➤ Nëse një libër përplaset pas një koke, dhe dëgjohet një tingull bosh, përse duhet të jetë faji i librit?
- Ata që lexojnë kanë botën, dhe ata që shikojnë TV e humbasin.
- Një libër i mirë do të largohet nga ju me pyetjen: "Si shpjegohet që autori i dinte këto për mua?"
- Çfarë progresi! Në mesjetë do të më digjnin në turrën e druve. Tani, djegin librat e mi. Zigmund Freud
- Dhurata më e madhe është pasioni për leximin.
- Librat janë kaq të dobishme për një budalla, aq sa një pasqyrë për një njeri të verbër.
- Një libër i mirë nuk është ai që ne lexojmë, por ai që na lexon ne.
- Në vendin tonë nuk është e mjaftueshme të di dikush të shkruaj, duhet të dinë dhe të tjerët të lexojnë.
- Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin.
- Atje ku djegin libra, në fund djegin dhe njerëzit.
- Që të vendosni se çfarë të lexoni, hapni një libër në faqen 69 dhe lexoni. Nëse ju pëlqen kjo faqe, blini librin.
- Një libër i lexuar nga një mijë njerëz të ndryshëm janë një mijë libra të ndryshëm.
- Eekzistojnë krime më keq se sa të djegësh libra. Një nga këto është të mos i lexosh.
- Nuk ka argëtim më të lirë se leximi, dhe asnjë kënaqësi nuk zgjat aq gjatë.
- Në librin e jetës, përgjigjet nuk gjenden në faqen fundit.
- Asnjë njeri nuk e kupton një libër të thellë, derisa të ketë parë dhe të ketë jetuar të paktën një pjesë të përmbajtjes së tij.
- Edhe libri më i keq mund të na japi diçka për të menduar.
-Ka dy motive për të lexuar një libër: njëra është që ta shijosh atë. Tjetra, të mburresh me atë.
- Nëse ju keni një kopsht dhe një bibliotekë, keni gjithçka që ju nevojitet.
- Shumica e librave në shtëpi shumë shpesh është një provë e injorancës së pronarit të tyre.
-"Leximi i një libri të mirë është si një dialog i vazhdueshëm në të cilin libri pyet dhe shpirti përgjigjet."
- Intelektual është kushdo që hyn në një librari, edhe kur nuk bie shi.
- Dikur ishte një fakt që dikush botoi një libër. Në ditët e sotme është një fakt që askush nuk boton një libër.
- Çdo libër është një gur themeli për tu bërë njeri.
- Kujtime: një libër për jetën që autori do të dëshironte të jetonte.
-Të lexosh një libër është si të ëndërrosh ndërsa je zgjuar dhe të hapësh sytë ndaj mijëra realiteteve të ndryshme.
- Të panumërt janë ata që kanë biblioteka që me të drejtë do të zbukurohen me një mbishkrim që zakonisht vendoset në ilaçe: "Për përdorim të jashtëm".
- Disa njerëz i vlerësojnë librat sipas vëllimit të tyre, sikur të ishin shkruar për të stërvitur duart dhe jo mendjen.
- Leximi e bën personin njohës, diskutimi elokuent dhe zakoni i shënimit e bën atë të rregullt.
- Njerëzit pushojnë së menduari kur ndalojnë së lexuari.
- Biblioteka: dyqan i imagjinatës njerëzore.
- Kjo indiferencë që e bën jetën të padurueshme për flirtuesit dhe dembelët është e panjohur për ata që kanë mësuar të lexojnë.
- Asnjë mobilje nuk është aq e bukur sa librat.
- Përveç dashurisë, koleksioni i librave është argëtimi më i lumtur.
- Librat janë fëmijë të pavdekshëm që hyjnizojnë baballarët e tyre.
- Një libër që nuk përmban citate, për mua nuk është një libër, është një lodër.
- Asgjë nuk tregon pasurinë në rritje dhe evolucionin e mendjes njerëzore për përmirësim më mirë sesa kërkesa e lartë për libra.
- Lexoni, jo për të kundërshtuar dhe zhbërë, as për të besuar dhe bindur, as për të gjetur bisedë dhe fjalim, por për të peshuar dhe medituar.
- Disa libra ia vlen të provohen, disa për t'i gëlltitur dhe disa, shumë pak, për t'i përtypur dhe tretur.
- Tempujt prishen dhe kthehen në gërmadha, statujat shkatërrohen, pikturat zhduken, por librat mbijetojnë.
-Leximi rrit aftësinë tonë për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve përreth nesh , që është një aftësi themelore për të zhvilluar personalitetin tonë. Ndikon në fusha të ndryshme të ndërveprimeve tona shoqërore, të tilla si miqësitë, marrëdhëniet familjare dhe mjedisi i punës.
- Dashuria ime për librat ishte një përpjekje për të grumbulluar njohuri, por ajo u bë profesioni më i rëndësishëm, për hir të së cilës mund të sakrifikoj gjithçka.
- Më në fund gjithçka vjen tek ai që mund të presë, por jo librat e huazuar.
- Ekzistojnë tre vështirësi të një karriere letrare: të shkruash një libër që ia vlen të shtypësh, të gjesh një botues të ndershëm dhe pastaj lexues të zhytur në mendime për ta lexuar.
- Shumë vepra letrare ia detyrojnë suksesin e tyre mjerimit të mendimeve të autorit, pasi lidhet me mjerimin e mendimeve të lexuesit.
-"Leximi ju ushqen, dialogu ju paralajmëron, shkrimi ju mpreh."
Francis Bacon
- Gjithçka është shkruar tashmë, por nuk lexohet.
- Libri i madh i Natyrës është i hapur për të gjithë dhe deri më tani janë lexuar vetëm faqet e para të këtij Libri.
- Libri duhet të respektohet dhe treguesi i parë që kjo konfirmohet është gatishmëria për të paguar çmimin e tij të lartë.
- Leximi na mundëson të dallojmë njeriun nga kafsha, mendoren nga instinkti, të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara, të drejtën nga e padrejta.
- Më mirë të mos dini të lexoni dhe të shkruani sesa të mos dini asgjë tjetër përveç të lexoni dhe të shkruani.
- Lojërat janë për njerëzit që nuk dinë as të lexojnë dhe as të mendojnë.
- Kur hani shumë, mund të shëndosheni. Kur lexoni shumë, ka më shumë të ngjarë të bëheni të mençur.
- Nëse libri përmban tetëdhjetë për qind të vërtetë, kjo do të thotë që njëqind për qind është i rremë.
- Për të shkruar libra që shiten lehtë, duhet të kesh një mendje që shitet lehtë.
- Rekomandimi i një libri dikujt është si të ofroni këpucët tuaja që përshtaten me këmbët tuaja.
- Mos ia jepni askujt librat tuaj, përndryshe nuk do t’i shihni kurrë. Vetëm librat që kam lexuar nga të tjerët kanë mbetur në bibliotekën time.
- Mos gjetja e një botuesi në kohën tonë është një kriter i padiskutueshëm i cilësisë.
- Ndriço! dhe njerëzit vetë do të gjejnë rrugën.
Motoja e një shtëpie botuese
- Të kesh pesëdhjetë libra të lexuar një herë është më pak e preferueshme sesa të kesh pesë libra të lexuar dhjetë herë.
- Përdorimi i kompjuterit kundrejt makinës së shkrimit, si dhe shpikja e shtypshkronjës nga Gutenberg, rritën përqindjen e librave të padobishëm dhe zvogëluan ato të mira.
- Kushdo që është mjaft budalla për të blerë këtë libër meriton ndëshkimin torturues të leximit të tij.
- Mendoj se është më mirë të më lexosh sesa të merresh me mua.
- Të shohësh një libër krejtësisht të zbrazët në një botim luksoz është po aq zhgënjyese dhe e pakëndshme sa të shohësh një njeri bosh duke shijuar të gjitha të mirat materiale të jetës.
- Mbarimi i një libri aty ku heroi martohet është si një libër që një udhëtar të ndalet aty ku heroi bie në duart e grabitësve.
- Njeriu nuk zhvillohet shpirtërisht nga ato që lexon, por nga ato që mendon për ato që lexon.
- Librat janë si njerëzit. Një numër i vogël luan një rol të madh, të tjerët janë turma.
- Sa më i civilizuar të jetë një person, aq më pak lexon dhe aq më shumë që rilexon.
- Gazetat, radioja, televizioni janë atributet e zhvillimit, por libri është atribut i kulturës.
- Leximi është një bisedë me të mençurit, ndërsa veprimi është një takim me budallenjtë.
- Intelektual është kushdo që hyn në një librari, edhe kur nuk bie shi.
- Shpesh shkrimtari nuk kuptohet nga lexuesit dhe problemi fshihet këtu: shkrimtari kalon nga mendimi në fjalë, ndërsa lexuesi nga fjalët në mendim.
- Nuk ka asnjë arsye për të përfunduar një libër që nuk ju pëlqen. Jeta është shumë e shkurtër për marrëzira të tilla.
- Njerëzit që lexojnë libra janë njerëzit më të mirë për t'u dashuruar, sipas shkencës
- Njerëzit që lexojnë libra janë fatkeqësisht një specie drejt zhdukjes. Ata ngadalë po zëvendësohen nga lexuesit fanatikë të tabloideve.
- Lexuesit e librave zakonisht ndahen në dy kategori, ata që lexojnë libra nga fillimi në fund dhe ata që lexojnë kapituj selektivë të librave.
- Njerëzit që lexojnë libra janë më të zgjuar.
- Kjo pasi kur lexojnë ata rrisin aftësitë e tyre të fjalorit dhe të kujtesës. Lexuesit e librave kanë funksione më të larta njohëse sesa dikush që nuk lexon dhe kjo i bën ata të kenë aftësi më të mira komunikimi.
- Kur jeni një lexues i zjarrtë, ju jetoni një mijë jetë përmes librave tuaj.
- Kur jeni me dikë që i pëlqen të lexojë, është si të dilni me dikë me mijëra shpirtra. Të jesh me dikë që mund të lexojë shpirtin tënd, jo thjesht të të dojë ty dhe trupin tënd, por të mund të shohë në shpirtin tënd. Ky person do t'ju kuptojë plotësisht.
- Leximi përmirëson të menduarit racional dhe kreativitetin.
- Një libër letrar është një pjesë e ndërgjegjes që transmetohet nga mendja në mendje. Kur lexojmë, përqafojmë një pjesë të vetëdijes dhe e bëjmë tonën.
- Përfitimet e leximit janë të panumërta, nga përmirësimi i ndjeshmërisë dhe krijimtarisë deri te parandalimi i çmendurisë.
- Leximi i librave zhvillon aftësinë tonë për të kuptuar më mirë jetën reale përmes historive ose ngjarjeve që ndodhin. Siç tha Christopher Morley, "Qëllimi i vërtetë i librave është të kapin mendjen për ta detyruar atë të mendojë vetë".
- Duke lexuar ne bëhemi folës më të mirë, rrëfyes dhe më aktivë nga ana shoqërore. Ne fitojmë më shumë besim tek vetja dhe pikëpamjet tona.
- Dituria është një "armë" kundër injorancës dhe pasojave të saj. Sa më shumë që dimë aq më të fortë bëhemi. "Leximi është për mendjen ashtu si gjimnastika për trupin," tha Joseph Addison.
- Mund të zbuloni se duke lexuar ju me të vërtetë po evoluoni. Së pari për veten tuaj dhe atëherë për ata që ju rrethojnë. Alfred Doblin dikur tha: "Unë lexoj ashtu si flaka lexon drurin". Lexoni sepse një libër i mirë është flaka që lexon shpirtin tonë.
- Mua më mjafton që di të lexoj, sepse kështu mësoj atë që nuk e di, ndërsa kur shkruan, shkruan vetëm atë që tashmë di.
- Hyra në librari dhe thithja atë aromë letre dhe magjie që, çuditërisht, askujt nuk i shkoi ndërmend ta ambalazhonte në shishe.
- Më thuaj çfarë lexon të të them kush je. Kjo është mjaft e vërtetë, por unë do t'ju njihja më mirë nëse do të më thoni se çfarë po ri-lexoni.
- Një libër është si një pasqyrë. Nëse një majmun e shikon, mos prisni që të shfaqet një apostull.
- Për çdo libër që blini duhet të blini dhe kohën për ta lexuar.
- Ata që lexojnë vetëm klasikët është e sigurt se janë gjithnjë të informuar.
- Kjo është ajo që më trishton: jeta është kaq e ndryshme nga librat. Uroj që të ishte po aq e qartë, e organizuar logjikisht.
- Librat kanë të njëjtët armiq me njeriun: zjarrin, lagështin, marrëzinë, kohën dhe të njëjtën përmbajtjen e tyre.
- Nëse lexoni vetëm librat që lexojnë të gjithë të tjerët, ju vetëm mund të mendoni atë që të gjithë të tjerët mendojnë.
- Librat më të mirë janë ato që na tregojnë se çfarë ne tashmë dimë.
- Më thuaj se çfarë lexon të të them se kush je. Kjo është mjaft e drejtë, por, do të të njihja më mirë në qoftë se më thua se çfarë rilexon.
- Librat dhe martesa nuk përshtaten shumë.
- Mos lexoni një libër që të bëhesh tifoz. Lexoni një libër që të bëhesh nxënës.
- Kur lexoj një libër të mirë, uroj që jeta ime të zgjaste 3000 vjet.
- Romancieri ju lejon të shihni nga vrima e çelësit atë që ju nuk mund të shihni ndryshe.
- Të hedhësh sytë në një libër, është sikur të dëgjosh zërin e një njeriu tjetër - Carl Sagan
Hobi im është leximi, muzika dhe heshtja.
Lexo dhe shko pyet të diturit
si ta kalosh kohën me lehtësi,
pa u përpëlitur në mjerim, pa stërmundimin
e dëshirës ose të frikës,
pa shpresën e gjërave të nevojshme mediokre.
Kur ndaloni të lexoni libra, ndaloni të mendoni.
"Çdo herë që shikoni televizor, një libër shkatërrohet".
Në vendin tonë nuk mjafton të di dikush se si të shkruaj, duhet të dinë dhe të tjerët të lexojnë.
Ata që shkruajnë qartë kanë lexues. Ata që shkruajnë në mënyrë të pakuptueshme kanë komentatorë.
Leximi është një mënyrë tjetër për të qenë diku.
Sa më pak të lexojmë, aq më e dëmshme është ajo që lexojmë.
- Këtu është një libër që vetëm tetë persona në Francë janë në gjendje për të kuptuar, dhe autori nuk është një prej tyre.
Mendoni para se të flisni. Lexoni para se të mendoni.
Asnjë kënaqësi nuk është aq e lirë sa leximi dhe asnjë kënaqësi nuk zgjat aq gjatë.
Është e vështirë t'i mësosh dikujt ato që ai mendon se di.
"Është më mirë të shkruash për veten dhe të mos kesh audiencë sesa të shkruash për audiencën dhe të mos kesh vetveten".
Njohuria u fitua me zell. Dhe për shkak të mungesës së zellit dija u humb.
Në kohët e mira të vjetra librat shkruheshin nga shkrimtarët dhe lexoheshin nga të gjithë, por tani libra shkruajnë të gjithë, por askush nuk i lexon.
Njerëzit ndalojnë të mendojnë, kur ndalojnë të lexojnë.
Mendoni shumë, flisni pak, shkruani më pak.
Nuk shkruani sepse doni të thoni diçka, por sepse keni diçka për të thënë
Një bibliotekë është një spital i shpirtit.
Bota është një libër i vjetër, i cili në çdo kopje ndryshon vetëm kopertinën. Nuk ka pasur kurrë një korrigjim në tekst ...
"Njerëzit që i duan librat nuk kanë shumë nevoja dhe nuk kanë nevoja idiote.
Nëse nuk dëshiron të të harrojnë menjëherë pasi të largohesh, shkruaj gjëra që ia vlen të lexohen ose të bësh gjëra që ia vlen të shkruhen.
Shkruaj për të zbuluar çfarë di.
Shpesh shkrimtari nuk kuptohet nga lexuesit dhe problemi qëndron këtu: shkrimtari shkon nga të menduarit tek fjalët, ndërsa lexuesi shkon nga fjalët në të menduarit.
Këshillë për shkrimtarin: Jepini liri imagjinatës tuaj, por mblidhni penën tuaj.
Sa më shumë që lexoni pa menduar, aq më shpejt filloni të besoni se dini shumë, por sa më shumë që mendoni duke lexuar, aq më qartë e shihni se dini shumë pak.
Në letërsi, ashtu si në dashuri, befasohemi nga ajo që zgjedhin të tjerët.
Unë thjesht shkruaj dhe pastaj pres që dikush të kalojë dhe të ketë nevojë për atë që unë shkruaj.
Nëse nuk gjeni kënaqësi kur lexoni një libër përsëri dhe përsëri, nuk ka arsye për ta lexuar atë.
Fatkeqësisht, disa lexojnë vetëm dhe vetëm të kenë të drejtën të mos mendojnë.
Librat janë kaq të dobishëm për budallain, aq sa një pasqyrë për një njeri të verbër.
Të ashtuquajturat paradokset e autorit, me të cilat ndeshet lexuesi, shpesh nuk gjenden në thënien e autorit, por në kokën e lexuesit.
"Në të vërtetë, çdo lexues është, kur lexon, lexues i vetes së tij".
Marcel Proust
Na kujton se leximi është me vlerë të jashtëzakonshme për natyrën njerëzore. Një aspekt i kësaj vlere është mënyra që na jep vetëdijesim. Nëpërmjet librave dhe sidomos nëpërmjet heronjve të letërsisë, ne mund të njohim botën tonë emocionale.
"Gjithmonë e kam imagjinuar parajsën si një lloj biblioteke"
Luis Borges.
Shkrimtari i madh na jep versionin e tij të parajsës! Duket si një bibliotekë! Idetë, mendimet dhe ndjenjat që ekzistojnë në miliona faqe dhe ajo që mund të bëjnë për paqen e mendjes, mund të vijnë me të vërtetë nga parajsa!
Mendoni se udhëtimi përmes faqeve të librave të mirë na bën të mendojmë se po takojmë njerëz të rëndësishëm që i shkruajnë këto libra. Ne ndiejmë se i kemi njohur dhe bëjmë shoqëri me ta në një mënyrë magjike.
Njerëzit e pasur kanë televizorë të vegjël dhe biblioteka të mëdha, ndërsa njerëzit e varfër kanë biblioteka të vogla dhe televizorë të mëdha.
Librat janë qirinj të përjetshëm të mençurisë dhe njohurive të akumuluara që çojnë në vetëdije dhe në këtë mënyrë, në lumturi.
Do ta hapim librin. Faqet e tij do të jenë bosh. Ne do t'i shkruajmë fjalët vetë. Libri quhet Mundësi dhe kapitulli i tij i parë është Viti i Ri.
Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të fjetur: Kjo është jeta ideale.
Diçka 'klasike': Një libër që njerëzit thonë se e pëlqejnë, por kurrë nuk e lexojnë.
"Asnjëherë mos i beso dikujt që nuk ka sjellë me vete një libër."
"Leximi është thelbësor për ata që kërkojnë të kapërcejnë të zakonshmen"
"Nuk ka nevojë të digjni libra për të shkatërruar një kulturë. Thjesht i bëni njerëzit të ndalojnë t'i lexojnë ato."
"Mendoni përpara se të flisni. Lexoni përpara se të mendoni."
"Le të bëhemi të logjikshëm dhe të shtojmë një ditë të tetë në javën, dedikuar ekskluzivisht leximit."
"Të lexosh të gjithë librat e mirë është si të flasësh me më të mirët (njerëzit) e shekujve të kaluar"
"Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të dini. Sa më shumë të mësoni, aq më shumë vende do të vizitoni."
"Kam lexuar një libër një ditë dhe tërë jetën time ka ndryshuar"
"Njerëzit thonë se jeta është thelbi, por unë preferoj të lexoj".
"Sot një lexues, nesër një drejtues."
"Një libër i mirë është një ngjarje në jetën time"
"Unë gjithmonë kam dy libra në çantën time, një për të lexuar, një për të shkruar"
"Personi që meriton mëshirën më të madhe është një njeri i vetmuar në një ditë me shi që nuk mund të lexojë"
"Ka më shumë thesare në libra sesa në të gjitha plaçkat e piratëve në ishujt e thesarit".
Leximi është një aventurë dashurie në të cilën njeriu është i ngazëllyer të bëjë paqe me veten e tij.
Në ditët e sotme vlera e librit nuk njihet dhe tani është zëvendësuar nga forma të tjera argëtimi, ndonjëherë më pak cilësore.
Të tilla janë televizioni, kompjuteri, dhe më saktësisht interneti.
Kështu që ne jetojmë në një shoqëri ku duam të hiqemi si të lexuar, por jo të jemi në të vërtetë.
Ato që nuk di bëjnë një biblotekë që çdokush nga ne do të ishte krenar ta kishte.
Sipas hulumtimit të Dr. Davis Lewis, leximi zvogëlon nivelet e stresit me 68%. Na relakson dhe në të njëjtën kohë ngadalëson rrahjet tona të zemrës. Mjaftojnë vetëm gjashtë minuta lexim në ditë për të ulur ndjeshëm nivelet e stresit.
Në vitin 2013, shkencëtarët në Universitetin Emory krahasuan trurin e vullnetarëve që lexonin libra rregullisht me ata të vullnetarëve të tjerë që nuk lexonin fare. Ata zbuluan se të parët përdornin imagjinatën e tyre për të kuptuar emocionet e personazheve në librat që lexonin, gjë që në përgjithësi i bëri ata të kuptojnë më mirë njerëzit përreth tyre në jetën e tyre.
Leximi mund të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e çrregullimeve njohëse siç është sëmundja e Alzheimerit ose stresi, dhe të ndihmojë në përmirësimin e inteligjencës ose aftësive të komunikimit dhe të kuptuarit kur flisni me të tjerët.
-Kur lexojmë një libër, ne nuk identifikohemi vetëm me personazhet e ndryshëm, jeta e të cilëve rrëfehet atje, por në të njëjtën kohë transportohemi në vende që nuk i kemi njohur dhe nuk i kemi vizituar kurrë më parë ose në botë imagjinare që as që ekzistojnë në realitet. Kjo na lejon të bëhemi më të vetëdijshëm, si për njerëzit përreth nesh ashtu edhe për mjedisin në të cilin jetojmë.
-Librat stimulojnë imagjinatën tonë dhe na lejojnë të jetojmë më shumë jetë.
-Nëse dëshironi të jetoni mijëra jetë të ndryshme, lexoni një libër.
-Librat më lejojnë të jetoj mijëra jetë dhe të mësoj diçka të re në secilën prej tyre.
-Siç thotë dhe Jorge Luis Borges:
"Ajo që kam lexuar është më e rëndësishme sesa ajo që kam shkruar. Sepse secili lexon atë që i pëlqen, por nuk shkruan atë që do të donte të shkruante, por atë që është në gjendje të shkruajë."
Në vend që të humbisni kohën tuaj me njerëz të cekët që e dini se nuk ju mbushin, investoni në kohën tuaj duke lexuar një libër.
-Mikhail Litvak
Libri është arma më efektive kundër intolerancës dhe injorancës.
- Lyndon Baines Johnson.
Libri është një dhuratë që mund ta hapësh përsëri dhe përsëri.
- Garrison Keillor.
Nëse gjejmë një person me një intelekt të çuditshëm, duhet ta pyesim se çfarë libra lexon.
- Ralph Waldo Emerson
Pavarësisht se sa i zënë mendoni se jeni, duhet të gjeni kohë për të lexuar ose për t'iu nënshtruar injorancës së zgjedhur vetë.
- Konfuci.
"Ne lexojmë për të ditur se nuk jemi vetëm".
- William Nicholson
- George R.R. Martin
"Ndërsa mësoni të lexoni, do të jeni përgjithmonë të lirë."
- Frederick Douglass
"Asnjëherë mos i beso dikujt që nuk ka sjellë me vete një libër."
- Lemony Snicket
"Librat janë aeroplani, treni dhe rruga. Ato janë destinacioni dhe udhëtimi. Ato janë shtëpia jonë."
-Ana Quindlen, "Si e ndryshoi leximi jetën time".
"Duke u mësuar me leximin, ndërtoni për veten tuaj një strehë nga gjithë mjerimi i jetës."
- W. Somerset Maugham
"Leximi është mënyra e vetme për të hyrë, pa dashje dhe shpesh në mënyrë të pakontrollueshme, në lëkurën, idetë dhe shpirtin e dikujt tjetër."
-Joyce Carol Oates
"Shumë njerëz, përfshirë edhe mua, ndihen më mirë kur shohin një libër."
-Jane Smiley,
"Leximi është thelbësor për ata që kërkojnë të kapërcejnë të zakonshmen"
- Jim Rohn
"Nuk ka nevojë të digjni libra për të shkatërruar një kulturë. Thjesht i bëni njerëzit të ndalojnë t'i lexojnë ato."
- Ray Bradbury
"Mendoni përpara se të flisni. Lexoni përpara se të mendoni."
- Fran Lebowitz
"Le të bëhemi të logjikshëm dhe të shtojmë një ditë të tetë në javën, dedikuar ekskluzivisht leximit."
- Lena Dunham
"Bota i përkiste asaj sepse ajo lexonte."
- Beti Smith
"Të lexosh të gjithë librat e mirë është si të flasësh me më të mirët (njerëzit) e shekujve të kaluar"
- Descartes
"Mendoni se dhimbja dhe mjerimi juaj janë unike që në fillim, por pastaj lexoni!"
- James Baldwin
"Njerëzit thonë se jeta është thelbi, por unë preferoj të lexoj".
- Logan Pearsall Smith
"Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të dini. Sa më shumë të mësoni, aq më shumë vende do të vizitoni."
- Dr. Seuss
"Kam lexuar një libër një ditë dhe tërë jetën time ka ndryshuar"
- Orhan Pamuk
"Njerëzit thonë se jeta është thelbi, por unë preferoj të lexoj".
- Logan Pearsall Smith
"Sot një lexues, nesër një drejtues."
- Margaret Fuller
"Një libër i mirë është një ngjarje në jetën time"
- Stendhal
"Unë gjithmonë kam dy libra në çantën time, një për të lexuar, një për të shkruar"
- Robert Louis Stevenson
"Personi që meriton mëshirën më të madhe është një njeri i vetmuar në një ditë me shi që nuk mund të lexojë"
- Benjamin Franklin
Ekziston një universitet, libri!
Leximi na bën të gjithëve emigrantë. Na largon nga shtëpitë tona, por më e rëndësishmja, na gjen shtëpi kudo.
-Jean Rhys, 1894-1979, autor britanik
Librat janë bletët që bartin polenin e fekondimit nga një mendje në tjetrën.
-James Russell Lowell, 1819-1891, diplomat dhe politikan Amerikan
Ka krime më të këqija sesa djegia e librave. Njëra prej tyre është të mos i lexosh.
-Ray Bradbury, 1920-2012, shkrimtar amerikan
Një libër i mirë do t'ju lërë me pyetjen: "Si e dinte autori këtë për mua?"
-Alain de Botton, autor zviceran
Njeri i uritur, kap një libër. Është një armë!
-Bertolt Brecht, 1898-1956, shkrimtar gjerman
Romancieri ju lejon të shihni përmes vrimës së çelësit atë që nuk mund ta shihni ndryshe.
-Alberto Moravia, 1907-1990, shkrimtar italian
Unë zbuloj se librat janë furnizimet më të mira që një person mund të marrë me vete në udhëtimin e jetës.
-Stefan Cvajg, 1881-1942, shkrimtar austriak
Asnjëherë nuk jeni vetëm me një libër .
-Marlene Dietrich, 1901-1992, aktore gjermane
Çdo libër mbi artin është një muze pa mure.
-Andre Malraux, 1901-1976, shkrimtar dhe politikan francez
Një libër i mirë bëhet më mirë me leximin e dytë. Një libër i shkëlqyeshëm me të tretën. Çdo libër që nuk ia vlen të rilexohet nuk vlen të lexohet.
-Nassim Nicholas Taleb, 1960-, ekonomist amerikano-libanez
"Ka më shumë thesare në libra sesa në të gjitha plaçkat e piratëve në ishujt e thesarit".
- Walt Disney
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment