Shumë nënat e reja ndjejnë një përgjegjësi të tepruar për t'u kujdesur për fëmijën e tyre dhe kjo bën që seksi të kalojë dorë e dytë. Megjithatë, sipas ekspertëve, përveç fëmijës që monopolizon interesin e tyre, ka arsye të tjera më serioze që nënat e reja kanë reduktuar dëshirën seksuale.
Ushqyerja me gji, për shembull, zvogëlon nivelin e estrogjenit (hormoneve femërore) në gjak, duke eliminuar kështu dëshirën për seks. Nivelet e ngritura të prolactin (hormon që ka lidhje me të ushqyerit me gji), mund të ndikojnë në dëshirën seksuale Ndojë lëndim i vogël që mund të ketë ndodhur në organet gjenitale të gruas gjatë lindjes, dhe frika se ajo do të ndjejë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, janë shkaqe mjaft të zakonshme të humbjes së përkohshme të seksualitetit.
Çfarë tregojnë hulumtimet: një studim mbi çiftet të cilët për herë të parë u bënë prindër tetë muaj pas ardhjes së fëmijës në jetë, 50% e çifteve, thanë se jeta e tyre seksuale është "e keqe" ose "jo shumë e mirë" dhe një në pesë çifte dëshironte ndihmë me këtë. Gjithashtu, përqindja e atyre që vlerësuan cilësinë e marrëdhënieve të tyre si "e keqe" ose "jo shumë e mirë", është rritur nga 1% para lindjes, në 20% pas tetë muajsh.
No comments:
Post a Comment