Nëse gjithmonë bën atë që të pëlqen, të paktën një person është i kënaqur.
Janë të lumtur me jetën vetëm ata që nuk kanë jetuar.
Këshillat janë si puthje: nuk kushtojn asgjë dhe të shkaktojnë kënaqësi kur i jep.
Edhe puna më e rëndë, kur bëhet me kënaqësi, pushon të jetë e lodhshme.
Momentet më të vështira janë ato që japin kënaqësinë më të madhe.
Kënaqësia e vërtetë vjen nga nevoja e vërtetë.
I dituri nuk kërkon kënaqësitë, por mungesën e dhimbjes.
Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm për një çast. Dhimbja e dashurisë mban një jetë.
Boss-at kanë kënaqësi, të varfërit kanë gëzim.
Të njëjtat aftësi që ndihmojnë personin të pasurohet, e pengojnë atë që të kënaqet me pasuritë e tij.
Asnjë kënaqësi nuk është gjë e keqe në vetvete. Por disa kënaqësi janë prodhuar me mjete që shkaktojnë më shumë bezdi se kënaqësi.
Kënaqësia më e madhe në këtë botë është ndjenja se të duan.
Ky është një nga disavantazhet e verës (pijes): I bën njerëzit të mendojnë se fjalët janë mendime.
Kam mësuar të kërkoj lumturinë duke vendosur kufizime në dëshirat e mia, dhe jo duke u përpjekur t'i kënaq.
Nëse përcaktoni qëllimisht se jeni më pak i aftë se sa jeni me të vërtetë, do të ndiheni të pakënaqur për pjesën tjetër të jetës suaj.
Kënaqësitë janë dhe mbeten negative, ideja që ato të bëjnë të lumtur është një iluzion i nxitur nga zilia, që çon në dënimin e vetvetes.
Djemtë e rinj, akoma pa përvojë në jetë, besojnë se bota është bërë për kënaqësinë dhe se në të gjendet një lumturi pozitive, të cilën nuk arrijnë ta zotërojnë vetëm ata që janë të pazotë.
Kurrë nuk duhet të bëjm marrëzira të tjera përveç atyre që na shkaktojnë kënaqësi.
Më tregoni një njeri shumë të kënaqur dhe unë do të ju tregoj një të dështuar.
Ndërsa të tjerët blejnë sende të shtrenjta të kënaqësive të tyre, unë furnizoj, pa asnjë shpenzim, gëzimet e shpirtit, të cilat janë pafundësisht më të pastra.
Të gjithë duhet të bëjmë atë që na jep kënaqësi, qoftë për të mbledhur rrush qoftë për të vënë lavatriçen.
Dëshirat, irritimi, epshi - këta na skllavërojnë. Mazat njerëzore kalojnë jetën e tyre si derrat që hanë në tenxheren e kënaqësisë.
Ai që mendon se do t'i mbysë dëshirat e tij duke i kënaqur ato, është si ai i çmenduri që përpiqet të shuajë zjarrin me kashtë.
I zhytur në kënaqësi, ti pushon së ndjeri ndonjë kënaqësi.
Gjithmonë jini të kënaqur me atë që keni, por kurrë me atë që jeni.
Kënaqësi me hua… jetë nën konfiskim.
Vlerësoni atë që keni.
Mos u ankoni vazhdimisht për ato që ju mungojnë. Jini mirënjohës që mund të shijoni këtu dhe tani dhe atë që keni.
Kush shkon në det nga kënaqësia, do të shkonte në ferr për të kaluar kohën e tij.
Asgjë nuk mund t'ju kënaqë nëse nuk jeni vetvetja.
Asgjë nuk është me të vërtetë humbje kohe kur e shijon.
No comments:
Post a Comment