I pasuri dhe i varfëri. Fragment nga libri "Mendimi i lashtë kinez" - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Thursday, May 06, 2021

I pasuri dhe i varfëri. Fragment nga libri "Mendimi i lashtë kinez"


 

Njëherë e një kohë, dy murgj të vetëm jetonin në malin Omai, njëri i pasur dhe tjetri i varfër. Një ditë i varfëri shkoi në vetminë e të pasurit për t’i dhënë lamtumirën.


-Dhe ku po shkon vëlla? Pyeti ai.


"Unë do të shkoj në një pelegrinazh në Pozwan", u përgjigj i varfëri.


- Por kjo është tre mijë milje larg. Si do të bësh me duar bosh kaq rrugë? Pyeti përsëri murgu i pasur.


-Kam një kupë për ujë dhe një pjatë për oriz. Imagjinoj se këto do të jenë të mjaftueshme për mua, tha ai.


-Dua dhe unë të shkoj dhe po përgatitem prej kohësh, por gjithnjë më mungon diçka për këtë udhëtim, u përgjigj murgu i pasur. Dhe ju këshilloj vëlla të mos shkoni me kaq pak furnizime.


Murgu i varfër, megjithatë, nuk e dëgjoi dhe shkoi. Kur u kthye, i tregoi se si kishte kaluar.


-A nuk do të shkosh dhe ti vëlla? E pyeti ai me pas.


-Ende nuk i kam mbledhur ato që më nevojiten! U përgjigj murgu i pasur.


Fragment nga libri "Mendimi i lashtë kinez" përkthyer nga Xhoni XH


© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages