Thënie për hipokrizinë - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, February 04, 2017

Thënie për hipokrizinë

Ndodh ndonjëherë që gruaja fsheh gjithë pasionin që ajo ndjen për një burrë, dhe burri mund të shtiret për të gjithë pasionin që nuk ka.

Sinqeriteti e bën njeriun më të parëndësishëm të ketë më shumë vlerë se sa hipokriti më i talentuar.

Kushdo që përpiqet të duket diçka, siguron tjetrin se është i parëndësishëm. 

Një padrejtësi nga e cila ne kemi fituar, quhet fat. Një padrejtësi nga e cila përfiton dikush tjetër, quhet skandal.

Në një ndarje, ai që nuk është me të vërtetë i dashurur, është ai që thotë fjalët më të buta.

Mos u besoni atyre që të dashurojnë shumë vetëm me një njohje të thjeshtë, dhe pa ndonjë arsye të dukshme.

Morri ha bimët, ndryshku hekurin, dhe gënjeshtra shpirtin.

Askush nuk mund të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij, dhe një tjetër për shumë të tjerë, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyja është e vërtetë.

Njerëzit janë të gatshëm për të ndihmuar, per aq sa nuk kanë mundësinë për ta bërë.

Për trimërinë, më shumë se të gjithë flet frikacaku, ndërsa për mirësjelljen, i pasjellshmi.

Kur dikush thotë se nuk bëhet fjalë për para, por është çështje parimi, atëherë bëhet fjalë për paratë.

Shtiruni se jeni inferior dhe inkurajoni arrogancën e armikut.

Mirësjellja: Hipokrizia më e pranueshme.

Të mos flasi dikush kurrë për veten e tij, është një formë shumë e rafinuar hipokrizie.

Shumë herë, duhet të shtiresh se mer pjesë në një tubim për të cilën nuk keni asnjë interes të vërtetë, me qëllim që të arrini aty ku doni.

Kur dikush thotë se në parim se pajtohet me diçka, do të thotë se nuk ka absolutisht asnjë qëllim për të aplikuar atë në praktikë.

Askush nuk duket më i pafajshëm, se sa një fajtor që nuk është më në rrezik.

Nuk më pëlqen të them fjalë të mira për veten, preferoj të them fjalë të këqija për të tjerët.

Rregulli i vetëm i pagabueshëm është, se ai që gjithmonë thotë se është njeri i nderuar, kurrë nuk është.

Për t'u bërë bos, politikani shtiret si shërbëtor.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages