- Një fëmijë hyn në shtëpinë tuaj dhe bën aq zhurmë për njëzet vjet, e cila është e vështirë të durohet. Pastaj, largohet duke e lënë shtëpinë aq të heshtur sa që mendoni se do të çmendeni.
- Ndërsa përpiqemi për t'u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta
- Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!
- Një njeri me të vërtetë i pasur është ai që, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur duart e tij janë bosh.
- Mos i mësoni fëmijës tuaj se si të bëhet i pasur. Mësoje se si të bëhet i lumtur ... Pra, kur të rritet, ai do të njohë vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre ...
- Mendoj se na intereson më shumë të lëmë një planet më të mirë për fëmijët tanë sesa fëmijët më të mirë për planetin tonë.
- Një vajzë pesëvjeçare pyeti vëllain e saj më të madh: "Çfarë është dashuria?" Ai u përgjigj: "Dashuria është që ti të vjedhësh çokollatën time nga çanta ime dhe unë të vazhdoj ta vendos në të njëjtin vend ..."
- Çdo baba duhet të kujtojë, se një ditë, djali i tij do të ndjekë shembullin e tij dhe jo këshillën e tij!
- Ju e kuptoni se fëmijët tuaj po rriten kur ata ndalojnë t'ju pyesin se nga kanë ardhur, dhe nuk pranojnë t'ju tregojnë se ku shkojnë.
- Pas çdo fëmije që beson në vetvete. është një i rritur i cili e ka besuar më parë këtë.
- Një fëmijë ka nevojë për...
një zemër të duruar për ta dëgjuar atë
dhe jo një mendje të ndritshme për ta kritikuar atë
për krahë të hapura që e pranojnë atë,
dhe jo sy të rreptë që i shohin gabimet e tij
duart e sjellshme që e drejtojnë
dhe jo një zë i fortë që e urdhëron.
- Një fëmijë mund t'i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka, dhe të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron.
- Fëmijët: Ju kaloni dy vitet e para të jetës duke i mësuar ata të ecin dhe të flasin. Pastaj kaloni 16 vitet e ardhshme duke u thënë atyre të ulen dhe ta qepin.
- Çdo fëmijë është një artist. Çështja është se si të mbetet një artist në rritje.
- Shumë fëmijë, shumë shqetësime. Asnjë fëmijë, asnjë gëzim.
- Dhurata më e mirë që mund tu bëni fëmijëve tuaj, janë rrënjët e përgjegjësisë dhe krahët e pavarësisë.
- Fëmijët kanë nevojë më shumë për standarde se sa kritika.
- Duhen njëzet vjet për një grua që ta bëjë burrë bir e saj, dhe njëzet minuta një gruaje tjetër për ta trullosur.
- Mos harroni se fëmijët, martesat dhe lulet pasqyrojnë llojin e kujdesit që ata marrin.
- Për sa kohë që ka fëmijë të cilët janë të uritur, Zoti nuk ekziston!
- Kam kuptuar se mënyra më e mirë për tu dhënë këshilla fëmijëve tuaj, është për të zbuluar se çfarë është ajo që ata duan dhe pastaj të këshillosh ata të bëjnë.
- Ka disa gjëra që fëmijët nuk bën që t'i dinë, sepse sapo t'i mësojnë ato, nuk do të jenë më fëmijë.
- Fëmijët janë ende simbol i bashkëjetesës së përjetshme të dashurisë dhe detyrës.
- Tre gjëra i bëj mirë: punë, gabime dhe fëmijë.
- Bijtë besojnë në virtytin e nënave të tyre, dhe vajzat gjithashtu, por më pak.
- Një fëmijë të cilit nuk nuk i lejohet të respektojë prindërit e tij, nuk do të ketë respekt të vërtetë për asnjë.
- Vetëm fëmijët e dinë se çfarë ata janë duke kërkuar.
- Fëmijët nuk duhet të dëgjojë sharje, sepse vetëm në këtë mënyrë duke u rritur do të fitojnë dinjitetin.
- Fëmijët janë kureshtarë. Fëmijët vëzhgojnë milingonat ndërsa të rriturit i shkelin.
- Nuk kam takuar kurrë ndonjë që nuk kishte shumë fëmijë të zgjuar. Pyes veten se si humbet e gjithë kjo zgjuarsi në moshën e rritur.
- S'është vështirë të bëhesh baba, por vështirë është të jesh baba.
- Ashtu si në dashuri, edhe në marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, më i dobët është ai që do më shumë.
- Fëmija e parë është vazhdimësia e kukullës së fundit.
- Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm.
- Pija që nuk të mërzitet kurrë është uji; fruti që nuk të mërzitet kurrë është fëmija.
- Shërbimi më i madh që mund t'u bëjë fëmijëve një baba është të dojë nënën e tyre.
- Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkruar.
- Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi.
- Babai duhet të jetë shok dhe person i besuar, e jo tiran i fëmijëve.
- Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve.
- O, vite të lumtura. Kush nuk do edhe një herë të bëhet fëmijë!
- Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, të gjitha të tjerat janë artificiale.
- Rroba e shqyer korrigjohet, por fjalët e ashpra thyejnë zemrën e fëmijës.
- Grindjet e prindërve me fëmijët nuk është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhjen, por njohja e shkakut çon në një zgjidhje.
- Dashuria e vërtetë për fëmijën do të na tregojë se si t'i ndihmojmë ata me qetësi dhe dashuri, për t'u bërë njerëz të lumtur dhe të balancuar.
- Qëllimi më i madh në një botë që ndryshon vetëtimthi duhet të jetë përgatitja e fëmijëve në ndryshim.
- Gjëja më e këndshme që mund të na ndodhë është të dëgjojmë qeshjen e një fëmije.
- Të rriturit nuk e dinë se një fëmijë mund të japë një këshillë të mirë edhe në rastin më serioz.
- Shpirti shërohet kur jeni pranë fëmijëve.
- Si është e mundur, në aq pak kohë, që një fëmijë që i frikësohej errësirës të bëhet një adoleshent i cili dëshiron të qëndrojë gjithë natën jashtë?
- Nëse i vlerësojmë fëmijët tanë, duhet t'i adhurojmë prindërit e tyre.
- Kur prindërit bëjnë shumë për fëmijët e tyre, fëmijët nuk bëjnë shumë për veten e tyre.
- Kur kupton më së fundi se babai juaj zakonisht kishte të drejtë, tashmë keni rritur një djalë i cili është i bindur se babai i tij zakonisht nuk ka të drejtë.
- Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, kuptimin e botës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Asgjë nuk mund të jetë ajo që ishte më parë.
- Çupëza pa kukulla është si gruaja pa fëmijë.
Për një adoleshent, nuk ka asgjë më të bezdisshme në këtë botë sesa një prind.
Mosha e adoleshencës është faza e fundit e jetës që gëzon kur dëgjon se thirrja telefonike është për ju.
Një fëmijë, vetëm nëse ndihet mirë mund të mendojë si duhet.
Prindërit shpesh flasin për brezin e ri sikur të mos kishin të bënin me të.
"Asgjë nuk është më e dashur për një baba se sa vajza e tij."
"Gjëja më e rëndësishme që prindërit mund t'u mësojnë fëmijëve të tyre është se si të përparojnë pa ata."
Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.
"Të gjithë të mëdhenjtë dikur ishin fëmijë ... por vetëm pak prej tyre e mbajnë mend."
Nuk ka nevojë më të madhe për fëmijërinë sesa mbrojtja prindërore.
Kur një baba i jep djalit, qeshin të dy. Kur një djalë i jep babait, qajnë të dy.
Të gjithë fëmijët, përveç meje, rriten.
Fëmijët fillojnë të duan prindërit e tyre, pas një kohe i gjykojnë, dhe rrallë, nëse ndonjëherë, i falin.
Fëmijët janë pasuri e njeriut të varfër.
Për të kuptuar dashurinë e prindërve tuaj, bëni fëmijët tuaj.
I drejti e mëson fëmijën të tregojë të vërtetën gjatë gjithë jetës së tij.
Kini kujdes këtë thënie proverbiale: Fëmijët dhe të çmendurit tregojnë të vërtetën. Përfundimi: Njerëzit e mëdhenj dhe të mençur nuk e thonë kurrë atë.
"Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti".
Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi.
Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes.
Fëmija më i thjeshtë që shkon në shkollë sot është i njohur me të dhënat për të cilat do të jepte jetën e tij Arkimedi.
Çdo fëmijë na sjell një mesazh se Perëndia nuk është zhgënjyer ende nga njeriu.
Anaharsis kur u pyet se për çfarë arsye nuk bën fëmijë, ai tha: Sepse i dua fëmijët.
Fëmija juaj nuk është prona juaj. Do ta konstatoni më së voni kur të përpiqeni ta shisni.
Gjëja më e vështirë që të rinjtë duhet të përballen sot është të mësojnë mënyra të mira pa i parë ato.
Fëmija i parë i çdo gruaje është vazhdimi kukullës së fundit të saj,
Jetim nuk është vetëm një fëmijë që nuk ka një prind, por edhe një që nuk ka interesin e prindit.
Për fat të keq, nuk mund të bëhemi më si fëmijët. Por, në vend të kësaj, ne duhet të kujdesemi që fëmijët të bëhen si ne.
Kur fëmija i parë qau për herë të parë, të qeshurit u nda në një milion copa, dhe të gjithë kërcenin afër. Ky ishte fillimi i zanave.
Që të bëhen njerëz të mirë, fëmijët tuaj, shpenzoni dy herë më shumë para për ta dhe dy herë më shumë kohë.
Për fëmijët, dashuria është sinonim me kohën që u kushtoni.
Asnjë fëmijë nuk lind me një libër në krahë. Është detyrë e familjes ta vendosë librin në krahët e fëmijës.
Deri në moshën pesë vjeç, fëmijën tuaj ta keni si mbret, deri në të pesëmbëdhjetat si një shërbëtor, pas të pesëmbëdhjetave, si mikun tuaj.
Mos i burgosni fëmijët me dijen tuaj, sepse në kohë të tjera ata kanë lindur
Një nënë dikur i tha djaloshit të saj të vogël se Perëndia i bën njerëzit të mirë. Dhe ai u përgjigj: "Unë e di për Perëndinë, por ndihmojnë shumë dhe nënat"
Çdo brez thotë se sakrifikon jetën e tij për fëmijët. Përfundimisht, cili brez do të jetojë?
Të pasurit nuk kanë fëmijë, vetëm trashëgimtarë.
Prindërit u mësojnë fëmijëve të flasin, fëmijët u mësojnë prindërve të tyre heshtjen.
Tejkalimi i mbi-mbrojtjes prindërore është një lloj tjetër abuzimi.
Më përpara femijët luanin në bar, tani e pinë.
“Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të rriten siç duhet, sigurohuni që të mos u mungosh ti. Çdo gjë tjetër që u mungon mund të zëvendësohet".
Lotët e fëmijës arrijnë në qiej.
Gjëja më e vështirë për fëmijët e vegjël sot është të mësojnë sjellje të mira pa i parë ata.
Rritja e fëmijëve nuk përbëhet nga udhëzime dhe predikime, por para së gjithash do të thotë të jesh gjithmonë i sinqertë para fëmijës tënd.
Mësoji babait tënd të bëjë fëmijë.
Nga të gjitha dhuratat e natyrës për racën njerëzore, çfarë është më e ëmbël për një njeri sesa fëmijët e tij?
Të ndihmojmë fëmijët tanë të largohen prej nesh, të mos ndikojmë kurrë tek ata dhe t'i këshillojmë vetëm kur na e kërkojnë.
Kur të jeni të rinj, edukoni fëmijët tuaj në mënyrë që ata të mos ju edukojnë në pleqërinë tuaj.
Nëse keni fëmijë të mirë, çfarë të bëni me paratë.
Po të mos ishin fëmijët, askush nuk do të toleronte jetën bashkëshortore.
Para se të ndëshkoni fëmijën, pyesni veten nëse jeni shkaku i mosbindjes së tij.
Problemi i parë i prindërve është të mësojnë fëmijët se si të sillen në një shoqëri të mirë, e dyta, për të gjetur një shoqëri të tillë.
Në mënyrë që fëmijët të kenë një edukim të mirë, është më mirë të merreni me edukimin tuaj.
Na pëlqen apo jo, por fëmija që është më i vështirë për tu menaxhuar - është ai për të cilin do të jemi më krenarë më vonë.
Tek fëmijët, ajo që na shqetëson më shumë është se ata sillen si fëmijë.
Gjithmonë ka një moment në fëmijërinë tonë kur hapet një derë dhe hyn e ardhmja.
Fëmijët janë jashtëzakonisht të sinqertë. Derisa t'i mësojmë të mos jenë.
Edukimi më efektiv është ai që lejon fëmijën të luajë me gjërat e bukura.
Parimi i parë që një fëmijë duhet të marrë në mënyrë që të disiplinohet në mënyrë aktive është të bëjë dallimin midis së mirës dhe së keqes. Qëllimi i mësuesit është ta mësojë fëmijën të mos ngatërrojë të mirën me mosveprimin dhe të keqen me veprimin
Respekti fillon nga shtëpia dhe ne mund t'ua mësojmë fëmijëve
Disa prindër i lejojnë fëmijët e tyre të bëjnë atë që duan me tolerancë, duke besuar se fëmijët duhet të rriten në një frymë lirie.
Ne nuk duhet t’i lavdërojmë shumë fëmijët, sepse kështu ata plaçkitin dhe shkatërrojnë.
Fëmijët gjejnë shumë në asgjë. Të rriturit nuk gjejnë asgjë në shumë.
Një fëmijë që ndjen se prindërit e tij e duan, kërkon më pak prej tyre.
Respekti mund të jetë edhe fjalë e thjeshtë e përditshme. Fjala që unë respektoj në latinisht është respectare, që do të thotë "Shikoj përreth". Pra do të thotë që unë respektoj dikë kur shikoj përreth dhe nuk e shqetësoj në kontrast me atë që nuk e respekton. Me fjalë të tjera, unë sillem, duke mbajtur parasysh që nuk jam vetëm.
Fëmijët na turpërojnë ne prindërit e tyre kur në botë sillen ashtu si ne në shtëpi.
Respekti nuk është shumësi në të folur, por në mendim, në veprim (sjellje), në emocione, në mënyrën sesi shikojmë dhe dëgjojmë dikë, në vlerësimin e një personi
Në mënyrë që t'i mësojmë një fëmije respekt, së pari duhet t'i mësojmë atij artin e dëgjimit të atyre përreth tij. Nëse ajo i dëgjon ata, nëse kalon kohë me ta, atëherë ajo do të mësojë të respektojë ndjenjat e tyre.
Rritja e një fëmije të sjellshëm në një botë që nuk thotë "faleminderit"
Prindërit luftojnë vazhdimisht për jetesën e tyre, duke lënë mënjanë edukimin e duhur, parimet morale, vlerat që na përcaktojnë si qenie njerëzore.
Si pasojë, fëmijët veprojnë në mënyrë të pakontrollueshme duke marrë stimuj të gabuar në kombinim me mungesën e arsimit. Edhe ky sektor nuk i ushqen si duhet, ata nuk zhvillojnë gjykim të mirë, ato konsumohen në drejtime dhe standarde të gabuara.
Foshnjat që kanë shumë përqafime duke u rritur bëhen më pak të stresuar.
Sa u përket fëmijëve, Aristoteli tha: "Çfarë mund të jetë më hyjnore ose më e dëshirueshme për një burrë të mençur sesa të kesh fëmijë me një grua fisnike dhe të ndershme që do të jenë mbështetësit më besnikë dhe mbrojtësit më të matur të prindërve të tyre kur të plaken, por edhe pasardhësit e të gjithë shtëpisë.
Fëmijët, nëse rriten siç duhet nga një baba dhe nënë, do të bëhen të rritur të virtytshëm ashtu siç u meritojnë atyre që i rritën me ndershmëri dhe virtytshmëri ... "
Nuk ka për fëmijët asgjë më të ëmbël se nëna. Ta doni fëmijë, nënën tuaj, sepse dashuri më e ëmbël se ajo nuk ekziston.
Kushdo që, ndërsa është i rritur, skuqet përpara prindërve të tij, është i mirë.
"Ndërsa fëmijët rriten, mendimet dhe ndjenjat e tyre do të funksionojnë ose në përfitim të tyre ose kundër tyre."
Lindja e fëmijëve është punë domosdoshmërie, edukimi i tyre është punë filantropike.
Mirësia: Të kujdesesh për mirëqenien dhe ndjenjat e të tjerëve.
Duke i mësuar fëmijët vlerën e mirësisë, por edhe duke i mësuar ata të rebelohen kundër varfërisë dhe mjerimit, ne i prezantojmë ata me vlerën e vështirë të mirësisë.
Toleranca: Respektimi i vlerave dhe të drejtave të të gjithë njerëzve edhe nëse nuk pajtoheni me bindjet e tyre.
Që në moshë shumë të re, fëmijët e vegjël duhet të mësojnë dhe të ndërgjegjësohen që të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht nga ngjyra, origjina, feja ose pamja.
Drejtësi: Zgjedhja e sjelljes me mendje të hapur dhe sjellja e drejtë ndaj të tjerëve.
Mësojeni fëmijës suaj se çfarë është drejtësia, mësojini atij të sillet me drejtësi dhe si të reagojë ndaj padrejtësive.
1. Fëmijët që unë mësoj tregojnë indiferencë ndaj botës së të rriturve. Kjo përmbys përvojën e mijëra viteve. Vëzhgimi nga afër i asaj që të rriturit do të bëjnë ka qenë gjithmonë aktiviteti më emocionues për të rinjtë. Por sot asnjë fëmijë nuk dëshiron të rritet - dhe kush mund ta fajësojë atë për këtë? Ne jemi lodrat e tyre.
2. Fëmijët që unë mësoj nuk kanë kuriozitet për atë që ndodh përreth tyre, dhe nëse kanë ndonjë, është e përkohshme. Ata nuk mund të përqendrohen gjatë, madje edhe në gjërat që u pëlqejnë. A mund të bëni dallimin midis zhurmës së vazhdueshme të ziles dhe ndryshimit të vazhdueshëm të klasave me mungesën e përqendrimit në vetvete?
3. Fëmijët që unë mësoj nuk kanë një sens të së ardhmes, një kuptim që e nesërmja është e lidhur pazgjidhshmërisht me të sotmen. Ata jetojnë në një të tashme të vazhdueshme. Momenti kur ata jetojnë është kufiri i vetëdijes së tyre.
4. Fëmijët që unë mësoj janë historikisht të paditur. Ata nuk kanë vetëdije se si e kaluara e ka përcaktuar të tashmen duke formësuar vlerat dhe jetën e tyre dhe duke kufizuar zgjedhjet e tyre.
5. Fëmijët që unë mësoj janë të vështirë për marrëdhëniet e tyre me fëmijët e tjerë. Ata nuk e simpatizojnë mjerimin, qeshin me dobësitë e të tjerëve dhe përçmojnë njerëzit që qartë kanë nevojë për ndihmë.
6. Fëmijët që unë mësoj nuk janë të lehtë të hapen dhe nuk janë të sinqertë në marrëdhëniet e tyre. Ata kanë mësuar të fshehin veten e tyre të vërtetë pas një maske të jashtme që ata janë "mbledhur" me pjesë personazhesh dhe sjelljesh që janë huazuar nga modelet e tyre televizive ose janë krijuar vetë për të mashtruar mësuesit e tyre. Për shkak se nuk është ajo që ata tregojnë për jashtë, maska bie kur ata ekspozojnë aspektet e brendshme të vetvetes në një marrëdhënie të ngushtë. Kjo është arsyeja pse ata i shmangin ato.
7. Fëmijët që unë mësoj janë materialistë. Ata ndjekin shembullin e mësuesve të tyre që "vlerërojnë" gjithçka me kritere materialiste dhe yjet televizivë që shesin ato që kanë dhe nuk kanë.
8. Fëmijët që unë mësoj janë të varur, pasivë dhe kanë frikë nga sfidat e reja. Kjo frikë shpesh shfaqet në një "mburrje" sipërfaqësore ose zemërim ose agresion, por thellë brenda ka mungesë guximi.
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com