Thënie nga George Carlin - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, September 05, 2018

Thënie nga George Carlin

George Carlin, 1936-2008

"Feja ka bindur njerëzit se ekziston një njeri i padukshëm që jeton në qiell. Që shikon atë çfarë bëni çdo minutë të ditës. 
Dhe ky njeri i padukshëm ka një listë me dhjetë gjëra specifike që nuk do që t'i bëni. 
Dhe nëse bëni ndonjë prej këtyre, do t'ju dërgojë në një vend të caktuar, me kazanë dhe zjarr, tym, tortura dhe vuajtje, ku ju do të vuani përgjithmonë dhe do të digjeni dhe do të bërtisni deri në fund të botës. 
Por ai ju do. Ai ju do dhe ka nevojë për para. "

Nëse bota është skenë teatrale, ku është ulur publiku? 

Ka netë që ujqërit heshtin dhe vetëm hëna ulurin. 

Nëse një breshkë nuk ka guaskën e saj, konsiderohet e pastrehë apo e zhveshur? 

Disa njerëz i shohin gjërat ashtu siç janë dhe pyesin "pse". Disa njerëz i ëndërrojnë gjërat si kurrë nuk kanë qenë dhe pyesin "pse jo". 
Disa njerëz duhet të shkojnë për të punuar çdo ditë dhe nuk kanë kohë për të gjitha këto budallallëqe.

Nëse mendon se sa budalla është personi mesatar, konstaton se gjysma e njerëzve janë më budallenj se ai.

Brenda çdo personi cinik ka një idealist të zhgënjyer.

Feja është thjesht kontroll i mendjes.

Nëse dikush buzëqesh gjithë kohën, ka gjasë të shesi diçka që nuk funksionon.

Shumica e njerëzve punojnë vetëm aq sa nevojitet për të shmangur pushimin nga puna, dhe paguhen vetëm për aq sa nevojitet që të mos e braktisin.

Kurrë nuk është thjesht një lojë, përderisa fiton

I dua dhe i vlerësoj njerëzit që njoh. Refuzoj dhe përbuz grupet me të cilat ata koordinojnë dhe në të cilat që u përkasin.

Në thelb, gjuha është një mjet për të fshehur të vërtetën.

Keni vënë re se kushdo që e nget makinën më ngadalë se ti është budalla, dhe kushdo që e nget më shpejt është i çmendur?

Nëse Perëndia nuk donte që ne të masturbonim, do t'i bënte duart më të shkurtëra.

A keni vënë re se shumica e grave që janë kundër abortit janë gra që nuk do të doje kurrë të shkoje me to? Ekziston një ekuilibër në natyrë.

Unë kam aq autoritet sa Papa, thjesht nuk kam kaq shumë njerëz që ta besojnë këtë.

Përkrah plotësisht ndarjen e Shtetit nga Kisha. Mendimi  im është se këto dy institucione po na pallojnë mjaft veç e veç, kështu që të dyja së bashku është vdekje e sigurt.

Jo vetëm që nuk e di se çfarë ndodh, por nuk do të dija çfarë të bëja nëse e dija se çfarë ndodhte.

Arsyeja për të cilën flas me veten, është se, jam i vetmi që mund të tolerojë përgjigjet.

Indeksi i inteligjencës dhe jeta mesatare e Amerikanëve, u kryqëzuan së fundi duke shkuar në drejtime të kundërta.

Nëse mendoni se ka një zgjidhje, atëherë ju jeni pjesë e problemit.

Nëse një burrë qëndron në mes të një pylli dhe flet, dhe nuk ka asnjë grua për ta dëgjuar, prap nuk do të kishte të drejtë?

Sapo zbulova kuptimin e jetës, e ndryshuan.

Unë nuk kam dëshirë të vogël. Kam absurde, paranojake, urrejtje djallëzore. Dhe kjo e bën klasifikimin e botës shumë më të lehtë.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages