Thënie për heshtjen - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Thursday, January 19, 2017

Thënie për heshtjen


-Më mirë të heshtësh për njëqind gjëra që duhet të flasësh, se sa të flasësh për një gjë që duhet të heshtësh.


-Para se të flisni pyesni veten: Ajo që do të them është e sjellshme, është e nevojshme, është e vërtetë, është më mirë se heshtja?


-Kushdo që nuk mund të kuptojë heshtjen tuaj, nuk mund të kuptojë as fjalët tuaja.


- Nëse një grua është e heshtur, dëgjon me kujdes.


- Të heshtë ai që dha, të flasi ai që mori.


- Nuk ekziston përgjigje më degraduese se sa heshtja përbuzëse.


- Ata që heshtin thonë shumë më tepër se ata që flasin gjatë gjithë -kohës.


- Heshtja e bën bisedën reale midis miqve. Ajo që ka rëndësi nuk është të flasësh, por të mos kesh nevojë për të folur.


- Për gjërat që nuk mund të flasësh, duhet të heshtësh.


- Duhet të shohësh dhe të dëgjosh, por të dish të heshtësh.


- Heshtja, kam zbuluar se është diçka që mund të dëgjohet.


- Shumica e njerëzve jetojnë jetën në dëshpërim të heshtur.


- Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e -miqve tanë.


- Në heshtje nuk mund të fshehësh asgjë ... ashtu sikur flisni.


- Heshtja është flori, kur nuk mund të mendosh një përgjigje të mirë.


- Një grua di të heshtë kur ka të drejtë. Një burrë, kur ka të drejtë, vazhdon të flasi.


- Gjëja më e mirë që ka për të bërë dikush që nuk është i sigurtë në vetveten e tij, është të heshti.


- Hobi im është leximi, muzika dhe heshtja.


- Ndjenja më e thellë shprehet gjithnjë përmes heshtjes.


- Nëse kishte më shumë heshtje, në qoftë se ne të gjithë heshtim ... ndoshta mund të kuptonim diçka.


Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më të preferuarit janë ata që heshtin.


Fyerjet, kur pranohen me heshtje të përbuzshme, neutralizohen. Por, kur ato pranohen me irritim, ne tregojmë se, deri në një farë mase, e njohim të vërtetën e fyerjeve.


Më e vështirë është t'i përgjigjesh dikujt që mban mbyllur gojën.


Në heshtje nuk mund të fshehesh asgjë ... siç mundesh në fjalë.


Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më të preferuarit janë ata që heshtin.



Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t'ju dëgjojnë kur heshtni.

Njëri është i heshtur sepse nuk ka asgjë për të thënë, tjetri sepse mendon.

Nuk ka bisedë më interesante mes të dashuruarve, kur të dy heshtin.

Vetëm heshtja është gjë e këndshme. Gjithçka tjetër është dobësi.

Lëreni heshtjen tuaj t'u flasë të gjithë atyre që nuk dëgjuan dhe nuk respektuan kurrë fjalët dhe veprat tuaja.

Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më simpatikë janë ata që heshtin .

Heshtja është e vetmja gjë e artë që gratë e përbuzin.

Njerëzit mësuan të lexojnë fjalët dhe harruan se si është të lexosh heshtjen.

Kur dashuroni me të vërtetë, mund të rrini orë të tëra në heshtje dhe të ndjeheni sikur i keni thënë të gjitha.

Nëse heshtja i përshtatet të mençurit, sa herë më shumë i përshtatet budallait?

Nëse pyetjes tuaj i'u përgjigja me heshtje, do të thotë se jam i sigurt se duke e interpretuar këtë heshtje do të gjeni përgjigjen e duhur dhe jo duke dëgjuar "përgjigjen më të saktë"

Nuk ka biseda më interesante mes të dashuruarve kur të dy janë të heshtur.

Nëse gruaja nuk di çfarë të thotë, e vetmja gjë e sigurt është se ajo nuk do të heshti.

Atje ku flasin shumë, heshtja bëhet virtyt.

Idioti shkëlqen nga zgjuarsia për sa kohë qëndron i heshtur.

"Mësoni të heshtni, lini mendjen të qetë për të dëgjuar dhe përthithur" 

Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.

Gjithmonë të gjeni kohë të flisni dhe të sqaroni, sepse heshtja peshon sa gurët, dhe gurët bëhen mure, dhe muret përfundimisht ndajnë njerëzit...!!!

Heshtja! Je më e mira që kam dëgjuar ndonjëherë.

Zakonisht me zërin më të fortë kërkojnë heshtje.

Nëse heshtja i përshtatet dhe të mençurit, sa herë më shumë i përshtatet budallait?

Ai që kur është gabim hesht, është i mençur. Ai që hesht, edhe pse e di se ka të drejtë, është i martuar.

Kam mbledhur fjalët më të bukura, më të mençura, për të kuptuar se në krye të bukurisë, harmonisë dhe mençurisë, është heshtja.

Fjala është gënjeshtër, shkrimet janë të vërteta të vogla personale dhe vetëm heshtja është e vërteta.

Gjithmonë heshtja ka diçka për të thënë.

Sa më i heshtur bëhesh, aq më shumë dëgjon.

Kur sytë mbyllen dhe ata shijojnë qetësinë e heshtjes, atëherë ata hapin qepallat e ëndrrave që sfidojnë hidhërimin e realitetit.

Ai që nuk di të heshtë, nuk di të diskutojë.

Po, i kam dëgjuar të gjitha. Tani më ka marrë malli për të heshtur.

Heshtja dhe modestia: aftësi shumë të dobishme për bisedë.

Hap sytë dhe shoh një botë që digjet në heshtje ..
Një botë dorëzuar në mizerie, në pesimizëm, në mjerim ..
Njerëz indiferentë ekzistojnë ..
Ekzistojnë pa kuptim dhe kështu nuk jetojnë ...

Arti i të folurit ka si një plotësues të natyrshëm shkencën e heshtjes.

Prindërit na mësojnë të flasim, ndërsa njerëzit na mësojnë të heshtim.

Lëvizja është lumturia e të riut, heshtja është lumturia e vajzës.

Uluni në heshtje dhe së shpejti do të kuptoni se sa të kota janë shqetësimet e përditshme. Heshtni për pak kohë dhe do të kuptoni se sa të padobishme janë bisedat e përditshme. Hiqni dorë nga vrapimet e përditshme dhe do të kuptoni se sa energji harxhojnë njerëzit. Mbyllni derën tuaj dhe do të kuptoni se sa rënduese janë lidhjet e të njohurve. Keni më pak dëshira dhe do të kuptoni pse ka kaq shumë sëmundje të njerëzve.

Të gjithë flasin. Askush nuk flet për heshtjen. Kjo është arsyeja pse fjalët kanë humbur vlerën e tyre.

Të gjitha kënaqësitë e mëdha janë të heshtura.

Heshtje! ti je me e bukura qe kam degjuar ndonjehere.

Fjalët fluturojnë më larg nga plumbat.

Kur njeriu i vogël fillon të kuptojë botën, ai bën shumë pyetje. Kur të rritet, ai fillon të flasë shumë. Dhe vetëm kur njeriu e kupton elokuencën e heshtjes, atëherë ai bëhet një i rritur

Heshtja do të na shpëtojë nga padrejtësia, por do të na privojë nga mundësia për të qenë të drejtë.

Nëse iu përgjigja pyetjes suaj në heshtje, kjo do të thotë se jam i sigurt që duke interpretuar këtë heshtje do të gjeni përgjigjen më të saktë sesa të dëgjoni përgjigjen time "të saktë".

Heshtja është nëna e mendimit.

Heshtja kurrë nuk bën gabime.

Aty ku vrumbullojnë korbat, bilbilat heshtin.

Nëse heshtja ime nuk ju ndriçoi, nuk ka shpresë se fjalët e mia do t'ju ndriçojnë.

Vetëm heshtja është një gjë e bukur. Çdo gjë tjetër është një dobësi.

Njeriu nuk duhet gjykuar nga mënyra se si flet, por nga mënyra se si hesht.

Përdorni talentin tuaj sado i vogël. Pyjet do të heshtnin nëse bilbilat nuk do të këndonin në to.

Është koha për heshtje. Gjithmonë ishte, por ne jetonim në shumë zhurmë për ta kuptuar.

Gjëja më e vështirë është t'i përgjigjemi dikujt që e mban gojën të mbyllur.

Nëse keni frikë nga heshtja, do të thotë që keni frikë nga vetja.

"Heshtja është nëna e së vërtetës, sepse njeriu i heshtur gjithmonë është besuar, ndërsa njeriu që ishte gjithmonë i gatshëm të fliste nuk është marrë kurrë seriozisht"

Nëse heshtja ishte flori, atëherë shurdhmemecët do të ishin të pasur.

Heshtja nuk është indiferentizëm,
ndonjëherë ekziston nevoja e brendshme ...
Shpjegimet ndonjëherë çojnë në polemikë, dhe kështu respekti dhe vetë-respekti shkatërrohen.
kur të vijë koha, të gjithë mund të marrin përgjigjet e tyre

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com


No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages