Thënie për veset - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Tuesday, January 24, 2017

Thënie për veset

Të ndjesh keqardhje për veten dhe gjendjen tuaj, nuk është vetëm një humbje kohe, por dhe vesi më i keq që mund të kesh.

Më duket se gjysma e dytë e jetës së njeriut, nuk përbëhet nga asgjë tjetër, veçse veseve që ka përfituar në gjysmën e parë.

Vesi është diçka që bëjmë pa u menduar, dhe kjo është arsyeja që shumica prej nesh ka kaq shumë.

Vesi mund të çojë në shumë gabime pa asnjë justifikim.

Veset janë ushqimi i gabimeve

Një problem në këtë botë, është se: shumë më e lehtë është të heqish dorë nga veset e mira se sa të këqijat.

Vesi është natyra e dytë që shkatërron të parin.

Huqet janë zakonisht vese dhe jo pasione.

Vesi është kafsha brenda nesh.

Nuk do të të puth. Mund të më bëhet ves, dhe nuk mund të shpëtoj nga veset.

Ka dy llojë njerëzish në botë: ata që shkojnë në kafene dhe ata që nuk shkojnë në kafene.

Fitorja është ves. Për fat të keq, e njëjtë dhe humbja.

-Thënie për shpërdorimin

Njeriu i cili di se si të bëjë që shpërdorimet të duken të dobishme, bën një menaxhim shumë të mirë.

Për të fituar para duhet talent, por për të shpenzuar paratë duhet kulturë.

Mënyra më e lehtë për të krijuar një pasuri të vogël, është të fillosh me një të madhe.

Mos blej verëra të shtrenjta, valixhe të shtrenjta dhe ora të shtrenjta.

Ndjeni keqardhje për të pasurit: në qoftë se i ruajnë paratë e tyre, konsiderohen dorështrënguar, në qoftë se shpërdorojnë për veten e tyre, egoistë, dhe nëse i ndajnë me të varfërit, budallenj.

Atë që disa njerëz e perceptojnë si koston e lartë të jetës, është në fakt kostoja e jetës së gjatë.

Dorështrëngimi ka shkatërruar më shumë shpirtra se sa shpërdorimi.

Shumë njerëz shpenzojnë paratë që nuk kanë për të blerë gjëra që nuk u duhen, për të bërë përshtypje te njerëzit që kanë inat.

Disa njerëz nuk i llogarisin paratë e tyre deri sa të mbarohen. Të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre.

Dashuria është një oqean emocionesh i rrethuar nga shpenzimet.

Rritjet e mëdha në kosto, me rritjen e dyshimtë në performancë, është e tolerueshme vetëm në kuajt e garës dhe gratë.

Është më mirë të shpërdorosh para sikur të mos ekzistonte e nesërmja, se sa të shpërdorosh natën sikur të mos ekzistonin paratë.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages