Çdo zhgënjim hap sytë dhe mbyll zemrën.
Dikur më pyete se çfarë dua më shumë, atëherë unë u përgjigja..jetën.
Një lot rrjedhi dhe u largove...Por nuk arrita t'ju them se jeta ime je ti.
Nuk je kurrë i mjaftueshëm...Për dikë që nuk di çfarë do.
Është e pabesueshme se si një i huaj mund të bëhet njeriu jot...dhe i joti mund të bëhet një i huaj.
Mos qaj nëse dikush nuk të do, mendo se dikush tjetër qan sepse nuk e do ti.
Si prisni të jetoni atë që dëshironi kur vendosni kufizime në atë që ndjeni?
Më mirë mos të kesh askënd sesa të kesh dikë që do të jetë me ty vetëm kur ka interes.
Vëzhgoj gjithçka, thjesht ndonjëherë nuk ia vlen për t'u marrë me të.
Nëse nuk humbet veten tënde, nuk do ta mësosh kurrë se kush je.
Kur e kaluara troket në portën tuaj...Kujtohu çfarë ndodhi herën e fundit që e hape.
Largohu, nëse e keni të nevojshme. Largohu për pak që të qetësohesh.
Nëse ju duan, do t'ju presin...Nëse jo, shpëtuat...
Qeshe sepse u rrëzova?
Dhe tani e kundërta.
Qaj sepse u ngrita.
Njeriun e mirë e njeh menjëherë, kur të kërkon diçka të thotë ''faleminderit'', kur bën gabim kërkon ''falje''.
Të gjthë ata që nuk pëlqejnë atë që u bëra (pra, ndryshimin tim), le të vlerësojnë atë që isha.
Humbim veten tonë për njerëz që nuk humbin asgjë për ne.
Kurrë mos u kujto prezencën tënde...Askush nuk të harron gabimisht.
Dikur isha i gatshëm t'i fal gabimet e të tjerëve...Derisa konstatova se të tjerët ishin gjithmonë të gatshëm t'i përsërisin.
Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë...
Nëse nuk të ndjekin kur të fillosh të largohesh, vazhdo të largohesh.
Si unë, nuk do të gjesh më...
normal
Si ty, nuk do të kërkoj më....
Njerëzit janë krijuar që t'i duam. Objektet janë krijuar që t'i përdorim.
Një arsye pse bota është në kaos, është sepse ne duam objektet dhe përdorim njerëzit.
Çdokush mer atë që negocion. Nëse nuk pret të marrësh atë që vlen, në fund, do t'ju bëjnë të besoni se nuk vlen asgjë.
Gabimi më i madh i një burri, është t'i japi mundësinë dikuj tjetër të bëjë gruan e tij të buzëqeshi.
Nuk mund të zgjidhësh një problem duke ndjekur mënyrën e të menduarit që kishe kur e krijove.
Me mua, kush të dojë... Përballë meje, kush të mundet.
Nëse nuk ndjek atë që do, nuk do ta arrish kurrë.
Nëse nuk pyet, përgjigja do të jet gjithmonë "Jo"
Nëse nuk bëni një hap para, do të mbetesh gjithmonë në të njejtin vend.
Përballë vetes tuaj, të jeni i rreptë
Përballë vlerave tuaja, të jeni i palëkundur
Përballë vështirësive, të jeni i guximshëm
Përballë të mirëve, të jeni modestë
Përballë të këqijve, të jeni indiferentë
Fal shumë, por jo gjithçka...
Harroj lehtë, por jo gjithmonë...
Nuk mbaj inat, por urrej këdo që zhvlerëson inteligjencën time
Një fije floku në kokë është më me vlerë se dy në krehër.
Çdo person, sipas mendimit të tij, përbën një përjashtim nga rregullat e zakonshme etike.
Pyesni veten nëse jeni të lumtur dhe menjëherë do të ndalosh të jesh i lumtur.
Kam mësuar të kërkoj lumturinë duke vendosur kufizime në dëshirat e mia, dhe jo duke u përpjekur t'i kënaq.
Shumica e njerëzve janë subjektivë ndaj vetes dhe objektivë ndaj të tjerëve. Por qëllimi është që të jemi objektiv me vetveten dhe subjektiv me të tjerët
Jeta jonë është gjithmonë shprehje e mendimeve tona dominuese.
Përpara ngrejmë një re pluhuri dhe pastaj ankohemi se nuk mund të shohim.
Qëllimi i ligjit nuk është të shfuqizojë ose të kufizojë, por të ruajë dhe të lartësojë lirinë.
Gjithmonë kam besuar se veprimet e njerëzve janë shprehjet më të mira të mendimeve të tyre.
Ekziston vetëm një gjë që i tubon njerëzit në një qëndrim revolucionar, dhe kjo është shtypja.
Karakteri është rezultat i një sistemi të perceptimeve stereotipike.
Mos kini frikë se jeta dikur do të mbarojë, por kini frikë se ndoshta kurrë nuk do të fillojë.
Nëse ndershmëria ishte fitimprurëse, të gjithë do të ishin të ndershëm.
"Varfëria nuk të lë ta ngresh kokën.
Dinjiteti nuk të lë ta ulësh "...
"Veprimi nuk duhet të jetë një reagim, por një krijim ..."
"Është gjithmonë natë, përndryshe nuk do të kishim nevojë për dritën"
"Nuk ka ndjenjë më të mirë se të duash, të duash dhe të jetosh çdo sekondë të jetës tënde
Mos e humbisni kurrë kuptimin e jetës, thjesht shijoni çdo impuls të ditës sikur të ishte rrahja e fundit e zemrës suaj"
E vërteta nuk është e sigurtë se mund të na çlirojë, por ndershmëria mundet.
Nëse i vlerësojmë fëmijët tanë, duhet t'i adhurojmë prindërit e tyre.
Jeta në vetvete ka vështirësi. Është përgjegjësia jonë të krijojmë gëzim.
Kultura filloi herën e parë kur një person i zemëruar hodhi një fjalë në vend të një guri.
Kur shoh botën, jam pesimist. Kur shikoj njerëzit, ndihem optimist.
Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se çfarë është kuptimi i jetës së tij, por ai duhet më mirë të kuptojë se është ai të cilit pyetja i është adresuar.
Ne jetojmë në një periudhë historike kur ndryshimi është aq i shpejtë saqë fillojmë të shohim të tashmen kur ajo tashmë po largohet.
Dashuria ka frikë nga dyshimi. Megjithatë, ajo rritet me dyshim dhe shpesh humbet në siguri.
Mënyra më e mirë për t'u përballur me anët e errëta të njerëzve të tjerë, është të njiheni më parë me tuajen.
Rreziku më i madh në jetë është që të merrni shumë masa paraprake.
Lumturia në jetën tuaj varet nga cilësia e mendimeve tuaja. Kini kujdes të mos mbani ndonjë ide të papërputhshme me natyrën e virtytit dhe arsyes.
Gjithkush mund të bëjë gabim, por vetëm një idiot insiston në gabimin e tij.
Askush nuk bindet më mirë se ai që nuk di çfarë të besojë.
Një ditë, duke shikuar prapa vitet që u vështirësuat, do t'ju duken më të bukurat.
Nëse përcaktoni qëllimisht se jeni më pak i aftë se sa jeni me të vërtetë, do të ndiheni të pakënaqur për pjesën tjetër të jetës suaj.
Turpi shfaqet kur nuk keni arritur të tregoni se "kush" dëshironi që të tjerët të besojnë se jeni.
Liria është aftësia e njeriut për të marrë zhvillimin e tij në duart e veta. Është aftësia për të formuar veten.
Më tregoni se çfarë keni frikë dhe unë do t'ju tregoj se çfarë ju ka ndodhur.
Ajo që tashmë dimë, është ajo që na pengon të mësojmë.
Njerëzit e depresionuar mendojnë se e njohin veten, por ndoshta ata njohin vetëm depresionin.
Nëse nuk mbroni idetë tuaja autentike, nëse nuk dëgjoni ekzistencën tuaj, atëherë ju keni tradhtuar veten.
Paradoksi është se kur e pranoj veten ashtu siç jam, atëherë unë mund të ndryshoj.
Dhimbja më e madhe kur duam dikë, është paaftësia jonë për ta parandaluar atë që të vuajë nga vetmia e tij.
Detyra e parë e dashurisë është të dëgjojë.
Momentet më të vështira që kam përjetuar ndonjëherë nuk ishin kur merja kritika për ato që thosha, por kur ndjeva se zëri im nuk dëgjohej.
Gjithmonë mbani mend se mund të keni partnerin më të mirë pranë jush, por do të jeni të pakënaqur nëse nuk jeni të dashuruar me jetën tuaj.
Tendenca për të shmangur përballjen me problemet tona dhe barrën emocionale të dhimbjes, është baza primare për të gjitha sëmundjet mendore.
Nuk mbijeton më i forti apo më i zgjuari, por ai që mund të përshtatet më mirë në ndryshimet.
Në kulturën tonë, burrat kanë frikë se nuk do të jenë burra mjaftueshëm, dhe gratë kanë frikë se mund të konsiderohen vetëm gra.
Gabimet janë, në fund të fundit, themeli i së vërtetës. Edhe nëse nuk dimë për diçka se çfarë është, është e rëndësishme të dimë se çfarë nuk është.
Çdokush që shikon për nga jashtë, ëndërron. Kushdo që shikon brenda tij, zgjohet.
Ka nevojë për shumëllojshmëri në seks, por jo në dashuri.
Sa të rinj fillojnë si Don Kishoti dhe kthehen Sancho Panço!
Pak i shohin gjërat ashtu siç janë. Disa perceptojnë vetëm atë që duan të shohin, dhe disa të tjerë atë që i bëjnë të tjerët të shohin.
Sa më e vogël të jetë koka, aq më e madhe është ëndrra.
Është mirë që të keni aftësi, por çelësi është që të keni aftësinë për të zbuluar aftësitë e të tjerëve.
Kur prindërit bëjnë shumë për fëmijët e tyre, fëmijët nuk bëjnë shumë për veten e tyre.
Personi mesatar para beson në diçka dhe pastaj kërkon prova për të mbështetur pikëpamjen e tij.
Sa më shumë të dhëna personale na regjistrojnë, aq më pak ekzistojmë.
Nuk do ta kisha parë nëse nuk do ta besoja.
Vetëm të dobëtit dhe të hutuarit duan thjeshtësinë e rreme të sinqeritetit brutal.
Asgjë nuk është e pashmangshme, për sa kohë që jeni të gatshëm të mendoni për atë që po ndodh.
Kur kupton më së fundi se babai juaj zakonisht kishte të drejtë, tashmë keni rritur një djalë i cili është i bindur se babai i tij zakonisht nuk ka të drejtë.
Disa probleme janë aq të komplikuara saqë duhet të jeni shumë të zgjuar dhe shumë mirë të informuar vetëm dhe vetëm për të qëndruar i pavendosur rreth tyre.
Nëse dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, provoni tre.
Një nga fazat më të rëndësishme të maturimit është zhvillimi i vetëqëndrimit në të kuptuarit e marrëdhënieve me të tjerët.
Një njeri nuk është i pjekur derisa të ketë edhe kapacitetin dhe vullnetin për ta parë veten e tij si dikush, bashkë me të tjerët, dhe për t'u sjellë me të tjerët ashtu siç dëshiron të sillet me të.
Mendja e papjekur hidhet nga një gjë në tjetrën. Mendja e pjekur vazhdon dhe qëndron e fokusuar në një rezultat.
Cilado që është imazhi jashtëm i respektit dhe i dashurisë për burrin e saj, çdo grua e sheh burrin e saj si budalla dhe patetik.
Ndërgjegjja është ndjenja se dikush po na shikon.
Është e vështirë të besohet se dikush po thotë të vërtetën, kur e dini se në vendin e tij do të gënjenit.
Sa më i paqytetëruar është një njeri, aq më i sigurt është se ai e di saktësisht se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
Personi i civilizuar gjithmonë ka dyshime, është tolerant dhe jo aq i sigurt.
Stabiliteti në vendime shpesh është një shembull i thjeshtë i marrëzisë. Ajo tregon një paaftësi për të menduar të njëjtën gjë dy herë.
Jam kundër punës thjesht sepse nuk i pëlqej skllevërit.
Të gjithë njerëzit janë mashtrues. I vetmi ndryshim është se disa njerëz e pranojnë. Unë, personalisht e mohoj atë.
Problemi i vetëm kur nuk keni të bëni asgjë, është që nuk mund të ndaleni për të pushuar.
Përvoja na lejon të njohim një gabim kur e bëjmë përsëri.
Kurrë nuk e kupton se sa memorie të mirë ke, derisa të përpiqesh të harrosh diçka.
Një avantazh kur flet vetë është se, të paktën atëherë, dikush po të dëgjon.
Mashtrimi i preferuar i mundësive, është vështirësia.
Muaji i mjaltit mbaron kur ajo fillon të pyesë veten se çfarë ka ndodhur me burrin që u martua, dhe ai, çfarë ndodhi me vajzën që nuk u martua.
Gratë kanë moshën e përshtatshme vetëm për pak vjet. Burrat, për pjesën më të madhe të jetës së tyre.
Nëse bëni një listë të arsyeve pse një çift u martua dhe një tjetër për të gjitha arsyet që duhet të divorcohen, do të shihni se shumë pika janë të zakonshme.
Ne jemi të gjithë eksplorues të shkëlqyer në ditët e para në një qytet të ri ose në një lidhje të re dashurie.
Jeta jonë më e vërtetë është kur jemi të zhytur në ëndrrat tona të zgjuar.
Komplimenti më i madh që më kanë bërë ndonjëherë, ishte kur dikush më kërkoi mendimin tim dhe i kushtoi vëmendje përgjigjes time.
Mosbindja është themeli i vërtetë i lirisë. Të bindurit duhet të jenë skllevër.
Suksesi zakonisht gjen ata që janë shumë të zënë për të gjetur kohë për ta kërkuar.
Ku ka dashuri të madhe, gjithmonë ka mrekulli.
Ka disa gjëra që i mësoni më mirë në paqe dhe qetësi, dhe disa në stuhi.
Askush nuk mund ta mbështesë sigurinë e tij në mirësinë fisnike të dikujt tjetër.
Leximi është një mënyrë tjetër për të qenë diku.
Një fjalë nuk vjen kurrë vetëm. Edhe fjala "vetmi" ka nevojë për dikë që të vuajë prej saj.
Pyetjet tuaja janë false nëse tashmë e dini përgjigjen.
Më e keqja e të gjitha mureve është një derë e cila nuk kishte çelësin.
Sa më pak të lexojmë, aq më e dëmshme është ajo që lexojmë.
Paraja nuk na bën të lumtur, por është e vetmja që mund të na kompensojë nëse nuk jemi.
Ironia është një trishtim që nuk mund të qajë dhe kjo është arsyeja pse ajo buzëqesh.
Kur dikush nuk mendon çfarë thotë, thotë atë që ai mendon.
Mësoj vajzës tënde të thotë ''Jo'' dhe djalit tënd ta respektojë.
Nuk më intereson çfarë thotë bota. Mua më intereson çfarë thonë sytë e tu, ato janë bota ime.
"Çdo lloj dashurie është e ëmbël, qoftë se jep qoftë se merr.
Atje ku djalli nuk mund të shkojë, dërgon një grua.
Kur je i etur, është tepër vonë për të gërmuar një pus.
Kur nuk e dini se ku shkoni, shikoni andej nga vini.
Një trup i bukur mund të tërheqë adhuruesit e vërtetë, por për t'i mbajtur ata, ka nevojë për bukurinë e shpirtit.
Shumëllojshmëria e asgjësë, është më e lartë se monotonia e diçkaje.
Ne kalojmë jetën tonë duke kërkuar lumturinë. Ndonjëherë e kërkojmë atë në mënyrë të vazhdueshme saqë harrojmë të jemi të lumtur.
Kur i mirëpresni ndjenjat tuaja si mësues,
çdo ndjenjë sjell lajme të mira, madje edhe ato që janë të dhimbshme.
Kërkojmë zgjidhje në shumë mënyra, por ku është zgjidhja?
Zgjidhja qëndron në zemrën e njeriut.
Njëriu vuan vetëm nga dëmi që i bëhet atij nga ata që ai do. E keqja që vjen nga një armik nuk llogaritet.
Në keqardhje të thellë nuk ka vend për emocione.
Kurimi i dashurisë është akoma në shumicën e rasteve mjekësia aktive e vjetër: shpërblimi i dashurisë.
Kjo grua është e bukur dhe e zgjuar: oh, sa e zgjuar do të kishte qenë nëse nuk ishte e bukur!
Një ushtri delesh e udhëhequr nga një luan do të mundë një ushtri luanësh e udhëhequr nga një dele.
Me pak fjalë, nuk janë ligjet që ndryshojnë botën, është bota e ndryshuar që ndryshon ligjet.
Të gjithë kemi lindur të çmendur. Disa mbeten.
Asgjë nuk është më reale sesa asgjë.
Të gjitha gabimet njerëzore rrjedhin nga padurimi, ndërprerja e parakohshme e procesit, shmangia e dukshme e asaj që duket se po shqyrtohet.
Një nga mënyrat më efektive të joshjes që disponon e keqja, është sfida në betejë. Është si lufta me gratë, që mbaron në shtrat.
Mos lejoni që e keqja t'ju bëjë të besoni se mund ta mbani sekret.
Çfarë do të thotë të konstatosh fatin e mirë që toka mbi të cilën qëndron, nuk mund të jetë më e madhe se pjesa që mbulojnë dy këmbët tuaja.
Ka destinacion, por jo rrugë, ajo që ne e quajmë rrugë, është hezitimi.
Dikur, nuk e kuptoja pse nuk merja përgjigje në pyetjen time, sot nuk e kuptoj se si mund të besoja se isha në gjendje të pyesja. Por, në thelb nuk besoj, thjesht pyeta.
Asnjë kënaqësi nuk është gjë e keqe në vetvete. Por disa kënaqësi janë prodhuar me mjete që shkaktojnë më shumë bezdi se kënaqësi.
Jeta është një hua që marrim nga që lindja jonë, dhe dhimbjet dhe vuajtjet janë interesi ditor.
Nëse hesht për sekretin tim, e mbaj të burgosur. Nëse e le të iki nga gjuha ime, më mban ai.
Në pemën e heshtjes varen frutat e paqes.
Nuk ka asnjë trëndafil pa gjemba. Por shumë gjemba janë pa trëndafila.
Vetëm ata që nuk mendojnë kurrë arrijnë një përfundim. Mendoj do të thotë hezitoj. Njerëzit e veprimit kurrë nuk mendojnë.
Njerëzit që i duan librat nuk kanë shumë nevoja dhe nuk kanë nevoja idiote
Kur ndaloni të lexoni libra, ndaloni të mendoni.
Në një zemër që dashuron me të vërtetë, ose xhelozia do të vrasë dashurinë ose dashuria do të vrasë xhelozinë.
Kurrë nuk do të arrijnë destinacionin tuaj nëse ndaloni dhe hedhni gurë në çdo qen që leh.
Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.
Kur lumturia e dikujt tjetër është dhe e jotja, kjo është dashuria.
Dashuria është një mashtrim i këndshëm që njeriu pranon me vullnetin e tij të mirë.
Nëse doni diçka që nuk keni pasur ndonjëherë, duhet të bëni diçka që kurrë nuk u përpoqët që ta arrini më parë!
Pyesni veten nëse ajo që ju po bëni sot do t'ju sjellë më afër asaj që doni të bëni nesër.
Çfarëdo që t'ju ndodhë do të kalojë. Thjesht jo sot.
Mos lejoni që dikush të verbojë shkëlqimin tuaj.
Jeta është plot me fuqi dhe dinjitet. Nuk do të humbasë buzëqeshjen e saj në ditët që vijnë.
Shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë e një prekje, një buzëqeshje, një fjalë të bukur, kompliment, dikë që na dëgjon, por ato që mund të ndryshojnë jetën tonë.
E kam të vështirë të zgjedh atë për të cilin do të jap energjinë time. Më pëlqen të ruaj kohën time, entuziazmin tim dhe shpirtin tim për ata që janë të ndershëm.
Mos i harxhoni fjalët tuaja për njerëzit që meritojnë heshtjen tuaj. Ndonjëherë më e mira që duhet të ofrojmë, është heshtja.
Mos kërko falje sepse je i ndjeshëm ose emocional. Është një shenjë se ju keni një zemër të madhe dhe mos kini frikë që të tjerët ta kuptojnë.
Të tregosh ndjenjat e tua është një shenjë e forcës.
Dikur, dikush do të na përqafojë aq fort sa që të gjitha pjesët tona të thyera do të kthehen përsëri në vendin e tyre.
Ndonjëherë zgjedhjet e gabuara do të çojnë në vendet e duhura.
Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.
Jeni të lirë të zgjidhni, por nuk jeni të lirë nga pasojat e zgjedhjes tuaj.
E dija se kush isha në mëngjes, por ndryshova pak minuta pas kësaj.
Ndonjëherë duhet të largohemi nga njerëzit. Nëse janë të interesuar do ta vënë re. Nëse jo, do të dimë se ku jemi.
Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë.
Ndonjëherë gjërat e vogla marrin hapësirën më të madhe në zemrën tonë.
Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.
Kur një vajzë serioze takon dikë që do të magjeps shpirtin e saj dhe do të qetësojë mendimin e saj të trazuar, do ta dojë aq shumë, aq fort sa ajo do të sfidojë logjikën e saj.
Të jesh një vajzë me mend, një grua me edukatë dhe një zonjë me finecë.
Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.
U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia,
më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime.
Një nga gjërat më të vështira në jetë është të lini prapa ato mendime që i konsideronit të vërteta.
Ata njerëz që ne do të kujtojmë më shumë në jetën tonë, janë miqtë që na donin kur nuk ishim aq të dashur.
Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.
Shenja e vërtetë e pjekurisë është kur dikush ju lëndon dhe ju përpiqeni të kuptoni gjendjen e tij në vend që të përpiqeni ta lëndoni atë.
Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t'ju dëgjojnë kur heshtni.
Na vjen keq, nuk do të thotë gjithmonë se ne jemi të padrejtë dhe të tjerët kanë të drejtë. Kjo do të thotë që e vlerësojmë marrëdhënien më shumë se egoizmin tonë.
I bezdisshëm është ai që ju privon vetminë ... pa ju ofruar shoqëri ....
Nuk kam kohë për të urryer ata që më urrejnë, sepse jam i zënë duke dashur ata që më duan ...
Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e harron !!!
Gjithkush ka bukurinë e vet, por asnjëra sytë e tu.
Nuk doni të dëgjoni fjalë të bukura nga çdokush. Fjalët, që t'ju prekin, duhet të vijnë nga ai që doni.
Ka dy zgjedhje në jetë: të pranosh situatat ashtu siç janë, apo të pranosh përgjegjësinë për t'i ndryshuar..
Nëse një person dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj, do të bëjë një përpjekje të dukshme për këtë.
Mendoni dy herë para se të prenotoni një vend në zemrën tuaj për njerëzit që nuk bëjnë përpjekje për këtë.
Natyra e njeriut është të japë. Askush nuk u nderua kurrë për atë që mori
"Të gjitha gjërat e mëdha fillojnë me diçka të vogël. Hapi i parë është më i vështiri. "
Çdo person ka vlerë, pavarësisht mendimit të të tjerëve.
Seksi është në rrënjën e jetës dhe kurrë nuk do të jemi në gjendje të mësojmë të jetojmë jetën nëse nuk mësojmë të kuptojmë seksin.
Nëse vërtet dëshironi të kuptoni diçka, përpiquni ta ndryshoni.
Dëshmia se njeriu është më i sjellshëm nga të gjitha krijesat, është fakti që asnjë krijesë tjetër nuk e ka mohuar atë.
Nëse bota është skenë teatrale, ku është ulur publiku?
Kur një mace e zezë kalon para jush, do të thotë se kafsha shkon diku.
Kryepeshkop: Një prift i krishterë që arriti të ngjitet në hierarkinë më të lartë se Jezu Krishti.
Ka gjithmonë kohë të mjaftueshme, por më pak se dje.
Shumica ndjehen më të kënaqur me problemet e vjetra sesa me zgjidhjet e reja.
Kur karakteri i një burri nuk është i qartë për ju, hidhini një sy shokëve të tij.
Mendimet negative nuk çojnë kurrë në veprime pozitive.
Mos gjykoni një person bazuar në mendimin që ka ai për veten e tij.
Disa njerëz kanë të gjitha kualifikimet përveç kualifikimit për të përfituar nga kualifikimet e tyre.
Në treg, mësoni.
Në izolim, frymëzoheni.
Në veprim, vlerësoheni.
Falënderim u detyrohemi jo vetëm atyre që na kanë bërë mirë, por edhe atyre që nuk na kanë lënduar ndërsa mundeneshin.
Durim për të tashmen, besim për të ardhmen dhe gëzim në përpjekje.
Rruga e së "nesërmes" çon në qytetin "kurrë".
Nëse do të dinim se sa pak u gëzohen mallrave të tyre ata që i kanë, nuk do të kishte aq shumë xhelozi në botë.
Një lloj luksi bëhet domosdoshmëri nëse fqinji juaj e ka atë.
Dyshimi është feja e të dobtëve.
Dikush që nuk e di kur bëhet qesharak, është më i lumtur se dikush që e di.
Një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme në jetën tonë, është gjetja e dikujt që ta duam dhe të na dojë.
Nëse një burrë thotë një gruaje se është e bukur, ajo do të harrojë gënjeshtrat e tij të tjera.
Mos kërkoni një qëllim që i plotëson aftësitë tuaja, por aftësitë që përmbushin qëllimin tuaj.
Katër gjëra janë gjithmonë më shumë sesa mendojmë: vitet tona, borxhet tona, gabimet tona dhe armiqtë tanë.
Puna është streha e njerëzve që nuk kanë asgjë tjetër për të bërë.
Është koha të lëmë egoizmin dhe të shohim pak veten tonë.
Ka netë që ujqërit heshtin dhe vetëm hëna ulurin.
Nëse dikush mund t'i shohë gratë 20 vjet më vonë, nuk do të martohej me ta 20 vjet më parë.
Koha është ajo që pengon çdo gjë që të ndodhë në të njëjtën kohë.
Nëse një breshkë nuk ka guaskën e saj, konsiderohet e pastrehë apo e zhveshur?
Tre gjëra janë të nevojshme për t'u bërë të pasur: inteligjencë, talent dhe shumë para.
Kur nuk jemi asgjë, u kërkojmë të tjerëve që të na gjejnë diçka.
Ky është një nga disavantazhet e verës (pijes): I bën njerëzit të mendojnë se fjalët janë mendime.
Nuk duhet t'u japim njerëzve me mendime idiote kënaqësinë e zemërimit tonë.
Njeriu modern është një i burgosur që mendon se është i lirë, sepse ai shmang të preki muret e qelisë së tij.
Çdo zgjidhje duket e parëndësishme për atë që nuk e kupton problemin.
Të kesh opinion është mënyra më e mirë për të shmangur të menduarit.
Optimizmi nuk është kurrë një besim për përmirësim, por shpresë për një mrekulli.
Duke qenë "e dobishme në shoqëri" është ambicia, ose justifikimi, i një prostitute.
Për të torturuar një njeri, duhet të dini se çfarë është ajo që i pëlqen.
Unë nuk jam dakord me matematikën. Shuma e shumë zerove është një numër i rrezikshëm.
Ne mund të mbyllim sytë në realitet, por jo në kujtimet tona.
Kurrë mos i ktheni shpinën realitetit. J'u ka rrethuar.
Dritarja në botë nganjëherë mund të mbulohet nga një gazetë.
A është progres nëse një kanibal përdor thikë dhe pirun?
Martesa e dytë është një triumf i fantazisë mbi inteligjencën.
Shumë njerëz klasifikohen si të padobishëm, sepse kemi të drejtë të rregullojmë dobinë e tyre.
Mania e rritjes së pasurisë dhe mania e rritjes së njohurive, ka karakteristikat e përbashkëta që sa më shumë kursen, aq më pak ndjen se zotëron.
Në vendin tonë nuk mjafton të di dikush se si të shkruaj, duhet të dinë dhe të tjerët të lexojnë.
Ne ankohemi për kujtesën tonë të dobët, por duhet të ankohemi për harresën tonë të dobët.
Arsyeja pse e harrova atë që më lëndon, është sepse u gjet një tjetër që më lëndonte më shumë.
Që unë nuk kam lindur udhëheqës, dua të them, nga shqetësimi që ndiej kur dëgjoj hapat e njerëzve të tjerë pas meje.
Fati ndjek njeriun, nuk i paraprin. Pra, është e kotë përpjekja e atyre që mendojnë se po e ndjekin.
E vetmja gjë që Perëndia ka bërë për njeriun është, sipas mendimit tim, ta bëjë atë të papërsosur, që vazhdimisht të ketë nevojën e Perëndisë së tij.
Thonë "U dashurua dhe u çmend", ndërsa duhet thënë "U çmend dhe u dashurua"
Çdo moment fjalët tona janë gënjeshtra, dhe vetëm veprimi ynë është e vërteta.
Nga dhjetë njerëzit që kërkojnë mendimin tuaj për diçka, nëntë bëjnë vetëm t'ju tregojnë të tyren.
Njeriu ka lindur për t'u lutur për liri, në një botë që nuk e toleron atë.
Menaxheri është dikush që është mjaft i zgjuar për të drejtuar një biznes, dhe mjaft budalla që të mos ketë të tijën.
Nëse ju pëlqen të gjuani për dashnore, ju duhet të dini se keni nevojë për kohë dhe para. Por siç e dini, koha është para. Pra, ju nevojitet vetëm para, por më shumë.
Ata që duan të më blejnë, duhet të dinë se, së pari, unë nuk shitem dhe së dyti, jo me një çmim kaq të ulët.
Surprizë: një grua lakuriq nuk e fsheh kurrë fytyrën e saj.
Fuqia e grave nuk gjendet në atë që thonë, por sa herë e thonë.
Takat e larta u shpikën nga një grua që gjithmonë e puthinin në ballë.
Një grua pa gjoks është si një shtrat pa jastëkë.
Shtëpia e vërtetë e dashurisë është gjithmonë një vend i fshehur.
Përparimi është njerëz që nuk e dinë saktësisht se ku duan të shkojnë, por ata janë të parët që mbërrijnë atje.
Më mirë të të urrejnë për atë që je, sesa të të duan për atë që nuk je.
Të bukura janë vetëm ato gjëra të frymëzuara nga çmenduria dhe të shkruara me logjikë.
Gjithçka që duhet të thuhet tashmë është thënë, por pasi që askush nuk e dëgjon, duhet të kthehemi dhe ta themi përsëri.
Asgjë nuk është aq qesharake sa shprehja e një njeriu që pranon një kompliment.
Mosha ime? Varet zonjë, nga synimet tuaja.
Çdo gjë shpjegohet, asgjë nuk justifikohet.
Gjithkush në jetë bën atë që mundet. Problemi është se mund të bëjë shumë marrëzira.
Të gjitha të vërtetat janë të vlefshme, por nuk i meritojmë të gjithë ne t'i dëgjojmë.
E vërteta e një njeriu është kryesisht ajo që fsheh.
E vërteta është luksi i të fuqishmit. Të vegjëlit dhe të varfërit jetojnë me opiumin e mitit.
Ndjeshmëria e një gruaje është burimi i ringjalljes së shpirtit të një burri.
Në një kokë të zbrazët ka mjaft hapësirë për njohuri.
Jam aq i njohur, saqë kushdo që më bën fajtor, bëhet më i famshëm se unë. .
Për të marrë një rol të mirë në skenë, duhet të jeni gati për të luajtur rolin tuaj në prapaskenë.
Kam përgjigje për pyetjet më të vështira. Problemi është se askush nuk më pyet.
Bukuria është një mënyrë për të marrë përgjigjen "po" pa pasur një pyetje të qartë.
Nuk më pëlqejnë sekretet e të tjerëve. Por më interesojnë rrëfimet e tyre.
Ata që shkruajnë qartë kanë lexues. Ata që shkruajnë në mënyrë të pakuptueshme kanë komentatorë.
Ka më shumë gjëra tek njerëzit që të admirojmë, sesa të përbuzim.
Sa herë që dëgjoj një fjalim politik apo lexoj ata që na drejtojnë, ndihem i tmerruar prej vitesh, sepse nuk dëgjoj asgjë që tingëllon njerëzore.
Gjithmonë të njëjtat fjalë që thonë të njëjtat gënjeshtra.
Të gjitha mëkatet janë përpjekje për të mbushur hendekun.
Ata që janë të dëshpëruar kanë vetëm një nevojë në këtë botë: njerëzit që do t'u japin atyre vëmendjen e tyre të plotë.
Nuk ka kohë më të mirë se e tashmja, kur kemi humbur gjithçka.
Të thuash 'ne' dhe të nënkuptosh 'unë' është një nga fyerjet më të pakuptueshme.
Arsyeja që ne tolerojmë njëri-tjetrin është se ne jemi të gjithë mashtrues.
Sipas të gjitha provave, ne erdhëm në këtë botë për të bërë asgjë.
Ajo që është e mrekullueshme është se çdo ditë na sjell një shkak të ri për t'u zhdukur.
Çdo dëshpërim është një ultimatum ndaj Perëndisë.
Një zhgënjim erotik është një provë e pasur filozofike që mund ta transformojë një parukiere në një kundërshtar të barabartë të Sokratit.
Ndërgjegjja është makthi i natyrës.
Nuk mund të ofroj asgjë në këtë botë sepse di vetëm një metodë: dëshpërimin.
Kam të gjitha defektet që kanë të tjerët, dhe gjithsesi gjithçka që bëjnë të tjerët më duket e pakonceptueshme.
Të jetosh apo të mos jetosh?
As njëra as tjetra.
Fjala dhe heshtja: Ndihemi më të sigurt me një të çmendur që flet, sesa me atë që nuk mund ta hapë gojën.
Nostalgjia, më shumë se çdo gjë tjetër, është ajo që na shkakton të dridhura për papërsosmëritë tona.
Natyra vetë-destruktive mbijeton me ndjenjën se jeta nuk është e vlefshme, por vetëvrasja nuk vlen.
Të jesh i lumtur do të thotë të jesh në gjendje të njohësh veten pa u frikësuar.
Shikimi indiferent është një mirupafshim i vazhdueshëm.
Shprehja dhe fjalët tona nuk përkojnë kurrë dhe kjo është arsyeja pse kafshët nuk na kuptojnë.
Njerëzit janë konservatorë për atë që kanë vetë dhe revolucionarë për atë që kanë të tjerët.
Majmunët janë më superiorë nga njerëzit në këtë: kur një majmun shikon në pasqyrë, sheh një majmun.
Kurrë mos e zhgënje dikë që të do në të vërtetë. Me kalimin e viteve do të kuptosh se kurrë nuk mund të gjesh të njëjtin person dy herë në jetë.
Opinionet përfundimisht formohen nga ndjenjat dhe jo nga mendja.
Askush nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk janë të gjithë të lirë.
Askush nuk mund të jetë tërësisht moral, nëse nuk janë të gjithë moral.
Askush nuk mund të jetë i lumtur nëse të gjithë nuk janë të lumtur.
Gjërat që dëshirojmë na sjellin vetëm pak lumturi kur arrijmë t'i kemi. Shumica e gëzimeve tona vijnë nga aty ku ne nuk e presim.
E vetmja thjeshtësi që mund të besojmë është thjeshtësia në anën e kundërt të kompleksitetit.
Asnjë plan i qëndrueshëm për të ardhmen nuk mund të bëhet nga ata që nuk kanë aftësinë për të jetuar të sotmen.
Problemet që insistojnë të mbeten të pazgjidhura duhet të dyshojmë se janë pyetje që ne i bëjmë në mënyrë të gabuar.
Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është kaq e qartë, kaq e kuptueshme, kaq e thjeshtë.
Por megjithatë, të gjithë vrapojnë të pushtuar nga paniku, sikur ata kanë nevojë për të arritur diçka përtej asaj që janë.
Nuk ka rëndësi se cilën rrugë do të zgjidhni. Ka një milion shtigje dhe të gjitha janë të njëjta, sepse nuk çojnë askund.
Mjafton që rrugën ta ndjekësh pa frikë apo ambicie. Dhe është e mjaftueshme që rruga të ketë zemër.
Asnjë njeri nuk është aq i rëndësishëm sa të më bëjë të zemërohem.
Vetmia është pavarësi.
Unë jetoj në ëndrrat e mia. Dhe njerëzit e tjerë jetojnë në ëndrra, por ato nuk janë të tyret.
Ka gjithmonë njerëz që kërkojnë gjithçka nga jeta dhe ende nuk mund të pajtohen me marrëzinë dhe ngurtësinë e saj.
Kurë për çdo gjë është ujë i kripur: djersë, lot, ose në det.
Burri dhe gruaja janë dy kuti të mbyllura, secila prej të cilave përmban çelësin e tjetrit.
Shtypi sot është një ushtri me armë të dizajnuara me kujdes, me oficerë gazetarët dhe ushtarë lexuesit.
Lexuesi as nuk di dhe as nuk duhet të dijë pse përdoret dhe roli që luan.
Çfarë është e vërteta? Për shumicën, është ajo që lexon dhe dëgjon vazhdimisht.
Gjëja e parë që duhet të kesh është vullneti. Pjesa tjetër është teknike.
Çfarëdo që vjedh, kurrë nuk mund të jetë e jotja.
Është për të ardhur keq që ne nuk fërshëllehemi me njëri-tjetrin si zogjtë. Fjalët janë mashtruese.
Mos harroni se çdo gënjeshtër që j'u kan thënë, edhe me qëllim, është shpesh më e rëndësishme se një e vërtetë që është thënë me gjithë sinqeritet.
Një shpirt i vërtetë nuk ka nevojë t'i fshehë mendimet e tij.
Fotografia nuk ka të bëjë fare me atë që fotografohet. Fotografia ka të bëjë me se si duket ajo që fotografohet.
Në natyrë, drita krijon ngjyrë. Në tablon e pikturës, ngjyra krijon dritë.
Një e vërtetë që thoni me një qëllim të keq, prek më shumë se të gjitha gënjeshtrat që mund të shpikni.
Çdo prostitutë dikur ishte virgjër.
Kur them të vërtetën, nuk e bëj këtë për të bindur ata që nuk e njohin, por për të mbrojtur ata që e njohin.
Të dobëtit në guxim janë të fortë në dinakëri.
Mendoni në mëngjes. Veproni në mesditë. Hani në mbrëmje. Fli gjatë natës.
Kurrë nuk e dini se çfarë është e mjaftueshme, përderisa nuk e dini se çfarë është më shumë se e mjaftueshme.
Më pëlqen rregulli që korrigjon ndjenjën. Më pëlqen ndjenja që korrigjon rregullin.
Është më mirë të kesh dashuruar dhe të kesh humbur, sesa të mos kesh dashuruar fare.
Pse të kesh mosmarveshje me një grua? Është shumë më e lehtë të presësh të ndryshoj mendim ...
Gjithkush beson se Perëndia është në anën e tyre. Por përfundimisht, Zoti është në anën e atyre që kanë para dhe ushtrinë më të madhe.
Nëse ata që flasin keq për mua, e dinin se çfarë mendimi kam për ta, do të flasin shumë më keq.
Nuk ka asgjë më të bukur se dashuria e një gruaje të martuar. Është diçka që asnjë bashkëshort nuk mund ta imagjinojë kurrë.
Ç'gjë e tmerrshme që nuk mund të biem në krahët e një gruaje, pa rënë në dorën e saj.
Ka njerëz që vazhdimisht flasin derisa të gjejnë diçka për të thënë.
Nuk blen dikush piktura sepse i pëlqejnë. I pëlqejnë sepse i blen.
Kur marr dhuratat nga gruaja ime, kam dy surpriza: së pari dhurata dhe së dyti pagesën e saj.
Ajo që shpesh na pengon të themi të vërtetën është se, është shumë e ngjashme me gënjeshtrat e të tjerëve.
Keni nevojë shumë njerëz derisa të vijë dita kur shumë njerëz do të kenë nevojë për ju.
Nëse nuk jeni të pasur, gjithmonë duhet të dukeni të dobishëm.
Vjen një ditë që ju keni humbur diçka unike, që nuk është objekti i dëshirës suaj, por vetë dëshira.
Shprehje fantastike. Keni bere nje faqe gjigande me filozofi
ReplyDelete