Debati i pasuron njohuritë tona, por vetmia është shkolla e gjeniut.
Çdokush kthehet gjithmonë tek vetvetja.
Gjithë e keqja na vjen sepse nuk mund të rrimë në vetmi.
Kam pas kërkuar gjithnjë jetën vetmitare
(Brigjeve, fushave dhe pyjeve),
Për t'i shpëtuar këtyre mendjemprehtëve shtrembanikë
dhe pisanjosë,
Që rrugën e qiellit kanë humbur.
Vetmia është një dhimbje, por nëse ti nuk je vulgar
Mund të rrish kudo, sikur të ishe në një shkretëtirë.
Dhe mbetem në vetmi, sa më tepër i shmangem asaj.
Dua të flas për gjithçka të paktën me një person, ashtu siç flas për gjërat me veten time.
Nuk jemi krijuar për vetminë, ne e njohim vetveten vetëm kur e shohim atë në sytë e të tjerëve.
Mjafton që vetëm një person të na mungojë dhe gjithçka është e shkretuar
Dikush sot më pyeti,
"Kush të mungon më shumë?"
"Vetja ime" u përgjigja.
Ai më shikonte në mënyrë të çuditshme, nuk e kuptonte, dhe shpresoj të mos e kuptojë kurrë.
Ç'gjë e bukur është të mundesh t'i thuash dikujt: "Kam nevojë për ty".
Mendojmë se i rritur do të thotë të jesh i pavarur dhe të mos kesh nevojë për askënd, prandaj të gjithë vdesim nga vetmia ".
I bezdisshëm është ai që ju privon vetminë ... pa ju ofruar shoqëri ....
Vetmia është pavarësi.
Dhimbja më e madhe kur duam dikë, është paaftësia jonë për ta parandaluar atë që të vuajë nga vetmia e tij.
Një fjalë nuk vjen kurrë vetëm. Edhe fjala "vetmi" ka nevojë për dikë që të vuajë prej saj.
Individi mund të jetë plotësisht vetvetja vetëm në vetmi, sepse jemi të lirë vetëm kur jetojmë veçmas.
Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të.
Kushdo që është i kënaqur me vetminë e tij është një kafshë e egër, ose Zoti.
Çdo gjë që meriton respektin dhe admirimin, ka lindur në izolim dhe vetmi, larg nga shoqëria.
Talenti i njeriut zhvillohet në izolim, por karakteri i tij formohet brenda stuhive të jetës.
Heshtja dhe vetmia janë miqtë më të mirë të shpirtit.
Vetmia nuk do të thotë të jesh vetëm. Do të thotë se nuk u përkas ju, nuk ju kuptoj, nuk më kuptoni.
Budallai kërkon se si të kapërcej vetminë, ndërsa i mençuri gjen mënyrë për të shijuar atë.
Turma e pafundme është gjithashtu një vetmi.
Kush ka frikë nga vetmia, nuk duhet të martohet.
Korrespondenca është e vetmja mënyrë për të kombinuar vetminë me shoqërinë e mirë.
Nuk e gjen dikush vetminë, e krijon.
"Vetmia është shumë e bukur, por gjithashtu duhet të keni dikë pranë jush për t'i treguar atij se sa e bukur është vetmia"
"Ndonjëherë unë zhytem aq shumë te vetja, saqë ndodh që të takoj dikë në rrugë dhe e humb, kam nevojë për kohë për t'u përshtatur me realitetin".
"Për herë të parë në jetën time, jam vetëm. Ndihem shumë mirë. Kam një lidhje të pabesueshme me veten time dhe dua ta kaloj këtë mesazh dhe tek vajzat e mia për të ardhmen e tyre: Nuk është e nevojshme të kesh bashkëshort ose partner. Vetmia nuk duhet të na trembë. "
Monica Bellucci
Vetmia e njeriut nuk është veçse frika e tij për jetën. "
Vetmia është më e lehtë kur nuk dashuroni.
Ç'gjë e bukur është që t'i thuash dikujt: "Kam nevojë për ty". Ne mendojmë se i rritur do të thotë të jesh i pavarur dhe të mos kesh nevojë për asnjë, prandaj të gjithë vdesim nga vetmia.
Ka nevojë për shoqëri dhe ka nevojë për vetminë. Është një ritëm. Nuk ka asnjë problem.
Gjithmonë besoja se gjëja më e keqe në jetë, është të rrish vetëm...
Gabim!
Gjëja më e keqe në jetë është të rrish me njerëz që të bëjnë të ndjehesh vetëm!
Lloji më i keq i vetmisë, është kur të harrojnë njerëzit që ti ishe gjithmonë atje për ta, para se ata të ta kërkonin.
Për disa njerëz, vetmia nuk është shpëtim nga të tjerët, por nga vetja. Sepse ata shohin në sytë e të tjerëve vetëm një pasqyrim të vetes së tyre.
Çfarë është vetmia? Vetmia është të kesh në dorë një lule dhe të mos kesh se ku ta japësh.
Sa më shumë kohë të kaloj vetëm, aq më shumë mëshirë ndiej për të tjerët.
Sharmi i vetmisë është i madh dhe akoma më i madh është ajo që duhet të më mësojë. Në një kohë kur njerëzit flasin pa pasur asgjë për të thënë dhe mbizotërojnë gënjeshtra dhe mosmirënjohja, momentet që dikush kalon vetëm mund të funksionojnë si një filtrim i veprimeve, fjalëve dhe dëshirave. Si një sqarim i botës dhe asaj që ajo merr çdo ditë.
Kostoja e vetmisë mund t’ju frikësojë, por është më pak se ajo e dashurisë së njëanshme.
Dashuria është ndjenja se gjithçka është e mundur, se rëndësia e jetës është e padiskutueshme.
Shumica e njerëzve thonë se kanë frikë nga vetmia.
Ndërtoni një jetë me të cilën do të jeni krenar..Dhe një vetvete që do të jeni të lumtur ta shihni çdo mëngjes në pasqyrë ..
Rrethohuni me njerëz që nuk ju bëjnë të ndiheni vetëm sa herë që jeni pranë tyre ..
Frymëzimi: vetëtima që godet të vetmuarin.
Frika nga vetmia është më e madhe se frika nga skllavëria, për këtë arsye martohemi.
Sa më shumë kohë të kaloj vetëm, aq më shumë mëshirë ndiej për të tjerët.
"Nevoja më e thellë e njeriut është të kapërcejë ekzistencën e tij të veçantë. Të dalë nga burgu i vetmisë së tij".
Mos lejoni që vetmia t'ju çojë përsëri në krahët e dikujt që e dini se nuk i përkisni së bashku.
Mësoni të kërkoni vetminë. Vetmia është mbrojtësi më i mirë i shpirtit. Vetmia ju jep gjithçka. Fuqia dhe ndershmëria vijnë nga vetmia.
Më mirë të jesh vetëm sesa të bësh kompromis me më pak se sa meriton.
Nëse e heqim maskën nga vetmia, do të shohim vetëm krenari.
Më pëlqen të jem vetëm. Asnjëherë nuk kam gjetur një partnere që kishte aq shoqëri sa vetmia.
Kushdo që nuk di të ndihmojë, mbetet vetëm dhe i mjeruar.
Dëgjoj që shumica e njerëzve thonë se vetmia është situata më e keqe që mund të gjendet dikush. Unë i dëgjoj ata dhe thjesht i përçmoj sepse nuk e njohin vlerën e saj.
Unë dal jashtë vetëm që të më vijë një oreks të ri për të qëndruar vetëm.
Mendoj se ne kërkojmë të gjejmë dallime mes njerëzve, sepse kjo na bën të ndihemi më pak të vetmuar.
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment