Të gjitha gabimet njerëzore rrjedhin nga padurimi, ndërprerja e parakohshme e procesit, shmangia e dukshme e asaj që duket se po shqyrtohet.
Një nga mënyrat më efektive të joshjes që disponon e keqja, është sfida në betejë. Është si lufta me gratë, që mbaron në shtrat.
Mos lejoni që e keqja t'ju bëjë të besoni se mund ta mbani sekret.
Çfarë do të thotë të konstatosh fatin e mirë që toka mbi të cilën qëndron, nuk mund të jetë më e madhe se pjesa që mbulojnë dy këmbët tuaja.
Ka destinacion, por jo rrugë, ajo që ne e quajmë rrugë, është hezitimi.
Dikur, nuk e kuptoja pse nuk merja përgjigje në pyetjen time, sot nuk e kuptoj se si mund të besoja se isha në gjendje të pyesja. Por, në thelb nuk besoj, thjesht pyeta.
No comments:
Post a Comment