Thënie për artin - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, January 25, 2017

Thënie për artin


Nëse është art, nuk është për të gjithë. Dhe nëse është për të gjithë, nuk është art.

Dhe çfarë tjetër është arti përveç detajeve?


Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfim.

Arti është një gënjeshtër që na ndihmon për të zbuluar të vërtetën.

Nuk blen dikush piktura sepse i pëlqejnë. I pëlqejnë sepse i blen. 

Pjesa më e madhe e artit është imitimi. Sepse mënyra se si jetojmë bazohet në sa vijon: atë që admirojmë te të tjerët duam ta bëjmë dhe ne.

Në natyrë, drita krijon ngjyrën, në pikturë, ngjyra krijon dritën.

Arti nuk është ajo që shihni, por ajo që bëni të tjerët të shohin.

Shkenca dhe arti i përkasin të gjithë botës, dhe para tyre zhduken të gjitha kufijtë.

Pikturimi është i lehtë kur nuk di të pikturosh, dhe shumë i vështirë kur di.

Të pretendosh se një vepër arti është e mirë, por shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë, është sikur të thuash se një ushqim është i mirë, por shumica e njerëzve nuk mund ta hajë.

Piktori pikturon atë që shet. Artisti shet atë që pikturon.

Një artist nuk ka tjetër shtëpi në Evropë përveç Parisit.

Dijetari thotë diçka të thjeshtë në mënyrë të vështirë. Artisti thotë  diçka të vështirë në mënyrë të thjesht.

Qëllimi i artit është që t'i japë formë jetës.

Ëndërroj sikur po pikturoj dhe pastaj pikturoj atë që ëndërroj. Vincent Van Gogh

Arti nuk është pasqyrë e cila reflekton botën, por një çekiç me të cilën i japim formë.

Një vepër arti është mbi të gjitha një aventurë e mendjes.

Në art dhe në dashuri instikti është i mjaftueshëm.


Për piktorin e vërtetë, më e vështirë është të pikturojë një trëndafil, pasi së pari duhet të harrojë të gjitha trëndafilat që janë pikturuar ndonjëherë.

Gjithkush dëshiron të kuptojë pikturën. Pse nuk përpiqen të kuptojnë këndimin e zogjve? Ata pëlqejnë natën, një lule, kaq shumë gjëra rreth tyre, pa i kuptuar ato. Sepse duhet patjetër ta kuptojnë pikturën.
Pablo Picasso

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages