Kodi i etikës së Indianëve - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, March 25, 2020

Kodi i etikës së Indianëve


Ndërsa lexova dhe përktheva këtë artikull, pyeta veten pse të mos quhej ''Kodi i etikës së njerëzve?''

Atëherë mendova se kodi i etikës së njerëzve përcaktohej nga feja e tyre, kështu që unë pushova së pyetur pse ne njerëzit u katandisëm kështu ... diçka e huaj për vetë natyrën tonë .

1. Zgjohuni me dritën e diellit për t'u lutur. Të luteni vetëm. Lutuni shpesh. Shpirti i madh do të dëgjojë, mjafton të flisni.

2. Tregoni mirëkuptim për ata që kanë humbur rrugën e tyre. Injoranca, arroganca, zemërimi, xhelozia dhe lakmia lulëzojnë nga një shpirt i humbur. Lutuni që ata të gjejnë udhëzimin.

3. Kërkoni veten, bëhuni vetvetja. Mos lejoni që të tjerët të krijojnë rrugën tuaj. Është rruga juaj dhe vetëm e juaja. Të tjerët mund të ecin me ju por askush nuk mund të ecë në vendin tuaj.

4. Trajtoni mysafirët tuaj me urtësi. Serviruni atyre ushqimin më të mirë, jepu atyre shtratin më të mirë dhe trajtojini me respekt dhe nder.

5. Mos merrni diçka që nuk ju përket juve, qoftë nga një qenie njerëzore, nga një komunitet, natyra apo kultura. Nuk i keni fituar ju dhe as ata. Nuk është e juaja.

6. Respektoni të gjitha gjërat në këtë planet, qoftë njerëz ose bimë.

7. Nderoni mendimet e njerëzve të tjerë, dëshirat dhe fjalët e tyre. Asnjëherë mos e ndërpritni dikë, mos e përqeshni ose mos e imitoni me vrazhdësi. Njihni të drejtën e secilit për lirinë e shprehjes.

8. Asnjëherë mos iu referohen të tjerëve në një mënyrë të keqe. Energjia negative që ju dërgoni në Univers do të shumëfishohet kur të kthehet tek ju.

9. Të gjithë njerëzit bëjnë gabime. Dhe të gjitha gabimet mund të falen.

10. Mendimet e këqija shkaktojnë sëmundje të mendjes, trupit dhe shpirtit. Praktikoni pozitivitetin.

11. Natyra nuk është për ne, është pjesa jonë. Është pjesë e familjes tuaj globale.

12. Fëmijët janë farat e së ardhmes suaj. Mbillni dashuri në zemrat e tyre dhe i ujisni me urtësi dhe mësime jete. Kur të rriten, jepi atyre hapësirë ​​të rriten.

13. Mos i lëndoni zemrat e të tjerëve. Helmi i dhimbjes suaj do të kthehet përsëri tek ju.

14. Jini të sinqertë gjithmonë. Ndershmëria është masa e vullnetit të një personi në Univers.

15. Mbani veten të ekuilibruar. Vetja juaj mentale, vetja juaj shpirtërore, vetja juaj emocionale dhe vetja juaj fizike duhet të jenë të fortë, të pastër dhe të shëndetshëm. 
Stërviteni trupin tuaj për të forcuar mendjen. Pasuroje shpirtin për të shëruar shqetësimet emocionale.

16. Merrni vendime të vetëdijshme se kush do të jeni dhe si do të reagoni. Jini përgjegjës për veprimet tuaja.

17. Respektoni momentet personale dhe hapësirën personale të të tjerëve. Mos prekni pronën personale të të tjerëve - veçanërisht objekte të shenjta dhe fetare. Kjo është e ndaluar.

18. Së pari bëhu i vërtetë me veten. Nuk mund t'i ndihmoni të tjerët nëse nuk mund ta ndihmoni veten së pari.

19. Respektoni pikëpamjet fetare të të tjerëve. Mos u mundoni të impononi pikëpamjet tuaja mbi to.

20. Ndani fatin e mirë me të tjerët.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages