Thënie për luftën - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Tuesday, January 24, 2017

Thënie për luftën



Kur të pasurit bëjnë luftë, janë të varfrit ata që vdesin.


Arti më i madh i luftës është të mposhtësh armikun pa luftë.

Nëse një ministër i jashtëm fillon të mbrojë deri në vdekje një "marrëveshje të paqes", duhet të jeni i sigurt se qeveria e tij ka porositur tashmë luftanije të reja dhe aeroplanë.

Ka dy mënyra për të luftuar. Si dhelpër dhe si luan në të njëjtën kohë.


Nëse nuk luftojmë, le të kemi të paktën mirësinë për të respektuar ata që e bëjnë këtë.

Terrorizëm është lufta e të varfërve, dhe lufta është terrorizëm i të pasurve.

Vdekja e një njeriu është tragjedi. Shfarosja e milionave është statistikë.

Një paqe e padrejtë është më e mirë se një luftë e drejtë.

Lufta fillon kur të doni, por nuk përfundon kur të doni.

Politika është luftë pa gjak. Lufta është politikë e përgjakshme.

Nëse lufta fillon sërish në Evropë, do të fillojë nga budallalliku në Ballkan.

Nëse doni paqe, të përgatiteni për luftë.

Lufta është si dashuria: gjithmonë gjen një mënyrë.

Ata që në luftë kërkojnë me të gjitha menyrat për të shpëtuar jetën e tyre, zakonisht vdesin si frikacakë.

Nuk besoj se gratë duhet të përdoren në betejat luftarake, për shkak se femrat janë shumë të egra.

Çdo luftë kur afrohet, paraqitet si një akt i pashmangshëm i vetë-mbrojtjes kundër një vrasësi maniak.

E gjithë propaganda e luftës, ulëritja, gënjeshtrat dhe urrejtja, vjen, pa përjashtim, nga njerëz që nuk luftojnë.

Në paqe, bijtë varrosin etërit e tyre. Në luftë, etërit varrosin bijtë e tyre.

E keqja për edukimin e fëmijëve, është se kujtimet e luftës shkruhen nga ata që nuk u vranë në luftë.

Përpjekja për të "fituar" një person konsiderohet si një pjesë kryesore e lojës. Kjo luftë sinjalizon që ju jeni gati të sakrifikoni për atë person dhe është një dëshmi e përkushtimit dhe përqëndrimit tuaj ndaj tij.

Raca njerëzore me kokë të majme një ditë do të bindet se nuk ka mjerim dhe fatkeqësi më të madhe se lufta, dhe nga vuajtjet e saj një ditë do të mësohet se duhet ta shfuqizojë atë, si një mjet shumë i dhimbshëm dhe shumë i shtrenjtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në luftë gjithçka është barbarizëm. Por barbaria më e keqe e luftës është ajo që i detyron njerëzit të gjithë së bashku të ndërmarrin veprime, kundër të cilave ata individualisht do të rezistonin me të gjitha forcat.

Në luftë: vendosmëri. Në humbje: qëndrueshmëri. Në fitore: zemërgjerësi. Në paqe: dëshirën e mirë.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages