"Nuk jetojmë të gjithë për të njëjtin qëllim"
Të jesh fëmijë me fëmijët, burrë me burrat, plak me pleqtë dhe të përshtatesh me të gjitha moshat e jetës, ky është talenti i njeriut të mençur.
Dashuria që nuk gjen përgjigje ka dëshira të parezistueshme.
Njeriu është ëndrra e një hije.
Më mirë të të kenë zili se sa të të mëshirojnë.
Bëhu ai që dini se jeni.
Pak mbeten besnikë në orën e dhimbjes.
E njëjtë është gjinia e perëndive dhe njerëzve. Nga një nënë kemi lindur. Dallimi ynë i vetëm është fuqia.
I vogël në mes të të vegjëlve, do të bëhem i madh në mes të mëdhenjve.
Forca shtytëse e luftës është ari.
Lumturia shkakton zili të madhe.
Kundër armikut, përderisai është armik, unë do të turrem si ujk.
Lufta duket e ëmbël për ata që nuk kanë përvojën e saj.
Fjalët jetojnë më gjatë se veprat.
O shpirti im, mos shpreso për jetën e pavdekshme, por tërhiq sa të mundesh nga jeta e vërtetë.
© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com
No comments:
Post a Comment