Carl Jung, 1875-1961 Psikolog Zvicerian
Një person i shëndetshëm nuk torturon të tjerët. Në përgjithësi, janë të torturuarit që shëndërrohen në torturues.
Gabimet janë, në fund të fundit, themeli i së vërtetës. Edhe nëse nuk dimë për diçka se çfarë është, është e rëndësishme të dimë se çfarë nuk është.
Çdo gjë që na shqetëson mund të na çojë në të kuptuarit e vetes tonë.
Ajo që dikush nuk dëshiron të dijë për veten e tij, përfundon si një fat.
Këpuca që i përshtatet njërit është e ngushtë për një tjetër. Nuk ka asnjë recetë për jetën që të përshtatet në të gjitha rastet.
Fjala "lumturi" do të humbiste kuptimin e saj nëse trishtimi nuk e kompensonte atë.
Asgjë më e keqe nuk mund t'i ndodhë dikujt sesa të kuptohet plotësisht.
Njeriu ka nevojë për vështirësi. Ato janë të nevojshme për shëndetin.
Ne të gjithë ndajmë një mendje masive të pavetëdijshme, të formuar nga kujtimet dhe modelet e sjelljes gjatë gjithë historisë së njerëzimit.
Nga këtu burojnë gjëra të tilla si frika primitive dhe misticizmi.
Më tregoni një të shëndetshëm dhe unë do t'jua kuroj atë.
Feja është një mbrojtje kundër përvojës së Perëndisë.
Nuk jam ajo që më ka ndodhur. Jam ajo që zgjodha të bëhesha.
Njohja e anës suaj të errët është mënyra më e mirë për t'u përballur me anën e errët të të tjerëve.
Takimi i dy personaliteteve është si kontakti i dy komponimeve kimike: Nëse ka një reagim, të dy do të transformohen.
Lavjerrësi i mendjes lëviz midis logjikës dhe absurdit, jo midis të drejtës dhe të gabuarës.
Çdo formë e varësisë është e keqe, qoftë drogë, alkool, morfinë apo ideologji.
Senset na tregojnë se diçka ekziston.
Mendimi na tregon se çfarë është kjo diçka.
Ndjenjat na tregojnë se çfarë është kjo diçka për ne.
Astrologjia ka siguruar njohjen e pakursyer nga psikologjia, sepse astrologjia përfaqëson përmbledhjen e të gjitha njohurive psikologjike të antikitetit.
Të jesh fiziologjik, është qëllimi i fundit i të dështuarit.
Post Top Ad
Reklamohu
Wednesday, September 05, 2018
Thënie nga Carl Jung
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Bottom Ad
REKLAMOHU
Author Details
Pasioni për leximin më lindi një ditë kur po mblidhja kanoçe në një kosh mbeturinash. Rastësisht gjatë kërkimit të kanoçeve më ra në dorë një gjysëm fletë libri, ku me vështirësi arrita të lexoj: ''Nëse një libër përplaset pas një koke dhe dëgjohet një tingull bosh, përse duhet të jetë faji i librit?''
Kështu, kuptova që fajin e ka koka ime që ishte bosh, dhe jo libri. Që nga ajo kohë libri u bë miku im më i mirë.
Njerëzit nuk lindin të zgjuar por mësojnë se si të bëhen të zgjuar.
No comments:
Post a Comment