Poezi nga Sergei Esenin - Njeriu i zi - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, January 24, 2018

Poezi nga Sergei Esenin - Njeriu i zi



Ah, mik, o mik,
Jam shumë, shumë i vrarë.
S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lëngatë kështu.

S’e marr vesh,
Fishkëllin nëpär fushën pa jetë erë e marrë,
Apo mos, si gjethnaja në pyll,
Po më bie alkooli në tru.

Koka veshët m’i tund,
Siç i tund zogu flatrat;
Bën të ikë prej qafës,
S’duron dot aty.
Një i zi, një i zi,
Një njeri krejt i zi,
Sterrë i zi,
Vjen e m’ulet te shtrati.
Një njeri sterrë i zi
S’po më lë të mbyll sy.

Dhe ky sterrë njeri
Mban një libër të ndotur në duar.
Papo, krrusur mbi mua,
Si murg mbi dikë nën qefin,
Seç fillon më lexon
Për një palo rrugaç të mallkuar
Dhe në shpirt më kall tmerr e më ngrin.
Ky njeriu i zi,
Sterrë i zi!

"Pa dëgjo, pa dëgjo –
Nis më thotë, -
Te ky libër ka plot
Endërrime dhe plane.
Ky njeri paska rrojtur
Në një vend të botës,
Ku harbojnë gjithkund sharlatanë.

Dhe, për dreq, n’atë vend
Esht’ e pastër dëborë e dhjetorit,
Papo qerthuj gazmoë
Sajojnë tufanët atje.
Ky njeri paska qenë
Ndër horrat, më horri,
Ndër ata që takohen
Fort rrallë mbi dhe.

Ish i pashëm,
Madje dhe poet.
Mbase pak i fuqishëm,
Por që mbresë të linte në zemër;
Dhe ky quante vashëz fisnike,
Mikeshëz të vet,
Një dyzet e kusur vjeçe femër.

Mendje e shkathët dhe duar,
Ja ç’duhet, - thoshte ai, -
Shpirtrat e plogët janë fatzes gjithënjë.
Tjetërsohu me gjeste,
Ja ç’ka më fort rëndësi;
Do të vuash paksa,
Por, s’ka gjë!

Në shqotë e shtrëngatë,
Në thëllimet e jetës,
Ndër humbjet e rënda,
Kur mezi i mban lotët,
Të shtiresh i qeshur, i qetë,
Ja ky është arti m’i lartë në botë!"

"O njeriu i zi!
Mos e zgjat, se durimi m’u sos!
Ti nuk je polumbar,
Ndaj të zhytesh më tej mos guxo!
As më duhet në qënkej dikur
Një poet skandaloz;
Gjej të tjerë e lexoua këto!"

Njeriu i zi
Më vështron gjithë krupë,
Sytë i bëhen jeshilë prej vrerit,
Sikur do të më thotë
Se s’jam veç kusar i paskrupullt,
Që mendjen rri vras
Qysh t’i turrem, si brac, ndonjërit.

Ah mik, o mik,
Jam shumë, shumë i vrarë.
S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lëngatë kështu.
S’e marr vesh,
Fishkëllin nëpër fushën pa jetë erë e marrë,
Apo mos, si gjethnaja në pyll,
Më ka rënë alkooli në tru.

Nata e akullt.
Hesht udhëkryqi tutje.
Vetëm fill po qëndroj në dritorez.
Mysafirë nuk pres të më vijnë.
Fusha, mbuluar me pluhur gëlqereje të butë.
Si kalorës mbi kuaj,
Drurët në kopësht po rrinë.

Diku qan një zog nae i harruar.
Po trokojnë kalorësit e drunjtë.
Pa u drojtur aspak,
Prpaë njeriu i zi
Vjen më rri në kolltuk i shpenguar,
Ngre cilindrin paksa,
Pastaj rendigotin flak.

"Pa dëgjo, - më gërthet
E më sheh në fytyrë,
Papo duke u përkulur,
M’afrohet më shumë. –
Batakçi të këtillë
S’më ka zënë syri,
Që të vuajë kot
Për gjumë.

Ah, dhe mbase gabohem!
Por, ç’hënë përjashta! Vështro:
I dehuri vallë
Ç’ dashka ende që të kotet?
Ndoshta, me kofshët e trasha,
Fshehtas të vjen "ajo"
Dhe ti do të rrish t’i lexosh
Ndonjë vjershë të mekur, plot lotë.

Milet i lezetshëm poetët!
I dua vërtet! –
Pothuaj të gjithë
Të njëjtit avaz ia thonë:
Një kursanteje, me puçërza ballit,
Një përbindësh me flokë të gjatë i flet
Për botëra e botëra,
Kapluar prej epshesh gjithmonë.

Na ishte dikur në një fshat,
S’më kujtohet tani,
Në një familje të thjeshtë fshatare,
Diku në Kalugë a Rjazan –
Nuk e di –
Një djalë sykaltër
E me flokë si ar...

Dhe ky djalë u rrit,
U bë dhe poet,
Mbase pak i fuqishëm,
Po mbresë të linte në zemër,
Dhe quante vashëz fisnike,
Mikeshëz të vet,
Një dyzet e kusur vjeçe femër".

O njeri sterrë i zi!
Mysafir shëmtarak!
Këtë nam e ke ti qysh prej kohësh,
Jo unë!
Mbushem me mllef,
Zemërohem, tërbohem
Dhe turinjve
Ia vesh me bastun...

Hëna vdiq,
Kaltëron në dritorëz agimi.
Ah, moj natë, moj natë!
Ç’ishe sonte kështu kaq e zhgrryer?
Vetëm fill rri tani, me cilindër në kokë,
Në dhomëzën time.
Vetëm fill...
Me pasqyrën e thyer.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages