E vërteta dhe gënjeshtra - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, May 27, 2020

E vërteta dhe gënjeshtra


Një herë e një kohë ishin dy krijesa mitike, e Vërteta dhe Gënjeshtra. Bukuria e së vërtetës ishte e ndritshme, të gjithë e donin dhe e futnin në shtëpinë e tyre. 
Nga ana tjetër, Gënjeshtra ishte një përbindësh i keq. Dhe vetëm me pamjen i trembte njerëzit.

Ajo ishte e detyruar të jetonte e fshehur në shpella sepse gjithmonë i gjente dyert e botës të mbyllura. Kështu që Gënjeshtra vendosi t'i shpallte luftë së Vërtetës ...

U takuan dhe filloi një betejë e ashpër. Për dhjetë ditë dhe dhjetë netë ata luftuan pa ndalesë, shpatat e tyre flakëruan, asgjë nuk e ndalointe Gënjeshtrën derisa ta mposhte. 
E vërteta luftonte me të gjitha fuqitë e saj. Lodhja ishte ngjitur në fytyrat e të dyve, por asnjë fitues, asnjë humbës.

Për një moment ata gjetën guximin që të dy të ngrinin shpatat, tensioni ishte në kulm, objektivi ishte koka e tjetrit.

Një rastësi tragjike, e Vërteta arriti të presë kokën e Gënjeshtrës dhe Gënjeshtra të presë kokën e së Vërtetës... Një moment filluan të kërkojnë verbërisht kokat e tyre.

Fatkeqësisht, e Vërteta mori kokën e Gënjeshtrës dhe Gënjeshtra mori kokën e së Vërtetës. Dhe që nga atëherë njerëzit vështirësohen për t'i njohur.

Gënjeshtra bëhet e Vërteta dhe e Vërteta, Gënjeshtër!

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages