Bukuria është një mënyrë për të marrë përgjigjen "po" pa pasur një pyetje të qartë.
Nuk më pëlqejnë sekretet e të tjerëve. Por më interesojnë rrëfimet e tyre.
Ata që shkruajnë qartë kanë lexues. Ata që shkruajnë në mënyrë të pakuptueshme kanë komentatorë.
"Njeriu që nuk kupton se si dikush mund ta dojë të afërmin, nuk e kupton dhe se si mund ta vrasë atë".
Çdo kënaqësi është skllavëri, pasi na shtyn të kërkojmë një kënaqësi më të madhe.
Shkolla jonë na përgatit për jetën në një botë që nuk ekziston.
E ardhmja është lloji i vetëm i pronës që bosët u japin falas skllevërve.
Ka më shumë gjëra tek njerëzit që të admirojmë, sesa të përbuzim
Sa herë që dëgjoj një fjalim politik apo lexoj ata që na drejtojnë, ndihem i tmerruar prej vitesh, sepse nuk dëgjoj asgjë që tingëllon njerëzore.
Gjithmonë të njëjtat fjalë që thonë të njëjtat gënjeshtra.
No comments:
Post a Comment