja kryesore pse femrat janë të çmendura, është se burrat janë budallenj.
Mashkulli i drejtë... të mposht me zgjuarsinë e tij,
të fiton me mendjen e tij,
dhe të mban me sjelljen e tij.
Kur një grua dashuron një burrë, të gjithë të tjerët janë të padukshëm!
Burri duhet të dojë tre gra:
Ajo që e lindi....
Ajo që lindi për të....
Dhe ajo që lindi prej tij..
Nëse u bëra filozof, nëse kërkoj në mënyrë të vazhdueshme reputacionin që ende pres, çdo gjë është bërë në mënyrë që të jem në gjendje të hedh gratë.
Gruaja është seksi dominues. Meshkujt duhet të bëjnë disa gjëra për të provuar se e meritojnë vëmendjen e gruas.
Kur më ndryshove për t'u bërë dikush tjetër, unë u largova dhe të lash me të.
Meshkujt zhgënjehen për shkak se nuk mund ta kuptojnë se si mendojnë femrat ... Femrat nga ana tjetër zhgënjehen, sepse e kuptojnë ... se si mendojnë meshkujt!
Disa burra e duan gruan e tyre aq shumë, sa që për të mos e konsumuar atë, përdorin gratë e të tjerëve.
"Burra të fortë, burrat që janë me të vërtetë model, nuk kanë nevojë t'i godasin gratë që të ndihen të fortë".
Një burrë i mirë bën një grua të mirë.
Ka burra që duan pa dallim çdo gjë, madje çdo grua.
Kam vënë re se burrat që u martuan nuk kanë më kuriozitet.
Kur një bashkshorte mëson të kuptojë burrin e saj, zakonisht ndalon ta dëgjojë atë.
Karakteristikat e një burri që tërheqin një grua, janë pikërisht ato që nuk mund të durojë vite më vonë.
Gruaja martohet me mendimin se ai një ditë do të ndryshojë. Burri martohet duke menduar se ajo kurrë nuk do të ndryshojë. Përfundimisht të dy bëjnë gabim.
Jo të gjithë burrat janë budallenj. Disa prej tyre janë të pamartuar.
Për burrat, gënjeshtra është streha e fundit, për gruan, është ndihma e parë.
Dinaku më i madh është burri që zgjon dashurinë në shpirtin e një gruaje, pa pasur qëllimin ta dashurojë.
Shumica e grave që nuk morëm ishin ato që nuk i kërkuam.
Një grua hyn në jetën tuaj. Kjo është e mrekullueshme. Del nga ajo. Është një dhuratë hyjnore.
Ishte e bukur, si gruaja e një tjetri.
Dashuria është përpjekja që një burrë bën për të kufizuar veten vetëm në një grua.
Kur gratë na duan, nuk na duan në të vërtetë. Sidoqoftë, është e sigurt se një mëngjes të bukur, nuk na duan më.
Burrat ende nuk e kanë kuptuar se duke i lejuar gratë të bëjnë kaq shumë punë me një pagë kaq të vogël, e bën burrin në shtëpi më shumë një luks i panevojshëm sesa një domosdoshmëri.
"Mos prisni të gjeni gruan e përsosur. Ajo thjesht nuk ekziston "
"Nuk më pëlqejnë komplimentet, dhe nuk e kuptoj pse një burrë mendon se e kënaq plotësisht një grua duke i thënë asaj shumë gjëra që nuk i nënkupton."
Ai që do shumë gra, njeh gratë, ai që do një grua, njeh dashurinë.
Kur një burrë i hap derën e veturës bashkëshortes, mund të ndodhin dy gjëra: ose është bashkëshorte e re ose vetura është e re.
Në gruan e huaj djalli vendos një lugë mjaltë.
Në krahët e një burri të vërtetë, ka vend vetëm për një grua.
Kur bie zilja e zgjimit burri kërkon stilolaps, ndërsa gruaja, karrige.
Gratë ngjajnë si valët e detit. Ndërsa të gjitha duken të njëjta, asnjëra nuk ngjan me tjetrën.
Burrat gjithmonë kanë të drejtë, por gratë kurrë nuk bëjnë gabime.
Burrat për gratë thonë çfarë të duan, gratë me burrat bëjnë çfarë të duan.
Një grua është gjithmonë më e re se një burrë me të njëjtën moshë.
Gruaja e ndershme zakonisht thotë "jo", e zjarrta: "po", e çuditshmja dhe "po", dhe "jo", seriozja, as "po" as "jo".
Gruaja vetëm atëherë beson në fjalët e dashurisë, kur thuhen në heshtje me fjalë të thjeshta.
Gruaja është e lumtur vetëm me kushtin që ajo të ketë dy gjëra: shtëpi plot orendi dhe një burrë që i lëviz.
Kam mësuar gratë nga gratë.
Nëse takoni me një grua të keqe, largohuni nga ajo, që të mos shkatërroni jetën tuaj, nëse takoni një grua të mirë, largohuni, që të mos shkatërroni jetën e saj.
Detyra e gruas është të martohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe e burrit, të qëndrojë i pamartuar sa të jetë e mundur.
Nëse një grua është e bukur, bisedoni me të për bukurinë e saj. Nëse ajo është e shëmtuar, flisni me të për shëmtinë e grave të tjera.
Gratë, injorancën e burrave e paguajnë me virgjërinë. Burrat, injorancën e grave, me fatin e tyre.
«Burri yt më kishte thënë se ishe gruaja më e bukur që ai kishte takuar ndonjëherë. Nuk e prisja gruan më të bukur që unë kam takuar ndonjëherë ».
"Po, gratë janë më të forta se ne, ata përballen me problemet më afër se ne dhe kjo është arsyeja pse mënyra se si ato flasin me njëra-tjetrën është më spektakolare.
Nuk e di pse jam aq i interesuar për gratë, nuk kam shkuar në psikiatër për të gjetur shkakun dhe as nuk dua të di më. "
Dy gjëra që një burrë kurrë nuk do t'i pranojë se nuk i bën mirë: ngarja e makinës dhe seksi.
Burrat shkojnë në bare për dy arsye: ose nuk kanë një grua në shtëpi, ose kanë.
"Më pëlqejnë gratë e mençura. Kur dal jashtë me ta nuk përpiqem t'i kundërshtoj "
Kur një burrë endet, diçka gjen. Kur një grua endet, diçka humbet.
Kur nuk ka burra të vërtetë, nuk nevojiten shpatat.
Budallai lavdëron gruan e tij, i mençuri, qenin e tij.
Bukuria është mençuria e grave. Mençuria është bukuria e burrave.
Më tregoni një burrë që jeton vetëm dhe gjithmonë ka një kuzhinë shumë të pastër dhe, tetë herë në nëntë, do t'ju tregoj një burrë me cilësi të forta shpirtërore.
Kur një grua qan për një burrë.. me të vërtetë e dashuron...
Kur një burrë qan për një grua.. është sepse asnjë grua tjetër nuk ka dashuruar përveç asaj...
Burrat nuk dyshojnë se sa i detyrohen imagjinatës së gruas.
Për të medituar burri ka nevojë për temën, gruaja kohën.
Për burrin hipokrizia është defekt, për gruan, virtyt.
Gratë përfaqësojnë triumfin e materies mbi shpirtin. Burrat, triumfin e shpirtit mbi moralin.
Burri dashuron pak dhe shpesh, gruaja shumë dhe rrallë.
Shtëpia është bota e gruas, bota është shtëpia e burrit.
Burrat ndryshojnë nga njëri-tjetri, si qielli nga toka, por gratë, të mira dhe të këqija, ndryshojnë nga njëra-tjetra si parajsa nga ferri
Të gjithë burrat janë të ndryshëm. Vetëm bashkëshortët janë të njëjtë.
Burri: një qenie që është në gjendje të presë për tre orë për të kapur një peshk dhe nuk mund të presë dhjetë minuta gruan e tij të vishet.
Një grua di çfarë do kur burri di të sillet.
Burri është si bluetooth: që të lidhesh duhet të vish afër, por sapo të largohesh fillon të kërkojë për pajisje të tjera.
Gruaja është si Wi-Fi: menjëherë njeh të gjitha pajisjet në dispozicion, por lidhet vetëm me atë që është e mundur.
Diplomat është burri që gjithmonë kujton ditëlindjen e një gruaje, por kurrë moshën e saj.
Adami ishte burri i parë i suksesshëm sepse nuk kishte vjehërr.
Perëndia krijoi burrin, pastaj e kuptoi se ishte i aftë për diçka më shumë dhe krijoi gruan.
Gruaja është seksi dominues. Burrat duhet të bëjnë disa gjëra për të provuar se e meritojnë vëmendjen e gruas.
Mund të kuptoni se sa para merr një burrë, jo nga rrobat e tij, por nga rrobat e gruas së tij.
Kurrë mos ji krenar për paratë që merr, bukurinë e gruas tuaj dhe shijen e birrës tuaj.
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë: të hidhni një gur në ujë, të këshilloni një grua të irrituar ose të hapni një bisedë me një idiot.
Ndani dashurinë tuaj me gruan tuaj dhe sekretet tuaja me nënën tuaj.
Para se të martohesh t'i kesh sytë gjysmë të hapur. Kur martohesh, t'i kesh mbyllur.
Gratë na dashurojnë sepse e dëshirojnë. Kthejnë shpinën sepse i lëndojmë. Zhduken kur nuk i vlerësojmë.
Nivelin e burrit e kupton nga gratë që zgjedh të merret.
Kur një burrë dashuron me të vërtetë një grua, bëhet dobësia e tij.
Kur një grua dashuron me të vërtetë një burrë, bëhet fuqia e saj.
Jam i lumtur sepse nuk kam grua.
Vetëm burri mund të jetë indiferent në dashurinë që i ofrohet. Gruaja, kurrë.
Kur do ta kuptojmë ne burrat që gruaja nuk është përballë nesh? Por, pranë nesh!
E filloni pirjen e duhanit për të vërtetuar se jeni burrë. Atëherë përpiqesh të heqësh dorë nga pirja e duhanit për të vërtetuar se je burrë.
Burrat e pasur, të cilëve u mungon mençuria, janë më të rrezikshëm për shoqërinë moderne sesa gratë e varfra që nuk kanë moral.
Një burrë bie në dashuri me sytë e tij dhe zhgënjehet me veshët e tij.
Një burrë i vërtetë, - mençuri, guxim dhe dhembshuri.
"Unë kurrë nuk kam takuar një burrë që e do virtytin aq sa dashuron gratë e bukura".
"Ekzistojnë tre gjëra që një burrë mund të bëjë për gratë: t'i dojë ato, të vuajë për to ose t'i bëjë ato letërsi".
Burrat shpikën shkencën, burrat vazhdojnë të jenë eksponentët e saj kryesorë. Sidomos në vendet ku ka liri të plotë për gratë të zgjedhin çfarëdo karriere që duan, gratë përçmojnë karrierën shkencore dhe u drejtohen gjërave që nga natyra i tërheqin ato.
Mos të harrojmë kurrë se burrat mbeten gjithmonë fëmijë dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe! Fëmijët janë spontanë dhe të gjallë dhe këto karakteristika janë të nevojshme për të qenë në gjendje të mbijetojnë në moshë të rritur me të gjitha problemet dhe vështirësitë. Burrat, ndryshe nga gratë, në shumicën e rasteve u japin problemeve dimensionet e tyre të vërteta dhe kështu problemet nuk i paguajnë aq lehtë. Ata nuk thurin skenarë fatkeqësish, nuk mendojnë për të ardhmen në mënyrë sistematike dhe në shumicë ata pranojnë çdo moment me të mirën dhe të keqen e saj. Për një burrë ka gjithmonë kohë për të luajtur dhe ai e do gruan që do të kushtojë kohë për të luajtur me të.
Kur një burrë ndihet keq, kërkon një grua. Kur burri është mirë kërkon dhe një grua tjetër.
Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e palumtur.
Disa burra kërkojnë dashuri, duke harruar se kanë një grua në shtëpi.
Disa burra që mendojmë se kanë vdekur prej kohësh, thjesht janë martuar.
Nuk është e vërtetë që burrat, posa shohin një grua të bukur, harrojnë se janë të martuar. Përkundrazi, atëherë e kujtojnë atë me dhimbje.
Dikur mendoja se gratë janë qenie budallaqe, por kur pashë me kujdes burrat ndryshova mendje.
Një burrë mund të bëjë dashuri me çdo grua që ai dëshiron, por ai duhet të martohet vetëm me atë që i përshtatet.
Një burrë me shpirt, është gjithmonë në shumicë.
Një gentleman nuk është gjë tjetër veçse një ujk i durueshëm.
Është më lehtë të mbrosh veten nga një grua nervoze sesa nga një burrë dinak dhe i heshtur.
Vendimi i një burri për t'u martuar është i fundit në jetën e tij që ai merr.
Gruaja është papërsosmëri plot përsosmëri. Burri është përsosmëri plot papërsosmëri.
Zonja shkatërron bukurinë e saj me përbuzjen, dhe burri: me vjedhjen.
Inteligjenca dhe karakteri janë dy gjëra që nuk përputhen me burrin.
Argëtimi më tërheqës për burrat, fëmijët dhe kafshët e tjera të egra është grindja.
Një grua pa pasqyrë dhe një burrë pa vetëbesim - si do të përballeshin ata në jetë?
Vetëm në të gjashtëdhjetat e tij një burrë mëson të vlerësojë shtëpinë.
Plaku: një klient që së pari studion menunë dhe më pas kamerieren.
Burrat janë po aq të ndryshëm sa parajsa nga toka, por gratë, të mira dhe të këqija, janë po aq të ndryshme sa parajsa nga ferri.
Burrat janë aq të moshuar sa ndjehen, dhe gratë aq të vjetra sa duken.
Burrat bëjnë punën dhe gratë bëjnë burrat.
Burrat që nuk mund të falin të metat e vogla të grave nuk do të kenë kurrë mundësinë të shijojnë virtytet e tyre të mëdha.
Burrat, kur mblidhen, flasin ose për përfitimin e rendit ose për të mirën e çrregullimit.
Burrat e ndershëm janë imazhe të perëndive.
Burrat duhet t'u binden ligjeve të qytetit dhe gratë duhet t'u binden burrave.
Burrat besnikë i duan gratë, ata që i tradhtojnë i adhurojnë ato.
Të gjithë burrat janë humoristë, përveç disa aktorëve.
Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua, dhe pas saj është gruaja e tij.
Pamja seksi vlen për gruan, portofoli seksi për burrin.
Asgjë nuk tregon karakterin e një burri më mirë sesa mënyra se si ai i trajton gratë.
E ardhmja e burrit është gruaja.
Talenti tek burrat është po aq sa bukuria tek gratë.
I vetmi burrë i mençur është ai që kurrë nuk u besoi fjalëve të grave.
Ka shumë burra që jetojnë dhe punojnë për të tjerët, por të gjithë burrat mundohen shumë për gratë.
Pesimist është një burrë që beson se të gjitha gratë janë të këqija. Optimist ai që e shpreson.
Përderisa ekzistojnë të pasur që nuk duan të ndjehen pleq, do të ekzistojnë të reja që nuk duan të ndjehen të varfëra.
Burrat duhet të besojnë vetëm gjysmën e asaj që thonë gratë. Por, cilën gjysmë?
Ajo grua që nuk është xheloze për ty, është xheloze për tjetrin.
Thonë që nëse fikni dritën, çdo grua është e njëjtë. Por nëse ndizni një grua, çdo errësirë është e veçantë.
Burrë i zgjuar + grua e zgjuar = romancë
Burrë i zgjuar + grua budalle = lidhje
Burrë budalla + grua e zgjuar = martesë
Burrë budalla + grua budalle = shtatëzani
Burrat tërhiqen nga pamja e bukur e jashtme, ndërsa gratë tërhiqen nga mundësitë financiare. Kjo lidhet me dëshirën e gruas për të siguruar mbijetesën e fëmijëve të saj.
Burrat preferojnë gra të pavarura. Ata presin që gruaja me të cilën janë në marrëdhënie të jetë e pavarur financiarisht dhe e aftë të kujdeset për një shtëpi.
Në të njëjtën kohë, atyre nuk u pëlqen "kopracia" femërore ose gratë që flasin shumë për fëmijë, sepse kanë frikë se do të përfshihen në një jetë "atërore".
Obsesioni i burrave është që ata duan të besojnë se janë më të mirët dhe se gratë janë të vetmet.
Unë di shumë pak për gratë. Por kam dëgjuar histori të frikshme.
Vetëm një budalla mburret kur ai ka atë që ata e quajnë "sukses me gratë". Burri i vërtetë ndihet keq kur e kupton që një grua është e çmendur për të, ndërsa ai nuk mund t'i përgjigjet ndjenjave saj.
Një burrë preferon të kthehet në një shtëpi me një shtrat të pashtruar dhe një grua të lumtur, sesa një shtëpi me një shtrat të shtruar në mënyrë të përsosur dhe një grua të zemëruar.
Burri është më i interesuar për një grua që interesohet për të sesa për një grua me këmbë të bukura.
Sigurisht që nuk ka aq shumë burra të pasur në botë sa ka gra të bukura që janë të denja për to.
Një grua e keqe në shtëpi është më e keqja nga të gjitha sëmundjet.
Problemi me gratë është se dashurojnë bazuar në logjikën dhe kjo ka si rezultat të dashurojnë shumë herë...
E kundërta, burrat dashurojnë bazuar në zemrën, prandaj dhe vështirë dashurojnë...
Kriteret e logjikës janë të lehta, ndërsa kriteret e zemrës mjaft të vështira.
Gratë e perceptojnë dashurinë si një akt të sigurimit të jetës, ndërsa burrat e perceptojnë atë si një akt të sigurimit të lumturisë.
Mashkulli është për nga natyra superior dhe femra inferiore dhe njëri dominon dhe tjetri dominohet, ky parim i nevojshëm vlen për të gjithë racën njerëzore….
Asnjë punë e administratës së qytetit nuk është e rezervuar për gruan si grua apo burrin si burrë, por për nga natyra aftësitë ndahen në mënyrë të barabartë midis të dyve, dhe në të gjitha profesionet si burri ashtu edhe gruaja kanë të drejtë në profesion. ...
No comments:
Post a Comment