Thënie të veçanta, me kuptim, të vlefshme për jetën - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Monday, January 21, 2019

Thënie të veçanta, me kuptim, të vlefshme për jetën


Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim...
Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me "shpirtin tim", me "dyshimet e mia", me "frikën time", me "dhimbjen time".
Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!!

Një ditë, një njeri i pasur i dha një shportë me mbeturina një njeriu të varfër. I varfëri buzëqeshi, e mori shportën dhe iku.
E boshatisi shportën, e lau dhe e mbushi me lule të bukura, dhe i'a ktheu njeriut të pasur.
Njeriu i pasur, i suprizuar i tha të varfërit: Përse më jep lule të bukura, ndërsa unë të dhashë mbeturina?
Dhe i varfëri u përgjigj: Çdokush jep atë që ka në zemër!!

Përulësia ju bën të rëndësishëm...
Respekti ju bën njerëz...
Sinqeriteti ju bën të veçantë...
Thjeshtësia ju bën unik...

Të falësh njerëzit që të kanë lënduar, është dhuratë për ta...
Të largohesh nga këta njerëz dhe të harrosh ekzistencën e tyre, është dhuratë për ty....!!!

Bukurinë ......... Admiroje
Mundësinë ...... Rrëmbeje
Premtimin ....... Mbaje
Zemërimin ...... Kapërceje
Tragjedinë ...... Përballoje
Bekimin .......... Pranoje
Dashurinë .......Ndjeje
Detyrën .......... Zbatoje
Misterin .......... Eksploroje
Thesarin ........ Ruaje
Himnin ........... Këndoje
Lojën ............. Luaje
Peripecinë ..... Rreziko
Ëndërrën ....... Realizoje
Lumturinë ...... E meriton

Nëse ikën respekti nga një mardhënie...atëherë është koha të ikësh dhe ti.

Nëse nuk jeni zotërues i rrjedhës së jetës tuaj, kjo do të thotë që ju lejoni që ekzistenca juaj të jetë një aksident.

Ndonjëherë i falim njerëzit vetëm dhe vetëm sepse nuk duam të largohen nga jeta jonë.
Tolerojmë sjellje me shpresën se një moment do të ndryshojë.
Por, mos harro!
Nëse të lëndon një herë, gabimi është i tij.
Nëse të lëndon për së dyti, gabimi është i juaj.

Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do,
atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre.

Ka gra që kushtojnë, ndërsa të tjera vlejnë. Ky është ndryshimi.

Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi.
Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes.

Nëse dikush të mungon..... Mere në telefon
Kur doni t'ju kuptojnë ......... Shpjego
Nëse dyshon......... Pyet
Nëse nuk pajtohesh....... Thuaje me sjellje
Nëse do diçka ..... Kërkoje
Nëse ke ankth ......Relax-sohu
Nëse bën gabim.....Korrigjoje
Nëse dashuron...... Thuaje

Rri dhe shqetësohesh dhe sëmuresh me të tjerët.
-Çfarë të thanë, çfarë të bënë, si të shikojnë, nëse të duan, etj. - sepse e harron forcën tënde, bukurinë tënde, vlerën tënde.
Duaje pak veten tënde të lodhur dhe qëndro në këmbët e tua.

Gjithmonë të gjeni kohë të flisni dhe të sqaroni, sepse heshtja peshon sa gurët, dhe gurët bëhen mure, dhe muret përfundimisht ndajnë njerëzit...!!!

Ne jetojmë në epokën e supermarketit të marrëdhënieve, ku zgjedhjet janë të pafundme, tundimet kudo, njerëzit konsumatorë dhe marrëdhëniet ("nëse nuk i plotësoni nevojat e mia, unë menjëherë do të gjej dikë tjetër për t'i përmbushur") që shkattërrohen me vështirësinë më të vogël. 
Ku mund të jetë bukuria, besimi, përkushtimi ndaj këtij konteksti kaq utilitar? Mund të themi se edhe në qoftë se dikush ka një ndjenjë shpirtërore, është e vështirë të ketë një marrëdhënie të suksesshme, që mos të flasim për ata që nuk kanë fare ...
Dhe siç thotë dhe McWilliams:
Njerëzit duan t'i kenë të gjitha në të njëjtën kohë, pa sakrifikuar asgjë ...

Çfarë heqin dhe përrallat...!!!
Të tjerë flejnë me ta,
të tjerë i kërkojnë,
të tjerë i jetojnë,
të tjerë i shkruajnë,
të tjerë i shesin,
dhe të tjerë i hanë...!!!

Femrës i thonë ... të gjesh një burrë për të bërë fëmijë. Dhe këtë bën ... Dhe për fat të keq ende vazhdon ta bëjë. 
Dhe burrit i thonë: "Jini të fortë, mos qaj, mos u jep, qëndro burrë" ... Dhe fatkeqësisht ende e bën.

Akoma dhe një ditë arriti në fundin e saj.....
Çdo e djeshme, dhe një kujtim.....
Çdo e nesërme, dhe një shpresë....

Në jetë, të besosh ata që mund të dallojnë këto tre gjëra:
Dhimbjen që fsheh pas një buzëqeshje....
Dashurinë që fsheh kur shpreh zemërimin tënd....

Dhe...fjalët që fsheh brenda heshtjes tënde....

E doni krijimin - sepse ju jeni rezultat i saj
jetën - sepse kjo është arsyeja për ekzistencën tuaj
të ndryshmen - sepse përmes saj evoluon
të renë - sepse ju ngjall dhe ju jep krahë për të vazhduar

Gjithmonë besoja se gjëja më e keqe në jetë, është të rrish vetëm...
Gabim!
Gjëja më e keqe në jetë është të rrish me njerëz që të bëjnë të ndjehesh vetëm!

"Qielli nuk ka njohur parajsë si ajo e gruas së dashuruar,
dhe ferr më të keq se i asaj të tradhëtuar ... "

Dy ndjenja nuk mund të fshihen nga njeriu: dashuria e tepruar dhe urrejtja e paepur.

Lloji më i keq i vetmisë, është kur të harrojnë njerëzit që ti ishe gjithmonë atje për ta, para se ata të ta kërkonin.

Të jesh gjithmonë i fortë, dhe askush nuk mund t'ju mundë...
Të jesh gjithmonë i sjellshëm, që askush të mos ju poshtërojë...dhe gjithmonë të jeni vetëvetja që askush të mos j'u harrojë.

Mos më nënvlerëso!
Di shumë më tepër sesa ato që them.
Mendoj shumë më tepër se ato që flas.
Vërej shumë më tepër se ato që kupton.

Urrejtja e pasionuar mund t'i japë kuptim një jete boshe.

Mos gjyko shpesh, sepse, të gjithë jemi të këqij në historinë e dikujt.

Mos ji gruaja që e duan të gjithë, të jesh gruaja që nuk mund ta kenë të gjithë.

Kujdo që i mungon... do t'ju telefonojë..
Kushdo që të do...do të ta thotë..

Kushdo që interesohet...do të ta tregojë..

Mëso të dallosh se kur i mungon dikujt, dhe kur thjesht mërzitet vetëm.

Ka gra që kushtojnë, ndërsa të tjera vlejnë. Ky është ndryshimi.

I njëjti gabim nuk bëhet dy herë. Herën e dytë nuk është gabim, është zgjedhje.

Nëse për ty jam thjesht një nga zgjidhjet e tua të shumta....
Unë mund t'ju bëj një kujtim nga të pafundmet....

Kam njohur shumë njerëz që nuk e pëlqejnë veten dhe përpiqen ta rregullojnë atë duke i bindur së pari të tjerët që të kenë një opinion të mirë për ta. 
Pasi kjo të bëhet, atëherë ata fillojnë të kenë një mendim të mirë për veten e tyre. Por kjo është një zgjidhje e rreme, është nënshtrimi ndaj autoritetit të të tjerëve. 

Detyra juaj është që të pranoni veten - jo të gjeni mënyra për të fituar pranimin tim.

Në jetën tënde të kesh shumë të njohur,
pak miq..
dhe asnjë nevojë.

Plagët e vjetra kanë shumë mënyra për ta bërë ndjeshëm praninë e tyre duke "vjedhur" marrëdhëniet tona të tanishme. 

Flas pak që të shoh se kuj do t'i mungojë zëri im...
Eci ngadalë që shoh se kush më pret....
Zemërohem që të shoh se kush kujdeset...
Humbas që të shoh se kush më kërkon...

Kanë aftësinë për të prishur çdo lidhje, për të kontribuar negativisht në zhvillimin e një marrëdhënie të shëndetshme, ose madje të arrijnë të izolojnë individin nga krijimi i marrëdhënieve në të ardhmen.

Kur kaloni gjithë kohën duke u përpjekur për të mësuar se çfarë ndjejnë të tjerët për ju, atëherë keni harruar se çfarë ndjen ti për të tjerët ...

Të duan të varfër që t'i kesh nevojë.
Te duan të bukur qe të besosh ato që të thonë.
Të duan të frikësuar që të mos i kundërshtosh.

"Ndonjëherë për të parë diçka qartë, duhet thjesht të mbyllim sytë".

Gjeni kohën për të menduar, ky është burimi i forcës.
Gjeni kohën për të luajtur, kjo është receta e rinisë së përhershme.
Gjeni kohë për të bërë miq, kjo është rruga për lumturinë.
Gjeni kohë për të dashuruar dhe për tu dashur, kjo është privilegj i perëndive.

Gjeni kohë për të qeshur, kjo është muzika e shpirtit.

"Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti".


Më shumë se çdo gjë, mendoj se më mungon vëmendja e saj ... Sa më shumë që imazhi i saj zbehet, aq më shumë luftoj me ndjenjën se aktivitetet e mia dhe sukseset e mia janë të gjitha kalimtare se nuk kanë rëndësi reale.

'' Kuptimin e vërtetë të çdo fjale, e zbulon mënyra që e thoni,

dhe e shpjegon mënyra se si e veproni ... "

Pesë armiq të paqes qëndrojnë brenda nesh: kopracia, ambicia, xhelozia, zemërimi dhe krenaria. Nëse do t'i dëbonim këto, do të gëzonim paqen e përjetshme.

Miqësia i ngjan librave të vjetra, që koha u jep atyre më shumë vlerë.

Bëju dhuratë mungesën tënde atyre që nuk vlerësuan prezencën tënde.

Koha mund të na bëjë të harrojmë një person...
Por dhe një person mund të na bëjë të harrojmë kohën.

Nuk i urrej ata që më komentojnë, thjeshtë më vjen keq që nuk kanë jetë personale dhe meren me mua.

Shpesh, njerëz që nuk na njohin, sillen shumë më mirë se ata që gjoja na duan.


Nëse dikush të shikon si zgjidhje alternative, dhe jo si prioritet...ka ardhur koha që dhe ti ta shikojsh si...kujtim!!

''Gjithkush ka një person në këtë jetë.
Dhe le të mos jetë si në filma.
Dhe le të mos përfundojnë së bashku.
Le të takohen fshehurazi, duke u thënë gënjeshtra të gjithëve.
Dhe le të humben për muaj të tërë dhe pastaj të takohen përsëri.
Njeriu juaj është dikush që lidhet me ju në mënyrë magjike,
pa përpjekje, me intimitet që ju frikëson që nga fillimi ".

Një i verbër shkon te një njeri i mençur dhe e pyet: "A ka ndonjë gjë më të keqe se të humbasësh shikimin tënd?" "Po," thotë ai, "të humbësh ëndrrat tuaja" !!!!

Është shumë e vështirë të jesh grua.
Duhet të mendosh si burrë.
Të sillesh si zonjë.
Të dukesh si vajzë.
Dhe të punosh si gomar.

Njeriu i mençur dëgjon një fjalë dhe kupton dy.

Dashuria jepet gjithmonë si dhuratë, e lirë, e gatshme, e papritur, ofrohet edhe kur të tjerët nuk e njohin dhe nuk e çmojnë. Ne nuk dashurojmë sepse kështu duhet, dashurojmë sepse kështu ndjehemi .... 
Më pëlqen të ulem dhe të shoh dashurinë. Mënyra se si flet, çmendem kur humbet ekuilibrin dhe bie. Më pëlqen ndjeshmëria. 

Ngrohtësia e saj shpesh më përqafon. Kjo më jep lirinë, shpejtësinë e fjalëve të mia që dalin si rrëke. Më pëlqen njohja e dashurisë. Dhe mbi të gjitha ... kur nga ëndërr bëhet realitet.

Kur ëndrrat tuaja nuk gjejnë hapësirë, bien në sy dhe bëhen lot.


Shumë mendonin se e pushtuan botën, por nuk mundën ta mernin me vete.

Sa herë që dashuruam njerëz që nuk e meritonin, aq herë u kthyem shpinën atyre që na dashuronin me të vërtetë!

Keqkuptimet janë për ata që i kërkojnë ...

Nëse kishim gjithçka që dëshironim, çfarë do të na mungonte?
Dhe nëse nuk na mungonte asgjë, çfarë do të dëshironim?

Çfarë vlere do të kishte jeta jonë pa dëshira?

Gjithçka fillon me entuziazmin dhe përfundon me sherr.

Gjithkush mund të mendojë me dinakëri, pak kanë aftësinë për të menduar më mençuri ...

Dinak është dikush që, kur përballet me rrezikun, mendon me këmbët e tij.

Të çohesh që të të shohin. Të flasësh që të të dëgjojnë. Të heshtësh që të të vlerësojnë.

Kushdo që mendon shumë përpara dhënies së një premtimi, është e sigurt që do ta mbajë atë.

Gjithmonë i japim pak rëndësi asaj që themi për të tjerët, dhe të madhe, asaj që thonë të tjerët për ne.

Njohuritë tona na i jep kontakti me gjërat. Mençuria jonë sigurohet nga distanca prej tyre.

Më mirë të flesh i uritur, sesa të zgjohesh me borxhe.


Të flasësh, pëlqehesh në disa raste. Të dëgjosh, pëlqehesh gjithmonë.

Thashethemet mundet të mos ju djegin, por të njollosin.

Mos i mohoni ato që jeta ju ofron. Mos kërkoni ato që të refuzon.

Pak pas gabimit, të gjithë pyesin veten se si ndodhi.


Shpata mund të presë gjithçka. Por nuk mund të zgjidhë asgjë.

Kur një person nuk është i aftë për asgjë, atëherë ai fillon të mendojë se është i aftë për gjithçka.

Atje ku martesa pa dashuri, dhe dashuria pa martesë.

Burrat bëjnë ligjet. Gratë moralin.

Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.

Duam të bëhemi Zotër, dhe kjo na pengon të bëhemi njerëz.

Mënyra se si e jepni, është më e rëndësishme se ajo që jepni.

Kur një qen i aftë leh për diçka të madhe, të tjerët që rrinë kot fillojnë të lehin kundër tij.

Askush nuk është më skllav se ai që e konsideron veten të lirë pa qenë.

Për të bërë një sherr, ka nevojë për dy, domethënë dhe ti.

Më mirë të jet dikush i fundit nga luanët, sesa i pari nga dhelprat.

Kur largohet armiku, të gjithë bëhen të guximshëm.

Të gjitha rrugët janë të njëjta nëse nuk e di se ku shkon.

Njerëzit dikur e falin urrejtjen. Por kurrë përbuzjen.

Balta e vetme që na bën pis, është ajo që ua hedhim të tjerëve.

Askush nuk mban më mirë një sekret se ai që e injoron.

-Hapi i parë drejt njohurisë është të kuptojë dikush injorancën e tij. Por për të vlerësuar madhësinë e saj,  duhet të studiojë shumë dhe mirë.


Është më e lehtë të gjykosh arsimin e një personi nga pyetjet e tij, sesa nga përgjigjet e tij.

Kushdo që ka fletë kërcënohet të shfaroset nga ata që kanë vetëm thonjtë.

Ëndërro si fëmijë, 
jeto si i çmendur,
dashuro si njeri...
E vogël bota,
dhe ne kalimtarë.


Shumë probleme në botë do të zgjidheshin nëse flisnim me njëri-tjetrin, dhe jo njëri për tjetrin.

Më pëlqen të dëgjoj njerëzit të flasin për veten e tyre. Kurrë nuk dëgjoj që ata thonë ndonjë gjë të keqe.

Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur...
askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.

Ne zakonisht tentojmë të gjykojmë veten nga qëllimet e mira dhe të tjerët nga veprat e tyre të këqija.


Ai që nuk ka defektet e tjetrit, mendon se nuk ka asnjë.

Gratë zakonisht janë qenie më emocionale sesa burrat, edhe pse burrat kur ndiejnë bëhen më të ëmbël. Shumë herë, megjithatë, ndjenja e grave mund të çojë në efekte të kundërta.

Nuk janë vetëm disa raste kur super-dashuria e një gruaje kthen burrin në "skllav". Si rezultat, mendimi i tij shfuqizohet para saj dhe anashkalohet "në një mënyrë të ëmbël dhe të matur".

Gëzim i përbashkët, gëzim i dyfishtë. Dhimbje e përbashkët, gjysmë dhimbje.

Flet prapa shpinës time? Kjo do të thotë që unë jam përpara ......
Komentoni mbi jetën time? Do të thotë se është më interesante se sa e juaja ....
Përpiqesh për të gjetur disavantazhet e mia? Do të thotë që je xheloz.
Vazhdoni atë që bëni ......

Kur një grua qan për një burrë.. me të vërtetë e dashuron...
Kur një burrë qan për një grua.. është sepse asnjë grua tjetër nuk ka dashuruar përveç asaj...

Fjala "Përse" nuk fsheh vëtëm kureshtjen....por dhe ankesën më të madhe të njerëzve të lënduar.

Pa komunikim nuk ka mardhënie.
Pa respekt nuk ka dashuri.
Pa besim, nuk ka asnjë arsye të mbahet një mardhënie.


Ka njerëz të drejtë që edhe pse janë kilometra larg teje, të kuptojnë më mirë sesa njerëzit që janë rreth teje në jetën e përditshme.

Gjembat që të lënduan ishin ato që u përpoqe t'i mësosh të çelin lule.

Nuk kthehesh më i njëjti atje nga ku ike.

Shumë njerëz do trembeshin nëse në pasqyrë, në vend të fytyrës së tyre, do të shikonin karakterin e tyre...

Mos më gjyko para se të më njohësh...
Mos më nënvlerëso para se të më sfidosh...
Mos fol për mua para se të flasësh me mua...

Zemra ngjan me katër stinët...
Nëse më mendon, është pranverë.
Nëse më do, është verë.
Nëse të mungoj, është vjeshtë.
Nëse më harron, është dimër.


Jetojmë në një kohë ku gjysma presin mesazhe, dhe gjysma tjetër kanë frikë të dërgojnë...

Jepi kohë tjetrit të kuptojë çfarë humbi... Jepi kohë vetes të kuptojë çfarë vlen!!!

Bota është shumë e madhe që të fshihesh ... dhe mjaft e vogël që t'ju gjej përsëri!!!

Të bësh një mik, është bekim
Të kesh një mik, është dhuratë
Të mbash një mik, është virtyt
Të jetë çdokush mik, është nder


Asnjëherë mos i'a ngrej zërin dikujt që të mësoi të flasësh.

Mund të blini një krevat ......... por jo gjumin.
Mund të bleni një orë, ............ por jo kohën.
Mund të blini një libër............. por jo njohurinë.
Mund të blini një vend, .............. por jo respektin.
Mund të blini mjekun ... ... por jo shëndetin.
Mund të blini shpirtin, ... ... por jo jetën.
Mund të blini seksin, ... ... por jo dashurinë.

A keni menduar ndonjëherë se mendimet që kalojnë përmes mendjes sonë janë përgjegjëse për gjithçka që ndodh në jetën tonë? 
Ajo që ne mendojmë është në thelb ajo që po jetojmë. Mendimi ynë ndikon në sjelljen tonë, në disponimin tonë, në mënyrën se si i shohim gjërat, veprimet tona dhe reagimet tona ndaj mjedisit. 
Pra, çfarë ndodh në mendjet tona është vetë jeta jonë!

Fuqia e mendjes është mjeti ynë i dytë më i fortë, pas fuqisë së shpirtit, i cili në shumë situata mund të na japë edhe vullnetin mbinjerëzor ose fuqitë mbinjerëzore. (p.sh. në rast rreziku). 
Pra, duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që mendojmë dhe si mendojmë! Mendoni se mendja juaj funksionon si një njësi riprodhimi imazhesh. 
Imazhet që vijnë nga mendimi tonë, shpesh marrin formë në mendjet tona dhe ose na friksojnë, ose na japin fuqinë për të krijuar, ose na frymëzojë, ose na bëjnë të ëndërrojnë.

Mendimet negative krijojnë imazhe negative, dhe si pasojë kemi reagime negative që i shprehim në mjedisin tonë.
E njëjta gjë vlen edhe për mendimet tona pozitive që bëjnë pikërisht punën e kundërt, për të mirën tonë. 
Si mund të bëjmë ndryshime radikale në jetën tonë? A keni menduar ndonjëherë? 
Ndryshimet në jetën tonë janë të realizueshme vetëm kur mund të kontrollojmë mendimet tona, të filtrojmë negativet dhe të tregojmë vetëm pozivitetin dhe bukurinë që përmban jeta jonë. 

Kjo është fuqia e të menduarit tonë!

Mos sharro shkallët kur ngjitesh,
sepse do t'ju duhen kur të vijë koha për të zbritur.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
This work may not be copied, reproduced, or used without written permission by the author.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages