Fjalë të urta - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Tuesday, March 06, 2018

Fjalë të urta


Bëni like në faqen tonë në Facebook

- Mos hidhni gur në pusin që ju ka freskuar.

Më mirë të flesh i uritur, sesa të zgjohesh me borxhe.

- Mos u mbytni për ata që ju hodhën në ujë.


- Ngjituni në majë për të parë botën. Jo për t'ju parë bota.


- Nëse nuk lufton për atë që do, mos qaj për atë që humb.


Pak pas gabimit, të gjithë pyesin veten se si ndodhi.

- Shpata mund të presë gjithçka. Por nuk mund të zgjidhë asgjë.

- Për të bërë një sherr, ka nevojë për dy, domethënë dhe ti.

- Më mirë të jet dikush i fundit nga luanët, sesa i pari nga dhelprat.

- Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.

- Duam të bëhemi Zotër, dhe kjo na pengon të bëhemi njerëz.

- Mënyra se si e jepni, është më e rëndësishme se ajo që jepni.

- Njerëzit keqdashës janë gjithnjë injorantë.


- Të flasësh, pëlqehesh në disa raste. Të dëgjosh, pëlqehesh gjithmonë.

- Atje ku martesa pa dashuri, dhe dashuria pa martesë.

- Kur një qen i aftë leh për diçka të madhe, të tjerët që rrinë kot fillojnë të lehin kundër tij.

Kur largohet armiku, të gjithë bëhen të guximshëm.

- Të gjitha rrugët janë të njëjta nëse nuk e di se ku shkon.

- Gëzim i përbashkët, gëzim i dyfishtë. Dhimbje e përbashkët, gjysmë dhimbje.

- Njerëzit dikur e falin urrejtjen. Por kurrë përbuzjen.

- Balta e vetme që na bën pis, është ajo që ua hedhim të tjerëve.

- Sa më pak meresh me njerëz negativë, aq më e qetë bëhet jeta jote.


- Çdo gjë që vjen lehtë, nuk zgjat...Çdo gjë që zgjat, nuk vjen lehtë.


- Mos kini frikë distancën që nuk matet në kilometra.


- E kuptoni gabimin .. jo kur ju bëni atë ... por kur e paguani.


- Rëndësi nuk ka më kë gjendesh, por me kë humbet.


Thashethemet mundet të mos ju djegin, por të njollosin.

- Mos i mohoni ato që jeta ju ofron. Mos kërkoni ato që të refuzon.

- Ai që nuk ka defektet e tjetrit, mendon se nuk ka asnjë.

- Jeni më të mençur sot, nëse keni njohur gabimet e djeshme.

- Kur shkruani historinë e jetës tuaj, mos lejoni që dikush të mbajë penën.


- E nesërmja nuk është gjë tjetër përveç se sotmja, për të cilën jemi kujdesur dje.


- Dy gjëra të keni gjithmonë lart .. Qëllimet tuaja dhe dinjitetin tuaj.


Nëse nuk të intereson ku je, atëherë nuk keni humbur.


- Asnjëherë mos blini një makinë që nuk mund ta shtyni.


- Ata që nuk munden t'ju arrijnë, përpiqen me çdo mënyrë t'ju ulin.


- Kurrë nuk sulmojmë. Sulmi tregon se kemi humbur kontrollin.


- Talenti nuk është i rrallë, ata që e shfrytëzojnë janë të rrallë.


- Nëse e vështroni problemin nga shumë afër, do të shihni se jeni pjesë e problemit.


- Kurrë mos krijoni një problem nëse nuk e dini zgjidhjen.


- Shumica ndjehen më të kënaqur me problemet e vjetra sesa me zgjidhjet e reja


- Nëse nuk e mbani mend atë që ju ka shqetësuar javën e kaluar, atëherë nuk keni probleme serioze.


- Së pari, thoni 'jo', pastaj filloni negociatat.


- Dhe nganjëherë shkatërroni atë që doni, ndërsa përpiqeni që ta mbroni...


- Nëse mendoni se aventura është e rrezikshme, provoni rutinën ... është vdekjeprurëse ...


- Kur mund ta tregoni pa u rënkuar.. Atëherë do ta keni tejkaluar atë ...


- Nëse keni vështirësi në zgjedhjen midis meje dhe dikujt tjetër .. Mos më zgjidhni mua.


- Më mirë t'ju lëndojnë një herë një mijë njerëz, sesa t'ju lëndojë një mijë herë një njeri.


- Jam përgjegjës për ato që them, jo për ato që ti kupton.


- Më mirë të zbuloni inteligjencën tuaj në heshtje, sesa duke folur.


- Në jetën e njeriut rezultojnë disa probleme që mund të zgjidhen vetëm nëse nuk u jepni asnjë rëndësi.


- Mania e burrave është se duan të besojnë se janë më të mirët, dhe e grave, se ato janë të vetmet.


- Nëse një burrë i thotë një gruaje se sa e bukur është, ajo do të harrojë gënjeshtrat e tij të tjera.


- Armiqtë tanë nuk janë ata që na urrejnë, por ata që ne urrejmë.


- Nëse vini tek unë, kjo do të thotë që rrugët tona janë të ndryshme.


- Në shtëpi babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzimi.


- Ata që e dinë, nuk flasin, dhe ata që flasin, nuk e dinë.


- Të mençurit filozofojnë dhe budallenjtë i përsërisin.


- Kur një person nuk mendon se çfarë bën, atëherë ai bën atë që mendon.


- Bëni një propozim ose një supozim dhe leri të të mohojnë. Njerëzit e kanë të nevojshme të ndihen më të mençur.


- Mos kërkoni një qëllim që i plotëson aftësitë tuaja, por aftësitë që përmbushin qëllimin tuaj.


- Kushdo që nuk e njeh qëllimin nuk mund ta dijë rrugën.


- Nëse doni që dikush të bëjë diçka për ju, bëjë më parë atë të ndihet fajtor.


- Nëse bëni ndonjë gjë vetëm për paratë, nuk keni sukses.


- Peshqit e mëdhenj bëhen të mëdhenj sepse nuk kapen.


- Vazhdoni të bëni atë që keni bërë deri tani, dhe do vazhdoni të merrni atë që keni marrë deri më tani.


- Gjykohemi nga ajo që përfundojmë, jo nga ajo që fillojmë.


- Ai që nuk e sheh errësirën, nuk kërkon dritën.


- Slogani i njerëzve të suksesshëm është: "Tani!"


Nëse ikën respekti nga një mardhënie...atëherë është koha të ikësh dhe ti.

-Mos gjyko shpesh, sepse, të gjithë jemi të këqij në historinë e dikujt.

-Mos ji gruaja që e duan të gjithë, të jesh gruaja që nuk mund ta kenë të gjithë.

-Mëso të dallosh se kur i mungon dikujt, dhe kur thjesht mërzitet vetëm.

-Ka gra që kushtojnë, ndërsa të tjera vlejnë. Ky është ndryshimi.

-I njëjti gabim nuk bëhet dy herë. Herën e dytë nuk është gabim, është zgjedhje.

- Në kohë të vështira, njerëzit e veprimit janë më të vlefshëm se njerëzit e virtytit.


- E vërteta është një gënjeshtër që ende nuk është zbuluar.



- Dy janë rezultatet e çdo krize: Vështirësitë dhe mundësitë.

Më mirë të mungosh sesa të teprosh.

- Se cilët ke pranë teje, tregon karakterin tënd. Se cilët ke lënë pas në të kaluarën, dinjitetin tënd.


- Mos e ngatërroni karakterin tim me sjelljen time. Karakteri im jam unë...sjellja ime varet nga ju.


- Dhe në qoftë se trupi nuk është atje ku mendja udhëton ... shikoni se çfarë jeni duke bërë gabim.


- Kushdo që do, shpreson, kushdo që shpreson pret, kushdo që pret këmbëngul, kushdo që këmbëngul fiton.


- "Asgjë nuk ka të ngjarë të ndihmojë një person të kapërcejë ose të përballojë problemet e tij, përveç se ndërgjegja e tij të ketë një detyrë në jetë."


- Dyshimet i bëjnë njerëzit të mendojnë.


- Karakteri i vërtetë i dikuj nuk duket aty ku fillon diçka, por aty ku përfundon.


- Kur merr, mbushen duart. Kur jep, mbushet zemra.


- Kur jeta të vendos përballë një situate të vështirë, mos thuaj PËRSE MUA? Thjeshtë thuaj MË PROVO.


- Mos u mundoni t'i mbuloni gabimet tuaja me fjalë. Mbuloni ato me vepra.


- Është marrëzi të urresh të gjitha trandafilat, sepse dikur ishe shpuar nga një gjemb.


- Njerëzit nuk lindin të zgjuar por mësojnë se si të bëhen të zgjuar.


- Pasi jetova gjithë martirizimin e shpresës. Kam arritur në krimin më çnjerëzor. Të besoj tek njerëzit.


- Që të bësh ndryshimin në jetën e dikuj, nuk është e nevojshme të jesh as i përsosur, as i pasur, dhe as i bukur. Thjesht është e nevojshme të interesohesh.


- "E vetmja arsye pse ne nuk kemi atë që duam në jetë, janë arsyet që krijojmë për të cilët nuk mund ta kemi."


- Mos u bëj naiv miku im. Unë e di se çfarë ndodh. Sepse flas dhe qesh me të gjithë, nuk do të thotë se nuk i njoh se cilët kam rreth meje.


- Gërvishtjet në shpirt nuk bëhen me thonj...bëhen me fjalë.


- "Secili ka qëllimin ose misionin e vet të veçantë në jetë ... Atje ku nuk mund të zëvendësohet, as jeta nuk mund të përsëritet.

Pra, puna e çdokuj është aq e veçantë aq sa është dhe mundësia e tij e veçantë ta zbatojë atë. »

- "Një njeri me besim është i barabartë me 99 njerëz që kanë vetëm interes."


- Kur dikush ju beson verbërisht, mos i vërtetoni se sa i verbër ishte.


- Çështja nuk është të kërkosh diçka nga dikush. Çështja është të ta japi vetë.


- Kafazi është i hapur por ju nuk dëshironi të dilni.


- Dashuria është si një lojë që e luajnë dy, dhe të dy fitojnë.


- Ka nga ata që pyesin pse keni humbur, ndërkohë që ishin indiferentë kur ishit atje.


- Disa njerëz kalojnë në jetën tonë vetëm dhe vetëm për të na mësuar të mos bëhemi si ata.


- Në rrugën e teorisë janë mbledhur shumë njerëz, në rrugën e veprave, pak.


- Dhe nëse më mer shumë kohë për të arritur në majë, është sepse mbart dinjitetin tim.


- Gabimi im më i madh, ishte që ndëshkova në heshtje ato që bërtisnin brenda meje, duke e quajtur durim...


- Një zog që rri në një degë peme, kurrë nuk ka frikë se dega do të thyhet, sepse besimi i tij nuk është tek dega, por në pendët e tij.


- Nuk e di nëse dikur do të mësoj të fluturoj, por di se kurrë nuk do të mësoj të zvarritem.


- E habitshme se, tre minuta me njeriun e gabuar të duken shekuj, ndërsa tre orë me njeriun e drejtë, si një moment.


- Arsimimi kushton para, ashtu si dhe injoranca.

Grua e mençur, jetë e mrekullueshme.

Mos i hidhnii kripë ushqimit të huaj.

Njeriu atë që mundet dhe Zoti atë që dëshiron.

Koha e keqe kalon, fqinji i keq nuk kalon.

Dhe për frutat e prishura do të gjendet blerësi i shtrembër 

Nëse zemra juaj është e ngushtë, çfarë më intereson nëse bota është kaq e gjerë? 

Portofolin dhe gojën tuaj, gjithmonë i kni të mbyllura. 

Aty ku shihni dashuri të madhe, pranoni dhe urrejtje të madhe. 

Të gjitha oxhaqet nxjerrin tym, kjo nuk do të thotë që kudo gatuajnë. 

Mos thuaj çfarëdo që di, mos e beso çfarëdo që dëgjon, mos bëj çfarëdo që mundesh. 

Gjysma e së vërtetës është një gënjeshtër e tërë. 

Më mirë një vezë në paqe sesa një dem në luftë. 

Njeriu i keq është si qymyri,  nuk të djeg, të nxin. 

Më mirë një e vërtetë e hidhur se sa një gënjeshtër e ëmbël.

Të japësh para hua është sikur të blesh probleme.

Ndihma e vogël është më e mirë se dhembshuria e madhe.

Ai që justifikon veten, e akuzon atë.

Turpi varet nga shoqëria. 

Turpi, specie drejt zhdukjes, një shenjë dobësie në ditët e sotme.

Mungesa e turpit dhe mungesa e respektit janë sinonime.

Për të ndërtuar diçka të gjatë, duhet të gërmoni thellë.

Shumica e gjërave që më shqetësojnë nuk ndodhin kurrë.

Degët e lagura digjen më mirë se guri i thatë.

Nëse të pështyjnë në shpinë, do të thotë që ju jeni përpara.

Ne fillojmë të vlerësojmë ujin vetëm kur burimi është tharë.

Kur keni një çekiç në duar, atëherë e gjithë bota duket si një gozhdë.

Një gur është i mjaftueshëm për të larguar një mijë shkopinj.

Ndryshimi dhe përmirësimi janë dy gjëra të ndryshme.

Pemët e mëdha ofrojnë më shumë hije sesa fruta.

Të fortët kanë vullnet dhe të dobëtit kanë shpresë.

Zoti mbretëron në parajsë dhe paratë në tokë.

Zilia asnjëherë nuk e ka bërë njeriun më të mirë.

Njerëzit duartrokasin fishekzjarret, por kurrë lindjen e diellit.

Ai që nuk e sheh errësirën, nuk kërkon dritën.

Për një grua të vërtetë, çdo derdhje është e parakohshme.

As toka nuk lulëzon pa shi dhe as shpirti pa lot.

Nëse armiku është brenda distancës së zjarrit, atëherë jeni edhe ju.

Kërkoni gra me zemër, atë tjetrën të gjitha e kanë.

Nëse nuk e vlerësoni, nuk e meritoni.

Asnjëherë mos krijoni një problem nëse nuk e dini zgjidhjen.

Nuk ka asnjë arsye për të qarë mbi qumështin e derdhur.

Kushdo që është avokati i vetes ka budalla për klient.

Kapni më shumë miza me mjaltë sesa me uthull.

Dy, janë miq, tre janë turmë.

Ndërgjegjja fajtore është një armik i fshehur.

Kushdo që rri i palëvizur në baltë, ngjit në të.

Njihni vlerën e kohës.

Të jesh mirënjohës për atë që të jep Zoti 

Njerëzillëku nuk mësohet por kultivohet.

Kur mësojmë njerëzillëkun, atëherë të jemi të sigurt se nuk jemi njerëz. 

Edhe majmunët bien nga pemët.

Nuk ka njeri të mençur pa gabime.

Qetë i lidhin nga brirët dhe njeriun nga fjala e tij.

Ata që dalin natën, shkojnë për punë të ndyra.

Gjurmët e këmbëve do të zhduken së shpejti, por gjurmët e gjuhës mund të mbeten përgjithmonë.

Mirësjellja nuk shitet në pazar.

Kur ndalova të përpiqem të jem perfekt, u bëra vetëvetja.

Kur nuk ka prova ekziston mendimi, kur ka prova ekziston gjykimi (aftësia për të dalluar).

Aty ku përfundon kuptimi, fillon durimi. 

Të bëhemi miq të vetvetes.

Nevoja për mbijetesë udhëheq rrugën e njeriut (njerëzimit).

"I fjeturi duhet të zgjohet"

"Për të arritur diçka, duhet të heqësh dorë nga diçka tjetër."

"Duhet një errësirë për të parë yjet"

"Jeta fillon atje ku frika mbaron"

Çfarëdo që nuk ju nevojitet është e shtrenjtë për të blerë, edhe nëse kushton një qindarkë.

Ai që nuk është i gatshëm sot, do të jetë më pak i gatshëm nesër.

Sado shpejt të vraponi, gjithmonë do të ekzistojë dikush që mund t'ju parakalojë.

"Nëse nuk keni mendje të hapur, të paktën sigurohuni që ta keni gojën mbyllur".

"Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të befasoni veten tuaj".

"Nëse ajo që bëtë dje duket ende e madhe, nuk keni bërë sa duhet sot."

Nëse arrini në fund, ka vetëm një rrugë për të ndjekur ... lart ...

Nuk keni nevojë të dini se çfarë doni të bëheni. Mjafton që të dini se çfarë nuk doni të bëheni!

Kushdo që ka dy, le t’i japi një. Kush ka më shumë, jep tre të tijat.

Tani që luani i vjetër ngordhi, çdo gomar beson se mund të shkojë dhe ta shkelmojë. 

Është e trishtueshme kur dikush që e njeh bëhet dikush që e ke njohur. 

Qetësia dhe buzëqeshja vrasin edhe armikun tuaj më të keq.

Momentet që nuk kthehen pas janë ato që gjithmonë do të jenë brenda mendjes tonë.

Me sytë e të tjerëve mund të shihni të metat tuaja.

Ai që flet keq për të tjerët para jush,
do të flasë keq për ju pas shpinës.

Mund të shohësh shumë, thjesht duke dëgjuar.

Nëse ajo që bëtë dje ju duket e shkëlqyeshme, nuk keni bërë sa duhet sot.

Nëse doni që diçka të mos ekzistojë, ndalo ta shikosh.

Kur të shihni dhëmbët e një luani, mos mendoni se po j'u buzëqesh.

Kurrë mos gjyko të tjerët para se të fillosh nga vetja jote.

Është më mirë të rrëshqasë dikush me këmbët e tij sesa me gjuhën e tij.

Kini turp veten tuaj dhe nuk do keni turp nga askush tjetër.

Mos toleroni dikë që ndërhyn në punët e huaja.

Injorimi i fakteve nuk i ndryshon faktet.

E para është e para dhe e dyta nuk është asgjë.

Ata që vazhdojnë të flasin për të metat e tyre nuk kanë qëllim t'i korrigjojnë ato.

Atje ku ka nevojë për duart, ndihma me fjalët nuk ka asnjë efekt.

Falja është më e efektshme sesa ndëshkimi.

Njerëzit e mirë mashtrohen lehtë.

Shumica e njerëzve janë të këqij.

Fjalët e shumta nuk ju bëjnë të dukeni të mençur.

Plaku ishte i ri, por i riu nuk është i sigurt se do të plaket.

Duke mos ditur të dëgjojnë, nuk dinë as të flasin.

Të mirat tona vijnë me vështirësi edhe pas kërkimit, ndërsa të këqijat vijnë pa i kërkuar.

Dëshirat e forta për një gjë, verbojnë shpirtin për gjërat e tjera.

Hiret e vogla në kohën e duhur janë shumë të mëdha për ata që i pranojnë.

Tek kafshët raca e mirë shihet nga trupi i fortë dhe tek njerëzit nga karakteri i mirë.

Nëse nuk dëshironi shumë, ato pak do të duken shumë.

Të gjithë njerëzit do të ishin tiranë nëse do të mundnin.

Më mirë të mungosh sesa të teprosh.

Dhe thotë i Urti
Ajo që është të bësh ti,
sigurohuni që e bëni.
Ajo që është për tu bërë për ty,
sigurohuni që e lejoni.

Burrin, gruaja e tij e bën dhe vezir, dhe rezil.

Të shumtat mbysin burrin dhe të paktat gruan.

Një gur që rrotullohet nuk mbledh myk.

Një grua që mendon vetëm, mendon keq.

Si skllav është ai që flet me turp.

Askush nuk është i lumtur nëse nuk mendon se është.

Mos i mbështesni premtimet tuaja në premtimet e të tjerëve.

E vetmja gjë e sigurt është që asgjë nuk është e sigurt.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages