Agim Doçi - Qyteti Pa Dashuri - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHprehje+filozofike+jpg

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Post Top Ad

Friday, March 09, 2018

demo-image

Agim Doçi - Qyteti Pa Dashuri

Reklamohu
28870179_444556795974009_4862987772148188648_n

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?...


Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmendet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Pages

undefined

Contact Form

Name

Email *

Message *