Në politikë, ashtu si në gramatikë, gabimin që bëjnë të gjithë e shpallin rregull.
Është gabimi ynë të kërkojmë kuptimin e jetës në këtë botë, pikërisht sepse misioni ynë themelor këtu është ta krijojmë atë
Dhe është mirë para se të flasësh për gabimet e të tjerëve, të njohësh të tuat.
Ai që fsheh gabimet e tij është gati t'i përsërisë
Nëse keni marrë rrugën e gabuar, mund të ktheheni. Nëse thoni fjalën e gabuar, nuk mund të bëni asgjë.
Person i balancuar është dikush që mund të bëjë të njëjtin gabim dy herë pa humbur durimin e tij.
Çdo person që gabimet e të cilit u deshën dhjetë vjet për ti korrigjuar, duhet të ketë qenë i madh.
Të mos korrigjojë dikush gabimet e tij, është gabim i madh.
Çështja nuk është të mos bëjmë gabime. Të gjithë bëjmë gabime. Çështja është të mos bëjmë gabime thelbësore dhe të mundemi t'i korrigjojmë shpejt dhe me lehtësi.
Gabimi më i madh që mund të bëni në jetën tuaj është të kesh frikë vazhdimisht se do bëni gabim.
Nëse mbyllni derën për të gjitha gabimet, e vërteta do të qëndrojë jashtë.
Vetëm një budalla mëson nga gabimet e tij. Një njeri i mençur mëson nga gabimet e të tjerëve.
Thjesht harrojmë gabimet tona, kur ne jemi të vetmit që e dinë.
Lavjerrësi i mendjes lëviz midis logjikës dhe absurdit, jo midis të drejtës dhe të gabuarës.
Zakoni mund të çojë në shumë gabime pa justifikuar asnjë.
Kur të vlerësoni të drejtat e mia...atëherë do t'ju lejoj të gjykoni dhe gabimet e mia.
Kemi të drejtë të bëjmë gabime, por detyra është për t'i korrigjuar ato.
Të gjitha gabimet njerëzore rrjedhin nga padurimi, ndërprerja e parakohshme e procesit, shmangia e dukshme e asaj që duket se po shqyrtohet.
Herën tjetër kur dikush të ankohet që keni bërë një gabim, i thoni atij që ndoshta kjo është e mirë. Sepse, pa asnjë të metë, as ti as unë nuk do të kishim ekzistuar.
Një gabim mund të jetë aksidentale. Gënjeshtrat e përsëritura dhe sjelljet mashtruese nuk janë aksidentale.
Nëse ndesheni me sjellje të tilla sistematikisht, dhe me një "apologji" ju tërhiqeni dhe qëndroni në marrëdhënie, atëherë jeni duke u fshehur prapa gishtit tuaj dhe duke mashtruar veten.
Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e harron !!!
Arsyeja që ne tolerojmë njëri-tjetrin është se ne jemi të gjithë mashtrues.
Problemet që insistojnë të mbeten të pazgjidhura duhet të dyshojmë se janë pyetje që ne i bëjmë në mënyrë të gabuar.
Dikur isha i gatshëm t'i fal gabimet e të tjerëve...Derisa konstatova se të tjerët ishin gjithmonë të gatshëm t'i përsërisin.
Gabimet janë, në fund të fundit, themeli i së vërtetës. Edhe nëse nuk dimë për diçka se çfarë është, është e rëndësishme të dimë se çfarë nuk është.
Nëse dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, provoni tre.
Askush nuk bën aq shumë gabime sa ai që vepron i bazuar vetëm në logjikë.
Kini kujdes jo vetëm për tendencat tuaja të gabuara, por edhe për përdorimin e virtyteve tuaja.
Kritiku, sepse nuk është i aftë të krijojë asgjë, përpiqet të shkatërrojë atë që krijojnë të tjerët.
Shfajësimi i një personi fajtor është gabim i drejtësisë. Dënimi i një të pafajshmi, është krim.
Përvoja është emri që secili i jep gabimeve të tij.
Gabimi më i madh është të mos bëni asgjë, sepse nuk mund të bëni shumë. Bëni atë që mundeni.
Gabimet janë për njerëzit dhe zemra për të falur, por dhe ajo gjakoset edhe kur bëhet gur, ata që i donte ata i urren.
Mos shkoni në llogarinë e gabimeve dhe dështimeve tuaja, sepse kurrë nuk do të bëni asgjë përtej kësaj.
Në fakt, nuk kemi probleme
- kemi mundësi për të cilat duhet të falënderojmë.
Një gabim që kemi refuzuar për të korrigjuar, ka shumë jetë.
Duhet guxim për t'u përballur dikush me mangësitë e veta,
dhe mençuri për të bërë diçka rreth tyre.
Shih gabimet tuaja në mënyrë pozitive dhe si përvoja që do të lëvizin në drejtimin e ëndrrave tuaja. "Ai që bën ëndrrat më të mëdha bën më shumë gabime"
Pak pas gabimit, të gjithë pyesin veten se si ndodhi.
Jeni më të mençur sot, nëse keni njohur gabimet e djeshme.
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment