Thënie nga Sophocles (Sofokliu) - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, July 29, 2020

Thënie nga Sophocles (Sofokliu)


Përballë atyre që gabuan kundër vullnetit të tyre për shkak të një krize të gabuar, duhet të frenojmë zemërimin tonë.

Kushdo që nuk ka provuar vuajtjet e mia, le të mos më këshillojë.

Ta duash të vërtetën edhe nëse është e hidhur.

Kini guxim kur thoni të vërtetën, nuk do të gaboni kurrë.

Asgjë më e keqe nuk lindi midis njerëzve sesa monedha.

Të lumtur janë ata që kurrë nuk kanë përjetuar fatkeqësinë e tyre në jetë.

Për atë që ka frikë, të gjitha gjërat nxjerrin tingull të tmerrshëm.

Në mes të shumë idiotëve, një i vetëm i mençur zhduket.

I njëjtë është fati i të gjithëve, por çdokush kujdeset për veten e tij. 

Tek gratë heshtja është një zbukurim.

Kurrë mos u ngut. Shumë herë, një mendim i dytë nxjerr të gabuar të parin.

Asgjë e bukur nuk mund të bëhet pa mundim.

Nëse nuk ishe babai im, do të të thoja se nuk mendon drejt. 

Nuk është në natyrën time të urrej, por të dua.

Koha zbulon gjithçka dhe i nxjerr ato në dritë.

Arroganca lind tiraninë.

Ka shumë gjëra të mrekullueshme në botë, por si njeriu asnjë më e mrekullueshme.

Të lumtur janë ata, jeta e të cilëve nuk kanë përjetuar pikëllime.

Askush nuk e do më shumë jetën se sa i moshuari.

Të gjitha i shuan koha dhe  i çon në harresë

Fati nuk ndihmon kurrë ata që nuk ndihmojnë veten e tyre.

Asnjë gënjeshtër nuk mund të qëndrojë në provën e kohës.

Në mesin e shumë fshatarëve, një i mençur humbet.

Zoti nuk i ndihmon ata që janë dembelë.

Dhuratat e armikut nuk janë reale dhe nuk duhet të përdoren.

Nuk është e përshtatshme që dikush që është skllav i të tjerëve të jetë shumë i mprehtë.

Nuk janë ata me muskuj dhe shpatulla të gjëra ata tek të cilët mund të mbështetemi, por ata që kanë një mendje të fortë, ata janë superior kudo.

Shumë mençuri shkon së bashku me fjalimin e shkurtër.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages