Thënie për kohën - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, February 22, 2017

Thënie për kohën


Një nga përdorimet më të këqija të kohës, është të bësh diçka shumë mirë që nuk është e nevojshme të bëhet.


Koha është monedha e jetës tuaj. Kjo është e vetmja monedhë që ju keni, dhe vetëm ju mund të vendosni se si do ta shpenzoni. Por kujdes, mos lejoni njerëz të tjerë ta shpenzojnë atë për ju.


Koha mund të na bëjë të harrojmë një person...

Por dhe një person mund të na bëjë të harrojmë kohën.

Vjen një kohë që duhet të largoheni, edhe nëse nuk keni një vend të sigurt për të shkuar. 

Koha jonë na është dhënë për të qenë të lumtur dhe për asnjë arsye tjetër. Kur humbim kohë, humbasim lumturinë.


Ata që bëjnë përdorimin më të keq të kohës së tyre, janë ata të cilët ankohen për mungesën e saj.


Nuk mund të kthesh prapa orën. Por mund ta kurdisni përsëri.


Koha është mëkati i përjetësisë.


Nëse doni të bëni përdorimin e mirë të kohës, duhet të dini se çfarë është ajo që është më e rëndësishme dhe t'i kushtoni të gjithë kohën tuaj.


Koha i ndryshon të gjitha përveç diçkaje brenda nesh që mbetet e befasuar nga ndryshimi.


Koha i jep të gjitha përgjigjet pa pasur nevojë të bëhen pyetjet.


Koha, është e ngadaltë për ata që presin, e papritur për ata që kanë frikë, e pafundme për ata që mbajnë zi dhe e paktë për ata që kalojnë mirë. Por, për ata që dashurojnë, koha, sido që të jetë, është e përkryer.


Mos e humbni kohën tuaj duke u përpjekur për të shpjeguar, njerëzit dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë


Thonë gjithmonë se koha i ndryshon gjërat, por në realitet duhet t'i ndryshosh ti vetë.


Koha është i vetmi kritik pa ambicie personale.


Nuk mund t'i bëj ditët e mia më të gjata, kështu që luftoj për t'i bërë më të mira.


E gjithë fuqia njerëzore përbëhet nga durimi dhe koha.

Çdo gjë që nuk fillon sot, nuk përfundon nesër.

Bëj çfardo që më pëlqen tani, thjesht nuk kam kohë për gjithçka.

"Çdo minutë nga koha e një të dashuruari, vlen më shumë se një jetë e përditshme"

"Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË".

"Ne shpenzojmë kohën duke kërkuar një dashnor/e të përsosur, në vend se të krijojmë dashurinë e përsosur"

Ka gjithmonë kohë të mjaftueshme, por më pak se dje.

Koha është ajo që pengon çdo gjë që të ndodhë në të njëjtën kohë. 

Nuk ka kohë më të mirë se e tashmja, kur kemi humbur gjithçka. 


Kur je i etur, është tepër vonë për të gërmuar një pus.

"Asnjë lidhje nuk është humbje kohe. Nëse nuk ju sjellin atë që dëshironi, j'u mëson atë që nuk dëshironi".

Koha që shpenzon në urrejtje është koha që humbni nga një jetë paqësore dhe e lumtur. Është një zakon që kontrollon çfarëdo që shihni, çfarëdo që  thoni, çfarëdo që bëni, dhe në fund ai/ajo që bëhesh.

Nëse humbni kohë për të fituar hapësirë, është e padobishme. Ndërsa nëse në hapësirë fitoni kohë, është mençuri, e cila është hapësirë brenda në kohë.

Koha forcon miqësinë dhe dobëson dashurinë.

Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.


Jepi kohë tjetrit të kuptojë çfarë humbi... Jepi kohë vetes të kuptojë çfarë vlen!!!

Ju keni të drejtë të mendoni ndryshe nga koha juaj, por ju nuk keni të drejtë të visheni ndryshe

Sakrificat e mëdha shpesh varrosen nga koha.

Gënjehemi kur themi se koha kalon. Koha qëndron, ne kalojmë.

Një shprehje në kohën e duhur është si bukë në uri.

Kohët tona janë të vështira për të gjithë. Adoleshentët jetojnë në një botë që është tmerruar nga ekstremistët, të rriturit jetojnë në një botë që është tmerruar nga adoleshentët.

Është kohë e trishtuar, kur ndershmëria quhet naivitet dhe sinqeriteti quhet budallallëk.

Nevoja vë në lëvizje mendjen.
Shpirti ndjenjat.
Njeriu fatin e tij.
Dhe koha, gjithçka.


Njerëzit, me kohën, nëse nuk vlerësohen, humbasin.


Koha është mësuesi më i madh, por vret të gjithë nxënësit e tij.

Koha po lëviz ngadalë për atë që ngutet.

Vazhdimisht ankohemi se koha kalon shpejt, por nuk bëjmë asgjë tjetër përveç se përpiqemi të gjejmë mënyra për të vrarë kohën tonë. 

Nëntë të dhjetat e mençurisë është të jesh i mençur në kohën e duhur. 

Arti më i madh është të dish të largohesh në kohën e duhur. 

Nëse nuk e vlerësoni vlerën e vetvetes, nuk do ta vlerësoni vlerën e kohës suaj. Dhe nëse nuk e vlerësoni vlerën e kohës tuaj, nuk do të bëni kurrë asgjë me të. 

Lajmi i keq është se koha ikën. Lajmi i mirë është që ju jeni piloti. 

"Dialogu i shurdhër" është një koncept karakteristik i komunikimit në kohën tonë.

Koha është e shpejtë dhe largohet. Dhimbja është e ngadaltë dhe qëndron.

Është i mençur ai që zemërohet vetëm në një rast, kur i vidhet koha.

Të gjithë duam ta mbushim heshtjen me fjalë, qetësinë me lëvizje, kohën duke u marrë me diçka. Ndërsa njeriu i mençur kërkon të zbrazet.

Tri gjëra nuk kthehen më: koha, arsyeja dhe mundësia. Prandaj: mos humbni kohë, zgjidhni fjalët tuaja, mos e humbni rastin.

Efektiviteti i takimit është në përpjesëtim të zhdrejtë me përqindjen e pjesëmarrësve dhe kohën e humbur.

Të mendosh në kundërshtim me rrymën e kohës është heroizëm. Të flasësh përkundrazi është çmenduri.

Nuk është se nuk kemi kohë. Është se kemi nevojë për motivim më të fortë për të vepruar në mënyrë që të mund ta përdorim kohën tonë në mënyrë më efikase.

Është koha t'u ktheni shpinën atyre që marrin diellin tuaj për të ndriçuar veten e tyre.

Askush nuk dëshiron ta humbasë kohën e tij duke pritur që dikush të vendosë.

Koha nuk ka rëndësi, vetëm jeta ka shumë rëndësi.

Mund të përpiqen të na argëtojnë me fjalën e vjetër, "koha shëron gjithçka", por nëse ne nuk marrim përsipër situatat në universin tonë personal, inkurajimi dhe prekjet ngushëlluese në supe nuk janë të dobishme.
Shumë herë, në të vërtetë, asgjë nuk na jep gëzim. Por ne nuk mund të lejojmë që një moment i pakëndshëm të bëhet një jetë e pakëndshme.

Askush nuk mund të ketë gjithmonë të drejtë, por ndihmon nëse keni të drejtë shumicën e kohës.

Tani e kuptoj se momenti i tanishëm përmban gjithë kohën, dhe në të ka gjithçka që mund të shpresojë, të bëjë dhe të perceptojë.

Të gjitha i shuan koha dhe  i çon në harresë.

Koha, në fund të fundit, rrjedh kundër bukurisë së jashtme dhe është një aleat në bukurinë e shpirtit, kur e kupton dhe pranon që është ashtu. Kjo është bukuria e jetës! 

Koha dhe batica nuk presin askënd.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages