Unë ndjej se gruaja është si një lule dhe kështu duhet ta trajtojmë. Lule e bukur e marrëdhënies së dy njerëzve. E bukur për shkak të gjinisë dhe jo si një mbështjellëse ose si një vazo dekorative pranë jush.
Çdo ditë duhet t'i tregojmë afeksionin, kujdesin, dashurinë dhe admirimin tonë.
Tregoji asaj çdo ditë se sa e çmuar është për ty dhe tregoji asaj në çdo mënyrë që të mundesh, por kryesisht me praninë dhe afeksionin tënd.
Ndihmoni gruan tuaj. Nuk është një makineri për të arritur gjithçka. Nëse jetoni në të njëjtën shtëpi, përgjegjësitë duhet të ndahen.
Bëjeni të qeshë, edhe në ditë të errëta. Bëjeni të buzëqeshë dhe kjo do të jetë një nga arritjet tuaja më të mëdha.
Dëgjojeni dhe kuptojeni kur flet, çfarë ka për të thënë dhe çfarë ka thënë pa folur.
Jini të gatshëm të bëni së bashku gjëra që i pëlqejnë. Përkrahni në atë që do dhe tregoni interes të vërtetë. Ajo është njeriu juaj, prandaj e zgjodhët atë.
Mos u përqendroni vetëm në punën, fëmijët dhe detyrimet. Ju jeni një çift dhe çiftet shkojnë për shëtitje së bashku, hanë në një restorant, udhëtojnë së bashku.
Dhe kur zhvisheni, të mos zhveshni vetëm trupin tuaj, por edhe shpirtin, sepse kështu bashkohen qeniet njerëzore që bëjnë dashuri dhe jo vetëm me trupa, sikur thjesht po i shërbejnë një nevoje biologjike.
Ju duhet të mësoni të jepni dhe jo vetëm të merrni.
Dhe nëse kjo nuk është mënyra më e mirë për tu zgjuar çdo ditë, në këtë botë, atëherë çfarë tjetër mund të jetë?
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment