Thënie për karakterin - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Friday, February 10, 2017

Thënie për karakterin


Ekzistojnë tre karaktere: ai që tregojmë, ai që kemi, dhe ai që mendojmë se kemi.

Karakteri ynë është ajo që bëjmë, kur mendojmë se askush nuk na sheh.


Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për atë që unë bëj, por më intereson shumë se çfarë unë mendoj në lidhje me atë që bëj. Ky është karakteri!


Një njeri pa parime është zakonisht pa karakter. Sepse në qoftë se ai kishte një karakter të mirë, do të ndjente nevojën për të krijuar dhe parimet.



Ka njerëz që shkatërrojnë me karakterin e tyre, atë që ata ndërtojnë me mendjet e tyre.

Vlera ose karakteri dinak i njeriut, nuk manifestohen gjithmonë lehtësisht në transaksionet e rëndësishme, por në akte rëndësi të vogël, ku një shprehje delikate apo lëvizje, tregon karakterin e vërtetë.


Prindërit mund të japin vetëm këshilla të mira dhe të tregojnë rrugën e drejtë, por në finale, formimi i karakterit të një personi qëndron në duart e veta.


Më shumë se çdo gjë tjetër, karakteri i një njeriu duket nga ajo që e konsideron qesharake.


Qeshja zbulon karakterin në mënyrë të pagabueshme dhe asnjë pretendim nuk mund të zbukurojë të qeshurit e një njeriu të keq. 

"Mos harroni se unë nuk mund të shoh veten, roli im është i kufizuar për të qenë ai që shikon në pasqyrë".

Karakteri i njeriut tregohet nga mënyra se si gjykon të tjerët.

Ndershmëria: karakteri i sinqertë i lidhur me mënyrën e duhur të të menduarit.

Karakteri i njeriut shfaqet në zemërimin dhe zhgënjimin e tij.

Ata që keni pranë, tregojnë karakterin tënd...Ata që le pas në të kaluarën, dinjitetin tënd.

Karakteri përcaktohet më shumë nga mungesa e përvojave të caktuara sesa nga ato që ka pasur.

Më bind të bëj atë që duhet, jo arsyeja jote, por karakteri im.

Fati i njeriut përcakton karakterin e tij. 

Ata që kanë rend në karakterin e tyre, kanë gjithashtu rend në jetën e tyre. 

Karakterin e secilit e zbulon koha, dhe unë shpesh kam gabuar në gjykimin tim për njerëzit. 

Karakteri i njeriut tregohet nga mënyra se si gjykon të tjerët.

Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim...
Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me "shpirtin tim", me "dyshimet e mia", me "frikën time", me "dhimbjen time".

Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!!

Gjithkush sheh atë që dukesh. Pak kuptojnë atë që jeni.


Duhet t'ju interesojë më shumë karakteri juaj se sa reputacioni juaj, sepse karakteri juaj është ajo që ju në të vërtetë jeni, dhe reputacioni juaj është thjesht ajo që të tjerët mendojnë se ju jeni.


Një burrë ka gjithmonë dy karaktere: të vetin dhe atë që i jep gruaja e tij.


Dija të jep forcë, por karakteri respekt.


Ka njerëz që shembin me karakterin e tyre, atë që ata ndërtojnë me mendjet e tyre.


Çfarë do që mund të krijojë mendja e njeriut, mund ta kontrollojë karakteri i njeriut.


Karakteri është ajo që Perëndia dhe engjëjt dinë për ne. Reputacioni është ajo që burrat dhe gratë e dinë për ne.


Çdo njeri është ashtu si bëri Perëndia, dhe shpesh shumë më keq.


Koha vendos skenën. Fati shkruan skenarin. Por vetëm ne mund të zgjidhim karakterin tonë.


Fati dhe karakteri janë emra të ndryshëm të së njëjtës gjë.


Shumë njerëz mendojnë se kanë zemër të mirë, por e vetmja që ata kanë është karakteri i dobët.


Mund të gjykojmë karakterin e një njeriu nga mënyra se si sillet me ata që nuk mund t'i bëjë absolutisht asnjë të mirë.


Duhet të jesh diçka para se të bëhesh diçka.


Rregullat nuk janë zëvendësim për karakterin.


Pjekuria: Të jesh në gjendje të vazhdosh një punë deri sa ajo të përfundoj. Të qëndrosh në një padrejtësi pa nevojën për t'u hakmarrë. Të kesh para në xhep pa i shpërdoruar. Të bësh detyrën tënde, pa të mbikëqyrë dikush. 


Është më lehtë t'i bësh keq një njeriu të mirë, se sa t'i bësh mirë një njeriu të keq.


Çfarë qëndron pas nesh dhe ajo që është para nesh, janë xhingërima në krahasim me atë që ekziston brenda nesh.


Rrethanat nuk e bëjnë njeriun as të fortë dhe as të dobët, por tregojnë se çfarë është me të vërtetë.


Nëse nuk keni armiq, nuk keni karakter.


Koha ideale për të filluar formimin e karakterit të një fëmije, është njëqind vjet para lindjes së tij.



Karakteri nuk është diçka që me të cilin keni lindur dhe nuk mund të ndryshohet, ashtu si shenjat e gishtave. Është diçka që me të cilën nuk keni lindur dhe duhet të merni përgjegjësinë për ta formuar.


Pothuajse të gjithë njerëzit mund t'u qëndrojnë vështirësive, por në qoftë se ju doni të provoni karakterin e një njeriu, jepi pushtet.


Karakteri është si një pemë dhe reputacioni si hija e tij. Hija është ajo që marrim në konsideratë. Pema është ajo që me të vërtetë ekziston.


Karakteri është ajo që mbetet kur ju humbni çdo gjë që munde të humbasish.


Është interesante se sa shumë shqetësime zhduken kur vendosni në vend që të jeni diçka, të jeni dikush.


Një burrë me karakter të fortë, nuk ka karakter të mirë.


Jemi ajo që bëjmë, dhe jo ajo që themi, mendojnë, ose ndjehemi.


Në gjërat e vogla e njohim më mirë karakterin e njeriut. Sepse në të mëdhajat është i kujdesshëm dhe fshihet.


Më shumë se çdo gjë tjetër, karakteri i një personi duket nga ajo që ai mendon qesharake.

Kur karakteri i një burri nuk është i qartë për ju, hidhini një sy shokëve të tij.

Mos gjykoni një person bazuar në mendimin që ka ai për veten e tij.

Karakteri është rezultat i një sistemi të perceptimeve stereotipike.

Njeriu me karakter të mirë, të qetë dhe të shtruar, mund të gëzohet  edhe në kushte të vështira ekonomike.

Njeriu lakmiqar, ziliqar, i keq, nuk mund të ndihet i kënaqur as mes gjithë pasurive të botës.

Krenarinë mund ta mënjanoj. Durimin mund ta konsumoj. Por dinjitetin nuk e humb për asnjë.


Mos shiko pamjen e jashtme të tjetrit, me atë ka lindur, por përqëndrohu në karakterin e tij që vetë e ka krijuar.

Problemi me martesën është se biem në dashuri me një personalitet, dhe duhet të jetojmë me një karakter.

Zakonisht karakteri i vërtetë i njeriut shihet nga gjërat e vogla dhe të përditshme sepse në ato të mëdha ai është i përgatitur dhe di të fshihet mirë. Pasi të na ketë dhënë një shembull të sjelljes së tij negative dhe të krijojë një ndjenjë dyshimi tek ne, ne duhet të mbajmë një mbrojtje të vetvetes.

E vërteta vuan më shpesh nga karakteri gjakftohtë i mbështetësve të saj, sesa nga ligësia e kundërshtarëve.

Karakteri i njeriut shihet në zemërimin dhe zhgënjimin e tij.

 Ata që kanë një karakter të rregullt kanë edhe një jetë të rregullt

Zakonisht karakteri i secilit formësohet sipas dëshirave të tij dhe prirjet e tij mendore.

"Gjëja e tmerrshme është se që të krijosh një lidhje nëse dëshiron të komunikosh me të tjerët, duhet të shpikësh një lloj karakteri që komunikon, diçka që nuk është e njëjtë me atë që ke brenda. Dhe nga atje, filloni ta besoni gjithnjë e më shumë këtë karakter saqë e harroni veten tuaj ”.

Mirësia e bishës qëndron në forcën e tij fizike ndërsa e njerëzve në fizikun e bukur të karakterit.

"Kur pasuria humbet, asgjë nuk humbet. Kur shëndeti humbet, diçka humbet. Kur humbasim karakterin, gjithçka humbet.”

"Një njeri pa parime është zakonisht pa karakter. Sepse, nëse ai do të kishte një karakter të mirë, do të ndiente nevojën për të krijuar gjithashtu parime"

Në shoqërinë tonë, për fat të keq, inteligjenca emocionale nuk kultivohet ... Cilësitë e karakterit janë plotësisht sipërfaqësore dhe zakonisht një sekondë është i mjaftueshëm në një situatë të vështirë, për të nxjerrë të keqen pa vetëdije.
Kështu që, përshëndetjet, pakënaqësia, zemërimi, zilia, hakmarrja, indiferenca, mungesa e gjykimit të mirë janë shenja të papjekurisë emocionale, e cila krijon një cikël të mbrapshtë të marrëzive edhe te profesorët e universitetit ...

"Kur bukuria natyrore zbukuron një karakter të bukur, ai që i afrohet kapet në një kurth të dyfishtë."

Për disa nuk ia vlen të bëni gjithçka për t'i dhënë atyre veten tuaj më të mirë dhe në fund ata thjesht përfitojnë nga ju sepse keni një "zemër dhe karakter të mirë" .. JO !! Vetëm për atyre që e meritojnë!


© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages