Thënie për mençurinë - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Thursday, January 19, 2017

Thënie për mençurinë



- Preokupimi i mediokritetit është se si të vrasë kohën. I mençuri përpiqet të shfrytëzojë çdo sekondë.


- Tragjedia në jetë është se po bëhemi pleq shumë shpejt dhe të mençur shumë vonë.

- Kush nuk di dhe nuk e di se nuk di, është i çmendur, shmangeni atë.
Kush nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, arsimoje.
Kush di dhe nuk e di se di, është në gjumë, zgjoje atë.
Kush di dhe e di se di, është i mençur, ndiqeni.

- Mençuria pushon të jetë dituri, kur bëhet shumë krenare për të qarë, shumë serioze për të qeshur, dhe shumë egoiste për të kërkuar diçka më shumë se veten.

- Tri gjëra e karakterizojnë njeriun e mençur: Së pari, bën ato që këshillon të tjerët të bëjnë. Së dyti, nuk bën asgjë që është në kundërshtim me të vërtetën. Së treti, të jetë i durueshëm me dobësitë e të tjerëve.

- Vetëm të mençurit dhe njerëzit trashë nuk ndryshojnë kurrë.

- Të mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë.

- Ne nuk kemi nevojë për më shumë njohuri, por më shumë mençuri. Dhe mençuria vjen nga vëzhgimi.

- I mençuri nuk rri ulur mbi thesarin e tij. Sa më shumë që u jep të tjerëve, aq më shumë merr.

- Të njohesh të tjerët është mençuri. Të njohesh veten është ndriçim i mendjes.

- Mirësia është më e rëndësishme se mençuria, dhe vetëdija për këtë gjë është fillimi i mençurisë.

- Njohuria është krenare që di aq shumë.
Mençuria ka turp që nuk di më shumë.

- Nuk është e mundur të jesh i lumtur pa qenë i mençur, i ndershëm dhe i drejtë. As të jesh i mençur, i ndershëm dhe i drejtë, pa qenë i lumtur.

- I mençuri duhet të ketë jo vetëm aftësinë për të dashur armiqtë e tij, por edhe të urrejë miqtë e tij.

- Mund të arsimohemi nëpërmjet një personi tjetër. Mund të jemi të mençur vetëm falë mençurisë tonë

- Ai që prish diçka për të mësuar se çfarë është, e ka braktisur rrugën e diturisë.

- Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.

- Gjeniu është një përqind frymëzim, dhe nëntëdhjetë e nëntë për qind përpjekje.

- Kush duket i mençur midis budallenjve, duket budalla midis të mençurve.

- Nga të gjitha mjerimet e njerëzore, më e hidhur është që të jesh i mençur dhe të mos kesh asnjë ndikim.

- Njeriu inteligjent do të gjej rrugëdalje nga një situatë e vështirë. I mençuri nuk do të gjenden në këtë situatë.

- Një i mençur në mesin e të paditurve, është si një vajzë e bukur në mes të verbërve.

- Para se të fitojm pushtet, duhet të fitojm mençuri për të menaxhuar atë mirë.

Dituria është shpërblimi juaj për një jetë të kaluar duke dëgjuar dhe jo folur.

Thuaj më pak sesa di,
ka më shumë sesa thua ti
bëj më shumë sesa thua ti

Mençuri është të dish se çfarë të bësh, aftësi është të dish ta bësh dhe virtyt është ta bësh.

Mënyra se si i menaxhojmë emocionet tona përcakton se si lidhemi me të tjerët. Ajo përcakton madhësinë e inteligjencës sonë emocionale.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale janë të vetëdijshëm për veten e tyre: ata nuk kanë qëllim të provojnë vazhdimisht se çfarë janë.

Nohuria flet, por mençuria dëgjon.

4 comments:

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages