Thënie nga Epictetus - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, August 01, 2020

Thënie nga Epictetus


Puna e parë e atij që dëshiron të fitojë mençuri: të eleminojë iluzionin, sepse nuk është e mundur të fillosh të mësosh atë që mendon se e di.

Njeriu i mençur nuk hidhërohet për ato që nuk ka, ai vetëm gëzohet për ato që ka.

Nëse doni të jeni i mirë, së pari besoni se jeni i keq.

Nuk është varfëria ajo që shkakton pikëllim, por dëshira.

Mund të jeni i pathyeshëm nëse nuk merni pjesë në asnjë garë që nuk mund të fitonit.

Nëse doni të të lavdërojnë, mësoni së pari të thoni fjalë të mira dhe pasi të mësoni të thoni fjalë të mira, bëni gjëra të mira dhe më pas do të dëgjoni fjalë të mira për ju.

Njerëzit shqetësohen jo nga ajo që ndodh, por nga pikëpamja e tyre për atë që ndodh.

Është një shenjë marrëzië që dikush të merret shumë me trupin e tij.

Keni durim dhe përmbajtje.

Nëse doni të jetoni pa stres, trajtojeni të ardhmen sikur të kishte ndodhur tashmë.

Së pari thuaji vetes se kush dëshiron të jesh. Pastaj veproni në përputhje me atë.

Mos qesh shumë as me shumë gjëra as mos shpërtheni duke qeshur.

Kujdesuni të ndëshkoni të metat tuaja, në mënyrë që të mos ndëshkoheni prej tyre.

Përcaktoni vetes një karakter dhe një mënyrë jetese që do të mbani pavarësisht nëse jeni vetëm ose me të tjerët.

Askush nuk mund të jetë i lirë nëse nuk është zot i vetes së tij.

Është e pamundur që një person të mësojë atë që ai mendon se tashmë e di.

Nëse merrni një pozicion që është përtej fuqisë suaj, nga njëra anë do të jepni dorëheqjen dhe nga ana tjetër nuk do të arrini të bëni atë që mundeni.

Kur njeriu shkon shumë larg, më të këndshmet bëhen më të pakëndshme.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages